KRIMI NUK ËSHTË PJELLË E KOMBIT TONË

kastriot

Primus registratum
KRIMI NUK ËSHTË PJELLË E KOMBIT TONË

KRIMI NUK ËSHTË PJELLË E KOMBIT TONË



Ndoshta ashtu si unë dhe sa të tjerë kanë një vizion të kundërt me ato ç’ka çdo ditë shohim të botuar në kronikat e zeza në shtypin tonë. Krime të tilla me përmasa kaq të mëdha e makabre nuk janë dëgjuar as në lashtësi. Se nga na erdhën e kush na i solli këto prapësi antinjerëzore, akoma s’di si t’a formuloj dot. Me therr e vra bashkëshorten, nënën, vëllanë, motrën, babain, njeriun tënd të gjakut, komshinë etj., për hiç gjë, është vepra më e ulët për atë që mendërisht është krejt në rregull.

Pavarëisht se ne, si shqiptar kemi qenë të përbuzur e të marrur nëpër këmbë si komb, dinjitetin, moralin, ndërshmërinë, burrërinë e trimërinë, pa përmendur anët e tjera pozitive, kemi qëndruar shumë lart e matur edhe me kombe të cilësuar të kësaj natyre.

Jeta që na është dhuruar nga Ai që na ka Krijuar, nuk i merret atij, tjetrit për një dorë të hollash, për një pëllembë tokë, për një vaditje bimësh me ujë, për një zenkë kalamanësh, pse e pava filanen me filanin duke folur me gruan dhe motrën e të tjera absurditete nuk kanë bazë morale t’i shndërrosh pastaj në krime. Për t’i parandaluar këto të parët tanë kanë patur ligje kanunore, krahinash tepër të rrepta. Ndonëse ne i dëgjojmë tani, por ama, duhet të jemi të vetdijshëm se i kanë shërbyer qëllimit.

Kam ndjekur dekada më parë dramën e shkrimtarit FADIL KRAJA “Fisheku në pajë”. Po përse ia kanë vënë bijës ditën e martesës në pajë (plaçkat e nusërisë)? Për t’i treguar se po na “korrite” nuk të ta marrim hakun, edhe po të zhduk bashkëshorti nga faqja e dheut.Edhe kjo masë është e dënueshme, por ama frenuese po se po.

Kam dëgjuar, që në një zonë të thellë malore verilindore një njeri në zenkë e sipër vrau një bari dhensh. Por për t’u fshehur veprën e kryer iku e vajti në shtëpinë e viktimës, pa e ditur se ai aty banonte.

Kur babai i viktimës e mësoi këtë mesele i tha: “Si bre të vraftë Zoti. Po e din se ai ishte im bir”. E pra në vend që ta dënonte, pa një pa dy e përcolli nga shtëpia deri në kufirin e fshatit e duke i thënë përfundimisht: “Tashti ruju se ma ke gjakun borxh. Edhe po të dua me ta falë unë, nuk ta falin njerëzit e mi të fisit e të gjakut”. Të tillë burra ka patur vendi ynë. Për këto figura të nditura kanë folur e shkruar edhe të huajt që u ka rënë rasti të kalojnë nëpër krahinat tona malore. Përmendim këtu: Miss EDITH DURHAM, lordin BAJRON, etj.

Se sa lart i kanë çmuar banorët e këtyre anëve nuk më takon mua të flas, sepse historia ka gdhendur me shkronja të arta.Kemi patur bija si: Nora e Kelmendit, Shote Galica, Maro Mokra e sa e sa të tjera që për trojet tona e Atdheun e dashur e falën jetën sikur me lindë.

Po i madhi AT GJERGJ FISHTA, në kryeveprën e tij “Lahuta e Malësisë” që është vlerësuar në përmasa botërore pak ka thënë për traditat e shkëlqyera që kemi si komb!. Shumë bile, që, po t’i kemi parasysh, mund të na shërbejnë edhe ne, për të shmangur çdo të keqe që mund të na vijë nga drejtime të ndryshme.Na vjen për të vajtuar se sa poshtë kemi rënë. Ka mendime se një pjesë dërmuese e këtyre të zezave që ndodhin tok ne, e kanë gjer diku Faturimin, nga shumë vende që në këtë drejtim qëndroinë shumë më poshtë se ne.

Prandaj mendoj, dhe këtë mendim e kanë edhe shumë e shumë qytetarë si unë, që, gazetarët tanë të mediave elektronike dhe ato të shkruara, u del detyrë që herë pas here të informojnë lexuesit dhe shikuesit edhe për shembujt pozitiv që ende ndodhin e nuk mungojnë, e mos të kapen gjithnjë me kronika të zeza.





ADEM SALA (KRAJA)
 

edoni

Primus registratum
Re: KRIMI NUK ËSHTË PJELLË E KOMBIT TONË

vete titulli eshte nje magari e vertet.athua eshte racionale qe te diskutohet per keto.po si po me duket njeriu i cili e ka titulluar kete paska nje amnezion(harres) totale te historis dhe te perditshmeris kudo neper bote.po shko na brazil apo meksik,e shume shume vende te tjera,apo edhe vendin me te zhvilluar ne bote e shiko se sa njerez vrahen dhe atehere krahasoje me shqiperin dhe do te sheh se krimi per nje koke banori eshte shume me i ulet se ne keto vende.
ju lutem mos dilni me keto tituj banal te cilet nuk kan kurrfar racionaliteti.
 

Billy

Primus registratum
Re: KRIMI NUK ËSHTË PJELLË E KOMBIT TONË

KRIMET QE O NDODHIN SOT NE SHQIPERI JANE TREGUES I FAKTIT QE NE DERI TANI,NA PASKA MBAJTUR FRIKA...
 

u74

Primus registratum
Re: KRIMI NUK ËSHTË PJELLË E KOMBIT TONË

Fillimisht postuar nga Billy:
[qb] KRIMET QE O NDODHIN SOT NE SHQIPERI JANE TREGUES I FAKTIT QE NE DERI TANI,NA PASKA MBAJTUR FRIKA... [/qb]
Kur nuk ka karakter dhe ndergjegje te paster,(gjera te cilat i kemi humbur me kohe) atehere si alternative e vetme del frika...

Frika.... frika na ka mbajtur dhe na mban prape neve, kur them na mban prape kam parasysh rastet kur te tjeret na "kercenohen" .
P.s Mjafton te kujtojme kohen e "dulles", ose e ke vene re kur erdhen ushtaret e NATO-s ne '97 . A u vra ndonjeri prej tyre nga shqipetaret??

Apo kur politikanet tane jane ne "pergatitjet prfundimtare" te ndonje budalleku te madh dhe menjehere sapo ndonje diplomat apo zyrtare perendimore u terheq vemendjen fill pas kesaj ulen si pulat e "nukura".

Ne fund te fundid frika ka linde perpara njeriut!


Kriminaliteti eshte problem ne te gjitha vended e botes, ku me shume dhe ku me pak,edhe ne vended me te zhvilluara po te mos ishte "frika" e ligjit krimi do te ishte ne permasa katastrofike.

Meqe ra fjala Bill (kush) e ke mbiemrin, ti.
 
Top