krimi: produkt i politikes apo?
nje analize shume interesante nga gazetakritika.net...ca mendimi keni ju forumista, a eshte krimi ne shqiperi produkt i politikes?
SHQIPERIA NJE ARENE GLADIATORESH
Nga zhvillimet në Shqipëri, çdo njërit nga ne, më së shumti, i mbeten në mendje përplasje, grindje, sherre, vrasje. Në nivele të ndryshme ndeshen - politikanë, parlamentarë, qeveritarë, njerëz të thjeshtë. Përse ndodhin të gjitha këto? Vallë shqiptarët janë njerëzit më grindavecë në botë, më të pagdhendurit, më sherrxhinjtë, më hajdutët, më trafikantët?
Unë nuk mbroj këtë tezë, që shqiptarët janë të këqij, por shqiptarëve u është gjetur pika e dobët dhe për më tepër janë futur në një luftë brenda llojit, për t'u zhdukur ndërmjet tyre. "E keqja e shqiptarëve janë vetë shqiptarët" thërriste Konica.
Në të gjitha këto konflikte për luftën kundër krimit, për kapjen e bandave të kriminelëve etj. etj. nga asnjëra palë nuk u shtrua pyetja: Përse në Shqipëri ka kaq krim, kaq banda kriminelësh?
A nuk është pikërisht politika ajo që ka krijuar këtë gjendje, që në Shqipëri ekziston mundësia e inkriminimit në çdo kohë dhe në çdo vend? Unë jam për këtë tezë. Rrënimi i ekonomisë, pjell varfëri - pjell krim. Konfliktet sociale, siç ishin ai i 1997, solli krijimin e bandave, përplasje ndërmjet tyre, vrasje, hakmarrje - një plagë e hapur. Konflikte të vjetra dhe të reja u hapën në Shqipëri. Gjakmarrjet për ngjarje që nuk u dihen as motivet. Rreformat gjysmake ekonomike pas 1990 lanë shteg që të konfliktohen njerëzit për një copë tokë, për një vijë uji. Ngujimet dhe gjakmarrjet - shprehje e ditës në Shqipëri. Nuk zbatohen ligjet por as edhe Kanuni. Vrasje të fëmijëve dhe të grave.
Si mund të mbrohen të rinjtë që të mos inkriminohen? Si mund t'i mbrosh ata që të mos marrin drogë dhe të përfshihen në vese? Kur familjet shqiptare janë të tronditura dhe në to nuk ekziston autoriteti i prindit (pasi këta prindër nuk e ndjejnë veten të realizuar, që kur nuk mbajnë dot fëmijët edhe me bukë). Si mund t'i motivosh fëmijët për të punuar dhe studjuar, kur ata nuk ndjehen të vlerësuar, nuk kanë motiv për jetën dhe të ardhmen, ku nuk ekziston një ambjent social i kulturuar.
Zhvillimi ekonomik, gjendja sociale e shoqërisë shqiptare, politikat e mbrapshta të aplikuara në këtë vend, inkurajimi i krimit dhe i kriminalitetit nga vetë politika, janë disa nga faktorët që në Shqipëri ka destabilitet dhe krim.
Dhe rezultati - mbushja e burgjeve, madje mbipopullim i tyre. Ca në Shqipëri, ca jashtë. Sa është realisht shifra e njerëzve të burgosur? Dhe ne në shumë kronika të zeza shikojmë kriminelin dhe viktimën, të cilët mund të ndrojnë vendet. Mund të shohim kriminelin tek viktima dhe viktimën tek krimineli. Jemi mësuar që të dëgjojmë që gjyqtarët janë njerëz të korruptuar. Por a keni dëgjuar që ka dhe gjyqtarë që kalojnë nga penalistë ne civilistë se nuk e durojnë faktin që të dënojnë njerëz, që jeta i ka sjellë që të bëjnë krime. Në një gjykim një i pandehur deklaron se u muar me shpërndarje droge për të mbajtur familjen. Nëna e tij e vobektë në sallën e gjyqit vetëm qan dhe nuk ka mundur që t'i sjellë as edhe një copë bukë djalit të saj. Dhe gjyqtarë dhe të pranishëm në sallë mbledhin ca të holla për ta ndihmuar disi këtë nënë, për t'i sjellë diçka djalit të saj. Por ligji e dënon këtë "fajtor". Ndërkohë që trafikanti i madh i drogës mund të mos dënohet se ka mbështetjen e ndonjë politikani apo ka paratë për të dalë nga burgu.
Pra a mendoni për pozitën e vështirë të organeve të drejtësisë në Shqipëri, që janë të detyruar të prangosin njerëz që jeta i ka sjellë të bëhen kriminelë. A nuk janë edhe këto organe viktima të politikës së mbrapshtë që ka bërë klasa politike në këta 16 vjet në Shqipëri?
Një shoqëri e inkriminuar, ku sot mund të jesh subjekt dhe nesër objekt i krimit. Prandaj ndodh që një Dekani, që nuk ndjehet dhe nuk bëhet fajtor, që në Fakultetin e tij vidhen tezat e provimit, të konkurimit për t'u futur në këtë fakultet, pikërisht këtij dekani krimi i vret djalin. Prandaj ndodh që një mjeku, dhe drejtor i një spitali, të cilit njerëzit e thjeshtë i japin lekët, për të bërë operacionet, por që si drejtor ai duhet të kujdeset, që të paktën këta pacientë të mos dalin nga spitali me infeksione të tjera. Pra këtij mjeku-drejtor i inkriminohet djali dhe i vret veten. Një politikani i gjymtojnë të birin. Përplasja e madhe në Shqipëri ka ndodhur. Pikërisht për këtë arësye shoqëria shqiptare nuk duhet të qëndrojë indiferente por të ngrejë zërin.
Sa kohë nuk kemi imunitet, ne ndjehemi të frikësuar. Ashtu sikurse edhe nëse je disi i rregulluar, nuk ndjehesh mirë kur dëgjon për shumë të rinj të droguar, të pamotiv për jetën. Për një baba që i vdes djali 16 vjeçar dhe keqardhja e tij konsiston në faktin se djali i iku pa u ngopur. Për një prind që var veten se nuk mund të mbajë familjen. Për prind që vret fëmijën, apo fëmijë që vret prindin. Për grua që vret burrin apo burrë që vret gruan. Për fëmijë që presin vdekjen nga pamundësia e shërimit, për mungesë parash. Për shumë fëmijë të trafikuar, për shumë të reja të trafikuara dhe të futura në rrugën e prostitucionit. Për shumë të rinj të vrarë. Për një të ri që var veten në paraburgim ndërkohë që priste të dënohej se kishte vjedhur një kompjuter. Për një njeri që ishte dënuar me katër vjet burg se kishte vjedhur një lopë. Kur një polic egzekuton një tregtar dhe pret në vendin e krimit derisa t'i dalë shpirti viktimës së tij, duke kryer aktin në një mjedis tregtar, me shumë të pranishëm të shokuar. Dhe këta nuk janë të gjithë pervers. O Zot ku jetojmë dhe ku po shkojmë?
A janë vlerësuar organet e drejtësisë nga Politika
Kemi parë gjithmonë se çdo klasë politike, që vjen në pushtet, sulmin e parë e bën për të kapur gjyqësorin dhe organet e drejësisë. Kjo shpreh faktin se politika shqiptare nuk ka respektuar pavarësinë e këtyre organeve, por ka imponuar vullnetit e saj mbi ta. Ka hequr dhe ka vënë drejtues të organeve të drejtësisë sipas qejfit me "shumicë votash" apo me "koalicione" të çuditshme. Kështu janë hequr kryeprokurorë, kryetarë gjykatash.
A ka ndodhur në ndonjë vend të botës që organet e drejtësisë të thërrasin për dëshmi politikanë dhe ata të mos paraqiten, siç ka ndodhur në Shqipëri? A ka ndodhur në ndonjë vend që partitë politike të përdorin armët kundër institucioneve, siç ka ndodhur më 1998 në Shqipëri, kur Partia Demokratike përdori armët dhe njerëzit e armatosur për të marrë institucionet. Dhe ndonëse Kodi Penal e parashikonte nxjerrjen jashtë ligji të partive të tilla, kësaj Partie nuk i hyri asnjë gjemb në këmbë. Atëherë përse duhet të flasim që organet e Drejtësisë respektohen, përse ata duhet të kenë autoritet. Puna e tyre duhet të mbështetet në kapjen e kriminelëve që autorizon politika, në kapjen e njerëzve të thjeshtë dhe ndërkohë kriminelët e vërtetë të këtij vendi, ata që duhet të administrojnë fondet publike dhe të zhvillojnë ekonominë dhe të rrisin mirqenien, që të paktën njerëzit e thjeshtë të mosinkriminohen për arësye banale. Pikërisht këta politikanë nuk i kap ligji dhe nuk i ndëshkon drejtësia. A duhet të kemi ne pra besim tek organet e drejtësisë që komandohen nga politika?
Përse zoti Berisha nuk u paraqit në gjyqin e vrasësve të Azem Hajdarit, kur u kërkua nga organet? Mbase do të ndihmonte më mirë, me të dhënat që kishte, për zbardhjen e kësaj vrasje. Zoti Berisha është deklaruar natën e vrasjes së Azemit se "Azemi më kishte thënë që do të sakrifikohem për ty". Pra përse dhe kush e sakrifikoi Azemin? Përse duhej të vritej Azemi që të organizohej grushti i shtetit i vitit 1998 për të ardhur Partia Demokratike në pushtet? Përse nuk u zbardhën këto ngjarje nga drejtësia shqiptare? Përse i mbylli Fatos Nano dhe Dhori Sollaku këto ngjarje? Mbase Berisha e njeh më mirë Dhori Sollakun dhe ky e kreu misionin e tij. Për më tepër që ky kryeprokuror ishte një produkt i aleancës PD me përfaqësuesit e PS që sot janë tek LSI, aleancë mëse frytdhënëse që, për më tepër, solli Berishën në pushtet.
Veprimet e fundit një përpjekje tjetër për të fshehur realitetin
Veprimet e fundit të Kryeministrit shqiptar janë një thellim i veprimeve të tij për të shkatërruar shoqërinë shqiptare. Për të spostuar vëmendjen nga realiteti i hidhur që po gllabëron gjithnjë e më tej këtë shoqëri. Vështirësive që kishim ju shtuan edhe trokitja e inflacionit, që deklarohet nga vetë Ministri i Financave që do të thotë rënie e vlerës së lekut, ngritje e çmimeve. Rritja e çmimit të energjisë elektrike. Heqja e rimbursimit të ilaçeve për pensionistët, pra rënie e nivelit të tyre ekonomik. Shtimi i numrit të të papunëve, shtimi i varfërisë. Nxjerrja e ligjeve absurde që kemi përmendur të gjithë. Mundësi potenciale për kriza sociale dhe rritje të krimit dhe kriminalitetit. Pra cilët kriminelë do të kapë kryeprokurori i ri që do të sjellë Berisha?
Deri kur do ta durojmë këtë njeri?
Linda-www.gazetakritika.net