Krimi pa ndeshkuar!?

Universal

AnonymouS
Të rralla janë vendet ku ata që kryejnë krime vazhdojnë jetën politike pa u ndëshkuar. Nuk është problemi se nuk ndëshkohen VIP-at apo drejtuesit politikë ose ata shoqërorë dhe dënohen vetëm recidivistët dhe delinkuentët pa poste. Problemi është kthyer në një obsesion dhe në një fobi sociale kur mendon se krimet e kryera në formën e korrupsionit, hajdutllëkut, shkeljes së ligjit, ose dhe vrasjeve me prapavija politike, janë bërë me idenë e fajtorit se... këto gjëra po i bëjnë që të pasurohen dhe duke u pasuruar të krijohet klasa e pasur me qëllim që të distancohet vendi sa më shumë nga murtaja komuniste...

Apologjia hipokrite e pasurimit sepse komunizmi na la të varfër dhe të barabartë në varfëri, e shumëfishuar pas viteve `90 nëpërmjet klaneve drejtuese politike, krijoi idenë e shkeljes së ligjit dhe të pandëshkueshmërisë nga të gjithë. Aq më të lehtë e patën drejtuesit sepse ata mbollën idenë e ...o burra të pasurohemi, ligjin e bëjmë ne që jemi në pushtet dhe nuk dënohemi po ta shkelim atë…, ose edhe më tragji-komikja: Poshtë komunizmi, dhe shkatërro pa kriter pronën, veprat e bëra nga populli, dhe përvetëso e digj arkivat, hipotekat; të gjitha këto në emër të pasurimit pa kriter, sepse për partitë politike thirrjet `poshtë komunizmi` fshihte në vetvete jo vetëm që komunizmi nuk mund të kthehej më, por nën maskën e ndëshkimit të komunizmit (që gjithsesi të kujton fjalën e urtë popullore .`ujku ujku por çakalli po bën namin`), po mbulohej një krim tjetër që nisi si ndëshkim ndaj së kaluarës por që nën këtë kamuflazh keqpërdorën, keqmanaxhuan, dhe përvetësuan pronën shtetërore aq sa dhe OSBE, BE dhe organizata ndërkombëtare u shqetësuan se Shqipëria deri në vitin 2011 nuk kishte bërë as inventarin e popullatës dhe as inventarin e pronave.

Ky ishte një turp i madh për shtetin shqiptar, pushtetet e të cilit mbajnë përgjegjësi të rëndë për shkeljet e ligjit dhe për moszbatimin e tij. Gjithçka u krye nën emrin që duke shkatërruar dhe marrë ato që prodhoi komunizmi, Shqipëria do të bëhej më e mirë në të ardhmen. Por nuk ndodhi kështu.

Kjo të kujton Romanin e Fjodor Dostojevskit “Krim dhe Ndëshkim”. Shkurtimisht personazhi kryesor Rodion Raskolnikov... fokusohet në dilemën dhe brerjen e ndërgjegjes së Raskolnikovit (që ishte një ish student në Shën Petërsburgun e atëhershëm) nëse vrasja e një njeriu si fajdexhiu i paskrupullt ndaj të cilit ishte borxhli Raskolnikovi do të shërbente për të kryer vepra të mira në të ardhmen, sepse bota do të shpëtonte nga një krimb i ndyrë si fajdexhiu, të cilit i kishte borxh?! Pra kryerja e një vrasjeje bëhet për të testuar teorinë që njerëz të aftë për të kryer të tilla veprime, të kenë të drejtën për ti kryer këto veprime të rënda si vrasja, me besimin se vrasja qenka e lejueshme kur bëhet fjalë për qëllime me të larta dhe për të përmirësuar të ardhmen...

Në këtë rast, personazhi i romanit të Dostojevskit e krahasonte veten me Napoleon Bonapartin…

Kjo ka ndodhur dhe me kastën drejtuese të politikës sonë 25 vjeçare, e cila krahas detyrës për të shembur komunizmin dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për popullin shqiptar i lejoi vetes (sigurisht me pa të drejtë) të dëmtojë të keqmanaxhojë dhe të përvetësojë asetet e shtetit dhe të krijojë kushte për të lulëzuar krimi dhe korrupsioni me qëllimin e mirë... për të krijuar klasën e pasur…

Përplasjet e ashpra politike këto dy vjet pas fitores së mazhorancës së sotme janë pikërisht problemet e pazgjidhura këto 25 vite të tranzicionit: informaliteti, korrupsioni galopant, kriminalizimi i politikës dhe papunësia si pasojë e politikave të gabuara. Ndihma e BE dhe SHBA në përshpejtimin e integrimit, në vendosjen e zbatimit të ligjit për shkak të pandëshkueshmërisë të shkelësve VIP-a të ligjit, ka hasur kundërshtimin e ashpër të opozitës, e cila nuk po e kupton se kundërshtimi i ashpër i veprimeve të mazhorancës të miratuara edhe nga BE, nuk do ta çojë as opozitën për të marrë më shumë vota dhe as stabilizimin e ekonomisë dhe as dekriminalizimin e vendit, duke patur parasysh se vetë opozita është fajtorja kryesore e kësaj gjendjeje gjatë qeverisjes 8 vjeçare por edhe gjatë qeverisjeve në total 14 vjeçare. Është ajo që ka nxitur dëshirën për të krijuar të ashtuquajturën `klasë e pasur` me çdo kusht, pra duke thyer dhe ligjet, është ajo që ka nxitur me mosveprimet e saj mbjelljen e drogës dhe fshehjen e informacionit, është ajo që ka dëmtuar rëndë teknokracinë profesionale duke preferuar militantizmin partiak për vendet e punës.

Po ky problem, ishte akut edhe gjatë 8 viteve të qeverisjes së majtë. Problemet që hasen sot në politikën shqiptare janë pikërisht pasojat e politikave të gabuara të së kaluarës, dhe është mirë që opozita të luajë rol konstruktiv e debatues dhe jo destruktiv në formën e sharjeve, fyerjeve, dhe mos pasjes së asnjë alternative dhe për më tepër të mungesës së reflektimit. Nuk është e rastit që sot në gazetën RD të dalë një titull sa komik aq edhe tragjik: “Maxhoranca po prish kanabisin e mbjellë në veri... për të rritur çmimin e kanabisit në jug në Tepelenë”?! Ç’është kjo thagmë opozitare? Ç’janë këto orientime idiote të politikës opozitare? Kështu do të luftohet droga? Kështu do të ndihmohet Shqipëria për t’u integruar?

Aspekti tjetër i rëndësishëm është dekriminalizmi i politikës. Kjo nuk mund të bëhet me sharje dhe me ofendime, por me përmirësimin e ligjeve dhe jo duke përdorur vetëm Dëshminë e Penalitetit siç është bërë deri tani, për të cilën duhet të turpërohet edhe vetë opozita, e cila ka nxjerrë edhe deputetë e drejtues, pikërisht nëpërmjet këtij ligji. Duke patur parasysh problemet e mëdha të përshkruara më sipër dhe përkrahjen e BE për të luftuar korrupsionin, reformën në drejtësi, kriminalitetin (nëpërmjet ligjeve të dekriminalizmit dhe atij të lustracionit), informalitetit, emigracionin dhe papunësinë, është e domosdoshme që të bashkëpunohet, ndryshe popullit do i krijohet përshtypja se lufta politike që bëhet në Parlament nuk ka qëllim tjetër veçse për të mbuluar të palarat, fshehjen e krimit, fshehjen e korrupsionit, paaftësinë për të drejtuar, dhe më në fund vjen sigurisht edhe zhgënjimi 25 vjeçar i popullit: dëshira për t’u larguar sepse gjendja nuk përmirësohet. Dhe ky fakt rëndon tërësisht mbi politikën shqiptare: mungesa e plotë e dëshirës për të zgjidhur problemet sepse nëse zgjidhen- ka shumë mundësi që të dalin se fajtorët kryesorë janë ata që kanë qenë në drejtim por kanë mbetur të pandëshkuar. Duke ndenjur të pandëshkuar për një kohë të gjatë, këta politikanë dhe servilët e tyre kanë bërë çmos që të çmontojnë shtetin duke u rizgjedhur apo riemëruar dhe duke formuluar ligje më boshllëqe që i amendonin herë pas here sipas dëshirës, dhe duke penguar transparencën.
Rezultati shihet sot në Parlament si vatra ku shihen më mirë problemet dhe pasojat e problemeve: Ujqër e çakej të veshur me lëkurë deleje që predikojnë... hakmarrje, të përzier me dele që ulërasin si ujq që ...predikojnë paqe,- në një kakofoni përqeshëse ndaj popullit që dëgjon e shurdhohet dhe nuk kupton se si mund të zgjidhet kjo zallamahi 25 vjeçare.

Rezultati, dëshira për të emigruar larg hipokritëve të politikës. Mendoj se mazhoranca duhet të kryejë deri në fund detyrat e lëna dhe të miratuara nga BE pa u tërhequr, duke bashkëpunuar me pjesën më të mirë të opozitës. Se si mund të bëhet kjo, duhet durim dhe bashkëpunim.

FSH
 

hurtlocker

Valoris scriptorum
shoku...te flet nje qe ka punuar ne strukturat me delikate te shtetit shqiptar.
shteti shqiptar eshte strukture kriminale...
ne 45 institucionet e drejtesis e rendit u kriujuan me terroriste, vrases, dhe trahdtare ne sherbim te nje fuqie te huaj (serbise) qe don vdekjen e shqiptareve.

struktura ligjore dhe kushtetues eka qen e bazuar ne refuzimin e cdo lloj sensi te drejtesis dhe rregullit. thjesht vrasje, dhunim, vjedhje te legalizuara.

ne 1978 shteti ne nevoj te deshperuar per valute te forte (pas prishjes me kinen) fillon aktivitete trafiku nnderkombetar si trafik droge, armesh dhe cigaresh....ik ne muzeumin e kriminologjis ne rome dhe shif car prodhimi jan kallashet e dy vrasesve me te tmerrshem te mafias. pino greco "scarpuzzeda dhe luchese...made in cekin albania....

ne 1991 te paret qe filluan trafiqet si aktivitet tashme privat ishin ofciere, ish oficere, bijt e tyre ....dhe u perhap si murtaje....

mos mbaj shprese-e sta thot nje i zhgenjyer, por nje profesionist realist-mos mbaj shpres se ndonjeher do behemi vend i se drejtes...shto natyren ton te shqipeve prej cubash bracash hajnash e delenhinsh....
 
Top