krimet e enverit ndaj grave

Renea88

Primus registratum
krimet e enverit ndaj grave

Pasi shpallej "armike e popullit" një vajzë e re, apo një grua, i nënshtrohej torturave deri në vdekje, apo çmenduri...

Në Shqipëri:

Janë pushkatuar 89 gra

Kanë vdekur në burgje 7 gra

Janë dënuar politikisht 7367 gra

Janë çmendur në burgje 29 gra


Në kampet e internimeve politike kanë vuajtur 46.790 gra

Kanë vdekur në kampet e internimit 5118 gra dhe 320 fëmijë nga sëmundja e urisë.


Në burgje u mbyllën, jo vetëm "armike" të popullit, por edhe komunistët si Drita Kosturi, e fejuara e Qemal Stafës, Selfixhe Broja, Qefsere Begeja, Liri Gega, Dhora Leka, etj.


Qerime Bone nga Kolonja, pasi ishte çmendur, ulërinte si ulkonjë.... E arrestuar shtatzënë, dy ditë më pas e çuan në maternitet, të lidhur me pranga...


Merjeme Gjata nga Kukësi, i kishin vrarë tre fëmijë në kufi dhe ashtu të grirë nga plumbat, ia kishin hedhur në pragun e shtëpisë... Këtë nënë shqiptare e dënuan 10 vjet burg! Nënë Merjemja u çmend dhe vazhdoi të qëndrojë në burg...


Hungarezja Barbara, u martua me Fatos Haxhihasanin. E arrestuan dhe e dënuan 15 vjet burg për spiunazh... Në burg u çmend... qante dhe rrethonte me lule fotografinë e burrit të saj.


Çifutja ruse Viola Beqiri, me gradë shkencore në fizikë bërthamore, u dënua 20 vjet burg dhe doli nga burgu e braktisur në moshën 60-vjeçare.


Minja 20 vjeçe dhe Nadirja 16 vjeçe, ishin nga Baldushku i Tiranës, u dënuan sepse kishin tentuar të helmonin lopët e kooperativës. Minja u dënua 15 vjet, dhe Nadirja 10 vjet! Minen e kishin arrestuar disa orë para ceremonisë së martesës... Ajo vdiq në lulen e rinisë, në moshën 24-vjeçare... kishte lënë si amanet ta vishnin nuse dhe të burgosurat ia plotësuan dëshirën... Trupi i saj pa jetë u martua me varrin e zi pa emër...


Maria Medicina u dënua me vdekje, sepse dashuroi dhe u martua me një inxhinier italian. Ajo bëri 13 vjet burg dhe mbeti përjetë pa familje dhe pa fëmijë....


Bianka Balliçi, ish-gazetare me origjinë austriake, i thyen shtyllën kurrizore dhe ecte këmbadorazi... Vdiq në psikiatrinë e Elbasanit...


Marta Doda u lirua nga burgu në moshën 82-vjeçare... U gjet e vdekur tek pragu i kishës katolike...


Sipas F.Veliut "Sot" 27.6.2003
 

EB

Primus registratum
Re: krimet e enverit ndaj grave

Ca krimineli!
Si mund te c'rrenjoset humaniteti tek nje individ ne menyre te tille? E pabesueshme...e trishtueshme...fati i njerezimit ne doren e psikopateve dhe krimineleve.


P.S. Parimeve komuniste ama i qendroi Enveri, i trajtoi grate njesoj si burrat kur vinte puna tek ndeshkimi dhe torturat. I vetmi vend ku u pa barazia midis burrit dhe gruas, edhe kjo ishte ne rrethana negative.
 

ados

Primus registratum
Re: krimet e enverit ndaj grave

Kelyshi i kurves, dheu mos t'ja trete kockat. Katandisi nje popull simos me keq.!!
 

balforum

Primus registratum
Re: krimet e enverit ndaj grave

Mjere to /pf/images/graemlins/frown.gif Mos ardhte me ajo kohe e mjeruar.
 
Top