Krime Enveriste

kastriot

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Historia e gruas së Mufid bej Libohovës, ministër i Brendshëm në kabinetin e Ismail Qemalit. Dëshmia e nipit të tij, Mufidit të ri që tregon persekutimin e familjes Libohova

Ollga Schweizer, danezja që shpëtoi 100 burra të Libohovës
Pasi jetoi për 5 muaj në stallën e lopëve, Ollga u internua në Shijak. E braktisur nga familjarët dhe e ndarë nga djali që ndodhej në burg (ndërsa djali i madh, Kemali, ishte konsull në Bari), danezja punonte në fushat misrit


--------------------------------------------------------------------------------

Rezarta Delisula

Një histori e vërtetë dashurie. Kështu e kanë pasë quajtur më parë e kështu e mbajnë mend edhe sot banorët e Libohovës, çiftin Mufid dhe Ollga Libohova, danezen që erdhi nuse në fshatin e tyre. Të tjerë e tregojnë Ollga Schweizer, të huajën që u shua në Shqipëri, një grua të fortë që ka shpëtuar 100 libohovitë nga pushkatimi, ndërsa rrëfejnë me dhimbje historinë e tmerrshme të pas vitit 1944, që e pasoi gruan e ish-ministrit të Brendshëm të Ismail Qemalit.

Kampe internimi, punë në fusha misri dhe presioni psikologjik e ndoqën danezen që u quajt "gruaja e Libohovës" për shumë vite me radhë. Nipi i Mufid bej Libohovës, Mufiti i ri tregon për "Gazetën Shqiptare" të gjitha vuajtjet dhe historinë e hidhur të gjyshes së tij, vuajtje të cilat i pësuan më pas edhe pasardhësit e familjes bejlere Libohova.

Danezja shqiptare
Madamë Ollga kish lindur më 1886-n në Danimarkë. I ati i saj ishte ushtarak dhe gjatë luftës me rusët e bardhë u detyrua të ikte, duke zgjedhur Parisin si vendqëndrimin e tij të ri. Ollga, si vajzë e re dhe e dhënë pas artit, zgjodhi të studiojë për piano e, si pasojë, i ati e dërgoi në Stamboll. E Turqia u bë shkaku i njohjes së Mufidit me studenten, dashuri e cila e solli danezen Ollga në Shqipëri. "Ka qenë fundviti 1908 fillimviti i 1909-s kur gjyshi me gjyshen mbërritën në Shqipëri. Që prej asaj kohe madamë Ollga nuk u largua më nga vendi i bashkëshortit të saj", thotë Mufid Libohova (i riu). Ish-ministri i Brendshëm kishte një djalë me gruan e parë, Malikun, ndërsa me Ollgën pati një tjetër djalë që u quajt Elmas. Fatkeqësisht historia mes beut nga Libohova dhe danezes Ollga u mbyll shpejt. Në vitin 1927 Mufid bej Libohova ndërroi jetë, por kjo nuk e ndau Ollgën nga vendi ku jetoi për shumë vjet me bashkëshortin, Shqipërinë. "Frenat e shtëpisë i mori zonja Ollga, të cilën të gjithë ne e donim jo si gruan e Mufidit, por si pjesëtare të fshatit tonë", na thotë një banor i vjetër i Libohovës.

Garancia e gjermanëve
Në fillim të vitit 1944, kur gjermanët kontrollonin pothuaj të gjitha zonat e vendit, Libohova ruhej vetëm nga dy roje. Duke njohur gjuhën gjermane, Ollga Schweizer hyri në bisedime me gjermanët, duke i bindur se fshati nuk kishte të bënte me partizanët. Deri në muajin maj të po atij viti Libohova mbeti si një ishull i paprekur. Gjatë asaj kohe fshatarët mbanin me bukë edhe ndonjë partizan fshehurazi. Në operacionin e qershorit u prek edhe Libohova. Dikush spiunoi se në fshat mbahej një partizan i plagosur. Pas një kontrolli të befasishëm në shtëpinë e kallëzuar, ai u gjet. Të nesërmen Libohova u mbush me ushtarë, të cilët i nxorën të gjitha familjet te rrapi i madh në qendër të fshatit. Kapiteni gjerman, pasi bëri prezent arsyen e prezencës së tyre në fshat, e urdhëroi skuadronin të pushktonte 100 burra. "Edhe sot burrat më të vjetër të Libohovës na e tregojnë se si gjyshja ime, zonja Ollga, hyri mes 100 burrave që do të pushkatoheshin dhe skuadronit, duke e kërcënuar oficerin se, nëse ai do t'i vriste burrat, më parë do t'i duhej të qëllonte mbi të", thotë Mufidi (i riu), duke shprehur me krenari veprimin e së gjyshes. Si pasojë e ndërhyrjes së danezes, 100 burrat shpëtuan, ndërsa dënimi ishte djegia e fshatit. Pas çlirimit, pikërisht në vitin 1945, me urdhër të Petrit Dumes, familja e Mufid Libohovës duhej të shpërngulej në një stallë lopësh, ku ndenji për 5 muaj radhazi. "Atëherë librat më me rëndësi të gjyshit i morën, ndërsa i detyruan gratë e Libohovës që t'i nxirrnin kazanët e rrobave në sheshin kryesor e zjarrin ta bënin me librat tanë. Biblioteka jonë ka pasur 2500 volume, si dhe dokumente të rëndësishme historike nga koha e marrëdhënieve me Turqinë.

Persekutimi i gjatë i bejlerëve
Pasi jetoi për 5 muaj në stallën e lopëve, Ollga u internua në Shijak. E braktisur nga familjarët dhe e ndarë nga djali që ndodhej në burg (ndërsa djali i madh, Kemali, ishte konsull në Bari), danezja punonte në fushat misrit. Djali i Ollgës me Mufidin, Elmasi, në '45-n u kthye nga Italia, ku kryente studimet, duke shpresuar përmirësimin e situatës. Teksa ishte strehuar në një prej hoteleve më në zë në kryeqytet e njihej me gjendjen në vend, ai u arrestua me tri akuza: tentativë për arratisje, axhitacion e propagandë dhe grup armiqësor, duke u dënuar me 11 vjet burg. Që pas vitit 1949 deri më 1958-n Ollga jetoi e internuar në fshatin Tresh të Lezhës. Pas daljes së të birit nga burgu, danezja jetoi disa kohë me të në fshat. Në dhjetor të këtij viti ajo vdiq në moshën 77-vjeçare dhe u varros në fshatin Zejmen të po atij qyteti. Nga punët e rënda edhe i biri i saj, Elmasi, vdiq në vitin 1977. Në atë kohë gruaja e tij ndodhej në hetuesi të Lezhës. Për këtë ngjarje Mufidi i ri kujton: "Babai punonte në fushë me tensionin 28. Plus sëmundjes, babain e tronditi edhe marrja në hetuesi e nënës sime, e cila u akuzua dhe dënua me 5 vjet heqje lirie se gjoja paska thënë që dikur ka pasur 30 dele. E kjo nuk ishte aspak e vërtetë, pasi familja jonë nuk e kishte zakon të tregonte ç'kishte e kjo mbi të gjitha pasi na njihnin të gjithë shumë mirë".

Nga martesa e Elmasit lindën tre djem: Enveri, Kemali dhe Mufidi (i riu). Persekutimi vazhdoi deri te nipërit e ish-ministrit të Brendshëm, Mufid bej Libohovës, që më pas mori dhe postin e ministrit të Jashtëm e atë të Financave. I riu tregon se nga viti 1985 deri në vitin 1987 është ndaluar dy herë. "Në vitin 1990 arriti dhe pika kulminante. U arrestova nga Zef Loka dhe për një muaj ndiqesha ng pas. Nuk e dija se ç'do të bëhej me mua, dëgjoja vetëm se e kishin me ne, me atë shtresë e cila për pushtetin e atëhershëm paraqiste probleme. Nuk e di se si kam shpëtuar nga ajo "valle" e vdekjes", shprehet Mufidi i ri, ndërsa ende kur kujton atë kohë përshkohet nga era e keqe që s'i ikën dot nga mendja. Me gruan e tij u martua të premten, ndryshe nga zakoni ynë, ndërsa të hënën i hipi avionit për në Austri. Nga vendi i ftohtë Mufidi i ri u kthye vetëm para pak javësh, për t'u rikthyer sërish atje. Ollga Libohova dhe djali i saj, Elmasi, prehen në kodrat e buta të Tufinës. Vetëm në vitin 2001 u bë e mundur tërheqja e eshtrave të nënës e të birit nga Zejmeni i Lezhës. Varri i tyre është rrethuar me një gardh të ulët e kjo vetëm nga halli. Mufidi na tregon se familja e tyre nuk donte kurrë ta rrethonte varrin, pasi ata gjithë jetës kanë marrë frymë brenda telave me gjemba, por këtë e bënë që lopët e bagëtitë të mos e shkatërronin më varrin e Ollgës dhe të Elmasit. Të paktën ata të pushojnë në paqe pas kaq shumë vjetësh. Kjo pra është historia e shkruar shkurt e familjes së Mufid Libohovës, ish-ministrit të Brendshëm të Ismail Qemalit, dhe familjes së tij, mes vuajtjeve, problemeve dhe persekucionit që i ndoqi edhe pas vdekjes.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Historia e panjohur e familjes së heroit të famshëm Mehmet Shependi, e cila u masakrua nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Dëshmia e mbesës së tij, 81-vjeçares Syke Sadiku

Si e vranë Mark Sadikun, Kryetarin e Djelmnisë së Shalës


--------------------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloçi

Pas vrasjes së babës sonë, Mark Sadikut, aty nga fillimi i vitit 1946, motra jeme, Prena, dy vëllaznit, Sadiku me Gjeton, nipi i tyne, Kol Ndou së bashku dhe me kushëririn, Pjetër Mehmetin, (i biri i Mehmet Shpendit) dolën në arrati, pasi u kërkojshin për t'u arrestu prej Sigurimit. Gjatë kohës që ata nejën nëpër male, Pjetri u vra në përpjekje me forcat partizane të Ndjekjes, pasi u pat pre në besë nga një njeri prej Curraj të Epërm. Pas kësaj Sadiku me Gjeton e Kolën u dorzuen pas faljes së dhanë nga komunistët dhe u burgosën të tre. Pas asaj dite të gjitha gratë e familjes, duke filluar nga grueja e Markut, Mirja, (nana jonë) e bija, Prena dhe nuset, Drage e Age, u internuen në kampet e Beratit, Tepelenës dhe Elbasanit".

Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë për "Gazetën", është 81-vjeçarja Syke Sadiku (Vojvoda) e bija e Mark Sadikut, Kryetarit të Djelmnisë së Shalës, të cilët rrjedhin prej familjes së heroit të famshëm, Mehmet Shependit, i cili pati rënë në luftë kundër serbo-malazezëve. Pinjollja e këtij fisi të famshëm, Syke Sadiku, rrëfen të gjithë historinë e dhimbëshme të familjes së saj, ku një pjesë e tyre u detyruan të arratiseshin nga Shqipëria që në vitin 1948 dhe të tjerët që mbetën këtu, u persekutuan në mënyrën më barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Po kush ishte Mark Sadiku, cila ishte origjina dhe e kaluara e asaj familje dhe si u masakruan ata nga komunistët?

Marku, nipi i Mehmet Shpendit
Mark Sadiku u lind në vitin 1889 në fshatin Pecaj të Shoshit, prej nga ishte dhe origjina e asaj familje, dhe babai i tij, Sadik Mark Shendi, ishte i vëllai i Mehmet Shpendit, heroit të famshëm dhe prijsit të malësorve të Veriut, i cili u vra duke luftuar me armë në dorë kundër forcave serbo-malazeze. Që kur ishte gjallë Mehmet Shpendi, shtëpia e tij në Pecaj të Shalës, formoi për herë të parë Djelmninë e Shalës, e cila kishte për qëllim që të ruante zakonet e maleve, të ndante pleqnitë në kuvendet e burrave dhe të udhëhiqte malsorët në luftrat kundër të gjithë armiqëve. Formimi i Djelmnisë së Shalës, iu kërkua, Shpend Sadrisë, (babait të Mehmet Shpendit) prej 90 malësorëve të asaj krahine, kur ai ishte në moshën 84 vjeçare. Pasi u konsultua me djalin e tij, Mehmet Shpendin, Shpend Sadria doli të nesërmen në kuvendin e burrave ku në prani të Dom Pjetër dedës, u lidh besa mes gjithë atyre burrave që ishin mbledhur në atë kuvend. Që nga ajo ditë që u krijua Djelmnia e Shalës, ajo u kryesua prej shtëpisë së Mehmet Shpendit dhe pas vrasjes së tij, kryesinë e saj e trashëgoi i nipi, Mark Sadiku i Shalës. Marku ishte një njohës i thellë i kanunit të maleve dhe ai thërritej e dërgohej shpesh ndër kuvendet e burrave, fiseve dhe pleqnive të bajrakëve, për pajtime gjaqesh, ndarje kufijsh e ngatërresash etj. Kështu që nga ajo kohë që Mark Sadiku u vu në krye të Djelmnisë së Shalës, e gjatë gjithë periudhës së Monarkisë, ai ishte një nga burrat më të respektuar të asaj treve. Marku u martua me Mire Mushakën nga fisi Gjonpepaj i Nikajve, e cila ishte një grua burrërore që rridhte nga dera e Hajdar Mehmetit, e njohur në të gjithë atë krahinë për shtëpi bujare dhe urti. Nga ajo martesë, atyre u lindën katër fëmijë: Sadiku, Gjeta, Syka dhe Prena.

Internimi i Markut në Itali
Ashtu si shumë nacionalistë të tjerë edhe Mark Sadiku e kundërshtoi hapur pushtimin fashist të Shqipërisë, gjë e cila u bë shkak që ai të arrestohej e të internohej në ishujt e Italisë. Lidhur me këtë, e bija e tij, 81-vjeçarja Syka Sadiku (Vojvoda) dëshmon: "Në prillin e vitit 1939, pak ditë pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, babanë tonë Mark Sadikun, që njihej e respektohej si Kryetar i Djelmnisë së Shalës, e lajmëruan që të shkonte në Tiranë ku autoritetet e larta qeveritare do të bënin një mbledhje me parinë dhe bajraktarët e Veriut. Siç u tha atëhere, qëllimi i organizimit të asaj mbledhje nga ana e autoriteteve shtetërore të Tiranës, do të bëhej për të zgjedhur disa burra nga paria e bajraktarët e Veriut, për të shkuar në Romë ku do t'i çohej Kurora e Skënderbeut, Mbretit Viktor Emanueli. Por për qëllimin e vërtetë të atij takimi, si babës ashtu dhe burrave të tjerë të cilët ishin thirrur në atë mbledhje, nuk u kishin kallxuar gja, e të vërtetën rreth asaj ne e mësuam disa ditë më vonë. Pas marrjes së atij njoftimi, Marku u vesh me kostum kombëtar dhe zbriti në Shkodër ku ishte lënë vënd-takimi me burrat e tjerë të parisë dhe bajraqeve të malësisë që do të shkonin për në Tiranë. Por sapo baba shkoi në afërsi të Prefekturës, ai u arrestua nga italianët dhe pas pak ditësh së bashku me shumë nacionalistë të tjerë që kishin kundërshtuar pushtimin fashit të vëndit, i nisën për në burgun e Tiranës dhe prej aty i internuen në ishullin e Ventotenes në Itali. Aty në atë burg ku ishin të internuem dhe shumë shqiptarë të tjerë, baba qëndroi deri në vitin 1943 kur ra Italia. Rrobat e kostumit kombëtar që baba i veshi atë ditë që u ba gati me ra në Tiranë, ai nuk i hoqi gjatë gjithë kohës që nejti i internuem në ishujt e Italisë. Kur shokët e tij i thojshin: "Po pse more Mark nuk i heq këto tesha e të veshësh të tjera kështu si na?", baba i përgjigjegj atyne duke u thanë: "Këto janë rroba dasmet dhe i kam vesh që atë ditë që më pat çue fjalë Mreti i Italisë dhe nuk munem me i heq pa lejen e tij". Baba mundi me u lirue prej internimit vetëm kur ra Italia, në fillimin e vjeshtës së vitit 1943 dhe në atë kohë ai erdhi në Shqipni së bashku me shokët e tij që kishte qenë i internue", kujton 81-vjeçarja Syke Sadiku (Vojvoda), lidhur me të jatin e saj, Mark Sadikun e Shalës, i cili u arrestua nga italianët dhe vuajti për më shumë se katër vjet në burgjet e Italisë, për arsye se kishte kundërshtuar hapur pushtimin e Shqipërisë në prillin e 1939.

Marku në Plavë
Pas lirimit nga internimi dhe ardhjes në Shqipëri, Mark Sadiku i Shalës shkoi në vëndlindjen e tij në fshatin Pecaj të Dukagjinit, ku e pritën me mjaft përzemërsi, jo vetëm familja e të afërmit e tij, por edhe gjithë burrat e asaj krahine dhe paria e Shalës. Lidhur me këtë , e bija e tij Sykja, dëshmon: "Atë kohë që erdhi baba në shtëpi, nënprefekti i Plavës e i Gucisë, Shem Seferi, u qiti kushtrim të gjithë burrave e fiseve të Malsisë së Madhe, Dukagjinit e Malsisë së Gjakovës, që të mblidheshin në një kuvend të madh e për të rrokur armët në mbrojtje të tokave shqiptare. Nga ai za që u qiti nënprefkti, ranë në Plavë e Guci ma se katërdhet e dy bajraktarë, me ma shumë se 10 mijë burra të armatosun. Në atë kuvendin që u mbajt në Plavë, e morën fjalën përfaqësuesit më në zë të bajrakëve të parë të Veriut, siç ishin: Dedë Shabani për Malësinë e Madhe, Shem Seferi për Plavën e Gucinë, Dem Ali Pozhari për Malësinë e Gjakovës e rrethet e Pejës dhe Mark Sadiku për Dukagjinin. Gjatë atij kuvendi, Marku, bani propozimin që u quejt ma me vënd, duke thënë se prej asaj dite duhej dhanë besa e burrit prej të gjithë atyre personave dhe fiseve të cilët kishin ngatërresa të vjetra, ankime apo gjaqe pa marrë, në mënyrë që t'i ndërprisnin ato. Sepse prej asaj dite Malësisë dhe gjithë Shqipnisë i kërcënohej një anmik i madh e i përbashkët që ishin serbo-malazezët, të cilët nën maskën e komunizmit kërkonin të siguronin rishtaz tokat shqiptare të shkeluna padrejtësisht gjatë Luftës së Parë Botërore. Baba tha aty në atë kuvend, se kufijtë etnikë nuk ishin të një fisi apo të një bajraku, por ato ishin të gjithë popullit mbarë pa dallim feje ideje dhe krahine. Pas kësaj, Mark Sadiku u kërkoi të gjithë atyre burrave që ishin mbledhe në atë kuvend, që të jepej besa aty në shesh të burrave, që në rast nevoje kur të paraqitej rreziku, të gjithë ata t'i përgjigjeshin kushtrimit të dhënë duke nxjerrë vullnetarë të armatosur për të shkuar në atë pjesë të kufirit që rrezikohej prej anmikut. Pas këtyre fjalëve të thana prej babës, aty u lidh besa e burrave prej të gjithë bajraqeve dhe që nga ajo ditë u vunë roje të armatosuna në pikat ma delikate të kufinit dhe ata u porositën që kurdoherë që të hetojshin lëvizjet e brigadave komuniste serbo-malazeze, të lajmërojshin menjëherë kryetarët e asaj beslidhje. Dhe ajo që ishte parashikue prej babës dhe prej të gjithë atyre burrave që muern pjesë në atë kuvend, nuk vonoi me u bë realitet. Kështu vetëm pas pak kohet në nëntor të vjetit 1944, brigadat komuniste serbo-malazeze mësynë kah toka jonë duke kalue kufinin etnik. Pas kësaj u dha kushtrimi prej Guciet dhe Mark Sadiku, jo vetëm si Kryetar i Djelmnisë së Shalës, por edhe si kryetar i forcave nacionaliste të Dukagjinit, mblodhi të gjithë pushkatarët e asaj krahine dhe menjëherë kaloi Qafën e Pejës e u bashkue me forcat e Prek Calit të Kelmendit e me ato të Xhem Sadrisë që erdhën nga Malsia e Gjakovës. Atë kohë pati ba dimën shumë i fortë dhe malet e Cecunit dhe të Nakutit që ishin të mbulueme me borë, lëshuen orteqe të mëdhenj të cilat zunë nën vete dhe i lanë të vorruem shumë luftëtarë të malsisë. Luftimet që u zhvilluen në Qafë të Previsës dhe e në Vasoviq, përfunduen me fitoren e luftëtarëve shqiptarë. Pas kësaj Mark Sadiku me gjithë luftëtarët që kishte me veti, u kthyen në vendin e vet", dëshmon 81-vjeçarja Syke Sadiku (Vojvovda) lidhur me luftrat që zhvilloi babai i saj, Mark Sadiku, në nëntorin e vitit 1944 kundër forcave serbo-malazeze.

Vrasja e Markut
Mbarimi i Luftës dhe ardhja e komunistëve në pushtet në dhjetorin e vitit 1944, e gjeti Mark Sadikun dhe dy djemtë e tij, Sadikun e Gjeton, të arratisur ndër male së bashku me shumë burra të tjerë të Shalës e të Shoshit. Lidhur me këtë dhe vrasjen e Mark Sadikut, e bija e tij, Sykja dëshmon: "Menjëherë sapo mbaroi Lufta dhe brigadat komuniste të partizanëve hynë edhe në Shkodër, Marku së bashku me dy djemtë, (vëllezërit e mi) Sadikun e Gjeton, dolën nëpër male me qëllim që të ruheshin prej komunistave,të cilët po vritshin dhe po burgosshin shumë njerëz të pafaj. Baba e dinte se komunistat nuk do t'ia falnin atij dhe vëllaut tim, Sadikut, të cilët patën luftue me forcat e nacionaliste të Ballit Kombëtar, kundër brigadave komuniste serbo-malazeze. Ishte kjo arsyeja kryesore që ata qëndruen nëpër male deri në atë kohë që qeveria komuniste e Tiranës shpalli faljen e parë për të gjithë të arratisunit politik që nuk kishin ba krime. Duke hjek keq në jetën e malit dhe duke mos pas rrugë tjetër kalimi pasi kufini me Jugosllavinë ishte i myllun dhe ai jugor me Greqinë ishte nën kontrollin e komunistëve grekë të gjeneralit Markos, baba me dy vëlleznit e mi, Sadikun e Gjeton, vendosën me u dorzue. Mirpo pas dorzimit të tyne në Kodër të Shëngjergjit, komunistat nuk e majtën fjalën dhe i prenë ata në besë, duke i burgosun në burgun e Shkodrës ku ata i patën torturue randë. Ajo gja famtirësisht vazhdoi jo shumë kohë, për arsye se qeveria komuniste e Tiranës nxorri një falje tjetër dhe i liroi nga burgu babën dhe dy vëllezërit e mi, pasi ata sipas tyne nuk i kishin lye duart me gjak. Mirpo edhe pas lirimit, baba me me gjithë Sadikun e Gjeton ishin vazhdimisht nën ndjekjen e forcave të Sigurimit dhe të gjithë ata që e njihshin babën, thoshin se Mark Sadiku kishte për me ra përsëri në burg, pasi ai nuk rrite pa fol kundër komunizmit. Aty kah vjeti 1945, në malsitë e Shalës e Shoshit u patën ba do mbledhje të shpeshta ku thërritej i gjithë populli me detyrim dhe u bahej propagandë komuniste. Një nga këto mbledhje u ba edhe në Bregun e Lumit në Shalë, e në atë ditë baba kishte shkue për mik te Balë Mark Milani. Megjithse Bala iu lut Markut që të mos shkonte në atë mbledhje se diçka i kishte ndje zemna, prej sedrës, baba, nuk nejti dot pa shku. Atë ditë teksa ishte duke fillue mbledhja, hasmi i babës qiti tre herë në pushkë dhe e la atë të vdekun. Ndërsa Marku akoma nuk kishte dhaëë shpirt, Balë Mark Milani që mbeti i premun në besë, qiti në pushkë dhe e la të vdekun në vend vrasësin e babës", kujton, Syke Sadiku, lidhur me historinë e babës së saj, Mark Sadikut, Kryetarit të Djelmnisë së Shalës, i cili u vra nga hasmi i tij në vitin 1944.

Arratisja e familjes në Francë
Po si rrodhi fati i familjes së Mark Sadikut, pas vrasjes së tij në vitin 1945 dhe si u trajtuan ata nga regjimi komunist i Enver Hoxhës? Lidhur me këtë e bija e tij, Sykja, dëshmon: "Pas vrasjes së babës, aty nga fillimi i vitit 1946, motra jeme, Prena, dy vëllaznit, Sadiku me Gjeton, nipi i tyne, Kol Ndou së bashku dhe me kushëririn, Pjetër Mehmetin, (i biri i Mehmet Shpendit) dolën në arrati, pasi u kërkojshin për t'u arrestu prej Sigurimit. Gjatë kohës që ata të gjithë nejën nëpër male, Pjetri u vra në përpjekje me forcat partizane të Ndjekjes pasi u pat pre në besë nga një njeri prej Curraj të Epërm. Pas kësaj Sadiku me Gjeton e Kolën u dorzuen pas faljes së dhanë nga komunistët dhe u burgosën të tre. Pas asaj dite të gjitha gratë e familjes, duke filluar nga grueja e Markut, Mirija, (nana jonë) e bija, Prena dhe nuset, Drage e Age, u internuen në kampet e Beratit, Tepelenës dhe Elbasanit. Por duke përfitue nga një falje tjetër e komunistave, Marku, me Sadikun e Kolën dolën prej burgut dhe pas pak kohe ata ikën përsëri në arrati ndër male, pasi kërkoheshin për t'u arrestue prej Sigurimit. Kjo gjë pat ndodhë, kur u arrestue bashkëshorti im, Lekë Vojvoda, me gjithë bajraktarin e Shoshit. Bashkë me Sadikun, Gjetën dhe Kolën, ishin në mal dhe motra jeme, Prena, megjithë nusen e Gjetës, Agen. Në vitin 1948 kur Shqipëria u prish me Jugosllavinë, ata mujtën për me e kalue kufinin dhe dolën në Mal të Zi. Në këtë kohë nën shtëpi pati metë vetëm nana jonë, Mirja, me nusen e Sadikut, Dragen, e cila kishte dy vajza të vogla dhe ishte përsëri shtatëzanë. Kur ata dueln në Jugosllavi, dhe serbët e kuptuen se ishin nipat e Mehmet Shpendit, i cilli pat ken vra me shkje, i mbyllën nëpër burgje e kampe përqëndrimi duke i lëviz herë pas here sa në Guci, Pejë, Kotorr, Zetë, Hercegnovi, Vuçitern e deri në Beligrad. Aty nga vjeti 1956, kur ata e humbën shpresën për një ndryshim të situatës në Shqipni, kërkuen prej Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit për me dal në Prendim. Pas kësaj atyne iu dha e drejta dhe të gjithë shkuen në Francë ku jetuen të lirë për vite me rradhë", e përfundon rrëfimin e saj 81-vjeçarja Syke Sadiku, e bija e Mark Sadikut të Shalës, lidhur me historinë e dhimbshme të familjes së saj, ku një pjesë jetoi në Francë dhe pjesa tjetër që mbeti në Shqipëri u persekutua në mënyrën më barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Dy vellezërit e Sykes, Gjeta me Markun që jetuan në Francë, vdiqën atje në dhe të huaj duke i lënë një amanet motrës, Prenës, që eshtrat e tyne t'i sillte një ditë për t'u prehur në vëndlindjen e tyre. Atë amanet, Prena Sadiku mbajti si gjënë më të shtrenjtë dhe e bëri realitet vetëm në 25 korrik të vitit 1999. Atë ditë të nxetë vere, kur më shumë se 1500 burra të ardhur nga 11 bajrakët e Veriut ishin mbledhur në fshatin Pecaj, një helikopter civil u ul në një livadh me dy arkivolë të vegjël ku ndodheshin eshtrat e Sadikut dhe Gjetos, dy djemve të Mark Sadikut të famshëm të Shalës, të cilëve në përkujtim të babait të tyre, mbarë malsia atë ditë iu rezervoi një varrim madhështor.

1. Marash Vata, i Shkrelit 14-15 dhjetor 2001
2. Mehdi Frashëri, kryeministër 7-8-9-10 janar 2002
3. Nasuf Bej Novosela, Kolonjë 11-12 janar 2002
4. Margilajt e Trieshit, Tuz 25-26 shkurt 2002
5. Eshref Boçari, Vlorë 2-3 mars 2002
6. Filip Çeka, Shkodër 9-10 mars 2002
7. Javer Bej Hurshiti, Gjirokastër 16-17 mars 2002
8. Gjin Pjetër Përvizi, Kurbin 23-24 mars 2002
9. Familja e Isa Boletinit, Kosove 26 mars 2002
10. Familja Dema, Dibër 22-23 qershor 2002
11. Familja Kokoshi, Vlorë 2-3 korrik 2002
12. Familja Pustina, Dibër 9-10 korrik 2002
13. Familja Mul Bajraktari, Shkodër 26-28 gusht 2002
14. Familja Benussi, Shkodër 6-7 shtator 2002
15. Familja Dibra, Dibër e Madhe 10-11 shtator 2002
16. Familja Bezhani,Vlorë 7-8 tetor 2002
17. Familja Ndreu, Dibër 25-26-28 tetor 2002
18. Familja Metalia, Tropojë 22-23 nëntor 2002
19. Familja Hobdari, Tiranë 10-11 dhjetor 2002
20. Familja Sefa, Lushnje 23-24 dhjetor 2002
21. Familja Fratari, Mallakastër 9-10 janar 2003
22. Familja Klosi, Mallakastër 15-16 janar 2003
23. Familja Derralla, Tetovë 18- janar 2003
24. Familja Libohova, Gjirokastër 18-19 shkurt 2003
 

kastriot

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Historia e panjohur e familjes së Haki Mulletit, vëllait të ish-Prefektit të famshëm të Tiranës. Nga diplomimi në Vjenë, arrestimi dy herë nga Zogu dhe eliminimi nga komunistët

Tiranë 1958, si e helmoi Sigurimi Hakiun, vëllanë e Qazim Mulletit


--------------------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloçi

Në vitin 1945, pasi babanë tonë, Haki Mulletin, komunistët grekë e dorëzuan në Kapshticë, komunistët shqiptarë e nxorën para gjyqit bashkë me 18 persona të tjerë të cilët u dënuan të gjithë me pushkatim. Vetëm Hakiu shpëtoi pa u pushkatuar, pasi e ndihmoi Myslym Peza, i cili vajti vetë si dëshmitar në gjyq. Babai vuajti vetëm katër vjet burg dhe kur doli në 1948, ne na internuan familjarisht në Kavajë ku qëndruam për dhjetë vjet me radhë. Në vitin 1958 kur babai mori leje nga Dega e Brendshme dhe erdhi për një vdekje në Tiranë, ai u helmua nga një infermiere në Spitalin e Tiranës, të cilën e detyroi Sigurimi që t'ia bënte gjilpërën vdekjeprurëse".

Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë për "Gazetën", është 58-vjeçari Tanush Mulleti, nipi i prefektit të famshëm të Tiranës, Qazim Mulletit, i cili dëshmon për vdekjen tragjike të babait të tij, Hakiut, një nga intelektualët e njohur tiranas, i diplomuar për Administratë Civile në Vjenë të Austrisë. Po kush ishte familja Mulleti, ku u diplomuan burrat e saj, çfarë postesh zyrtare mbajtën ata deri në vitin 1944 dhe si u persekutuan nga regjimi komunist i Enver Hoxhës?

Hakiu, student në Vjenë
Haki Mulleti u lind në vitin 1900 në familjen e famshme tiranase dhe mësimet e para ai i mori nga mësuesi i parë i gjuhës shqipe të Tiranës, Hafiz Ibrahim Dalliu. Në moshën 13- vjeçare ai u dërgua për të ndjekur mësimet në Vjenë të Austrisë. Lidhur me këtë, i biri i Hakiut, 60-vjeçari Tanush Mulleti dëshmon: "Gjatë asaj kohe që babai vazhdoi mësimet e shkollës së mesme në kryeqytetin austriak, ai u vendos me banim në një hotel të vogël Pensioni dhe u mor nën kujdestari nga një çift të moshuarish të cilët u kujdesën për të njëlloj sikur ta kishin fëmijën e tyre. Pas mbarimit të shkollës së mesme me rezultate shumë të mira, Hakiu deshi që të ndiqte studimet e larta universitare për Inxhineri Mekanike (për mullinjtë e blojës) por njëri nga profesorët e tij i tha: "Ti do të hysh në degën e Administratës Civile, pasi ju shqiptarët tashti keni filluar të ndërtoni shtetin tuaj, dhe vëndi ka nevojë të madhe për kuadro të kësaj dege". Pas kësaj Hakiu ndoqi studimet e larta në atë degë të cilën ia rekomandoi profesori i tij dhe e përfundoi atë me rezultate shumë të mira në vitin 1920. Gjatë asaj periudhe që Hakiu qëndroi në Vjenë, aty kishte edhe disa shqiptarë të tjerë, si Ndoc Naraçi, dr. Frederik Shiroka etj, me të cilët babait kishte dhe ruajti gjithmonë një miqësi të ngushtë", kujton Tanush Mulleti për babanë e tij, Hakiun, i cili në vitin 1920 u diplomua në degën e Administratës Civile në kryeqytetin austriak.

Arrestohet dy herë nga Zogu
Pas mbarimit të studimeve, Haki Mulletit iu afruan një vënd punë në kryeqytetin austriak, Vjenë, por ai nuk pranoi sepse në atë kohë i erdhi një telegram nga Shqipëria, ky kryeministri shqiptar i asaj kohe, Sulejman bej Delvina i shkruante: "Të ktheheni urgjent në Tiranë, pasi jeni ngarkuar me detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme". Lidhur me këtë, Tanushi dëshmon: "Pas atij telegrami babai erdhi menjëherë në Tiranë dhe në atë detyrë ai punoi deri në vitin 1925 kur u rikthye Ahmet Zogu në pushtet dhe e pushoi menjëherë Hakiun nga puna. Kjo gjë erdhi për shkak se i vëllai i tij, Qazim Mulleti, i cili kishte qenë kryetar i rinisë së organizatës fanoliste "Bashkimi", ishte arratisur nga Shqipëria dhe ndodhej në emigracion politik si antizogist. Përveç kësaj, një nga arsyet që e detyruan Zogun që ta largonte Hakiun nga ajo detyrë, ishte dhe fakti se ai kishte qenë një nga këshilltarët më të afërt të Fan Nolit, gjatë gjashtë muajve të qeverisjes së tij. Disa muaj pas pushimit nga puna, Hakiu u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe atë detyrë ai e mbajti për 20 vjet me radhë deri në 1944. Por edhe gjatë kësaj periudhe kur babai shërbente pranë Komunitetit Mysliman, ai jo vetëm që nuk u pa me sy të mirë nga mbreti Zog, por përkundrazi, u arrestua dy herë prej tij. Arrestimi i parë i Hakiut u bë në vitin 1931 pas atentatit që i ndodhi mbretit Zog në Vjenë, ku njëri prej tre atentatorëve ishte dhe i vëllai i tij, Qazim Mulleti. Por Hakiu nuk qëndroi për shumë kohë i arrestuar, pasi ndërhyri ministri Sali Vuçiterni pranë mbretit Zog, i cili u detyrua dhe e liroi babanë që nuk kishte asnjë lloj dijenie se ç'bënte i vëllai i tij në Vjenë. Ndërsa për herë të dytë Hakiu u arrestua në vitin 1935 kur ndodhi Kryengritja e Fierit dhe në atë kohë babai u internua në qytetin e Gjirokastrës, ku ai ishte i sistemuar në një hotel dhe hante e pinte me komandantin e Xhandarmërisë", dëshmon Tanush Mulleti lidhur me babanë e tij, Hakiun, i cili gjatë viteve të Monarkisë u arrestua dy herë nga Mbreti Zog, për të vetmen arsye se ai ishte i vëllai i Qazim Mulletit, një prej kundërshtarëve të deklaruar të tij.

Arrestimi i Hakiut nga komunistët
Ndonëse gjatë gjithë periudhës afro 20-vjeçare që Haki Mulleti qëndroi në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, nuk ishte përzier fare me punët e politikës dhe ishte arrestuar dy herë nga Zogu, në vitin 1944 ai u detyrua që të largohej nga Shqipëria, prej frikës së komunistëve. Lidhur me këtë, Tanushi dëshmon: "Kur mbarimi i luftës dhe marrja e pushtetit prej komunistëve ishte punë ditësh, Hakiu iku nga Tirana dhe u vendos në Selanik të Greqisë. Pak ditë para se të ikte ai për në Greqi, kishin ikur nga Shqipëria dhe ishin vendosur në Vjenë të Austrisë edhe dy vëllezërit e tij, Qazimi me Hysniun. Por emigracioni politik i babait në Greqi nuk zgjati shumë, sepse aty nga fillimi i vitit 1945 kur ai ishte vendosur me banim të përkohshëm në një hotel të Selanikut, u arrestua nga komunistët grekë të EAM-it. Arrestimi i tij u bë gabimisht, duke e ngatërruan atë me Xhelal Staraveckën, për të cilin ishte porosi e veçantë nga Enver Hoxha që të kapej dhe të ekstradohej në Tiranë. Por kur e dorzuan Hakiun në pikën kufitare të Kapshticës, edhe pse u pa që ai nuk ishte Staravecka, përsëri nuk e liruan. "Aq më mirë se ky na qenka i vëllai Qazim Mulletit", thanë komunistët shqiptarë kur e morën atë në dorzim nga komunistët grekë. Pas kësaj Hakiun e mbajtën për disa kohë në hetuesi e më pas e dënuan me katër vjet burg. Bashkë me Hakiun dolën para gjyqit edhe 18 persona të tjerë të cilët u dënuan të gjithë me pushkatim dhe vetëm babai shpëtoi pasi e ndihmoi Myslym Peza, i cili vajti vetë si dëshmitar në gjyq. Myslim Peza e mori në mbrojtje Hakiun, pasi të vëllanë e tij Shyqëri Pezën, familja jonë e kishte mik shtëpie dhe kur vdiq ai, Qazim Mulleti e hapi mortin. Po kështu gjatë kohës së luftës, edhe vetë Myslimi ishte strehuar në shtëpinë tonë dhe për shkak të tij italianët donin të na digjnin shtëpinë. Përveç Myslim Pezës, në faljen e jetës së Hakiut ndikoi edhe një person tjetër që kishte shumë fuqi në dorë. Pas dënimit të Hakiut, shtëpinë tonë të madhe që kemi edhe sot na e sekuestruan dhe aty vendosën zv /ministrin e Brendshëm, Mihallaq Ziçishtin, i cili jo vetëm që nuk u soll keq me familjen tonë, por kur doli babai nga burgu në vitin 1948, na e liroi për dhjetë ditë shtëpinë që të prisnim njerzit", dëshmon Tanush Mulleti lidhur me arrestimin e dënimin e babait të tij në vitin 1945, i cili shpëtoi pa u ekzekutuar pas ndërhyrjes së Myslim Pezës, mikut të shtëpisë së Mulletëve dhe një personi tjetër që arriti deri në majën më të lartë të piramidës së pushtetit komunist.

Vdekja misterioze në spitalin e Tiranës
Pasi doli nga burgu në vitin 1948, Haki Mulletin e internuan familjarisht në qytetin e Kavajës. Lidhur me këtë dhe vdekjen misterioze të tij në spitalin e Tiranës, Tanushi dëshmon: "Në qytetin e Kavajës familja jonë qëndroi e internuar deri në vitin 1958 dhe gjatë asaj kohë babai punonte si punëtor lopate në punët më të rënda në bujqësi dhe në një ndërrmarje ndërtimesh. Gjatë atyre viteve Hakiun e thërrisnin natën në Degë të Brendshme, ku pasi e torturonin barbarisht, në mëngjes e sillnin në shtëpi. Kjo gjë u ndërpre vetëm për disa kohë, kur si kryetar Dege në Kavajë sollën Shyqëri Rrjollin nga Shkodra. Po kështu gjatë atyre viteve që familja jonë ishte në Kavajë, ne na u gjendën pranë disa familje si ajo e Haxhi Alushit, Sulejman Karkinit, Kërçukëve, Veizëve, Turajve etj. Aty nga viti 1958 kur ne ndodheshim akoma në Kavajë, Hakiu mori leje në Degën e Brendshme dhe erdhi në Tiranë për një rast vdekje tek familja Këlliçi, të cilët i kishim kushërinj. Aty ai u takua me shokun e tij të vjetër, dr. Ndroqin, i cili i tha që ta shtronte disa kohë fare kot në spital dhe më pas t'i jepte disa ditë raport mjeksor, në mënyrë që ai të kishte mundësi për të qëndruar e për t'u shmallur me të afërmit e tij. Por ndërsa babai ishte i shtruar në spitalin civil të Tiranës pa qenë i sëmurë, ai vdiq pa papritur në mënyrën më misterioze. Që në atë kohë ne e morëm vesh se ai u helmua nga Sigurimi i Shtetit, por të vërtetën e kemi mësuar shumë kohë më vonë nga ana e Reshat Petrelës, i cili ka qenë i shtruar në një dhomë me Hakiun. Në prezencën e Reshatit, një infermiere kërkoi t'i bënte një injeksion Hakiut, por ai e kundërshtoi duke i thënë se nuk ishte sëmurë. Por ajo insistoi shumë duke i thënë se ishte porosi e mjekut dhe pesë minuta pas bërjes së gjilpërës, Hakiu dha shpirt duke mos iu dhënë asnjë ndihmë mjeksore", kujton Tanushi lidhur me vdekjen misterioze të babait të tij, Hakiut, i cili u helmua nga Sigurimi i Shtetit, për faktin e vetëm se në atë kohë dy vëllezërit e tij, Qazimi dhe Hysniu, ndodheshin se emigrantë politikë në Itali.

Persekutimi Mulletëve
Persekutimi i familjes së Haki Mulletit, si dhe ajo e të vëllait, Qazimit, në fakt kishte filluar që në vitin 1945, kur sapo ishte arrestuar Hakiu. Në atë kohë Sigurimi arrestoi vajzën e madhe të Hakiut, Donikën (apo Sabahetin, siç thërritej nga familja) e cila kishte shkuar dhe jetonte tek dajat e saj (familja e Ramadan Mukës) në qytetin e Shkodrës. Sabahetit iu bënë shumë presione psikologjike nga ana e hetuesëve duke dashur që ta implikonin në një organizatë antikomuniste së bashku me dy shoqet e saj, Vidha Xhaferrin e Meliha Dodën. Nga presionet e shumta, Sabahetit iu helmua gjaku dhe vdiq në spital së bashku me shoqen e saj, Vidha Xhaferrin, ndërsa shoqja tjetër, Melihaja, shpëtoi pasi iku në Vlorë. Lidhur me vuajtjet e familjes së Haki Mulletit, pas vdekjes së tij, Tanushi dëshmon: "Pas vdekjes së babait, në shtëpinë tonë erdhi Mihallaq Ziçishti (me gjithë nënën e tij që i kishte ardhur nga Korça për ta takuar) i cili me shumë dashamirësi iu drejtua Pertefes, nënës sonë, duke i thënë: "Me vdekjen e Hakiut, u mbyllën hesapet me familjen tuaj dhe tani besoj se nuk do t'u ngacmojnë më. Prandaj unë do të mundohem që t'ju sjell nga internimi që të banoni këtu te bodrumet e shtëpisë suaj". Por pak ditë pas kësaj, Mihallaqin e transferuan në qytetin e Korçës dhe familja jonë përfundoi e internuar në qytetin e Shkodrës, ku bashkë me nënën dhe tre motrat e mija, Verën, Bardhën e Dhuratën, qëndruam deri në fillimin e viteve '90", e përfundon rrëfimin e tij Tanush Mulleti, lidhur me vuajtjet familjes së tij, të cilën për afro gjysëm shekulli me radhë e ndoqi nga pas fantazma e emrit të xhaxhait, Qazimit dhe hija e keqe e luftës së klasave që nuk iu nda deri në shëmbjen e regjimit komunist.

1. Marash Vata, i Shkrelit 14-15 dhjetor 2001
2. Mehdi Frashëri, kryeministër 7-8-9-10 janar 2002
3. Nasuf Bej Novosela, Kolonjë 11-12 janar 2002
4. Margilajt e Trieshit, Tuz 25-26 shkurt 2002
5. Eshref Boçari, Vlorë 2-3 mars 2002
6. Filip Çeka, Shkodër 9-10 mars 2002
7. Javer Bej Hurshiti, Gjirokastër 16-17 mars 2002
8. Gjin Pjetër Përvizi, Kurbin 23-24 mars 2002
9. Familja e Isa Boletinit, Kosove 26 mars 2002
10. Familja Dema, Dibër 22-23 qershor 2002
11. Familja Kokoshi, Vlorë 2-3 korrik 2002
12. Familja Pustina, Dibër 9-10 korrik 2002
13. Familja Mul Bajraktari, Shkodër 26-28 gusht 2002
14. Familja Benussi, Shkodër 6-7 shtator 2002
15. Familja Dibra, Dibër e Madhe 10-11 shtator 2002
16. Familja Bezhani,Vlorë 7-8 tetor 2002
17. Familja Ndreu, Dibër 25-26-28 tetor 2002
18. Familja Metalia, Tropojë 22-23 nëntor 2002
19. Familja Hobdari, Tiranë 10-11 dhjetor 2002
20. Familja Sefa, Lushnje 23-24 dhjetor 2002
21. Familja Fratari, Mallakastër 9-10 janar 2003
22. Familja Klosi, Mallakastër 15-16 janar 2003
23. Familja Derralla, Tetovë 18- janar 2003
24. Familja Libohova, Gjirokastër 18-19 shkurt 2003
25. Familja Shpendi, Shkodër 21 shkurt 2003
 

kastriot

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Historia e panjohur e vajzës nga familja Bezhani e Vlorës, e cila studioi dhe u diplomua për Drejtësi në Francë. Si u burgos nga komunistët dhe kalvari i vuajtjeve pas dënimit

Erifili Bezhani, vlonjatja e doktoruar në Marsejë, që fshinte rrugët e Tiranës


--------------------------------------------------------------------------------

Nga Nini Mano

Portreti i Erifili Bezhanit, në vitet e fëmijërisë sime të hershme, në imazhin e përftuar ashtu, vjedhurazi bisedave të kujdesshme të të medhenjve, ishte thuajse i pakapshëm. E rritur dhe e shkolluar fillimisht në Greqi, e më pas në Francë, fotografitë e Erifilit në albumet e familjes, më kishin ofruar imazhin e personazhit magjepsës të tregimeve dhe novelave, treguar nga motra e saj, Evrinomi ne të vegjëlve, mbremjeve të gushtit, buzë detit, në lagjen Skelë, në Vlorë në mes të viteve 60-të. Vizioni I kalorëses së shkëlqyer, që rrugën nga lagja Goricë, ku banonte gjyshja, deri në Kala tek tezja, në Berat, e merrte me gallop të shpejtë, shumë ndryshe nga vajzat e tjera të së njejtës moshë, më afronin zanën e bukur të përrallave.

Me kalimin e viteve, kur e rritur, fillova të mërrja pjesë në bisedat e më të mëdhenjve, portreti i Erifilit nisi të paraqitej ashtu, sic ishte në të vërtetë: plot vitalitet, endrra dhe ambicje profesionale, që u thyen në mes papritur, për një shkak shumë të pakuptimtë: kundërvënia e shtetit ndaj koncepteve, përpjekje intelektuale të saj për shoqëri demokratike të vërtetë në Shqipëri.

Familja ku u rrit Erifili
Me jetën e Erifili Bezhanit lidhen histori të spikatura karakteresh shqiptare, por shumë të dhimbshme dhe tragjike të një familje me prejardhje të hershme intelektuale. Të tilla janë jetët e fëmijëve të Pavllo Bezhanit nga Vlora dhe Amalia Kolea nga Berati. Pavllo ishte bir I familjes së njohur Bezhani, familje e madhe, e pasur, me aktivitet të madh tregtar eksport-import në Vlorë, Greqi, Itali deri në Egjyptin e largët. Bezhanët njihen në historinë e zhvillimit të tregut financiar shqiptar, pasi që nga viti 1850 hapën të parën bankë private në Shqipëri, e njohur fillimisht si "Banka Pandeli & Lefter Bezhani". Ndërsa Amalia Kolea ishte vajza e vogël e avokatit nga Berati, Kristo Kolea, përfaqësues i Monopolit francez të duhaneve "La Regie Des Tabac" në perandorinë Otomane në teritorin Shqipëri, Greqi, Maqedoni. Amalia Bezhani ka qënë poete, e para vajzë shqiptare, e cila ka botuar poezitë e saj në revistën "Bleta Shqiptare", botim i komunitetit shqiptar të Misirit në Egjypt, në fund të shekullit XIX, kur jetonte me të vëllanë, patriotin Sotir Kolea. E mbetur e ve shpejt, në vitin 1918, Amalia Bezhani me mëncuri të vecantë, jo vetëm që drejtoi dhe zhvilloi biznesin e familjes brenda dhe jashtë vendit, por u kujdes për shkollimin sa më të mirë të 3 fëmijëve. Ndërsa vajzat, Erifili dhe Evrinomi studjuan dhe u diplomuan në universitetet e Francës, djali Aleko studjoi për Ekonomi në Romë, Itali në mes të viteve 30-të. Për të tre ushtrimi i profesionit në vendlindje, bashkë me idealin për të ndryshuar dhe përmirësuar bashkë me jetën, edhe konceptet e vjetra fanatike shqiptare, u ndërprenë në moshën më productive me ardhjen e PKSH-së në fuqi.

Kush ishte Erifili Bezhani
Erifili Bezhani lindi në Vlorë në 16.11.1910. Pas mbarimit të shkollës fillore në vendlindje, e ëma e dërgoi për shkollim në Korfuz. Pas mbarimit të shkollës së mesme, shkon në Francë me të motrën, ku studjon fillimisht për Letërsi Frenge dhe më pas kryen studimet në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e qytetit Alix-en-Provence, në 1939. Vazhdon me studime të mëtejshme deri sa merr edhe "Licenciee en Droit". Ushtron 2 vjet profesionin e avokates në Marsejë, në vitet 1941-42, ku fejohet me një avokat të njohur aristokrat francez. Kur ishte në kulmin e lumturisë, nga një fakeqësi e së motrës Evrinomi, e diplomuar edhe kjo si "Profesore e D'Etudes Francaises "në të njejtin Universitet, Erifili Bezhani lë pas gjithcka dhe e shoqëron atë për në Shqipëri. Ishte kohë lufte, dimër I vitit 1943, kur dy motrat zbritën në Portin e Vlorës për të mos u larguar më kurrë prej luftës deri në vdekje. Pas një qëndrimi në qytetin e lindjes, së bashku me nënën, dy motrat Bezhani largohen nga Vlora dhe në vitin 1944 vendosen në Tiranë. Gjenden shumë shpejt në qëndër të grupeve me intelektualë të dalluar shqiptarë, shkolluar në vende të ndryshme të Europës. Në vitet e para të clirimit, me fillimin e pushkatimeve të nëcionalitëve, Erifili kupton se ardhja e PKSH në krye të vendit, nuk ishte rruga që do të vendoste sistemin pluralist demokratik. Ajo ishte si shumë intelektualë, që bashkë me shkollimin universitar jashtë atdheut, kishin përvetësuar, për fatin e tyre të keq e tragjik, bashkë me normat e edukimit perëndimor, edhe modelin e shoqërive të verteta demokratike. "Eshtë një raprezalje e frikshme, jashtë shembullit të vendeve europiane, ndaj duhet ndalur", shprehej tek të afërmit e vet, Erifili Bezhani. Ajo aktivizohet në lëvizjen antikomuniste të grupimit "Bashkimi Demokrat", ku bënin pjesë anëtarë të grupit të Deputetëve, Liberal-demo-krateve, social-demokratët, etj. Miqtë e saj të përhershëm me të cilët shoqërohej, ishin intelektualë të njohur të kohës si Gjergj Kokoshi, Thoma Orogollai, doctor Isuf Hysenbegasi, Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli), Qenan Dibra, Musine Kokalari, etj. Veterania e LNCL-së, Andromaqi Nocka, kujton:" Erifili ishte demokrate në shpirt, ashtu sic duhet të jenë sot politikanët. Unë vija nga zonat e lira, rreth vitit 1945, kur takova pas shumë vitesh Erifili Bezhanin, ishte me Dhimitër Paskon, u ulëm në një local dhe të dy, mbaj mënd që bisedonin për politikë, rreth rrugëve për vendosjen e demokracisë. Jo vetëm në atë rast, por asnjëherë Erifili, nuk më tërhoqi vëmëndjen për bindjet e mia politike, sepse dinte të respektonte cdonjeri. I vetmi faj për të cilin u dënua Erifili ishte se guxoi të fliste hapur, me zë të lartë vazhdmisht për vendosjen e demokracisë dhe për nevojën e pluralizimit politik në Shqipëri. Kishte një fjalor të pasur që shoqëronte argumentat rreth këtyre ideve. Aty u kapën edhe në dënimin e saj". Për guximin dhe burrërinë që e kakrakterizonte Erifilin, ish-I dënuari plotik, Dr. Isuf Hysenbegasi ka lënë këtë kujtim:" Mes viteve 1945-46 një përfaqësues anglez bëri një takim me inteligjencën e Tiranës. Medis të tjerave, ai tha :"Ne Shqipërinë nuk do ta lëmë në duart e komunistëve". Në atë moment ndërhyri Erifili Bezhani duke thënë :"Shikoni Egjyptin që po ju rrëshqet nga duart, sa për fatin e Shqipërisë, ai është përcaktuar tashmë". "Kush jeni ju zonjë", e pyeti anglezi. "Jam një grua shqiptare", ju përgjigj Erifili Bezhani". Në 16 Maj,1947, pas arrestimeve të bujshme të grupit të Deputetëve, të liberal-demokratëve, etj, Erifili Bezhani arrestohet dhe nga fundi I vitit, dënohet me 20 vjet "heqje lirie" nga Gjykata Ushtarake e Tiranës. Dërgohet në burgun famëkeq të Burrelit, duke u rreshtuar në historinë e burgimeve antikomuniste në të 4 femrat e para shqiptare antikomunsite, që provuan bashkë me burgimin, edhe shijen e hidhur, torturat cnjerëzore. Ish I burgosuri politik, vlonjati Hysni Alimerko, shkruan në kujtimet e tij: " Erifili u dënua pothuajse në të njetjën kohë me Musine Kokolarin, Shega Këlcyrën dhe Nurie Koculin, bijë e Qazim Koculit. Ishin 4 fermat e para që u futën në burgun ferrë të Burrelit. Më vonë erdhën Drita Kosturi dhe Raile Luzi. Të gjitha ishin me karakter të fortë dhe të papërkulura". Drita Kosturi në kujtimet e saj rreth torturave që hiqnin të burgosurat gra në burrgun e Burrelit, përmënd qëndresën e Erifili Bezhanit dhe shoqeve të saj në burrgun e Burrelit:"Kam takuar shumë gra të burgosura me akuza politike, gra që përmbanin brenda vetes virtyte të larta të gruas shqiptare, të ushqyera nga tradita e brezave të tërë. Gra me karakter të fortë, me shpirt të gjerë demokratik, në të cilat krenaria mbyste dhimbjen për kushtet në të cilat ndodheshin. Janë nga ato gra të cilave lotët u gëlltiteshin nga sytë pa mundur t'u rreshqisnin faqeve, mes tyre Musine Kokalari, Erifili Bezhani, Frieda Sadedini e mjaft të tjera". Në Nëntor, 1951, kur vuante burgimin në Burrel, emri I Erifili Bezhanit përfshihet në listat e amnistisë të Presidiumit të Kuvendit Popullor, falë ndërhyrjes së miqve të vjetër të familjes si Hysni Kapo, Kadri Hazbiu, por edhe sepse familja e sajkishte mbështetur financiarisht luftën Nacional-Clirimtare. Që nga kjo kohë dhe deri në vdekje, nis etapa e dytë e mundimeve të Erifili Bezhanit për mbijetesë, me shumë mundime poshtërime dhe privime.

Privacionet pas burgut
Në vitin 1952, pas shumë ndërhyrje miqsh, hyn në Kolektivin e Avokatëve të Tiranës ku nis punën si e para femër avokate. Thoma Haxhistasa, një nga avokatët e mbetur gjallë të brezit të vjetër, I diplomuar në Firence, Itali në vitet 30-të, djalë teze me Erifili Bezhanin, kujton:"Erifili ishte në ato vite e vetmja avokate femër në punë. Si femër, dallohej për qetësi, burrëri dhe elokuencë të shkëlqyer, ndërsa si profesioniste, ndiqte vijën e ashpër të logjikës juridike në argumentimin e fakteve dhe provave. Falë aftësive intelektuale të lindur dhe të kultivuar me finesë, të forcës së brendshme të vecantë, dinte të bënte mbrojtje të pakundershtueshme. Brenda 1 viti në punë, u bë ndër avokatet më të kërkuara në Kolegjin e Avokatëve në Tiranë nga klientët". Në atë kohë u shfaqën hapur xhelozitë profesionale tek pjesa më maskiliste e kolegëve burra, që nuk mund ta konkurronin as profesionalisht. Punon vetëm një vit si avokate, pasi e përjashtojnë nga puna me motivacionin "e pa denjë dhe e pa zonja". Mban datën 13 Tetor,1953 Promemorja, që e para avokate femër, tepër e fyer, por edhe me krenari të vecantë, I drejton Këshillit Mbikqyrës të Avokatisë, ku me argumente llogjikë, kundërshton vendimin për përjashtimin nga puna, duke kërkuar që të dëgjohet mbrojtja e saj: "Unë nuk jam e paaftë! Aftësia dhe zotësia ime provohet prej sukseseve që kam pasur unë në punë, suksese morale dhe materiale. Kurrë nuk më është tërhequr vërejtja për punën time, për studimin e dosjeve, për përgatitjen e mbrojtjes, për paraqitjen e provave. …Prej punës sime, të gjitha paditë kanë ardhur në preferim nga njerëz të panjohur, të cilët nuk dinë as emrin tim, por vijnë e kërkojnë në Kolektivë "avokaten e trashë"… Përvec punës sime si avokate, kam punuar edhe për Ministrinë, pasi të gjitha përkthimet prej shqipes në frengjisht, i kam bërë unë jashtë orarit të punës dhe pa asnjë shpërblim. Gjithashtu jashtë orarit të punës, kam bërë edhe përkthime prej gjuhës ruse në shqip, prej nga ka përfituar e gjithë Kolektiva, si psh, Kodi Civil Sovjetik, që ka trajtë me të drejtën e trashëgimit. … Unë nuk jam e padenjë! Përsa I përket moralitetit, mua më njohin shumë dhe të gjithë e dinë se kam kaluar një jetë austere dhe monastike, një jetë të pastër dhe të qetë, kushtuar vetëm studimeve. Fama ime personale nuk ka as njollën më të vogël në këtë pikë. Përsa I përket cështjeve politike, unë vërtetë kam qënë në burg, por në kolektivat e avokatëve të Shqipërisë janë të shumtë ata që kanë qënë nëpër burgje për faje shumë më të mëdha se faji im, sepse unë me regjimet e së kaluarës nuk kam pasur asnjë lidhje dhe me okupatorët jo vetëm që nuk kam punuar, por i kam luftuar duke ndihmuar me të gjitha fuqitë e mia moralisht dhe materialisht Lëvizjen Nacional-Clirimtare. Deri sa pushteti më rehabilitoi duke më kthyer të gjitha të drejtat, edhe të votës, nuk ka asnjë arsye që të më ndalohet e drejta e profesionit. Drejtonjësi i Kolektivës… u kishte thënë disa kolegëve se unë u përjashtova se nuk kam triskën e Frontit…". Erifili Bezhanit nuk j'u dha triska e Frontit, c'ka e shpallte në fakt "armike të popullit", por e mbante edhe nën presionin e internimit, apo ridënimit. Që nga vitit 1953, Erifili Bezhani nuk mundi të punojë më asnjë ditë si avokate, profesion, të cilit I kishte kushtuar studimet, si dhe përvojën 2-vjecare si avokate në një nga qytetet më të mëdha të Francës, në Marsejë. Atë të drejtë që I dha shteti demokratik Francez, Erifili Bezhanit ja mohoi në vendlindje rregjimi komunist. Përpjekjet për t'u rifutur në Drejtësi, Erifili Bezhani nuk I rreshti deri në fund të jetës së vet. Në familjen Bezhani ruhet edhe një letër e saj e vitit 1956, drejtuar Hysni Kapos, mik I vjetër I familjes, ku I kërkon marrjen e triskave të Frontit për vete, mëmën dhe motrën dhe rifutjen në punë si avokate. Pas përvojës së tmershme të burgjeve komuniste, aspak e frikësuar, Erifili Bezhani nuk nguron t'I drejtohet Hysni Kapos me krenari, duke I vënë në dukje të vërtetën e familjes Bezhani për ndihmën materiale për luftën Nacional-Çlirimtare si dhe aftësinë e saj profesionale si avokatja, që nuk humbi asnjë proces gjyqësor gjatë ushtrimit të profesionit:"… Unë dua që ju ta dini cështjen mirë, se nuk vij tek ju si mik I familjes për të kërkuar një favor, por si udhëheqës për t'i kërkuar që të ushtrojë influencën e Tij me qëllim që të më jepen të drejtat që më takojnë në bazë të ligjeve të pushtetit popullor…".

Erifili përkthyese
Nevoja për jetesë, kur dyert e drejtësisë ju mbyllën, e futën Erifili Bezhanin në botën e përkthimeve. Falë njohurive të shkëlqyera të disa gjuhëve, si Frengjisht, Anglisht, Italisht, Greqisht dhe Rusisht (të cilën e mësoi shkëlqyeshëm gjatë burgut), punon si përkthyese për disa institucione të ndryshme. Lidh kontrata përkthimi me Shtëpinë botuese "Naim Frashëri", me institucione të tjera shkencore, me Legata të huaja në Tiranë. Botimi "Terminologji e Drejtësisë", "Metoda e gjuhës shqipe për të huajt", "Kodi Civili I BRSS", shumë të tjera që gjenden në ministrinë e Drejtësisë, "Studime të Akademisë Shkencave të BRSS", "Punime të Stalinit mbi Linguistikën"; "Historia e teatrit "Balshoi", "Historia e muzikës ruse"; recensione filmash, artikuj shtypi për Legatën Hungareze; "Kodi penal I RPSH", Ligje të ndryshme për Legatën e Polonisë; librin "Bota e atomit", botime në gazetën "Zëri I Rinisë" dhe në shumë organe të tjera të shtypit të kohës, mbajnë përkthimet e Erifili Bezhanit. Shumë miq dhe dashamirës, që vlerësonin vlerat dhe mëncurinë e saj, I hapën rrugën e kontratave. Por nuk ishte e thënë që të vazhdonte me përkthimet. Pas burgimit të saj, familjen e Erifilit, nënën dhe motrën, organet e pushtetit i larguan nga Rruga e Elbasanit, ku jetonin në një vilë dhe i cuan në bodrumet plot lagështirë të një shtëpie të vjetër në Lagjen 1 Maj, rruga "4 Dëshmorët", Nr.36 në një dhomë të vetme, ku me komshinjtë e tjerë përdornin të njejtin korridor si vend për gatim dhe një cezme të vetme. Njëri prej tyre, Sh.Z, polic injorant, por që për militantizëm komunist, dinte të bënte shumë mirë luftën e klasave, i shqetësonte vazhdimisht, deri sa në mes të vitit 1958, nuk i lejoi më të përdornin as cezmën, as vendin e gatimit. E ndjerë e privuar deri në poshtërim, Erifili Bezhani, pas shumë ankesash zyrtare në organet e pushtetit local, që rranë në vesh të shurdhët, nuk mundi ta përballojë atë dhe e hodhi në gjyq. Por mori vendimin vdekjeprurës më të fundit të pushtetit komunist: dënimin që të bënte punë të detyruar si fshesaxhije nëpër rrugët e Tiranës dhe vetëm në turnin e tretë! Pas 6 muajsh pune të tillë poshtëruese për nivelin e saj intelektual, sëmuret nga ulcera, shtrohet me urgjencë dhe në operim e sipër, vdes. Ishte data 15 Shkurt, 1959 kur mbylli sytë në në sallën e operacionit në spitalin e Tiranës. Erifili Bezhani. Ishte vetëm 49 vjec, avokate, e diplomuar për Drejtësi në francë, por jeta i rezervoi në vendlindje fat tragjik, si rrallë pak femra të shkolluara jashtë vendit. Përvecse kontributit si intelektuale në vendosjen e demokracisë pluraliste perëndimore në Shqipëri, apo dënimit politik dhe burgimit si shumë të tjerë, Erifili Bezhani vlen të kujtohet dhe njihet si shembull i rrallë emancipimi për brezin femëror shqiptar të viteve 30-të.
 

Pellumb Nili

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Fillimisht postuar nga NYC_GUY:
[qb] Ky trimi i fundit vrau 15 oficere , la 15 nena perjete me zemer te thyer dhe rreth 30 femije jetime . Nuk e kuptoj kush eshte krimineli ketu ????????. Mua me vjen jashtezakonisht keq per disa te tjere qe u vrane e persekutuan pa te drejte pa kete , kete duhej ta kishin varrur per gjuhe. [/qb]
Sa nena lane pa djem ata 15 kriminelet e tu???
 

Pellumb Nili

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Ti je verior dhe të gjithë ju veriorët jeni reaksionarë.

E shikon sa te ndershem ishin dhe jane qelbesirat jugore??? E te mendosh se me tradhtare se jugasit...
 

ilir llalla

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

un do rekomandoja te gjith te paqartit ose ata qe jan dakort me krimet e kriminelit enver hoxhes duhet te lexojn librin das schvarze buch des komunismus.ne shqip libri i zi i komunizmit.besoj se aty do ta kuptoni se kush mbron enver hoxhen dhe komunizmin eshte i semur psiqik ose na rujt zoti i trash nga koka.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

INTERVISTE

Dëshmia e rrallë dhe e bujshme e 75-vjeçarit Beqir Ramazan Xhepa. Ku strehohej Qemali, marrëdhëniet me Enverin dhe të gjitha prapaskenat e eliminimit të tij

"Unë, korrieri i Qemal Stafës, dëshmoj vrasjen e tij nga Enveri"

Përse Prefekti i Tiranës, Qazim Mulleti, i kishte thënë Ramazan Xhepës, për Enver Hoxhën: "Ky është i yni"? Kush ia shtyu Qemal Stafës udhëtimin e tij për në Vlorë me datat 4 e 5 maj të vitit1942, dhe në çfarë rrethanash u rrethua dhe u vra Qemali në shtëpinë e L.D. Përse shoqëruesi personal i Qemalit, Vançi Bajraktari, apo siç njihej ndryshe me pseudonimin "Hekuri", më datën 4 maj u nis me "shërbim" për në qytetin e Shkodrës, cili ishte debati i ashpër që ai bëri me Enver Hoxhën në dyqanin "Flora" të nesërmen e vrasjes së Qemalit dhe përse që nga ajo ditë ai u tërhoq nga Lufta e nga Partia?
"Miqësia e familjes sonë me familjen e Hasan Stafës, u shtua akoma dhe më tepër pas vitit 1935, kur pak kohë para vdekjes, Hasani e la me gojë që babai ynë, Xani, të kujdesej për familjen e tij. Pas kësaj baba shkoi në Shkodër dhe mori të gjithë familjen Stafa e i solli në Tiranë"
"Por Zogu, jo vetëm që i pagoi gjysmën e shpenzimeve të sjelljes së trupit të Veliut në Shqipëri, por ai i dha leje Qemalit, i cili mori pjesë në varrimin e të vëllait dhe në pritjen e njerëzve për ngushëllime. Rreth një javë pas varrimit të Veli Stafës, ndodhi pushtimi fashist italian i Shqipërisë dhe më datën 6 prill 1939, Qemal Stafa erdhi përsëri në shtëpinë tonë. Atë ditë u shpërthye burgu i Tiranës, ku ndodhej, Qemali pas transferimit nga burgu i Beratit dhe ai iku që andej duke mbetur i plagosur"


--------------------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloçi

Por miqësia jonë me familjen e Qemal Stafës, u shtua akoma dhe më tepër pas vitit 1935, kur pak kohë para vdekjes, babai i tij, kolonel Hasan Stafa, e la me amanet që baba jonë Xan Xhepa, të kujdesej për fëmijët e tij. Nisur nga kjo miqësi e madhe që ne kishim me atë familje, në 6 prillin e vitit 1939 kur pritej të zbarkonte Italia fashiste dhe u shpërthyen burgjet, Qemal Stafa i palgosur erdhi dhe u strehua në shtëpinë tonë Aty vinte vazhdimisht për ta mjekuar, daja i tij, Dr. Qemal Sejdini. Nga shtëpia jonë, Qemal Stafa u largua vetëm dhjetë ditë para se të vritej, pasi Prefekti i Tiranës, Qazim Mulleti, i cili ishte shok i babës sonë, Xanit, i dërgoi fjalë atij me anë të Shefit të Policisë së Tiranës, Man Kukaleshit e dy oficerëve të tij, Xhelal Pezës e Gëzim Latifit, duke i thënë që ta largonte Qemalin nga shtëpia e ta niste për në Pezë, pasi shokët e tij e kishin spiunuar atë në Kuesturë dhe ai kërkohej me qiri. Pas kësaj baba mezi ia mushi menjen Qemalit, që të largohej nga shtëpia jonë dhe ai iku e u vendos në një bazë tjetër, tek shtëpia e L.D., ku dhe u rrethua e u vra më datën 5 maj 1942. Sapo mësoi për vrasjen e Qemalit, baba ynë Xani, shkoi në dyqanin "Flora" dhe i tha Enver Hoxhës: "Gjakun e Qemalit e kërkoj vetëm tek ty". Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë për "Gazetën", për një nga ngjarjet më të përfolura që nga periudha e Luftës, është 75-vjeçari Beqir Ramazan Xhepa, ish-korrieri i Qemal Stafës, i cili rrëfen të gjithë misteret e asaj ngjarje të bujshme të ndodhur në 5 majin e largët të vitit 1942, ngjarje që tronditi jo vetëm komunistët shqiptarë, por dhe mbarë qytetin e Tiranës. Po kush është Beqir Xhepa, cila është e kaluara e tij, çfarë lidhjesh kishte ai me Qemal Stafën dhe çfarë detyrash iu ngarkuan në atë kohë kur ai shërbente si korrier i tij personal? Përse Prefekti i Tiranës, Qazim Mulleti, i kishte thënë Ramazan Xhepës, për Enver Hoxhën: "Ky është i yni"? Kush ia shtyu Qemal Stafës udhëtimin e tij për në Vlorë me datat 4 e 5 maj të vitit1942, dhe në çfarë rrethanash u rrethua dhe u vra Qemali në shtëpinë e L.D. Përse shoqëruesi personal i Qemalit, Vançi Bajraktari, apo siç njihej ndryshe me pseudonimin "Hekuri", më datën 4 maj u nis me "shërbim" për në qytetin e Shkodrës, cili ishte debati i ashpër që ai bëri me Enver Hoxhën në dyqanin "Flora" të nesërmen e vrasjes së Qemalit dhe përse që nga ajo ditë ai u tërhoq nga Lufta e nga Partia? Kush ishte J.K., personi që spiunonte Qemalin në Kuesturë dhe si e vrau atë me atentat, Kajo Karafili, pasi ia nxorri në vëndin e caktuar, Shefi i Policisë së Tiranës, Man Kukaleshi? Përse në mbrëmjen e asaj dite që u vra Qemali, Ramazan Xhepa, shkoi në dyqanin "Flora" dhe i tha Enver Hoxhës: "Gjakun e Qemalit e kërkoj tek ty"? Si u shfajësua Enveri pas akuzave të Xan Xhepës e Vançi Bajraktarit dhe cilin nga komunistët akuzoi ai si spiunin e Qemal Stafës dhe si urdhëroi ekzekutimin e tij pas daljes nga burgu i Tiranës? Cilat ishin marrëdhëniet e familjes së Qemal Stafës me Enver Hoxhën pas Luftës dhe përse nëna e motrat e tija refuzuan ta prisnin Enver Hoxhën në shtëpinë e tyre me rastin e 5 majit? Si i eleminoi Enver Hoxha, duke i ekzekutuar të katër personat që e akuzuan atë për vrasjen e Qemalit dhe si i burgosi, internoi apo ekzekutoi edhe të gjithë ata persona që u rrethuan në shtëpinë e L.D. ditën e 5 majit 1942? Përse e masakroi Enver Hoxha të gjithë familjen e Xhepëve, duke i burgosur, torturuar dhe ekzekutuar e përse vetë Beqir Xhepa, ish-korrieri i Qemal Stafës i cili kishte vuajtur në kampin nazist të Mathauzenit, u burgos katër herë duke vuajtur vite të tëra në burgjet dhe spitalet psiqiatrike të regjimit komunist, prej nga doli vetëm në vitin 1988? Për të gjitha këto mistere dhe plot fakte të tjera rreth një prej historive më të përfolura që nga periudha e Luftës, na njeh dëshmia ekskluzive e Beqir Xhepës, 75-vjeçarit tiranas, i cili edhe sot e kësaj dite ruan më shtëpinë e tij shumë, letra, foto, dokumenta dhe sende personale të heroit të famshëm, ditëvdekja e të cilit simbolizon edhe ditën e përkujtimit të gjithë dëshmorëve të Shqipërisë.

Zoti Beqir, cila është origjina e familjes suaj dhe ku keni banuar ju në qytetin e Tiranës?
"Origjina e familjes sonë, Xhepa, është autoktone tiranase dhe të paktën që nga fundi i shekullit të XVIII, shtëpia jonë ka qenë diku prapa ish-kafe "Flora", në mes Rrugës së Durrësit dhe asaj "Mine Peza". Ajo ka qenë një shtëpi e vjetër tiranase një katëshe prej qerpiçi dhe familja jonë ka banuar aty që nga periudha e Monarkisë së Zogut, e më pas gjatë viteve të regjimit komunist të Enver Hoxhës. Ajo shtëpi tani nuk ekziston më, pasi është prishur vetëm para pak muajsh".

Cilat ishin lidhjet e familjes Xhepa me familjen e Qemal Stafës?
"Lidhjet e familjes sonë me familjen e Qemal Stafës, e kanë zanafillën diku aty nga viti 1922, kur xhaja jonë, Bahri Xhepa, ishte ushtarë në qytetin e Shkodrës dhe shërbente si ordinancë e kapiten, Hasan Stafës, babait të Qemalit. Duke qenë se Hasan Stafa kishte krijuar një konsideratë mjaft të mirë për Bahriun, pas lirimit të tij nga ushtria, Hasani mor si ordinacë babën tonë, Ramazanin. Si xhajën ashtu dhe babën tonë, Hasan Stafa i konsideronte dhe i trajtonte jo si ordinanca, por njëlloj si të gjithë fëmijët e tij".

Vetëm kjo gjë u bë sebep që familja juaj të ruante një miqësi të gjatë me familjen e Hasan Stafës?
"Jo vetëm kjo gjë, por miqësia e familjes sonë me familjen e Hasan Stafës, u shtua akoma dhe më tepër pas vitit 1935, kur pak kohë para vdekjes, Hasani e la me gojë që babai ynë, Xani, të kujdesej për familjen e tij. Në atë kohë që vdiq Hasan Stafa, i cili mbante gradën e Kolonelit dhe shërbente në detyrën e Kryetarit të Zyrës së Rekrutimit të Qarkut të Shkodrës, familja e babait tonë shkoi për të marrë pjesë në varrimin e tij dhe aty nëna e Qemalit, Tabja, (Sabria) i tha Xanit, që Hasani, ia kishte lënë amanet që të kujdesej për fëmijët e tij".

Çfarë bëri babai juaj pas kësaj?
"Pas varrimit të Hasan Stafës, baba, Xani, shkoi përsëri në qytetin e Shkodrës dhe i tha nënës së Qemalit, se ai nuk kishte mundësi që të kujdesej për familjen e saj në atë qytet dhe për atë arsye kishte vendosur që t'i tërhiqte të gjithë në Tiranë. Atë vendim që kishte marrë baba, nëna e Qemalit e aprovoi dhe kështu ata erdhën familjarisht në Tiranë."

Kjo ishte arsyeja që familja e Qemal Stafës erdhi në Tiranë?
"Po, vetëm për këtë arsye ata erdhën në Tiranë"

Ku u vendos familja e Qemal Stafës kur erdhi në Tiranë?
"Duke qenë se shtëpia jonë ishte shumë e vogël dhe familja e Hasan Stafës përbëhej nga shumë frymë, baba, Xani, i sistemoi ata si fillim tek shtëpia e Hoç Këllezit (babait të Abdyl këllezit, ish-zv / kryeministrit që u pushkatua më pas nga Enver Hoxha) të cilin baba e kishte mik të vjetër si tiranas autokton që ishin. Pasi qëndruan për disa kohë në atë shtëpi ku ishin shumë ngushtë, baba i hoqi prej aty dhe i rregulloi në një shtëpi tjetër në Rrugën e Kavajës, tek Llagamët. Edhe pas vendosjes në atë shtëpi, baba jonë, Xani, shkonte vazhdimisht dhe interesohej për ta, për çfardolloj problemi që të kishin".

Po ju, a e mbani mënd Qemalin në ato vite dhe kur e keni njohur atë për herë të parë?
"Kur erdhën Stafajt në Tiranë, unë kam qenë rreth tetë vjeç dhe e kam parasysh Qemalin që ishte rreth shtatë-tetë vjeç më i madh se unë, por për ta fiksuar e pata fiksuar në vitin 1938, kur ai doli në gjyq si komunist bashkë me Vasil Shanton e shumë të tjerë. Gjyqi ndaj tyre, në mos gaboj u zhvillua aty nga shtatori i vitit 1938 në Bashkinë e Tiranës dhe baba jonë, Xani, i gjeti Qemalit dy avokatë për të mbrojtur atë në gjyq".

Cilët ishin ata dy avokatë?
"Dy avokatët që zgjodhi baba për Qemalin, me sa më kujtohet ishin Spiro Stringa dhe Vasil Dilo, por Qemali nuk pranoi të mbrohej me avokat dhe deshi të mbrohej vetë".

Babai juaj, Ramazani, a mori pjesë në ndonjë seancë të atij gjyqi?
"Nuk e di, por mua më kujtohet se në një nga seancat e atij gjyqi, baba më kishte marrë edhe mua me vete dhe kur po dilte Qemali nga Bashkia për t'u futur në makinë i shoqëruar me xhandarë, ai ia bëri Xanit me dorë. Në atë moment, baba më tha mua se ai djali me syze që na bëri me dorë, ishte Qemali"

"Po pas asaj kohe kur e patë përsëri Qemalin?
"Qemal Stafën unë e pashë përsëri aty nga fundi i marsit i vitit 1939. Atë kohë ndërsa Qemali vuante dënimin në burgun e Beratit, atij i vdiq vëllai, Veliu, i cili ishte shtruar për t'u kuruar në një spital të Parisit. Me të marrë lajmin për vdekjen e tij, baba jonë, Xani, u interesua pranë Mbretit Zog, i cili vendosi që trupi i Veli Stafës të kthehej në Tiranë dhe shteti do t'i paguante gjysmën e shpenzimeve, ndërsa gjysmën tjetër do ta paguante familja e tij".

Si e rregulloi dot babai juaj që qeveria e Zogut t'i paguante familjes Stafa gjysëmën e shpenzimeve të varrimit të vëllait të Qemalit që ishte dënuar si komunist?
"Qeveria e Zogut nuk i shikonte shumë ato gjëra, por baba ndërhyri pranë tij meqë ai kishte një miqësi të madhe me Mbretin, pasi gjyshja jonë që ishte një guzhuniere e njohur, thërritej vazhdimisht në Pallatin Mbretëror për të gatuar në ndonjë rast kur jepeshin dreka apo daraka. Por Zogu, jo vetëm që i pagoi gjysmën e shpenzimeve të sjelljes së trupit të Veliut në Shqipëri, por ai i dha leje Qemalit, i cili mori pjesë në varrimin e të vëllait dhe në pritjen e njerëzve për ngushëllime".

Po pas asaj dite kur e patët parë përsëri Qemalin?
"Rreth një javë pas varrimit të Veli Stafës, ndodhi pushtimi fashist italian i Shqipërisë dhe më datën 6 prill 1939, Qemal Stafa erdhi përsëri në shtëpinë tonë. Atë ditë u shpërthye burgu i Tiranës, ku ndodhej Qemali pas transferimit nga burgu i Beratit me rastin e vdekjes së vëllait dhe gjatë ikjes së të burgosurve politikë, rojet e burgut kishin qëlluar me armë dhe Qemali kishte mbetur i plagosur prej tyre".

Sa kohë qëndroi Qemali aty në shtëpinë tuaj?
"Pasi doli nga burgu i vjetër ashtu i plagosur, Qemali qëndroi për rreth dy muaj në shtëpinë tonë, por edhe pasi u shërua nga mjekimet që i bënte aty tek ne, daja e tij, Dr. Qemal Sejdini, ai vazhdoi të qëndronte përsëri në shtëpinë tonë. Qemali ishte njëlloj si djali i shtëpisë".

"A mbani mënd ndonjë bisedë me Qemalin në atë kohë?
"Në atë kohë ne dilnim në bahçen e shtëpisë dhe luanim e bisedonim me të. Tamam aty nga pranvera e vitit 1939, Qemali më thirri mua në oborr dhe më tha që të shkoja tek nëna e tij, Sabrija, apo Tabja siç i thërrisnim ne në atë kohë dhe t'i kërkoja asaj revolverin e babait, Hasan Stafës."

A shkuat ju për ta marrë revolverin dhe përse e donte Qemali atë?
"Unë shkova menjëherë tek Tabja që asokohe banonte tek Llagamët në Rrugën e Kavajës dhe i thashë për porosinë që më kishte dhënë Qemali. Ajo në fillim nuk pranoi të ma jepte, revolverin, duke më thënë: "Nuk ta jap, ç'e do ai këtë le, të vij vetë po të dojë dhe ia tregoj unë atij. Ne i dhamë shkollë, kurse ai merret me të tilla gjëra". Por pasi unë nuk lëviza që aty, ajo u detyrua dhe ma dha revolverin e Hasanit, i cili ishte me firmën e Mbretit Zog. Qemali e donte revolverin, pasi ai ishte komunist dhe donte të mbrohej prej atyre që e ndiqnin".

Gjatë asaj kohe që ishte Qemali aty, a vinin komunistë të tjerë për ta takuar atë?
"Që nga prilli i vitit 1939 që Qemali erdhi në shtëpinë tonë e deri në majin e vitit 1942, aty vinin për ta takuar atë shumë komunistë, si Mustafa Gjinishi, Vasil Shanto, Gogo Nushi, Shyqëri Peza, Kajo Karafili, Enver Hoxha, Hasan Reçi etj. Gjatë atyre tre-katër vjetëve, shtëpia jonë u bë një nga bazat më të rëndësishme të Luftës".

Po Nexhmije Xhunglini, a vinte aty tek baza juaj?
"Jo Nexhmija nuk vinte asnjëherë aty në shtëpinë tonë, por i vëllai i saj, Fehmi Xhunglini vinte vazhdimisht dhe streohej aty".

(vijon të martën
 

kastriot

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

DOSSIER III

Dëshmia e bujshme e Beqir Xhepës: "Sapo mësoi lajmin e vrasjes, babai im shkoi në dyqanin "Flora" dhe i tha Enverit: Gjakun e Qemalit e kërkoj tek ty, sepse ai është spiunuar nga shokët

"Shoqëruesi i Qemalit, Vançi Bajraktari, akuzoi Enverin"
"Sapo mësoi lajmin e vrasjes së Qemalit, Vançi Bajraktari erdhi menjëherë në Tiranë dhe shkoi te dyqani "Flora" ku bëri një debat të ashpër me Enver Hoxhën". Që nga ai moment, Vançi u largua nga Lufta e Partia"


--------------------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloçi

Në pjesën e dytë të këtij shkrimi të botuar në numrin e djeshëm, nëpërmjet dëshmisë ekskluzive të 75-vjeçarit tiranas Beqir Ramazan Xhepa, u njohëm me lidhjet e marrdhëniet e Qemal Stafës me familjen Xhepa dhe me krerët kryesorë të lëvizjes komuniste, si Vasil Shanton, Mustafa Gjinishin, Hasan Reçin, Gogo Nushin, Enver Hoxhën, Myslym Pezën etj. Sipas dëshmisë së Beqir Xhepës, në shtëpinë e babait të tij, Ramazan Xhepës, ku streohej Qemal Stafa, vinin edhe shumë komunistë të tjerë, por Qemali me Mustafa Gjinishin ishin dy komunistët kryesorë pasi ata jepnin urdhëra dhe porosi të ndryshme dhe çfarë thonin ata bëhej. Këtë gjë Beqir Xhepa e argumenton edhe me faktin se kur Enver Hoxha insistonte që mbledhja themeluese e Partisë Komuniste të bëhej në shtëpinë e Ramazan Xhepës, Qemal Stafa me Mustafa Gjinishin e refuzuan në mënyrë kategorike atë gjë, pasi kishin frikë se mos dekonspirohej ajo bazë nga që kishte shumë afër Komandën e Xhandarmërisë së Tiranës. Nga viti 1941 e deri në fundin e prillit të vitit 1942, Beqir Xhepa shërbeu si korrieri personal i Qemal Stafës, duke u ngarkuar me detyra të ndryshme prej tij. Po kështu, Beqir Xhepës, i ngarkoi edhe Enver Hoxha porosinë për t'i çuar një palë dylbi Myslym Pezës në fshatin Pezë e Vogël dhe kur Beqiri ia çoi ato në pranverën e vitit 1942, Myslymi ia pranoi dhuratën, por i tha atij se nuk e njifte fare Enver Hoxhën. Sipas dëshmisë së Beqir Xhepës, Qemal Stafa qëndroi në shtëpinë e tyre deri në fundin e prillit të vitit 1942 dhe në atë kohë ai u largua që andej dhe u vendos në një bazë tjetër, të komunistit L.D., ku dhe u rrethua e u vra pak ditë më vonë. Largimi i Qemalit nga shtëpia e Xhepëve, u bë pasi Prefekti i Tiranës, Qazim Mulleti, me anë të Man Kukaleshit, i çoi fjalë Xan Xhepës, që ta largonte Qemalin nga shtëpia, pasi ai nuk mund ta mbronte më nga Kuestura e cila e gjurmonte atë këmba këmbës me anë të agjentit të saj Jani Kristo, me origjinë nga Përmeti.

(vijon nga numri i kaluar)

Kur Qazim Mulleti me anë të Man Kukaleshit, i dërgoi fjalë babës suaj, Xanit, që ta largonte Qemalin nga shtëpia dhe ta niste për në Pezë, pasi atë po e spiunonin shokët e tij në Kuesturë, a mori takim Xani me Qazim Mulletin për ta pyetur atë për më tepër?
"Si fillim desha t'ju them se si me Prefektin e Tiranës, Qazim Mulletin, ashtu dhe me Shefin e Policisë dhe nënkuestorin, Man Kukaleshin, baba jonë Xani, kishte një miqësi të madhe familjare dhe për çdo sebep e mbanin njëri-tjetrin në krye të vëndit. Nisur nga kjo miqësi e madhe që ekzistonin në mes tyre, ata i dërguan fjalë që ta largonte Qemalin nga shtëpia, pasi atë po e spiunonin shokët e tij në Kuesturë dhe Qazimi nuk kishte mundësi që ta urdhëronte Kuesturën, pasi atje komandonte vetë Kuestori Papalilo. Si Qazimi ashtu dhe Man Kukaleshi nuk mund ta arrestonin Qemalin në shtëpinë tonë, kjo gjë as që mund të mendohej, se ajo do ishte një turp i madh që do u ngelej atyre në derë. Prandaj për burrërinë dhe karakterin që kishin Qazimi me Man Kukaleshin, i dërguan fjalë babës për largimin e Qemalit nga shtëpia jonë".

A mori takim baba juaj, Xani me Qazimin për ta pyetur konkretisht se kush mund të ishte njeriu që spiunonte Qemalin?
"Po, atë ditë që baba u njoftua me anë të Man Kukaleshit, ai shkoi dhe e takoi vetë Qazim beun dhe me të foli gjerë e gjatë. Unë nuk i di hollësirat e bisedës së tyre por baba na ka pas treguar se Qazim Mulleti i pati thënë se Kuestura dhe ai vetë, e dinin se ku hynte dhe dilte Qemali dhe sa kafshata bukë hante ai nëpër ato shtëpi ku futej. Për të gjitha ato lëvizje të Qemalit, sipas Qazim Mulletit, Kuestura informohej nëpërmjet njërit prej shokëve të tij komunistë që e spiunonte me anë të letrave. Pas kësaj Kuestura kishte ngarkuar agjentin e saj Jani Kristo (me origjinë nga Përmeti) i cili e survejonte dhe e ndiqte këmba këmbës, Qemalin, në mënyrë që të diktonte bazën tjetër ku fshihej ai pas largimit nga shtëpia jonë. Dhe këtij qëllimi, Kuestura ia arriti, sepse Qemali u rrethua në shtëpinë e atij personi L. D.,që u arrestua nga Kuestura në paraditen e 5 majit 1942".

Si e dini ju ngjarjen e vrasjes së Qemalit më 5 maj 1942?
"Siç thashë më lart, pas largimit nga shtëpia jonë, Qemali shkoi dhe u strehua në një bazë tjetër, tek ishte shtëpia e komunistit L. D., i cili kishte dy shtëpi, një ku banonte vetë dhe tjetrën që më duket e kishte marrë me qera, ku streoheshin komunistët e tjerë të celulës së tij. Paraditen e 5 majit 1942, Kuestura shkoi tek Pazari i Vjetër dhe arrestoi L.D., i cili punonte si shegert tek një dyqanxhi tiranas. Gjatë arrestimit atij i gjetën me vete një revolver dhe sipas rregullit, Kuestura e mori atë me vete duke i thënë që t'i çonte në shtëpinë e tij, për t'i bërë kontrollin e banesës. Por L.D. në vënd që t'i çonte agjentët e policët e Kuesturës, në shtëpinë e tij ku nuk kishte asnjë komunist të strehuar, u tregoi atyre nga larg, shtëpinë tjetër të tijën, atë ku ndodhej Qemal Stafa me disa shokë të tjerë?

Kush ndodhej tjetër në atë shtëpi bashkë me Qemalin?
"Me sa di unë, në shtëpinë e L.D. bashkë me Qemalin, streoheshin dhe një grup i vogël komunistësh, si Kristo Themelko, Marie Lezhja, Gjystina Sata, Fiqëret Sanxhaktari, Isuf Keçi e ndonjë tjetër. Në atë celulë komunistësh bënte pjesë edhe Nexhmije Xhunglini, Naxhije Dume dhe i zoti i shtëpisë. L.D.".

Si e mendoni arrestimin e L.D., pikërisht paraditen e 5 majit, pak para vrasjes së Qemalit?
"Ka mundësi që gjatë survejimeve që i bëheshin Qemalit nga ana e Kuesturës, ai të jetë parë duke u takuar me komunistin L.D. dhe kështu Kuestura ka arrestuar L.D. dhe e ka detyruar atë që t'ju tregonte shtëpinë ku fshihte Qemal Stafën".

Pas kësaj u bë rrethimi i shtëpisë nga Kuestura?
"Po menjëherë pasi Kuestura mësoi se ku fshihej Qemal Stafa, ajo bëri rrethimin e shtëpisë, gjë të cilën Qemali me Kristo Themelkon, Drita Kosturin, Marije Lezhjen e Gjystina Satën, e kuptuan vetëm në çastet e fundit kur karabinierët e policët dukeshin nga dritarja e shtëpisë së tyre. Pas kësaj ata tentuan të largoheshin nga shtëpia dhe duke ikur, vetëm Qemali mbeti i vrarë".

Po të tjerët?
"Tre vajzat u arrestuan, kurse Themelko mundi që të largohej pa u ndjekur fare nga karabinierët".

Është thënë se Qemal Stafa ishte ngarkuar nga Partia për të shkuar me shërbim në Vlorë dhe ajo gjë iu shty për dy ditë me rradhë në datat 4 dhe 5 maj 1942. Dini gjë ju rreth kësaj?
"Po, kjo gjë është një fakt i njohur qysh në atë kohë. Qemali kishte marrë një detyrë Partie për të shkuar në qytetin e Vlorës ku do të organizonte lëvizjen antifashiste, por ajo që nuk dihet është se kush ishte personi që ia shtyu udhëtimin për në Vlorë, dy herë në datat 4 dhe 5 maj?

Po ju çfarë mendoni, nga babai juaj, Xani, a patët mësuar ndonjë gjë rreth kësaj?
"Babai im, Xani, është marrë shumë me këtë gjë, pra me të vërtetën e vrasjes së Qemalit, sepse vrasja e tij e tronditi rëndë Xanin, pasi ai e konsideronte Qemalin, njëlloj si djalin e tij. Sipas të gjitha atyre që arriti të mësonte Xani nga bisedat e shumta që bëri në atë kohë me të gjithë bashkëpunëtorët e afërt të Qemalit, të gjitha dyshimet binin mbi Enver Hoxhën. Ai dyshohej si njeriu që ia shtyu atij dy herë udhëtimin për në Vlorë në datat 4 dhe 5 maj 1942, sepse përveç atyre që bisedoi baba, nuk kishte njeri tjetër që ta urdhëronte Qemalin, përveç Enverit".

Pas vrasjes së Qemali a u takua babai juaj, Xani, me Enver Hoxhën dhe a i pati shprehur atij ndonjë dyshim për të gjitha ato që dinte ai për vrasjen e Qemalit?
"Që mbrëmjen e 5 majit 1942, pasi Xani kishte marrë vesh mbi vrasjen e Qemalit, ai shkoi në dyqanin "Flora" dhe atje u takua me Enver Hoxhën me të cilin bëri një debat shumë të ashpër. Fjalët e para që Xani i tha Enverit ishin këto: "Enver, gjakun e Qemalit e kërkoj tek ty, sepse e di mjaft mirë që ai është tradhëtuar nga shokët e vet".

Cila ishte përgjigjia e Enver Hoxhës pas asaj akuze që i bëri Xani?
"Enver Hoxha e mohoi që të kishte gisht në atë vrasje, duke i thënë babës: "Po gabohesh Ramazan". Por babai nuk hiqte dorë nga dyshimi i tij sepse atë gjë ia shtoi akoma dhe më shumë edhe shoqëruesi i Qemalit, Vançi Bajraktari, i njohur me pseudonimin "Hekuri".

Kush ishte ky person?
"Vançi Bajraktari ishte një djalë i ri dhe me trup shumë muskuloz, i cili ishte ngarkuar nga Partia me detyrë që të shoqëronte në çdo hap, Qemal Stafën. Vançi ishte me origjinë nga Korça dhe ai kishte ardhur shumë herë në shtëpinë tonë gjatë kohës që Qemali streohej aty. Vançi ishte një djalë shumë besnik dhe atë kishte qejf ta prisje në shtëpi, sepse ai ishte një tip që të bënte për vete me mirësinë dhe komunikimin që shprehte me njerzit. Dy ditë para vrasjes së Qemalit, në datat 4 dhe 5 maj, ai ishte ngarkuar me një detyrë Partie për të shkuar në qytetin e Shkodrës. Kështu që ai nuk ndodhej në qytetin e Tiranës ditën e vrasjes së Qemal Stafës. Por sapo mësoi lajmin e vrasjes së Qemalit, ai erdhi menjëherë në Tiranë dhe shkoi tek dyqani "Flora" ku bëri një debat të ashpër me Enver Hoxhën".

Çfarë ka biseduar ai me Enverin gjatë debatit që bëri me të?
"Gjatë asaj bisede ndërmjet Enverit dhe Vançi Bajraktarit, nuk ka pasur njeri tjetër prezent aty, por të gjithë ato që ai pati biseduar me Enverin, ia tregoi babës sim, Xanit, kur baba i tha atij: "Vançi, pse ma le Qemalin vetëm, kisha shumë besim tek ty". Pas atyre fjalëve që baba i pati thënë Vançit, ai i ishte përgjigjur: "Unë nuk kam qenë këtu dhe sa po u ktheva nga Shkodra ku më çuan me shërbim. Tani sapo u ktheva nga dyqani "Flora" ku bëra shumë debat me Enverin". Kështu i pati thënë Vançi babës atë ditë. Unë nuk e di të them gjithë bisedën që Vaniçi pati bërë me Enverin, por baba më ka treguar se ai e kishte akuzuar direkt atë si përgjegjës kryesor për vrasjen e Qemalit dhe në fund të debatit që kishte bërë, ai i kishte deklaruar Enverit se në shenjë proteste ndaj vrasjes me të pabesë të Qemalit, që nga ai moment ai jepte dorëheqjen nga Lufta dhe nga Partia".

A u largua vërtet Vançi nga Lufta dhe ç'u bë më pas me të?
"Po, menjëherë pas asaj bisede me Enverin, Vançi u largua nga Lufta dhe Partia e punoi si hidraulik deri në mbarimin e Luftës në fundin e vitit 1944. Edhe pas Luftës ai vazhdoi të punonte disa kohë si hidraulik, por më pas e arrestuan dhe e futën në burg për politikë. Gjatë vuajtjes së dënimit ai u sëmur rëndë dhe vdiq në Sanatoriumin e Tiranës në rrethana të panjohura, në mos gaboj aty nga viti 1950, kur kishte dalë nga burgu".

Po pas largimit nga Lufta dhe Partia, a erdhi më në shtëpinë tuaj Vançi Bajraktari dhe çfarë bisedonte ai me babanë tuaj?
"Edhe pas largimit nga Lufta, Vançi vinte në shtëpinë tonë dhe problemi i vetëm që ata diskutonin me babën, ishte vrasja e Qemalit. Si Xani ashtu dhe Vançi, ishin të njëjtit mendim se Enver Hoxha ishte përgjegjësi kryesor dhe njeriu që kishte gisht direkt në vrasjen e Qemalit".

Po nga krerët e tjerë komunistë që streoheshin në shtëpinë tuaj, a pati dyshime për Enver Hoxhën, lidhur me atë vrasje?
"Përveç Vançi Bajraktarit, që në mbrëmjen e 5 majit 1942, në bisedat që bënë me babën tonë, dyshimet mbi Enver Hoxhën i hodhën dhe disa komunistë të tjerë. Por ndër ata që ishin më të ashpër në këto dyshime dhe që e akuzonin direkt Enverin, ishin Vasil Shanto, Mustafa Gjinishi dhe Hasan Reçi".

Edhe Vasil Shanto ishte i atij mendimi për Enver Hoxhën?
"Jo vetëm që Vasil Shanto ishte i atij mendimi, por që nga ajo kohë e deri ditën që u vra, ai i kishte të ftohura mardhëniet me Enver Hoxhën. Këtë gjë e dinë mirë shumë nga komunistët e asaj kohe që jetojnë akoma edhe sot, të cilët e dinë që edhe Vasili u vra gjatë një shërbimi që i kishte ngarkuar Enver Hoxha".

Po nga familja e Qemal Stafës a bisedoi njeri me babanë tuaj atë ditë pas vrasjes së tij?
"Në mbrëmjen e 5 majit në shtëpinë tonë erdhi Alajdini, vëllai i Qemalit dhe i tha babës: "Ramazan, na e vranë Qemalin". Baba me kokë ulur iu përgjigj: "E di". Po atë natë baba shkoi tek Qazim Mulleti për t'i kërkuar që ta merrnim trupin e Qemalit për t'i bërë ceremoninë e varrimit".

A ia dha Qazim Mulleti trupin e Qemalit?
"Kur e takoi baba Qazimin, ai i tha: "Trupin e Qemalit nuk ua jap dot ta merrni në shtëpi, sepse kam frikë se na bëjnë ndonjë demostratë Rinia Komuniste, por le të shkoj familja tek morgu dhe aty të bëjë ritet e rastit dhe ceremoninë e varrimit duke e çuar direkt në Varrezat e Bamit".

(vijon nesër
 

kastriot

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

INTERVISTE / Dëshmia e bujshme e korrierit të Qemal Stafës lidhur me intrigat që përdori Enveri pasi u akuzua se kishte gisht në vrasjen e shokut të tij

Alibia e Enverit për vrasjen e Qemalit
Dëshmia e rrallë e Beqir Xhepës: "Për të humbur gjurmët, Enveri akuzoi si spiun të Qemalit një komunist të Grupit të Shkodrës i cili quhej Zef Ndoja dhe kishte katër muaj që mbahej i arrestuar në burgun e Tiranës. Pasi Zefi u arratis nga burgu, me urdhër të Enverit ai u dërgua në çetën Krujë-Ishëm dhe u pushkatua në fshatin Priskë nga një skuadër partizanësh"


--------------------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloçi

Në pjesën e tretë të këtij shkrimi të botuar në numrin e djeshëm, nëpërmjet intervistës ekskluzive të 75-vjeçarit tiranas Beqir Ramazan Xhepa, u njohëm me të gjithë ngjarjen e datës 5 maj 1942, kur Kuestura italiane rrethoi dhe vrau Qemal Stafën në një bazë komunistësh që ndodhej afër një spitali në veri-lindje të qytetit të Tiranës. Nga ajo bazë Qemali duhej të nisej me detyrë Partie për në Vlorë, por me datat 4 dhe 5 atij ia shtynë dy herë udhëtimin, dhe po ato dy ditë, shoqëruesin e tij, Vançi Bajraktari, e kishin nisur me detyrë Partie për në qytetin e Shkodrës. Në paraditen e 5 majit, Kuestura shkoi dhe arrestoi komunistin L.D., i cili punonte si shegert në dyqanin e një tiranasi dhe gjatë kontrollit atij i gjetën një revolver me vete. Pas kësaj policët e Kuesturës, e morën për t'i bërë kontroll banese, por ai nuk i çoi ata tek shtëpia e ku nuk kishte komunistë të strehuar, por iu tregoi nga larg, shtëpinë ku ndodhej Qemali, me të fejuarën e tij dhe disa komunistë të tjerë. Pas kësaj forcat e Kuesturës bënë rrethimin e shtëpisë, ku mbeti i vrarë vetëm Qemali, ndërsa tre vajzat u arrestuan dhe Kristo Themelko u largua pa u ndjekur fare nga policët. Në mbrëmjen e 5 majit, Ramazan Xhepa shkoi në dyqanin "Flora" dhe i tha Enverit: "Gjakun e Qemalit e kërkoj tek ty, pasi ai është spiunuar nga shokët". Po atë mbrëmje, Xan Xhepa, takoi shoqëruesin e Qemalit, Vançi Bajraktarin, që sapo ishte kthyer nga Shkodra, të cilit i tha: "Pse ma le Qemalin vetëm, kisha shumë besim tek ty". Ai iu përgjigj se e kishin nisur me detyrë Partie për në Shkodër dhe sapo ishte kthyer nga dyqani "Flora" ku ishte bërë debat të ashpër me Enverin, duke i thënë se Qemali ishte vrarë me pabesi. Në fund të bisedës me Enverin, Vançi i kishte deklaruar atij dorheqjen nga Partia e nga Lufta.

(vijon nga numri i kaluar)

Çfarë bëri babai juaj, Xani, pas asaj që i tha Qazim Mulleti?
"Pas lejes që i dha Qazim Mulleti, babës, që së bashku me familjen e Qemalit të shkonin tek spitali dhe aty t'ia bënin ritet e rastit dhe ceremoninë e varrimit, e gjithë familja jonë, së bashku me djalin e dajës së Qemalit, Fejzo Sejdinin, dy motrat, Jalldizi e Drita, vëllai i tyre, Alajdini dhe dado Shahja që i kishte rritur, shkuan të gjithë tek spitali ku ndodhej trupi i Qemalit. Aty pasi pritën disa nga njerzit që erdhën për ngushëllime, e morën trupin e Qemalit dhe e varrosën tek Varrezat e Bamit. Pas varrimit pothuaj të gjithë pjestarët e familjes sonë qëndruan për disa ditë tek familja e Qemalit ku prisnin njerzit që i vinin për ngushëllime".

Po pas asaj dite a u takua më babai juaj, Xani, me Enver Hoxhën?
"Që të nesërmen e varrimit të Qemalit, Enver Hoxha shkoi vetë tek dyqani i babës".

Çfarë patën biseduar ata të dy me njëri tjetërin dhe a u hap përsëri debati për vrasjen e Qemalit?
"Siç më ka pas treguar baba, Enver Hoxha shkoi kastile atë ditë tek dyqani i tij, sepse Xani e kishte akuzuar direkt për vrasjen e Qemalit dhe ai donte të shfajsohej për atë gjë. Por përsëri baba i qëndroi asaj çka i kishte thënë që në fillim, sepse ai kishte një bindje të plotë se Enveri kishte gisht në atë vrasje".

Çfarë qëndrimi mbajti Enver Hoxha në lidhje me vrasjen e Qemalit dhe çfarë shpjegimi u dha nga Partia Komuniste për antarët e saj a po për popullin. Kë bënë fajtor ata dhe si e justifikuan atë vrasje. Me një fjalë, cili ishte qëndrimi zyrtar i Partisë Komuniste për vrasjen e Qemalit?
"Pas akuzave që iu bënë Enver Hoxhës si nga baba, ashtu dhe nga shoqëruesi i Qemalit, Vançi Bajraktari, apo dhe dyshimet që hodhën krerët e tjerë të lartë të Partisë Komuniste, si Mustafa Gjinishi, Hasan Reçi, Vasil Shanto e ndonjë tjetër, Enveri krijoi një alibi, duke thënë se Qemali ishte spiunuar nga komunisti Zef Ndoja. Ky ishte dhe njoftimi që u bë nga Enveri dhe Partia Komuniste në lidhje me vrasjen e Qemalit dhe kjo gjë u mundua të popullarizohej sa më shumë prej tyre".

Kush ishte Zef Ndoja dhe pse u akuzua ai nga Enver Hoxha si personi që kishte spiunuar Qemalin. Si qëndron e vërteta rreth kësaj?
"Zef Ndoja ishte një i ri komunist i Grupit të Shkodrës dhe në atë kohë që u vra Qemali, ai kishte rreth katër muaj që ishte arrestuar dhe mbahej në qelitë e burgut. Por ajo akuzë që hodhi Enveri për Zef Ndojën, nuk qëndronte aspak dhe kjo gjë ka disa shpjegime. Po më kryesorja është se Zefi duke qenë i arrestuar, ai nuk kishte asnjë lloj dijenie se ku fshihej Qemal Stafa dhe atë gjë s'kish nga ta dinte".

Ç'u bë më pas me Zef Ndojën dhe si rrodhi fati i tij?
"Zef Ndoja qëndroi në burg deri aty nga pranvera e vitit 1943 dhe ai arriti që të arratisej nga burgu i Tiranës së bashku me Koci Xoxen e shumë komunistë të tjerë në aksionin e famshëm që dihet nga të gjithë, për të cilin është bërë dhe filmi "Njësiti Gueril". Pas kësaj me urdhër nga Partia, ai u caktua që të shkonte si partizan i thjeshtë në Çetën Krujë-Ishëm, por pa të drejtë mbajtje arme. Në atë kohë që e dërguan Zefin në atë çetë, e pata njohur dhe unë personalisht nga afër, pasi unë në atë kohë shërbeja si korrier dhe qëndrova disa kohë pranë asaj çete. Zefi mbante një palë zyze me numër të madh dhe natën nuk shikonte fare, sa detyrohesha unë dhe e mbaja për krahësh për të lëvizur nga një vënd në tjetrin. Ashtu pa armë, në gjysëm arresti, Zef Ndoja qëndroi pranë asaj çete deri aty nga shtatori i vitit 1943, kur erdhi urdhëri nga Partia që ai të ekzekutohej. Pas atij urdhëri një skuadër partizanësh e mori dhe e ekzekutoi diku në një përrua në fshatin Prisëkë, rrëzë Malit të Dajtit".

Kush e dha urdhërin për ekzekutimin e Zefit dhe me çfarë motivacioni u ekzekutua ai?
"Kuptohet se urdhëri për ekzekutimin e Zef Ndojës, mund të jepej vetëm nga Enver Hoxha, sepse në atë kohë, askush tjetër nuk kishte të drejtë të jepte urdhër për ekzekutimin e partizanit më të thjeshtë dhe jo më një komunisti të njohur siç ishte Zef Ndoja. Ekzekutimi i tij u bë me motivacionin që kishte spiunuar Qemal Stafën. Kjo ishte akuza që e çoi atë në plumb".

Po njeri tjetër a u bë përgjegjës për vrasjen e Qemalit dhe a pati ekzekutime të tjera?
"Sipas të dhënave që kishin marrë prej Qazim Mulletit dhe Man Kuka-leshit, që Qemal Stafa ishte gjurmuar prej agjentit të Kuesturës Jani Kristo me origjinë nga Përmeti, Partia Komuniste vendosi ekzeku-timin e tij dhe atë gjë ia ngarkoi Kajo Karafilit. Aty nga viti 1944, Jani Kristos iu bë një atentat nga Kajo Karafili, por ai mundi të shpëtonte për mrekulli pa e kapur plumbat. Komunistët u irrituan shumë për dështimin e atij aksioni dhe u kërkua që me çdo kusht ai të vritej me një atentat tjetër. Në mbërmjen e asaj dite ndërsa Jani Kristo ishte duke pirë në një lokal me Man Kukaleshin dhe Qazim Mulletin, (për shyqyr që kishte shpëtuar nga atentati i paradites) aty hyri Kajo Karafili dhe e qëlloi disa herë me revolver duke e lënë të vdekur në vënd".

Si është e mundur që në atë tavolinë ku ishin dhe Qazim Mulleti me Man Kukaleshin u vra vetëm Jani Kristo?
"Kajo Karafili nuk mund të qëllonte kurrë mbi Qazim Mulletin dhe Man Kukaleshin, pasi ata jo vetëm që ishin dy miqtë më të ngushtë të Shyqëri Pezës, vajzën e të cilit, Kajo e kishte të fejuar, por Qazimi me Manin, kishin bërë shumë ndere duke nxjerrë me dhjetra komunistë nga burgjet. Madje thuhet se edhe agjentin e Kuesturës, Jani Kriston, Qazimi me Manin ia nxorrën Kajos në shteg për ta vrarë".

Po me komunistin L. D., në shtëpinë e të cilit u rrethua dhe u vra Qemal Stafa, çfarë u bë me të dhe si rrodhi fati i tij?
"Pas mbarimit të Luftës, L.D., pati punuar si Drejtor i NTLUS në Tiranë dhe më duket se aty punoi deri sa doli në pension. Por ai u përjashtua dy herë nga Partia, për atë gjë që i tregoj Kuesturës, shtëpinë ku fshihej Qemali me shokët e tjerë".

Por lidhur me atë thuhet, se Kuestura i gjeti në xhep kontratën e shtëpisë së marrë me qera, dhe në bazë të adresës që ishte shkruar aty, ajo bëri rrethimin e shtëpisë?
"Këtë gjë e kam dëgjuar edhe unë, mundet të jetë edhe ashtu".

Po të fejuarën e Qemalit, Drita Kosturin a e patët njohur ju në atë kohë?
"Qemali e pati sjellë Drita Kosturin edhe në shtëpinë tonë ku streohej ai në atë kohë dhe kur e pyeti baba, se kush ishte ajo vajzë, ai e prezantoi duke i thënë se ishte e fejuara e tij. Baba i tha: Mirë mor Qemal, po shikoni kokën njëherë dhe pastaj merruni me këto gjëra. Pas këtyre fjalëve të Xanit, Qemali i tha se ajo ishte një vajzë shumë e mirë dhe ai njihej me të që nga koha kur ishin të dy me studime në Itali".

(vijon nesër)

Dëshmia e Enverit për vrasjen e Qemalit

"Dita e fundit e pjekjes sime me Qemalin, ishte më katër maj. U poqëm në bazën numër 66 në Rrugën e Shëngjergjit, në shtëpinë e Hysen Dashit. Me Qemalin ndenjëm tërë ditën brenda në dhomë dhe punuam. Plaku na solli të hanim. Unë po përgatisja një leksion për Ushtrinë e Kuqe, Qemali përgatitej se të nesërmen, që në mëngjez duke gdhirë 5 Maj, do të nisej për në Vlorë. Ramë e fjetëm afër njeri-tjetrit, në një minder të mbulura me batanije. Në mëngjez u përqafuam dhe u ndamë. Ai u nis për në Vlorë, unë për një mbledhje me shokët. Sido që ne bartnim çdo herë, si thotë populli, "me qefin në kokë", me kobure në brez dhe me bomba në xhepa, as nuk mendonim për vdekjen që na priste në çdo qoshe rruge. Si mund të mendoja unë se e putha dhe e shtërngova për herë të fundit në kraharorin tim, shokun nga më të mirët e Partisë, shokun dhe bashkëluftëtarin tim të dashur, Qemal Stafën?! Në bazën ku isha, erdhi një shok dhe, duke qarë më tha: Armiku na vrau Qemal Stafën! Vura duart në kokë dhe nuk i mbajta dot lotët. Ku e vranë? I thashë. Në Tiranë, më tha shoku, në një shtëpi në bregun e lumit të Tiranës. U ngrita në këmbë dhe me shpresë i thashë: S'duhet të jetë e vërtetë, Qemali që në mëngjez u nis për në Vlorë. Për këtë jam i sigurtë, mos e besoni se armiku hap parrulla. Mjerisht,- më tha shoku,-kjo është e vërtetë. Qemali ra duke luftuar heroikisht dhe mbrojti tërheqjen e shokëve që shpëtuan. Ai harxhoi të gjithë municionin që kishte. Dhe më tregoi tërë historinë e ngjarjes që ka përshkuar historia".
(Kjo pjesë është shkëputur nga kujtimet e Enver Hoxhës, të botuara në librin "Për shokët e mij pionerë", Tiranë , 1985
 

Melesini

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Do të ishte më me vlerë, sikur të dikutohen tema të tjera të një rëndsie më të madhe, dhe të cilat do të rrisnin unitetin, dhe jo tema të tilla të cilat shkaktojnë përqarje.Por ja që ca nga ky forum , nuk kanë si qëllim atë t[ë parën por kanë këtë të dytën , pra mundohen që sa më shumë ti fryejn zjarrit, dhe të ndezin urrejtjen, Periudha enveriane ka kaluar, ka kaluar me të mirat dhe me të ligat e sajë.Disa tipa në këtë forum janë ekstremisht të dashuruar ndaj kësaj teme.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Fillimisht postuar nga Oso Kika:
[qb] .......... pra mundohen që sa më shumë ti fryejn zjarrit, dhe të ndezin urrejtjen, Periudha enveriane ka kaluar, ka kaluar me të mirat dhe me të ligat e sajë.Disa tipa në këtë forum janë ekstremisht të dashuruar ndaj kësaj teme. [/qb]
<span style="font-weight: bold">Kush ka frike nga e verteta le te lezoje ndonje skec humoristik.</span>


Kastriot
 

kastriot

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Dëshmia e Beqir Xhepës: &quot;Më 5 Maj 1964, dy motrat e Qemalit nuk qëndruan për të pritur Enverin. Pas kësaj Mehmet Shehu i inatosur i tha Alajdinit: 'Sot ato duhet të ishin këtu'&quot;

&quot;Motrat e Qemalit nuk e pritën Enverin më 5 Maj&quot;


--------------------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloçi

Në pjesën e katërt të këtij shkrimi të botuar në numrin e djeshëm, nëpërmjet intervistës ekskluzive të 75-vjeçarit tiranas Beqir Ramazan Xhepa, ish-korrier i Qemal Stafës, u njohëm me intrigat që përdori Enver Hoxha, pasi ai u akuzua se kishte gisht në vrasjen e Qemalit. Përveç babait të Beqirit, Xan Xhepës dhe shoqëruesit të Qemalit, Vançi Bajraktarit, të cilët e akuzuan direkt Enverin si përgjegjës për vrasjen e Qemalit, mbi Enver Hoxhën hodhën dyshime edhe disa nga krerët e lartë të Partisë Komuniste, si Vasil Shanto, Mustafa Gjinishi e Hasan Reçi, që ishin edhe shokët më të afërt të Qemalit. Pas gjithë këtyre akuzave, Enveri përhapi fjalë se Qemali ishte spiunuar nga komunisti Zef Ndoja, i cili në atë kohë kishte tre-katër muaj që mbahej i arrestuar nga Kuestura. Këtë version të hedhur nga Enveri, e përhapi dhe popullarizoi edhe Partia Komuniste në rradhët e anëtarëve të saj dhe në mbarë popullin. Në pranverën e vitit 1943, kur Zef Ndoja u arratis nga burgu i Tiranës së bashku me shumë komunistë të tjerë, me urdhër të Enverit ai u dërgua si partizan i thjeshtë në Çetën Krujë-Ishëm, ku atë e pati takuar dhe vetë Beqir Xhepa, i cili tregon se Zefin aty e lanë pa të drejtë mbajtje arme dhe në gjysëm arresti. Pas pak kohësh me urdhër të Enver Hoxhës, një skuadër partizanësh e ekzekutoi Zef Ndojën në një përrua afër fshatit Priskë në rrëzë të Malit të Dajtit.

(vijon nga numri i kaluar)

Po Myslym Peza çfarë qëndrimi mbajti në lidhje me vrasjen e Qemal Stafës?
&quot;Unë nuk di të them ndonjë gjë të sigurtë rreth kësaj, por ajo që desha të shtoj është fakti që Myslym Peza e donte pa masë Qemalin dhe kishin lidhje të ngushta me njëri-tjetrin. Qemali e kishte prezantuar Enverin me Myslymin. Mua më kujtohet si tani në pranverën e vitit 1942, kur baba im, Xani, e veshi Qemalin me qeleshe e rroba katunarësh dhe me anë të një pajtoni të Xhemal Sauqetit prej Ndroqi, e nisi për në Pezë. Qemali donte të shkonte në Pezë për ta kthyer çetën e babë Myslymit, nga çetë komitësh, në çetë të rregullt partizane dhe në atë kohë ai qëndroi dy muaj atje. Në atë kohë që Qemali rrinte në Pezë, Myslymit i lindi një djalë dhe emrin e tij ia vuri Qemali duke e quajtur &quot;Partizan&quot;. Kur u kthye nga Peza në shtëpinë tonë, opingat që kishte veshur Qemali, i mora unë dhe që nga ajo kohë vazhdoj t'i ruaj edhe sot në shtëpinë time, si gjënë më të shtrenjtë, së bashku dhe me dy stilografë që m'i patë dhënë Qemali si kujtim&quot;.

Po pas vrasjes së Qemalit, ju dhe babai juaj, Xani, a vazhduat të angazhoheshit me lëvizjen dhe shtëpia juaj a mbeti bazë e komunistëve?
&quot;Edhe pas vrasjes së Qemalit, shtëpia jonë vazhdoi të ishte bazë e komunistëve dhe babai im, Xani, duke përjashtuar Enver Hoxhën, me të gjithë komunistët e tjerë mbajti po të njëtat relata që kishte më parë. Po kështu edhe unë vazhdova të angazhohesha me detyra të ndryshme dhe më së shumti si korrier i komunistëve me çetat që vepronin në periferitë e Tiranës. Këtë punë unë e vazhdova deri në 13 nëntor 1943, kur u arrestova nga gjermanët në një shtëpi të fshatit Ibë, ku isha i strehuar pasi isha plagosur duke çuar letrën që më dha baba për Mustafa Gjinishin, me anë të së cilës, Kryeministri Ibrahim Biçaku, njoftonte Myslymin se gjermanët do të nisnin Operacionin e Dimrit. Arrestimi im, ndodhi pas vrasjes me të pabesë të Shyqëri Pezës&quot;.

Ç'ndodhi me ty pas arrestimit nga gjermanët?
&quot;Pasi u arrestova prej tyre, u mbajta disa kohë në një spital në Kodrat e Krastës në Elbasan dhe prej aty së bashku me 30 kavajas të tjerë, gjermanët na nisën për në Kampin e internimit në Zemun të Jugosllavisë. Ndërkohë që isha arrestuar unë, u arrestua edhe babai im, i cili pasi u mbajt disa kohë në burgun e Tiranës, mundi të shpëtonte pa u internuar në Kampin e Prishtinës, vetëm në sajë të mikut të ngushtë të tij, Kapiten Sure Ajazit, i cili ndërhyri tek Xhelal Staravecka&quot;.

Si munde që të shpëtoje i gjallë nga kampet naziste dhe kur u ktheve në Shqipëri?
&quot;Historia ime në kampet naziste, është një kapitull me vete që besoj se nuk është vëndi ta përmëndim këtu. Atje në ato kampe humbën jetën disa nga shokët tanë më të mirë, si vëllai i Gogos, Kozma Nushi, të cilit unë i mora hirin e trupit që e ruaj edhe sot në shtëpi së bashku me sendet e Qemal Stafës. Pasi vuajtëm torturat më çnjerzore në disa kampe naziste, një pjesë e jonë mundëm të mbeteshim gjallë pasi na liruan ushtritë aleate anglo-amerikane nga kampi i Mathauzenit në fillimin e vitit 1945. Kur u ktheva unë në Tiranë në 10 korrik 1945, familja më dinte të vdekur dhe disa ditë më parë ajo kishte hapur mortin tim duke më vajtuar&quot;.

Çkishte ndodhur me familjen tuaj në atë kohë që erdhët ju në shtëpi?
&quot;Kur u ktheva unë në shtëpi, gjeta vetëm gratë, pasi babai im, Xani, së bashku me vëllanë e tij, Dem Xhepën, ishin arrestuar nga Sigurimi me akuza politike dhe mbaheshin në qeli duke u torturuar&quot;.

Cila kishte qenë arsyeja e vërtetë e arrestimit të babait tuaj?
&quot;Babai im nuk ishte politikan dhe ai nuk fliste kurrë kundra Partisë. Arrestimi tij u bë pasi Enveri nuk ia kishte harruar akuzat që i kishte bërë Xani në lidhje me vrasjen e Qemalit. Nuk kishte shpjegim tjetër arrestimi i tij&quot;.

A ishte interesuar ndonjeri nga krerët e udhëhe-qjes komuniste për lirimin e Xanit nga burgu. Pyes nga ata që ishin strehuar dikur në shtëpinë tuaj?
&quot;Miku më i ngushtë që kishte baba nga komunistët, kishte qenë, Mustafa Gjinishi dhe atë e kishin vrarë që në vitin 1944 me urdhërin e Enver Hoxhës. Në atë kohë që ishte arrestuar Xani me xhajën, Dem Xhepën, disa fshatarë pezakë vajtën e i thanë Lymit, dhe ai iu përgjigj: &quot;S'ka ç'bën baba&quot;. Pas kësaj, Hysen Ceka i kishte thënë: &quot;Edhe të jenë var ata me litar në fyt, ty të takon me shku dhe me ju pre litarin&quot;. Lymi përsëri i ishte përgjigj: &quot;Nuk përzihet baba në ato punë&quot;.

Po familja e Qemal Stafës a ishte interesuar për lirimin e Xanit nga burgu?
&quot;Nëna e Qemalit, me gjithë dy motrat e tij, kishin shkuar tek Enveri dhe ai u kishte thënë: &quot;Si të vendosi gjykata&quot;

Po ju vetë a u interesuat për babën dhe a i kërkuat takim Enver Hoxhës?
&quot;Unë i kërkova takim Enver Hoxhës, por jo për t'i kërkuar lirimin e babës, se kur nuk e kishte bërë për motrat e nënën e Qemalit, ai nuk mund ta bënte për mua atë gjë&quot;.

Po për çfarë i kërkuat takim Enverit?
&quot;Pak kohë pasi isha kthyer në shtëpi, unë shkova dhe takova Gogo Nushin, i cili në atë kohë banonte tek Pazari i Ri. Ai më priti në shtëpi së bashku me nënën e tij dhe më pyeti për vdekjen e të vëllait, Kozmait, me të cilin unë kisha qenë në Mathauzen. Në fund të bisedës, unë i thashë Gogos që të më krijonte mundësinë e një takimi me Enver Hoxhën se kisha për të përmbushur një amanet nga një familje shqiptërësh që jetonte në Tivar të Malit të Zi. Gjatë kthimit nga Mathauzeni, ne erdhëm në këmbë nga Tivari në Shkodër dhe unë me shokun tim, Abdulla Krutanin, fjetëm në një fshat aty afër Tivarit në një shtëpi shqiptarësh. Asaj familje i ishte vrarë një djalë në Masakrën e Tivarit dhe ata qanin me lot duke thënë se djemtë e tyre i kishte tradhëtuar Enver Hoxha, duke i dorzuar tek serbët. Unë u thashë se nuk dija gjë rreth asaj ngjarje, por ua mora përsipër se atë gjë do ta bisedoja gojarisht me Enver Hoxhën&quot;.

A ju priti Enveri dhe çfarë biseduat?
&quot;Me ndërmjetësinë dhe prezencën e Gogo Nushit, Enveri më priti në zyrën e tij që ndodhej në Komitetin Qëndror, aty ku sot është Pallati i Pionerëve. Sapo hyra aty, ai u vrejt në fytyrë dhe më priti, si i thonë me këbët e para, duke m'u drejtuar: &quot;Ou, po si paske shpëtuar ti&quot;. Unë i thashë se kisha shpëtuar ashtu si shumë të tjerë. Ai më tha: &quot;Mos ke qenë i rekrutuar nga Gestapo?&quot; Unë ia përgjigja: &quot;Nuk kishte nevojë gjermani për mua, që isha 15-vjeçar, sepse ajo kishte agjentë të tjerë&quot; dhe i përmënda disa emra. Pas kësaj ai më tha: &quot;Po kush iu çliroi?&quot; Unë iu përgjigja se ne u çliruam nga anglo-amerikanët. Ai vazhdoi përsëri duke më thënë: &quot;Mos je rekrutuar prej tyre?&quot; Unë i thashë se po të isha rekrutuar prej tyre, do të kisha ikur bashkë me ta, sepse më lutën dhe shtova se po të donte, mund ta verifikonte qëndrimin tim në kampet naziste. Pas asaj bisede shumë të tensionuar, unë i thashë se nuk kisha shkuar për vete aty, por për një amanet që kisha nga një familjes shqiptarësh nga Tivari dhe ia tregova të gjithë ç'më kishin thënë atje&quot;.

Cila ishte përgjigjia e Enverit?
&quot;Ai më tha se nuk kishin qenë 4000 shqiptarë të masakruar nga serbët në prillin e atij viti, por më pak. Unë i thashë: &quot;Po mirë, nuk ishin 4000, po 400, 40, 4, a nuk ishin shqiptarë dhe ata. Ai m'u përgjigj: &quot;Ata morën atë që merituan&quot; dhe u kthye nga Gogo Nushi, duke i thënë: &quot;Ky paska tamam kokën e të jatit&quot;. Pas atyre fjalëve, mua më hipi gjaku në kokë dhe duke dalë nga zyra pa i dhënë as dorën, ia ktheva: &quot;Tani po e besoj plotësisht për ato që më pat thënë baba për Qemalin dhe Mustafa Gjinishin&quot;. Pas atyre fjalëve ai nuk foli fare dhe unë u largova duke e lënë Gogon aty. Edhe pas atij takimi, Goga vazhdoi të më takonte përsëri, pa i mbetur hatëri&quot;.

Si ia bëtë gjithë atë akuzë Enverit, a nuk kishit frikë?
&quot;Në atë kohë unë isha i ri idealist dhe vija nga Lufta e kampet e nazizmit dhe Enveri nuk e kishte atë fuqi dhe autoritet që e mori më vonë&quot;.

Ç'ndodhi me ju pas atij takimi dhe a u takuat përsëri me Enverin?
&quot;Pas kësaj unë fillova punë në Ministrinë e Punëve të Jashtëme dhe njëkohësisht vazhdoja shkollën e mesme. Ndërsa me Enverin për herë të dyta u takova në shtëpinë e nënës së Qemal Stafës, në nëntorin e vitit 1948&quot;.

Kur ndodhi ai takim dhe çfarë biseduat aty?
&quot;Një ditë para se të zhvillohej Kongresi i Parë i PKSH, nga Varrezat e Dëshmorëve, u morën eshtrat e Qemalit, Vasilit, Alqi Kondit dhe Nako Spiros, e u sollën në Bashkinë e Tiranës, ku do bëheshin homazhe. Enveri me një pjesë të Byrosë Politike, kishte njoftuar që do të shkonte për ngushëllim tek Tabja, nëna e Qemal Stafës. Pas atij njoftimi, Tabja na dërgoi Alajdinin në shtëpinë tonë, duke thënë që me atë rast të shkonte baba atje, për të pritur njerzit dhe udhëheqjen e lartë, pasi ata nuk kishin njeri tjetër më të afërt se Xanin, të cilin e kishin në vënd të babës së tyre. Xani i tha Alajdinit që nuk mund të shkonte dot për të takuar ata (e kishte fjalën për Enverin) dhe e porositi që ta justifikonte duke u thënë se ishte i sëmurë. Në vënd të tij ai më caktoi mua që të shkoja atje&quot;.

A shkuat ju në shtëpinë e Qemalit?
&quot;Unë vajta dhe atje erdhën Enver Hoxha me Mehmet Shehun, Beqir Ballukun, Gogo Nushin, Bedri Spahiun etj. Kur unë nxorra cigaret dhe kafet, Enveri më pyeti: &quot;Djali i Xanit je ti?&quot;. Kur unë i thashë po, ai më tha: &quot;Po pse nuk është Xani këtu, ai duhet të ishte i pari në krye të vëndit&quot;. Ndërsa unë po i thosha se Xani ishte i sëmurë, ndërhyri nëna e Qemalit, Tabja, e cila duke iu dridhur buza e me shumë egërsi i tha: &quot;E si do vinte Xani këtu. Jorgani i Partisë bëri tre-katër vjet burg&quot;.

Si iu përgjigj Enveri?
&quot;Enveri i tha: &quot;Unë nuk di se Xani me Dem Xhepën kanë qenë në burg, sepse kam qenë i izoluar për vete. Aty për aty unë i thashë: &quot;Po unë u kam vënë në dijeni me një letër që ia dhshë babait tuaj, Mulla Halilit&quot;. Enveri iu përgjigj: &quot;Unë nuk di gjë për këtë letër&quot;, dhe me aq u mbyll ajo bisedë&quot;.

Ku e njihnit ju babanë e Enverit dhe a ia kishte dhënë letrën ai?
&quot;Mulla Halili ishte një burrë shumë i mirë dhe ai vinte shpesh tek shtëpia jonë, pasi ishte mik xhajës sonë, Dem Xhepës. Kur erdhi një herë dhe mori vesh se Dema me Xanin ishin në burg, i tha gjyshes sonë që t'i shkruanim një letër dhe ai do t'ja jepte Enverit. Ne e bëmë letrën dhe unë ia dhashë me dorën time Mulla Halilit në kafe &quot;Kursal&quot; e pas disa ditësh ai më tha që ia kishte dhënë Enverit&quot;.

Po familja e Qemalit, çfarë mardhëniesh mbajti me Enverin pas Luftës?
&quot;Për shumë vjet Enveri nuk ua dha atyre pensionin që u takonte për Qemalin, si &quot;Hero i Popullit&quot;,dhe ajo gjë u rregullua vetëm pas ndërhyrjes së Gogo Nushit. Ato e dinin shumë mirë të vërtetën e vrasjes së Qemalit, por duke parë si rrodhën ngjarjet më pas, nuk kishin ç'bënin. Por sidoqoftë, si nëna e Qemalit, ashtu dhe dy motrat e tija, ka pasur raste që nuk e kanë pritur Enverin në shtëpi për 5 majin. Mua më kujtohet 5 Maji i vitit 1964, kur në shtëpinë e Alajdinit, shkoi Enveri me Mehmetin dhe dy motrat e Qemalit, nuk ndodheshin aty. Kur Alajdini për t'u justifikuar iu tha se ato kishin shtëpi tjetër, Mehmeti i inatosur i tha: &quot;Sot duhet të ishin këtu&quot;.

(vijon nesër
 

kastriot

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

[qb] HISTORI/ Ish-anëtari i grupit Socialdemokrat të krijuar në kohën e rregjimit komunist, Agim Musta tregon tmerret e Burrelit e Spaçit dhe, ecejaket e familjarëve që kërkojnë ende eshtrat

Si u shkrinë me gëlqere të pashuar eshtrat e 400 ish-të burgosurve politikë


&quot;Ne në vitin 2001 ishim në Spaç dhe, sipas dëshmitarëve që ne takuam, këto varreza janë prishur nga komanda e Spaçit më 1989-n dhe vërshimet e përroit kanë zhdukur gjithçka. Nga viti 1968 deri në 1990 vetëm në kampin e Spaçit kanë vdekur 40 veta
Një gropë gjigante pas burgut shërbeu si varr masiv. Në anë të gropës nuk kishte asnjë lloj bimësie, përveç një qershie që u bë simboli i vdekjes. Pikërisht kjo qershi e frymëzoi një regjisor hungarez që banonte në Gjermaninë Perëndimore, për të realizuar filmin e titulluar &quot;Qershia&quot;


--------------------------------------------------------------------------------

Rezarta Delisula

E kanë zhdukur një pjesë të historisë së tyre, edhe pse ecejaket për t'i gjetur nuk kanë shterrur. Eshtra... eshtra... Mes kujtimeve që i mundojnë dhe shpresës së largët, qindra familjarë duhet të përballen me godinat e vuajtjes-vdekje: Spaç, Burrel. Dikush kërkon vëllain, bashkëshortin, babain... Pjesa më e madhe e jetës së tyre ka kaluar në kampet e internimit apo të punës së detyruar. Mjaftonte një akuzë për agjitacion e propagandë, tentativë arratisjeje apo grup armiqësor dhe mijra familje hipnin në Ziz-at e tmerrit, ndërsa të akuzuarit degdiseshin në burgje. Familje të tjera që kishin lidhje gjaku më të largëta me &quot;tradhtarin&quot;, nuk internoheshin, por edhe nuk shpëtonin lehtë nga kthetrat e terrorit.

Jeta e tyre endej me vështirësinë e një peri të trashë, që vegjët me zorr e kalonin. Viti '90. Familjet e internuara nisën të ktheheshin. Disa gjetën shtëpitë dhe i rimorën, disa të tjerë banonin me qira, pasi nuk quheshin më pronarë. Kur busti i diktatorit Enver Hoxha u tërhoq zvarrë në rrugët e kryeqytetit dhe fjalorit të përditshëm iu shtua termi &quot;pluralizëm&quot;, të lodhur nga punët e vështira dhe dhuna psikologjike, shumë familje nisën të kërkonin pjesët e humbura të vetes, eshtrat e të afërmve të shuar në akullsinë e burgjeve. Në Spaç dhe në Burrel familjarët e ish-të burgosurve politikë përpiqen ende që, nëpërmjet njerëzve që banojnë rrotull apo ndonjë roje të vjetër, të gjejnë pas shumë vitesh eshtrat. Agim Musta, i dënuar me 13 vjet burg për anëtarësi në Partinë Socialdemokrate të krijuar nga Pjetër Arbnori e Petrit Kalakula, tregon tmerret e burgjeve të komunizmit dhe zhdukjen e &quot;gjurmëve të vdekjes&quot; - eshtrat e rreth 400 të burgosurve politikë.

Burreli
Burgu i Burrelit nisi të ndërtohet në vitin 1938 dhe përfundoi më 1940. Për një kohë të shkurtër u përdor si burg, por, me ardhjen e italianëve, u kthye në kazermë e një batalioni kavalerie. Pas vendosjes së diktaturës më 1944-n, godina nisi të riparohej dhe vetëm pas dy vjetësh u hap si burg i sigurisë së lartë. Aty u dërguan intelektualët dhe antikomunistët nga të gjithë burgjet e vendit. Me flokët e bardhë e sytë që i lotojnë, revolta brenda 70- vjeçarit bërtet. Ka qenë viti 1962, kur Gjykata Ushtarake e Tiranës me në krye Llazi Polenën dënon me vdekje Pjetër Arbnorin e Petrit Kalakulën, ndërsa Agim Musta degdiset në Burrel. Burg shfarosës. Kështu e emërton ish-i burgosuri politik godinën e tmerrit, ku, sipas tij, nga viti 1946 deri më 1948 kanë vdekur mbi 200 intelektualë, mes tyre ish-kryeministri Koço Kote; ish-ministri i Arsimit, Xhevat Korça; ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë, Gjergj Kokoshi; Xhavit Leskoviku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare; Arqile Tase, që kishte kryer studimet në Harvard... &quot;Merrnim në ditë 500 gramë bukë misri të thatë; s'kishim trajtim mjekësor, s'lejohej takimi e marrja e pakove nga familjarët. Në vitin 1949 Partia Komuniste Shqiptare, duke ia faturuar të gjitha krimet Koçi Xoxes, në burgun e Burrelit u bënë disa lehtësira, duke u dhënë të dënuarve 600 gramë bukë gruri, supë në drekë dhe çaj pa sheqer në darkë. Po kështu, u lejua dërgimi i pakove dhe takimi me familjarët&quot;, thotë Agim Musta.

Kaushët
Kështu i quanin të burgosurit politikë në Burrel qelitë e vogla, të cilat kishin vetëm një dritare të vogël nga ku dielli e kishte të vështirë të hynte. Në banjë të burgosurit shkonin dy herë në ditë dhe thuajse çdo kaush qelbej nga era e rëndë e amonjakut. Në librin &quot;Dosjet e Gjalla&quot;, i shkruar nga Agim Musta, kemi shkëputur një pjesë të vizitës së Aranit Çelës në Burrel. Të veshur me rroba doku e kapele sipas modës kineze, prokurori i përgjithshëm, Aranit Çela, dhe sekretari i parë i partisë për rrethin, Mustafa Pajenga, kishin arritur në Burrel. Sipas kujtimeve të Mustës, Araniti ishte prezantuar me shprehjen arabe &quot;Alekum Selam&quot;, ndërsa u drejtonin pyetje të burgosurve, të cilët nuk guxonin t'u kthenin përgjigje. &quot;Porosia e atij varrmihësi të drejtësisë shqiptare, sa herë që takonte vartësit e tij, ishte: Kodet në sirtar, veprat e Enver Hoxhës mbi tryeza&quot;, shkruan Agim Musta.

&quot;Qershia&quot; dhe gëlqerja
Një gropë gjigante pas burgut shërbeu si varr masiv. Në anë të gropës nuk kishte asnjë lloj bimësie, përveç një qershie që u bë simboli i vdekjes. Pikërisht kjo qershi e frymëzoi një regjisor hungarez që banonte në Gjermaninë Perëndimore, për të realizuar filmin e titulluar &quot;Qershia&quot;. Sipas llogaritjeve aproksimative, në Burgun e Burrelit që nga 1946-a deri në 1990-n kanë vdekur rreth 400 të burgosur. Një metodë e lashtë u përdor për të zhdukur gjurmët e krimit - gëlqerja. &quot;Për të zhdukur kufomat, punonjësit e burgut të Burreli hidhnin mbi kufoma gëlqere, nga e cila kufamat shkriheshin. Rreth viteve '80 sërish, me qëllimin për të humbur gjurmët, me preteksin se u krijua ferma e Burrelit, një buldozer i shtypi kufomat, ndërsa bashkë me thërmimin e tyre u zhduk edhe shpresa e familjarëve&quot;, vijon rrëfimin e tij 70-vjeçari. Në Tiranë, ata që dënoheshin me vdekje, pushkatoheshin te bregu i Lumit, pranë ish-frigoriferit, në Sharkë pranë Vorës, si dhe Farkë. Edhe në kryeqytet shumë familje nuk kanë mundur të gjejnë eshtrat e njërëzve të afërm, të pushkatuar me akuza të ndryshme. Burgu i Burrelit u mbyll në vitin 1990 gjatë kohës së vizitës së sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Havier Perez de Kuelar, (Javier Perez de Cuelar), ndërsa aktualisht shërben si burg i sigurisë së lartë, ku vuajnë dënimin shumë kriminelë.

Revolta e Spaçit
Spaçi ishte burgu me punë të detyruar, i ndërtuar më 1968-n. Ndërtimin e tij Ministria e Punëve të Brendshme e bëri me të burgosur ordinerë, ku u rrethua një sipërfaqe prej dhjetëra hektarësh dhe u hapën galeritë e bakrit dhe piritit (rërë e trashë nga ku del acidi sulfurik). Me përfundimin e burgut, 600 të burgosur politikë i shpërndulën nga kampi me punë të detyruar i Elbasanit për në Spaç. &quot;Në Fushë-Krujë na takuan qëllimisht me të burgosurit ordinerë që ndërtuan Spaçin, të cilët nisën të bërtisnin: Jua bëmë varrin&quot;, thotë Agim Musta, duke rikthyer edhe një herë ndër mend pamjen e kampit të tmerrshëm. Sipas tij, kampi përbëhej nga disa barraka të vogla të ndërtuara nga drejtoria gjologjike në 1956-n, ndërsa qielli pa kufij nga Spaçi dukej sa një tepsi. Puna në galeri bëhej me tre turne dhe pa asnjë lloj sigurimi teknik. Norma e punës ishte 4 vagonë për dy të burgosur e, ai që s'e realizonte, e lidhnin me kavo të zhveshur në pemët jashtë galerive. Nga trajtimi mizor më 21 maj të vitit 1973 të burgosurit u hodhën në revoltë, e cila më pas u cilësua si revolta e parë me karakter politik në Shqipëri gjatë viteve të diktaturës. &quot;Ngritëm në kamp flamurin e kuq me shqiponjë, por pa yll, që u përgatit nga piktori Mërsin Vlashi dhe po kështu hodhëm parulla kundër diktaturës. Kishim shtënë kështu në dorë kampin e brendshëm&quot;, vijon ish-i burgosuri politik. Agim Musta na shpjegon se alarmi dhe paniku i qeverisë ishte mjaft i madh dhe si pasojë ata urdhëruan korpusin e Burrelit për rrethimin e kampit të Spaçit me forca të shumta e tanke. Operacioni drejtohej nga drejtori i Sigurimit të Shtetit, Feçor Shehu. Pas tri ditësh revolta u mposht mes përdorimit të shufrave të hekurit e zjarrit. 200 veta u arrestuan, ndërsa 100 prej tyre u dënuan me 1700 vjet burg.

Zhdukja e eshtrave
Pal Zefi, Skënder Daja, Dervish Bejko dhe Hajri Pasha u dënuan nga gjykata speciale me vdekje dhe vetëm pas disa ditësh u ekzekutuan po në Spaç. Të katër të dënuarit ishin nën moshën 30 vjeç. &quot;Sipas hulumtimeve të mia, revolta e Spaçit është më e madhja në të gjitha kampet e vendeve të Lindjes, me përjashtim të revoltës së vitit 1957 në Karaganda&quot;, thotë Agim Musta. Varrezat e Spaçit ishin përtej përroit. &quot;Ne në vitin 2001 ishim në Spaç dhe, sipas dëshmitarëve që ne takuam, këto varreza janë prishur nga komanda e Spaçit më 1989-n dhe vërshimet e përroit kanë zhdukur gjithçka. Nga viti 1968 deri në 1990 në kampin e Spaçit kanë vdekur 40 veta. Kur takuam rojet e Spaçit që është shkatërruar tërësisht, ata na thanë se shpesh aty mbërrijnë familjarë për të kërkuar varret apo eshtrat e të afërmve, por pa mundur të gjejnë gjë&quot;, vijon 70-vjeçari Agim Musta. Burgu-minierë u mbyll më 1990-n, ndërsa të burgosurit u shpërngulën në burgun e Përparimit, që ndodhet në katundin e Shën Vasit në Sarandë. Aktualisht kampi i Spaçit është shkatërruar krejtësisht.

Liria e frikshme
Në fletën e hollë të letrës të burgosurit politik mbanin në dorë lirinë. Dikush kishte vuajtur 5 vjet, një tjetër 10 e disa të tjerë më shumë. Çfarë i priste pas izolimit? Kjo ishte pyetja që e tmerronte cilindo të burgosur që lirohej. Shumë prej tyre ndiheshin të braktisur. Nën presionin e madh të partisë, gratë ndanë burrat, për të mos u internuar, vëllai mohoi vëllanë. Shyqo Zagomerau, pasi u lirua nga burgu, vrau veten; Met Mezini u var në një hotel të Durrësit, pasi nuk u pranua nga familja; Balil Hadëri u mbyt në Vjosë, sepse nuk kishte me se të jetonte. Shumë të tjerë ishin vrarë gjatë tentativave për arratisje, ndërsa të tjerë binin përsëri në burg. Më 19 nëntor të vitit 1972 Agim Musta lirohet nga kampi i ferrit. Nën presionin se ç'do të ndodhte me të, tmerri nuk e linte ta shijonte lirinë e fituar. &quot;Kur e kujtoj atë ditë, edhe sot ndihem keq. Nuk e dija se ç'më priste, a do të më pranonte familja apo jo, si do të reagonit të afërmit. Megjithatë, kur takova motrat dhe nënën, u lehtësova. Isha mbi 40 vjeç, por flokët i kisha më të bardhë se të nënës sime&quot;, kujton teksa i dridhen ritmikisht duart ish-i burgosuri politik. Edhe pse kanë kaluar shumë vjet, këta njerëz e kanë të vështirë t'i largojnë nga kujtesa e tyre vuajtjet në burgjet e vdekjes.

30 vjet nga revolta
Më 21 maj të këtij viti ish-të burgosurit politikë do të përkujtojnë 30-vjetorin e revoltës së Spaçit, që u zhvillua më 1973-in. Me organizimin do të merret fondacioni kulturor i të përndjekurve politikë &quot;Musine Kokalari&quot;, kryetar i së cilit është Agim Musta. Shqipëria, në krahasim me popullatën, duke përjashtuar republikat Balltike dhe Bashkimin Sovjetik, zë vendin e parë për sa u përket të dënuarve politikë. Ky konstatim ka dalë nga kongresi i Vilniusit në Lituani, kongres i cili u zhvillua në vitin 2001, ku pjesëmarrës ishin edhe të burgosur politikë shqiptarë. Në këtë kongres personazhi ynë mbajti referatin &quot;Burgjet e shtetit-burg&quot;, duke u paraqitur të pranishmëve edhe hartën e burgjeve në vendin tonë. Mes këtyre rreshtave jemi përpjekur të japim një informacion të përmbledhur të dy burgjeve më të tmerrshme gjatë rregjimit komunist dhe njeriu që rrëfen për &quot;Gazetën&quot; është pjesë e historive të Burrelit e të Spaçit. Edhe pse kanë kaluar thuajse 13 vjet nga lirimi i të burgosurve politikë, shumë prej tyre vuajnë ende pasojat e burgjeve të vdekjes. E, krahas tyre, qëndrojnë qindra familje të cilat vazhdojnë të kërkojnë eshtrat e të afërmve në Spaç e Burrel, ndërsa mundohen të rrëmojnë mes së shkuarës kujtimet që i kanë zhdukur me kohë [/qb]
 

kastriot

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Për herë të parë publikohet dokumenti i panjohur që burgosi tre nga njerëzit më të afërt të kryeministrit. Cilët ishin Islamaj, Seiti dhe Duro Shehu e për çfarë akuzoheshin ata

Dosja sekrete që dënoi tre bashkëpunëtorët e Mehmetit
&quot;Për të realizuar veprimet e tij armiqësore në periudhën e Luftës e në vazhdim, armiku Mehmet Shehu ka pasqyruar mendimet e tij në një skicë-program, të cilin ja ka dorëzuar të pandehurit Idriz Seiti që me takimin e tij të parë në gusht të vitit 1942&quot;


--------------------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloçi

Këto veprime sabotuese të orientimeve dhe vijës politike të Partisë për zhvillimin e Luftës Nacional çlirimtare, e kanë patur burimin në mendimet armiqsësore të armikut Mehmet Shehu dhe bashkëpunëtorëve të tij Idriz Seiti dhe Qamil Mane, të cilët ishin të parët që u lidhën me të kur erdhi nga jashtë shtetit dhe që janë aktivizuar në veprime të përbashkëta me njëri-tjetrin gjatë periudhës së Luftës. Për të realizuar veprimet e tij armiqësore në periudhën e Luftës e në vazhdim, armiku Mehmet Shehu ka pasqyruar mendimet e tij në një skicë-program, të cilin ja ka dorëzuar të pandehurit Idriz Seiti që me takimin e tij të parë në gusht të vitit 1942. Mendimet e shprehura në këtë skicë-program socialdemokrat, janë konkretizuar nëpërmjet kompromiseve, tolerimeve, dhe bashkëpunimit me reaksionin që gjatë Luftës Nacional-çlirimtare, veprime këto të kryera nga armiku Mehmet Shehu me pjesëmarrjen edhe të dy të pandehurve Idriz Seiti dhe Qamil Mane. I pandehuri Idriz Seiti ka lexuar dhe komentuar përmbajtjen e skicë-programit, duke e ruajtur atë dhe shumëfishuar deri në vitin 1973, kohë kur ia ka ridorëzuar autorit, armikut Mehmet Shehu, i cili e ka përdorur si platformë kundërrevolucionare për të dobësuar shtetin e diktaturës së proletariatit dhe Partinë e Punës të Shqipërisë&quot;. Kështu shkruhet në aktakuzën e ngritur nga Hetuesia e Përgjithshme dhe e miratuar nga Prokurori i Përgjithshëm Aranit Çela, ndaj tre të pandehurve Idriz Seiti (Sadikaj) Qamil Mane (Islamaj) dhe Duro Ismail Shehu, akatakuzë që mban datën 13.X.1983 dhe është nxjerrë së fundi nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme. Po kush ishin Seiti, Islamaj dhe Shehu, cila ishte e kaluara e tyre dhe çfarë lidhjesh kishin ata me Kryeministrin Mehmet Shehu, i cili ishte gjetur i vrarë në dhomën e gjumit të vilës së tij, pak kohë më parë se ata të tre të arrestoheshin dhe të merreshin të pandehur nga Prokuroria e Përgjithshme? Cilat ishin akuzat që ishin formualuar asokohe nga ana e Hetuesisë për Mehmet Shehun, vëllanë e tij Duro Shehun, ish ushtarak i lartë I Aviacionit Ushtarak shqiptar dhe dy nga njerzit e bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit shqiptar që nga koha e Luftës, ushtarakët e lartë Idriz Seit Sadikaj e Qamil Mane Islamaj? Të gjitha këto mistere janë të &quot;zbardhura&quot; në atë aktakuzë të formuluar nga ana e një grupi hetuesish special të ngritur asokohe nga ana e Hetuesisë së Përgjithshme të Republikës, dokument të cilin ne po e botojmë të plotë duke e filluar që nga numri I sotshëm. Por për hir të vërtetës dhe për të qenë sa më korrekt me lexuesin, ashtu si edhe në shumë dosje të tjera që kemi publikuar më parë në faqet speciale të kësaj rubrike, edhe këtë rradhë ne nuk mund të lemë pa përmëndur faktin, se ata akuza që janë ngritur nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme ndaj të pandehurve, Seiti, Islamaj dhe Shehu, si dhe dëshmitë e dëshmitarëve të tjerë që kanë deponuar në hetuesi ndaj tyre, janë tepër të dyshimta sepse ato janë marrë në kushte jo normale, por me anë të të dhunës fizike e psiqike dhe torturavae nga më çnjerzoret që u janë bërë atyre gjatë procesit hetimor. Kjo gjë është dëshmuar edhe nga vetë të pandehurit e këtij procesi, si dhe nga disa hetues e ushtarakë të lartë të Ministrisë së Bredshme dhe Sigurimit të Shtetit të asaj kohe, që kanë pasur lidhje me procesin në fjalë. Nga studimi i gjithë kësaj akuze ndaj të pandehurve, Seiti, Islamaj dhe Shehu, del qartë se synimi kryesor i regjimit komunit të Enver Hoxhës, nuk ka qenë thjesht dënimi I tyre, por me anë të atij procesi, diktatori komunist Enver Hoxha, donte të godiste vetë kryeministrin Mehmet Shehu, të cilin e kishte shpallur armik dhe poliagjent. Atë skemë , Enver Hoxha e kishte përdorur në të gjitha rastet, (që nga mbarimi I Luftës) kur kishte filluar goditjen ndaj bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, si Nako Spiro, Sejfulla Malëshova, Ymer Dishnica, Koci Xoxe, Pandi Kristo, Kristo Themelko, Tuk Jakova, Bedri Spahiu, Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Çako, Todi Lubonja, Fadil Paçrami etj. Të gjitha akuzat e ngritura ndaj tyre dhe dokumentet e ndryshme, të cilat janë botuar herë pas here në faqet speciale të &quot;Gazeta Shqiptare&quot;, ashtu dhe këto që po publikojmë nga numri I sotëm për tre nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, kanë vetëm një qëllim: Ndriçimin e së vërtetës dhe për të hedhur sadopak dritë mbi mekanizmat e atij regjim diktatorial të kryesuar nga Enver Hoxha, I cili e qeverisë këtë vënd me dorë të hekurt për afro një gjysëm shekulli me rradhë.

Akt-akuza e Hetuesisë
Akt-akuzë. Kundër të pandehurve 1. Idriz Seit Sadikaj. 2. Qamil Mane Islamaj. 3. Duro Ismail Shehu Akuzohen: Se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer krimin e sabotimit të vijës politike të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe i pandehuri Duro Shehu ka kryer edhe veprën penale të kontrabandës në përpjestime të mëdha në shumën 11937,50 lekë, të parashikuara si vepra penale nga Nenet 53 e 13, 72 / II të Kodit Penal. Në mbështetje të veprimeve armiqësore të kryera nga të pandehurit Idriz Seit Sadikaj, Qamil Mane Islamaj dhe Duro Ismail Shehu, sipas materialeve dhe dokumenteve të administruara filluan hetimet dhe me sanksionim të Prokurorit të Përgjithshëm u arrestuan tre të pandehurit e sipërpërmendur dhe mbasi u kryen veprimet e nevojshme hetimore, fajësia e tyre u vërtetua si më poshtë: Të pandehurit Idriz Seit (Sadikaj), Qamil Mane (Islamaj) dhe Duro Shehu kanë patur mendime armiqësore në vetvete, të cilat gradualisht i kanë pasqyruar nëpërmjet veprimeve të përbashkëta të tyre, të frymëzuara edhe nga armiku Mehmet Shehu. Ata që gjatë luftës nacional-çlirimtare, nëpërmjet tolerimeve dhe kompromiseve me reaksionin shqiptar dhe në vazhdim deri vitet e fundit, kur mendimet e tyre armiqësore i kanë konkretizuar si komision i përbashkët në përmbajtjen e një historiku të Luftës Nacional-çlirimtare në zonën e Mallakastrës, kanë kryer veprime sabotuese në dëm të vijës politike të Partisë. Që në vitin 1942, ndërsa i pandehuri Qamil Mane, si anëtar i Partisë fashiste takoi dhe mori nga Kuestura e Tiranës armikun Mehmet Shehu i pandehuri Idriz Seiti, si kriminel dhe përdhunues i popullit të zonës së Çorushit të Mallakastrës, me vajtjen e armikut Mehmet Shehu në Çorrush u lidh menjëherë me të dhe bashkë me njëri tjetrin kanë kryer edhe veprime armiqësore në sabotim të vijës politike të Partisë, lidhur me formimin e këshillave nacional-çlirimtare, duke vendosur në krye eksponentë të reaksionit dhe të fashizmit të zonës së Mallakastrës. Ndërsa nga një-ra anë vendosnin krerë të reaksionit në këshillat nacional çlirim-tare, nga ana tjetër ar-miku Mehmet Shehu, nëpërmjet të pandehurit Qamil Mane, bënte ndërhyrje për t'u lidhur dhe bërë kompromis me eksponentin tjetër të reaksionit Isa Toskën, kurse gjatë veprimtarisë së tyre gjoja pro luftës nacional-çlirimtare, armiku Mehmet Shehu nuk ka luftuar për të asgjësuar 8 (tetë) postat e xhandarmërisë në zonën e Mallakastrës, por ato u lanë të lira dhe ikën &quot;pa çak pa bamp&quot; sikurse shprehet edhe vetë i pandehuri Idriz Seiti si pjestar I çetës së tij. Këto veprime sabotuese të orientimeve dhe vijës politike të Partisë për zhvillimin e Luftës Nacional çlirimtare, e kanë patur burimin në mendimet armiqsësore të armikut Mehmet Shehu dhe bashkëpunëtorëve të tij Idriz Seiti dhe Qamil Mane, të cilët ishin të parët që u lidhën me të kur erdhi nga jashtë shtetit dhe që janë aktivizuar në veprime të përbashkëta me njëri-tjetrin gjatë periudhës së luftës. Për të realizuar veprimet e tij armiqësore në periudhën e Luftës e në vazhdim, armiku Mehmet Shehu ka pasqyruar mendimet e tij në një skicë-program, të cilin ja ka dorëzuar të pandehurit Idriz Seiti që me takimin e tij të parë në gusht të vitit 1942. Mendimet e shprehura në këtë skicë-program socialdemokrat, janë konkretizuar nëpërmjet kompromiseve, tolerimeve, dhe bashkëpunimit me reaksionin që gjatë luftës nacional-çlirimtare, veprime këto të kryera nga armiku Mehmet Shehu me pjesëmarrjen edhe të dy të pandehurve Idriz Seiti dhe Qamil Mane. I pandehuri Idriz Seiti ka lexuar dhe komentuar përmbajtjen e skicë-programit, duke e ruajtur atë dhe shumë-fishuar deri në vitin 1973, kohë kur ia ka ridorëzuar autorit, armikut Mehmet Shehu, i cili e ka përdorur si platformë kundërrevolucionare për të dobësuar shtetin e diktaturës së proletariatit dhe Partinë e Punës të Shqipërisë.I pandehuri Idriz Seiti nëpërmjet veprimeve të përbashkëta dhe në vazhdim duke u bërë mbartës, zbatues, komandues dhe pasqyrues i skicë-programit si dhe si pjestar aktiv i komisionit të përbërë edhe nga të pandehurit Qamil Mane dhe Duro Shehu, të cilët kanë shkruar historikun e Luftës së popullit të Çorrushit, duke shtrembëruar historinë, kanë sabotuar porositë dhe orientimet e Partisë gjatë luftës dhe në vazhdim. Pozicioni armiqësor i të pandehurit Idriz Seiti në dëm të vijës politike të Partisë, vërtetohet veç shpjegimeve të tij edhe me mjaft prova materiale dokumentare të gjetura, të cilat janë ruajtur për të realizuar qëllimet e tij kundërrevolucionare. I pandehuri Idriz Seiti, veç skicë-programit armiqësor të armikut Mehmet Shehu, ka ruajtur edhe dokumente të tjera armiqësore, përmbajtja e të cilave është në kundërshtim me vijën e Partisë, orientimet dhe direktivat e saj. Kështu ai ka konservuar një korrespondencë që i ka dërguar armiku Tuk Jakova gjatë luftës nacional çlirimtare, që mban datën 30.03.1944, dokument i cili që në atë kohë nxjerr në shesh pikëpamjet oportuniste armiqësore të armikut Tuk Jakova, të cilat i ka realizuar nëpërmjet të pandehurit Idriz Seiti. Në këtë dokument ai porosit të pandehurin: Lajmëroni repartet e ndryshme të pezullojnë konfiskimet në shtëpitë e të arratisurve&quot;. Veç sa më sipër, i pandehuri Idriz ka ruajtur edhe korrespondencë me armikun Mehmet Shehu, letërkëmbime dhe porosi, të cilat i janë gjetur në kontrollin e banesës rreth 12 muaj mbas deklarimit nga Partia si armik të Mehmet Shehut, dokumente të cilat i ka ruajtur për t'iu kundërvënë Shtetit dhe Partisë.Duke qenë njeriu më i afërt i armikut Mehmet Shehu, bashkëpunëtor i ngushtë i tij që gjatë luftës nacional çlirimtare, i pandehuri Idriz Seiti, si anëtar i komisionit të përbërë edhe nga të pandehurit Qamil Mane dhe Duro Shehu, gjatë përpilimit të historikut të luftës të popullit të Çorrushit me qëllim kundërrevolucionar dhe sabotues të vijës së Partisë, ka shtrembëruar historinë. Këta tre të pandehur, duke denigruar rolin udhë-heqës, drejtues, organizues dhe frymëzues të Partisë Komuniste Shqiptare, gjatë Luftës Nacional-çlirimtare, kanë kryer kultin e individit të armikut Mehmet Shehu dhe ia dedikuan atij gjithë rolin e Luftës në zonën e Çorrush-Mallakastrës. Këta të pandehur, armiqësia ndaj Partisë dhe Shtetit të diktaturës së proletariatit, i ka bërë aq konsegunet sa faktet historike i përmbysin me kokë poshtë. Edhe vetë armiqtë e popullit shqiptar e dinë se Partia Komuniste Shqiptare më 8 nëntor 1941 u themelua. Kur si rezultat i punës paraprake të Partisë kishte filluar lufta e popullit shqiptar kundër fashizmit dhe mori vrull mbas themelimit të PKSH, ku ajo u bë drejtuese, organizuese dhe frymëzuese aktive e popullit në luftën për çlirim. Dhe ndërsa lufta kishte filluar, Partia drejtonte dhe luftonte, armiku Mehmet Shehu erdhi në Gusht të vitit 1942, kur në të gjithë vendin kishte shpërthyer lufta e popullit për çlirim nga fashizmi. Por të tre të pandehurit, në historikun e përpiluar prej tyre, injorojnë faktet me qëllime armiqësore sabotuese të njërës nga faqet më të lavdishme të popullit dhe Partisë tonë, atë të luftës nacional çlirimtare. Ata duke mohuar rolin e Partisë, armiqësisht atribuojnë rolin e armikut Mehmet Shehu në zhvillimin e kësaj lufte duke u shprehur veç të tjerave: &quot;Çorrushiotët pritnin me padurim një udhëheqje..që t'i organizonte dhe t'i drejtonte dhe në vazhdim me një titull të veçantë, shkruajnë më poshtë. Kthimi i Mehmet Shehut në Çorrush, ku në 5 faqe vazhdojnë t'i thurin lavde armikut Mehmet Shehu e familjes së tij. I pandehuri Idriz Seiti, duke qenë më i avancuar në pikëpamje armiqësore të përbashkëta me dy të pandehurit e tjerë, të shprehura dhe kurdisur bashkarisht në konsultat me njëri-tjetrin, përpilon edhe një shtojcë historiku prej 18 faqesh me iniciativën e tij për ta shkrirë në përmbajtjen bazë të historikut bazë të këtij komisioni i cili me figura letrare e konsideron ardhjen e armikut Mehmet Shehu nga jashtë shtetit për fatet e popullit Shqiptar, si një &quot;Odise&quot;. dhe për më tepër mendimet e shprehura për &quot;Odisenë&quot; e të pandehurit Idriz Seiti që armikun Mehmet Shehu, ky i pandehur, së bashku me dy të pandehurit e tjerë i kanë ruajtur edhe mbas vetvrasjes së armikut Mehmet Shehu, kohë kur Partia dhe populli e cilësuan armik. Kjo tregon se këta armiq nuk kanë dashur të heqin dorë nga veprimet e tyre armiqësore, në sabotim të vijës politike të Partisë dhe në përjetësim të figurës së armikut Mehmet Shehu. Këtë tregojnë më së miri faktet. Ndërsa i pandehuri Idriz Seiti ruante në shtëpinë e tij një arkiv me dokumenta armiqësore të kohës së Luftës, duke përfshirë edhe historikun armiqësor të përpiluar nga vetë ai dhe komisioni, i pandehuri Qamil Mane këtë historik me përmbajtje sabotuese të historisë dhe vijës politike të Partisë, ia dorëzoi për ruajtje kunatës së vetë me porosi që &quot;ti ruante edhe pas vdekjes së tij&quot;.

(vijon nesër)
 

ARTAN GJELI

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Fillimisht postuar nga kastriot:
[qb] Për herë të parë publikohet dokumenti i panjohur që burgosi tre nga njerëzit më të afërt të kryeministrit. Cilët ishin Islamaj, Seiti dhe Duro Shehu e për çfarë akuzoheshin ata

Dosja sekrete që dënoi tre bashkëpunëtorët e Mehmetit
&quot;Për të realizuar veprimet e tij armiqësore në periudhën e Luftës e në vazhdim, armiku Mehmet Shehu ka pasqyruar mendimet e tij në një skicë-program, të cilin ja ka dorëzuar të pandehurit Idriz Seiti që me takimin e tij të parë në gusht të vitit 1942&quot;


--------------------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloçi

Këto veprime sabotuese të orientimeve dhe vijës politike të Partisë për zhvillimin e Luftës Nacional çlirimtare, e kanë patur burimin në mendimet armiqsësore të armikut Mehmet Shehu dhe bashkëpunëtorëve të tij Idriz Seiti dhe Qamil Mane, të cilët ishin të parët që u lidhën me të kur erdhi nga jashtë shtetit dhe që janë aktivizuar në veprime të përbashkëta me njëri-tjetrin gjatë periudhës së Luftës. Për të realizuar veprimet e tij armiqësore në periudhën e Luftës e në vazhdim, armiku Mehmet Shehu ka pasqyruar mendimet e tij në një skicë-program, të cilin ja ka dorëzuar të pandehurit Idriz Seiti që me takimin e tij të parë në gusht të vitit 1942. Mendimet e shprehura në këtë skicë-program socialdemokrat, janë konkretizuar nëpërmjet kompromiseve, tolerimeve, dhe bashkëpunimit me reaksionin që gjatë Luftës Nacional-çlirimtare, veprime këto të kryera nga armiku Mehmet Shehu me pjesëmarrjen edhe të dy të pandehurve Idriz Seiti dhe Qamil Mane. I pandehuri Idriz Seiti ka lexuar dhe komentuar përmbajtjen e skicë-programit, duke e ruajtur atë dhe shumëfishuar deri në vitin 1973, kohë kur ia ka ridorëzuar autorit, armikut Mehmet Shehu, i cili e ka përdorur si platformë kundërrevolucionare për të dobësuar shtetin e diktaturës së proletariatit dhe Partinë e Punës të Shqipërisë&quot;. Kështu shkruhet në aktakuzën e ngritur nga Hetuesia e Përgjithshme dhe e miratuar nga Prokurori i Përgjithshëm Aranit Çela, ndaj tre të pandehurve Idriz Seiti (Sadikaj) Qamil Mane (Islamaj) dhe Duro Ismail Shehu, akatakuzë që mban datën 13.X.1983 dhe është nxjerrë së fundi nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme. Po kush ishin Seiti, Islamaj dhe Shehu, cila ishte e kaluara e tyre dhe çfarë lidhjesh kishin ata me Kryeministrin Mehmet Shehu, i cili ishte gjetur i vrarë në dhomën e gjumit të vilës së tij, pak kohë më parë se ata të tre të arrestoheshin dhe të merreshin të pandehur nga Prokuroria e Përgjithshme? Cilat ishin akuzat që ishin formualuar asokohe nga ana e Hetuesisë për Mehmet Shehun, vëllanë e tij Duro Shehun, ish ushtarak i lartë I Aviacionit Ushtarak shqiptar dhe dy nga njerzit e bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit shqiptar që nga koha e Luftës, ushtarakët e lartë Idriz Seit Sadikaj e Qamil Mane Islamaj? Të gjitha këto mistere janë të &quot;zbardhura&quot; në atë aktakuzë të formuluar nga ana e një grupi hetuesish special të ngritur asokohe nga ana e Hetuesisë së Përgjithshme të Republikës, dokument të cilin ne po e botojmë të plotë duke e filluar që nga numri I sotshëm. Por për hir të vërtetës dhe për të qenë sa më korrekt me lexuesin, ashtu si edhe në shumë dosje të tjera që kemi publikuar më parë në faqet speciale të kësaj rubrike, edhe këtë rradhë ne nuk mund të lemë pa përmëndur faktin, se ata akuza që janë ngritur nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme ndaj të pandehurve, Seiti, Islamaj dhe Shehu, si dhe dëshmitë e dëshmitarëve të tjerë që kanë deponuar në hetuesi ndaj tyre, janë tepër të dyshimta sepse ato janë marrë në kushte jo normale, por me anë të të dhunës fizike e psiqike dhe torturavae nga më çnjerzoret që u janë bërë atyre gjatë procesit hetimor. Kjo gjë është dëshmuar edhe nga vetë të pandehurit e këtij procesi, si dhe nga disa hetues e ushtarakë të lartë të Ministrisë së Bredshme dhe Sigurimit të Shtetit të asaj kohe, që kanë pasur lidhje me procesin në fjalë. Nga studimi i gjithë kësaj akuze ndaj të pandehurve, Seiti, Islamaj dhe Shehu, del qartë se synimi kryesor i regjimit komunit të Enver Hoxhës, nuk ka qenë thjesht dënimi I tyre, por me anë të atij procesi, diktatori komunist Enver Hoxha, donte të godiste vetë kryeministrin Mehmet Shehu, të cilin e kishte shpallur armik dhe poliagjent. Atë skemë , Enver Hoxha e kishte përdorur në të gjitha rastet, (që nga mbarimi I Luftës) kur kishte filluar goditjen ndaj bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, si Nako Spiro, Sejfulla Malëshova, Ymer Dishnica, Koci Xoxe, Pandi Kristo, Kristo Themelko, Tuk Jakova, Bedri Spahiu, Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Çako, Todi Lubonja, Fadil Paçrami etj. Të gjitha akuzat e ngritura ndaj tyre dhe dokumentet e ndryshme, të cilat janë botuar herë pas here në faqet speciale të &quot;Gazeta Shqiptare&quot;, ashtu dhe këto që po publikojmë nga numri I sotëm për tre nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, kanë vetëm një qëllim: Ndriçimin e së vërtetës dhe për të hedhur sadopak dritë mbi mekanizmat e atij regjim diktatorial të kryesuar nga Enver Hoxha, I cili e qeverisë këtë vënd me dorë të hekurt për afro një gjysëm shekulli me rradhë.

Akt-akuza e Hetuesisë
Akt-akuzë. Kundër të pandehurve 1. Idriz Seit Sadikaj. 2. Qamil Mane Islamaj. 3. Duro Ismail Shehu Akuzohen: Se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer krimin e sabotimit të vijës politike të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe i pandehuri Duro Shehu ka kryer edhe veprën penale të kontrabandës në përpjestime të mëdha në shumën 11937,50 lekë, të parashikuara si vepra penale nga Nenet 53 e 13, 72 / II të Kodit Penal. Në mbështetje të veprimeve armiqësore të kryera nga të pandehurit Idriz Seit Sadikaj, Qamil Mane Islamaj dhe Duro Ismail Shehu, sipas materialeve dhe dokumenteve të administruara filluan hetimet dhe me sanksionim të Prokurorit të Përgjithshëm u arrestuan tre të pandehurit e sipërpërmendur dhe mbasi u kryen veprimet e nevojshme hetimore, fajësia e tyre u vërtetua si më poshtë: Të pandehurit Idriz Seit (Sadikaj), Qamil Mane (Islamaj) dhe Duro Shehu kanë patur mendime armiqësore në vetvete, të cilat gradualisht i kanë pasqyruar nëpërmjet veprimeve të përbashkëta të tyre, të frymëzuara edhe nga armiku Mehmet Shehu. Ata që gjatë luftës nacional-çlirimtare, nëpërmjet tolerimeve dhe kompromiseve me reaksionin shqiptar dhe në vazhdim deri vitet e fundit, kur mendimet e tyre armiqësore i kanë konkretizuar si komision i përbashkët në përmbajtjen e një historiku të Luftës Nacional-çlirimtare në zonën e Mallakastrës, kanë kryer veprime sabotuese në dëm të vijës politike të Partisë. Që në vitin 1942, ndërsa i pandehuri Qamil Mane, si anëtar i Partisë fashiste takoi dhe mori nga Kuestura e Tiranës armikun Mehmet Shehu i pandehuri Idriz Seiti, si kriminel dhe përdhunues i popullit të zonës së Çorushit të Mallakastrës, me vajtjen e armikut Mehmet Shehu në Çorrush u lidh menjëherë me të dhe bashkë me njëri tjetrin kanë kryer edhe veprime armiqësore në sabotim të vijës politike të Partisë, lidhur me formimin e këshillave nacional-çlirimtare, duke vendosur në krye eksponentë të reaksionit dhe të fashizmit të zonës së Mallakastrës. Ndërsa nga një-ra anë vendosnin krerë të reaksionit në këshillat nacional çlirim-tare, nga ana tjetër ar-miku Mehmet Shehu, nëpërmjet të pandehurit Qamil Mane, bënte ndërhyrje për t'u lidhur dhe bërë kompromis me eksponentin tjetër të reaksionit Isa Toskën, kurse gjatë veprimtarisë së tyre gjoja pro luftës nacional-çlirimtare, armiku Mehmet Shehu nuk ka luftuar për të asgjësuar 8 (tetë) postat e xhandarmërisë në zonën e Mallakastrës, por ato u lanë të lira dhe ikën &quot;pa çak pa bamp&quot; sikurse shprehet edhe vetë i pandehuri Idriz Seiti si pjestar I çetës së tij. Këto veprime sabotuese të orientimeve dhe vijës politike të Partisë për zhvillimin e Luftës Nacional çlirimtare, e kanë patur burimin në mendimet armiqsësore të armikut Mehmet Shehu dhe bashkëpunëtorëve të tij Idriz Seiti dhe Qamil Mane, të cilët ishin të parët që u lidhën me të kur erdhi nga jashtë shtetit dhe që janë aktivizuar në veprime të përbashkëta me njëri-tjetrin gjatë periudhës së luftës. Për të realizuar veprimet e tij armiqësore në periudhën e Luftës e në vazhdim, armiku Mehmet Shehu ka pasqyruar mendimet e tij në një skicë-program, të cilin ja ka dorëzuar të pandehurit Idriz Seiti që me takimin e tij të parë në gusht të vitit 1942. Mendimet e shprehura në këtë skicë-program socialdemokrat, janë konkretizuar nëpërmjet kompromiseve, tolerimeve, dhe bashkëpunimit me reaksionin që gjatë luftës nacional-çlirimtare, veprime këto të kryera nga armiku Mehmet Shehu me pjesëmarrjen edhe të dy të pandehurve Idriz Seiti dhe Qamil Mane. I pandehuri Idriz Seiti ka lexuar dhe komentuar përmbajtjen e skicë-programit, duke e ruajtur atë dhe shumë-fishuar deri në vitin 1973, kohë kur ia ka ridorëzuar autorit, armikut Mehmet Shehu, i cili e ka përdorur si platformë kundërrevolucionare për të dobësuar shtetin e diktaturës së proletariatit dhe Partinë e Punës të Shqipërisë.I pandehuri Idriz Seiti nëpërmjet veprimeve të përbashkëta dhe në vazhdim duke u bërë mbartës, zbatues, komandues dhe pasqyrues i skicë-programit si dhe si pjestar aktiv i komisionit të përbërë edhe nga të pandehurit Qamil Mane dhe Duro Shehu, të cilët kanë shkruar historikun e Luftës së popullit të Çorrushit, duke shtrembëruar historinë, kanë sabotuar porositë dhe orientimet e Partisë gjatë luftës dhe në vazhdim. Pozicioni armiqësor i të pandehurit Idriz Seiti në dëm të vijës politike të Partisë, vërtetohet veç shpjegimeve të tij edhe me mjaft prova materiale dokumentare të gjetura, të cilat janë ruajtur për të realizuar qëllimet e tij kundërrevolucionare. I pandehuri Idriz Seiti, veç skicë-programit armiqësor të armikut Mehmet Shehu, ka ruajtur edhe dokumente të tjera armiqësore, përmbajtja e të cilave është në kundërshtim me vijën e Partisë, orientimet dhe direktivat e saj. Kështu ai ka konservuar një korrespondencë që i ka dërguar armiku Tuk Jakova gjatë luftës nacional çlirimtare, që mban datën 30.03.1944, dokument i cili që në atë kohë nxjerr në shesh pikëpamjet oportuniste armiqësore të armikut Tuk Jakova, të cilat i ka realizuar nëpërmjet të pandehurit Idriz Seiti. Në këtë dokument ai porosit të pandehurin: Lajmëroni repartet e ndryshme të pezullojnë konfiskimet në shtëpitë e të arratisurve&quot;. Veç sa më sipër, i pandehuri Idriz ka ruajtur edhe korrespondencë me armikun Mehmet Shehu, letërkëmbime dhe porosi, të cilat i janë gjetur në kontrollin e banesës rreth 12 muaj mbas deklarimit nga Partia si armik të Mehmet Shehut, dokumente të cilat i ka ruajtur për t'iu kundërvënë Shtetit dhe Partisë.Duke qenë njeriu më i afërt i armikut Mehmet Shehu, bashkëpunëtor i ngushtë i tij që gjatë luftës nacional çlirimtare, i pandehuri Idriz Seiti, si anëtar i komisionit të përbërë edhe nga të pandehurit Qamil Mane dhe Duro Shehu, gjatë përpilimit të historikut të luftës të popullit të Çorrushit me qëllim kundërrevolucionar dhe sabotues të vijës së Partisë, ka shtrembëruar historinë. Këta tre të pandehur, duke denigruar rolin udhë-heqës, drejtues, organizues dhe frymëzues të Partisë Komuniste Shqiptare, gjatë Luftës Nacional-çlirimtare, kanë kryer kultin e individit të armikut Mehmet Shehu dhe ia dedikuan atij gjithë rolin e Luftës në zonën e Çorrush-Mallakastrës. Këta të pandehur, armiqësia ndaj Partisë dhe Shtetit të diktaturës së proletariatit, i ka bërë aq konsegunet sa faktet historike i përmbysin me kokë poshtë. Edhe vetë armiqtë e popullit shqiptar e dinë se Partia Komuniste Shqiptare më 8 nëntor 1941 u themelua. Kur si rezultat i punës paraprake të Partisë kishte filluar lufta e popullit shqiptar kundër fashizmit dhe mori vrull mbas themelimit të PKSH, ku ajo u bë drejtuese, organizuese dhe frymëzuese aktive e popullit në luftën për çlirim. Dhe ndërsa lufta kishte filluar, Partia drejtonte dhe luftonte, armiku Mehmet Shehu erdhi në Gusht të vitit 1942, kur në të gjithë vendin kishte shpërthyer lufta e popullit për çlirim nga fashizmi. Por të tre të pandehurit, në historikun e përpiluar prej tyre, injorojnë faktet me qëllime armiqësore sabotuese të njërës nga faqet më të lavdishme të popullit dhe Partisë tonë, atë të luftës nacional çlirimtare. Ata duke mohuar rolin e Partisë, armiqësisht atribuojnë rolin e armikut Mehmet Shehu në zhvillimin e kësaj lufte duke u shprehur veç të tjerave: &quot;Çorrushiotët pritnin me padurim një udhëheqje..që t'i organizonte dhe t'i drejtonte dhe në vazhdim me një titull të veçantë, shkruajnë më poshtë. Kthimi i Mehmet Shehut në Çorrush, ku në 5 faqe vazhdojnë t'i thurin lavde armikut Mehmet Shehu e familjes së tij. I pandehuri Idriz Seiti, duke qenë më i avancuar në pikëpamje armiqësore të përbashkëta me dy të pandehurit e tjerë, të shprehura dhe kurdisur bashkarisht në konsultat me njëri-tjetrin, përpilon edhe një shtojcë historiku prej 18 faqesh me iniciativën e tij për ta shkrirë në përmbajtjen bazë të historikut bazë të këtij komisioni i cili me figura letrare e konsideron ardhjen e armikut Mehmet Shehu nga jashtë shtetit për fatet e popullit Shqiptar, si një &quot;Odise&quot;. dhe për më tepër mendimet e shprehura për &quot;Odisenë&quot; e të pandehurit Idriz Seiti që armikun Mehmet Shehu, ky i pandehur, së bashku me dy të pandehurit e tjerë i kanë ruajtur edhe mbas vetvrasjes së armikut Mehmet Shehu, kohë kur Partia dhe populli e cilësuan armik. Kjo tregon se këta armiq nuk kanë dashur të heqin dorë nga veprimet e tyre armiqësore, në sabotim të vijës politike të Partisë dhe në përjetësim të figurës së armikut Mehmet Shehu. Këtë tregojnë më së miri faktet. Ndërsa i pandehuri Idriz Seiti ruante në shtëpinë e tij një arkiv me dokumenta armiqësore të kohës së Luftës, duke përfshirë edhe historikun armiqësor të përpiluar nga vetë ai dhe komisioni, i pandehuri Qamil Mane këtë historik me përmbajtje sabotuese të historisë dhe vijës politike të Partisë, ia dorëzoi për ruajtje kunatës së vetë me porosi që &quot;ti ruante edhe pas


vdekjes së tij&quot;.


Me vjen keq qe po ju them more Kastriot por ti qenke fanatik i informacioneve te vjedhura dhe ca me keq akoma duke marre parasysh faktin qe atyre per te cilat ti ben fjale pa pik sensi u ka ikur koha edhe atyre njerezeve dhe informacioneve per ta.
Nuk ma merr mendja qe ti ke ndonje informacion bindes qe me te drejte te tjeret mund te shkenbejne mendime dhe informacione me ty,por nuk me duket se eshte ashtu.
Thone-ndoshta edhe une e kam me te degjuar-se kur e mban shume koken mbrapa duke ecur ke per tu penguar,prandaj shikoji pak gjera me realizem.

nga.ONIRO
(vijon nesër) [/qb]
 

dordi1

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

NE NJE LIBER BRILANT TE BOTUAR NE VITET '90, AMIK KASORUHO E HAP TEMEN PAK A SHUME KESHTU;... KUR TA MBAROJNE LEXIMIN E FAQES SE FUNDIT TE KETIJ LIBRI ATA QE SE KANE JETUAR RREGJIMIN E ENVER HOXHES DO TE THONE; AMA SA I PASKA ZMADHUAR GJERAT! KURSE ATA QE E JETUAN, DO TE THONE; SKA TREGUAR AS GJYSMAT!!!



ESHTE SHUME SHPEJT TI TREGOJME KRIMET MONSTRUOZE TE ATIJ PATHETIKU.
SA PER MEHMET SHEHUN, ME MIRE LEXONI LIBRIN E TE BIRIT &quot;VJESHTA E ANKTHIT&quot; QE TA MERRNI VESH QE AI NDOFTA QE ME I EGER SE VETE ENVERI.
NE FUND TE FUNDIT MEHMETI LUFTOI NE SPANJE, E KJO TREGON SE AI QE ME I VENDOSUR NE BINDJET KOMUNISTE KRAHASUAR ME ENVERIN QE SQE VEC NJE SHARLATAN :idea: :idea:
 

Guest
Re: Krime Enveriste

dori1 nga njera ane nuk ke te drejte.Nga ana tjeter nuk ke fare te drejte. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
E cfare do presesh nga nej anglez?
Ti lexo Sharl De Gol,President francez edhe e kishte idhull Everin.
 
Top