Krime Enveriste

kastriot

Primus registratum
Krime Enveriste

Dëshmia e 82-vjeçarit Haziz Toro, lidhur me historinë tragjike të familjes së tij nën regjimin komunist. Nga arratisja e vëllait, Qaniut, ekzekutimi i Rrushitit dhe burgosja e tre nipërve

"Si e ekzekutuan vëllanë tim para naftëtarëve të Patosit"


url]


Dashnor Kaloçi

I vetmi që mundi të shpëtonte nga familja jonë në atë kohë pa u internuar, ishte ëllai im, Qaniu, i cili qëndroi në arrati nëpër male për të shpëtuar nga hakmarrja e komunistëve të cilët e kishin shpallur atë armik që pa mbaruar Lufta. Aty nga fillimi i vitit 1946, Qaniu së bashku me dy shokët e tij intelektualë të njohur që ishin diplomuar në Perëndim: Taho Baci dhe Ramadan Velmishi, u arratisën nga Shqipëria dhe u vendosën në Republikën Federale Gjermane. Në këtë kohë, vëllai tjetër, Rrushiti, pasi bëri pesë vjet internim me gjithë familjen e tij në Krujë, u lirua dhe shkoi në Patos ku filloi punë si punëtor në një nga ndërrmarjet e Naftës të asaj zonë. Por ajo punë nuk zgjati shumë se pas pak ditësh atë e nxorrën përpara kolektivit dhe i bënë një demaskim publik duke e quajtur armik dhe akuzuar si sabotator që kishte shkuar aty për të djegur puset e naftës. Në fund të asaj mbledhje kur të gjithë prisnin që Rrushitit t'i viheshin hekurat, ndodhi diçka tjetër akoma më e kobëshme. Një nga oficerët e Sigurimit me gradën e togerit (L.S.) nxorri pistoletën nga brezi dhe e qëlloi tre herë pas koke, duke e lënë Rrushitin të vdekur në vënd, aty përpara të gjithë naftëtarëve që ishin në atë mbledhje".

Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë për "Gazetën", është 82-vjeçari Haziz Toro me banim në qytetin e Fierit, i cili rrëfen të gjithë historinë tragjike të familjes së tij me origjinë nga Kurjani i Mallakastrës, që për afro gjysëm shekulli me radhë u masakrua në mënyrën më barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Po kush është, Haziz Toro, cila është e kaluara e familjes së tij gjatë viteve të Monarkisë së Zogut dhe në periudhën e pushtimit fashist të Shqipërisë? Përse regjimi komunist që erdhi në fuqi në fundin e vitit 1944 filloi hakmarrjen ndaj tyre dhe cili ishte fati i pjesëtarëve të asaj familje mallakastriote nga viti 1944 e deri në shëmbjen e regjimit komunist?

Torot, mbështetës të Monarkisë
Haziz Toro u lind në vitin 1920-të në fshatin Kurjan të Mallakastrës, prej nga është dhe origjina e familjes së tij. Një ndër burrat më të dëgjuar të asaj familje, ka qenë Emin Toro, i cili u lind rreth viteve 1850-të dhe pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Turqi ku dhe u diplomua në Jurisprudencë. Në atë kohë që Emini studjoi në Turqi, po në degën e Jurisprudencës të Universitetit të Stambollit, ishte dhe një nga kushërinjtë e tij, i quajtur Salih Toro. Pas diplomimit me rezultate të shkëlqyera, Salihu u kthye në Shqipëri dhe në vitin 1921 ai u thërrit në Tiranë dhe u caktua në funksionin e Kryetarit të Degës Civile në Gjykatën e Diktimit, siç quhej Gjykata e Lartë asokohe. Në vitet e fundit të jetës, Emini u kthye në vëndlindjen e tij në Mallakastër ku dhe ndërroi jetë rreth viteve të para të shekullit të kaluar. Ai la dy djem: Rizain dhe Hazbiun, të cilët pas vdekjes së të jatit, u morën me administrimin e pasurisë së familjes së tyre që ishte mjaft e madhe. Nga të dy djemtë e Emin Toros, vetëm Rizai bëri emër të madh pasi u mor me politikë dhe në atë kohë ka qenë tepër i njohur në të gjithë krahinën e Mallakastrës. Ndërsa djali tjetër i Eminit, Hazbiu, pasi vazhdoi studimet dhe u diplomua për Financë në Turqi, gjatë viteve të Monarkisë së Zogut, shërbeu si toger i Financave në doganën e fshatit Bllatë të Prefekturës së Dibrës. Rizai që ishte dhe djali i madh i Emin Toros, pati tre djem: Rrushitin, Qaniun e Hazizin dhe të tre vëllezërit, studjuan e u diplomuan në shkollën Teknike amerikane të Harry Fultzit në Tiranë. Ndërsa pas diplomimit në atë shkollë, Qaniu me Rrushitin filluan punë të ndryshme, në fundin e viteve '30-të, Hazizi fitoi një të drejtë studimi nga qeveria Monarkiste e asaj kohe dhe shkoi në Itali ku u regjistrua në Fakultetin e Agronomisë pranë Universitetit të Bolonjës. Por pas mbaroi vitin e parë me rezultate shumë të mira, Hazizi i ndërpreu mësimet dhe u kthye në Shqipëri, me synim për të marrë pjesë në Lëvizjen Antifashiste.

Familja Toro e gjitha me Luftën
Gjatë periudhës së Luftës, në vitet 1939-1944, e gjitha familja Toro e Kurjanit, e cila asokohe bëhej rreth 12 shtëpi, u lidh me Lëvizjen Antifashiste. Ajo familje në atë kohë kishte miqësi të ngushtë me disa nga shtëpitë e para të Mallakastrës, si atë të Bektash Bej Çorushit, Bektash Bej Cakranit, Sheh Ismail Çorushit (babai i Mehmet Shehut) Cfirët, Klosët etj. Po kështu përveç këtyre familjeve të njohura mallakastriote, familja Toro e kishte shtrirë miqësinë e saj edhe me familje të tjera të njohura si me Sefat e Lushnjes, Rexho Plakun e Konispolit, e deri me atë të Ali Maliq Agollit në Dibër. Lidhur me këto e qëndrimin e asaj familje gjatë periudhës së Luftës, 82-vjeçari Haziz Toro, dëshmon: "Që në prillin e vitit 1939-të, e gjithë familja jonë e shprehu hapur indinjatën kundër pushtimit fashist të vëndit dhe aty nga viti 1942, vëllai im Qaniu, u muar me organizimin e Grupit të Parë partizan të krahinës sonë të Mallakastrës, duke u emëruar dhe komandant i atij formacioni të armatosur. Në atë kohë në përbërje të atij grupi, u bashkuan dhe Mehmet Shehu me Xhelal Staraveckën, të cilët më pas u bënë udhëheqës kryesorë të formacioneve më të mëdha të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare. Gjatë periudhës së Luftës, familja jonë kishte disa hasmëri të vjetra me familjen e Isa Toskës dhe ato u shtuan akoma dhe më shumë, pasi vëllai ynë, Qaniu, doli në mal në krye të Grupit të Parë partizan të Mallakastrës. Nisur nga ky fakt, IsaToska i cili kishte edhe mbështetjen e italianëve, shfrytëzoi rastin dhe na i dogji shtëpitë tona në fshatin Kurjan. Aty nga vjeshta e vitit 1943, kur Enver Hoxha denoncoi Marrëveshjen e Mukjes dhe filloi përplasja e hapur në mes forcave partizane dhe atyre nacionaliste, familja jonë u tërhoq nga Fronti dhe u distancua nga forcat partizane. Pas kësaj ne mbajtëm anën e forcave nacionaliste dhe vëllai ynë, Qaniu, qëndroi me disa forca nacionaliste ku bënte pjesë dhe Ismail Çorushi, të cilat kishin ndërprerë çdo lloj bashkëpunimi me partizanët", kujton 82-vjeçari Haziz Toro, lidhur me periudhën e Luftës, ku familja e tij mbajti anën e forcave nacionaliste.

1945, internimi i Torove
Menjëherë pas mbarimit të Luftës, regjimi komunist që erdhi në fuqi e shpalli familjen Toro, armike dhe reaksionare, e filloi ta luftonte atë me të gjitha mënyrat. Lidhur me këtë, Haziz Toro dëshmon: " Menjëherë pas mbarimit të Luftës, që në dhjetorin e vitit 1944, familja jonë u gjend nën terrorin e komunistët që erdhën në pushtet, të cilët menjëherë filluan hakmarrjen ndaj familjes sonë. Që në fillimin e vitit 1945, ne na internuan familjarisht në qytetin e Krujës, ku bashkë me shumë familje të tjera, na mbanin nën kontroll të vazhdueshëm. I vetmi që mundi të shpëtonte nga familja jonë në atë kohë, ishte ëllai im, Qaniu, i cili qëndroi në arrati nëpër male për të shpëtuar nga hakmarrja e komunistëve të cilët e kishin shpallur atë armik që nga viti 1943 kur ai u distancua nga partizanët dhe u bashkua me forcat nacionaliste. Pasi qëndroi disa kohë nëpër male, aty nga fillimi i vitit 1946, Qaniu së bashku me dy shokët e tij intelektualë të njohur që ishin diplomuar në Perëndim: Taho Baci dhe Ramadan Velmishi, u arratisën nga Shqipëria dhe u vendosën në Republikën Federale Gjermane. Aty nga viti 1950-të, Qaniu u inkuadrua në rradhët e Kompaninisë 4000, e cila ishte instaluar në disa kodrina në periferinë e qytetit të Mynihut. Ajo kompani që kishte një efektiv prej 4000 personash nga të gjitha vëndet e Europës Lindore, kishte dhe dy batalione me 250 shqiptarë, të cilët stërviteshin nga anglo-amerikanët për të zbarkuar në Shqipëri. Qaniu qëndroi në atë kompani deri aty nga viti 1954, kur ajo u shkri fare pas tradhëtisë që kishte bërë, Kim Filbi, agjenti britanik që punonte për sovjetikët. Pak kohë më vonë, vëllai im, Qaniu, u largua nga Gjermania dhe u vendos në SHBA-ës ku jetoi deri në vitin 1982", kujton Haziz Toro atë kohë pas mbarimit të Luftës, kur komunistët filluan hakmarrjen ndaj familjes së tyre dhe i internuan në qytetin e Krujës.

Ekzekutimi i Qaniut në Patos
Deri aty nga viti 1950-të, familja Toro vazhdonte të qëndronte në internime së bashku me shumë familje të tjera të cilat komunistët i kishin shpallur armike dhe reaksionare. Por në vitin 1950-të, kur Qani Toro u inkuadrua në formacionet e bazave ushtarake që stërviteshin nga anglo-amerikanët për t'u hedhur si diversantë në Shqipëri, ndaj asaj familje filloi një goditje akoma dhe më e ashpër. Lidhur me këtë, Haziz Toro dëshmon: "Në fillimin e vitit 1950-të, pasi plotësuam pesë vjetëshin e parë të dënimit në internim, ne na hoqën nga Kruja dhe na internuan përsëri duke na shpërndanë nëpër vënde të ndryshme. Mua me gjithë familjen time më çuan në Kalanë e Porto-Palermos, ndërsa vëllai tjetër, Rrushiti, pasi u lirua shkoi në Patos, ku filloi punë si punëtor në një nga ndërrmarjet e Naftës të asaj zonë. Por ajo punë nuk zgjati shumë, sepse si duket iu mësua biografia që ai nuk e kishte treguar. Pas kësaj Rrushitin e nxorrën përpara kolektivit ku kishte filluar punë dhe i bënë një demaskim publik duke e quajtur armik dhe sabotator që kishte shkuar aty për të djegur puset e naftës. Në fund të asaj mbledhje kur të gjithë prisnin që Rrushitit t'i viheshin hekurat, ndodhi diçka tjetër akoma më e kobëshme. Një nga oficerët e Sigurimit të Degës së Brendshme të Mallakastrës, i cili mbante gradën e togerit, (L.S.) nxori pistoletën nga brezi dhe e qëlloi tre herë pas koke, duke e lënë Rrushitin të vdekur në vend, aty përpara të gjithë naftëtarëve që ishin në atë mbledhje. Ajo vrasje i terrorizoi të gjithë ata puntorë që i kishin mbledhur apostafat aty, por asnjëri nuk mund të reagonte pasi i gjithë vëndi ishte i rrethuar që më përpara nga forca të shumta policore", kujton Haziz Toro, lidhur me vrasjen tragjike të vëllait të tij, Rrushitit, në fillimin e vitit 1950, kur atë e ekzekutuan barbarisht në sy të naftëtarëve në periferitë e qytezës së Patosit.

Burgoset Çezari, Qazimi e Ylviu
Vrasja barbare e Rrushit Toros në atë kohë, e rëndoi akoma dhe më shumë gjëndjen e fisit të tij, pasi të gjitha familjeve Toro që në atë kohë ishin të internuara, u përmëndej shpesh duke u thënë se kishin një njeri të pushkatuar nga Partia. Lidhur me këtë, Haziz Toro, dëshmon: "Pas vrasjes së Rrushitit, unë qëndrova i internuar në Porto-Palermo,deri në vitin 1956. Në atë vit, mua më çuan në fshatin Plug ku dhe u krijova familje duke u martuar me vajzën e Ali Maliqit (Agollit) me të cilët ne kishim miqësi të vjetër. Në atë fshat ne qëndruam të internuar deri në vitin 1967 dhe në atë vit ne na liruan nga internimi e na kthyen në fshatin tonë Kurjan. Në atë kohë aty u grumbulluam të gjitha familjet e fisit tonë që kishim qenë nëpër internime. Edhe në fshatin tonë Kurjan, ne na çuan si të internuar dhe lufta ndaj nesh ishte akoma dhe më e fortë pasi aty na njihnin të gjithë. Si rezultat i kësaj, aty nga viti 1976, regjimi komunist filloi edhe një goditje tjetër ndaj familjes sonë. Në atë vit u arrestua nipi im, Çezar Toro, (djali i Qaniut) i cili punonte në kooperativë dhe u dënua me dhjetë vjet burg politik. Pas arrestimit dhe dënimit të Çezarit, u arrestua dhe u dënua po me dhjetë vjet burg, edhe Qazim Toro, djali i kushëririt tim të parë. Hakmarrja e komunistëve ndaj familjes sonë nuk mbaroi me kaq, sepse pas tyre u arrestua dhe u dënua po me dhjetë vjet burg politik, edhe një kushëri tjetër i yni, Ylvi Toro. Ai u bashkua me Çezarin dhe Qazimin në kampin e Spaçit, ku të tre vuajtën dënimet deri aty nga viti 1986", kujton Haziz Toro atë kohë kur u burgos, nipi i tij, Çezari dhe dy kushërinjtë e tjerë: Qazimi dhe Ylviu.

Vazhdon persekutimi i familjes
Edhe pas daljes nga burgu të Çezarit, Qazimit dhe Ylviut, persekutimi dhe lufta e klasave ndaj asaj familje të njohur mallakastriote vazhdoi përsëri deri në rrëzimin e regjimit komunist në fillimin e viteve 1990-të. Në atë kohë e gjithë familja Toro, i mbështeti pa rezerva ndryshimet demokratike që u bënë në vënd dhe djemtë e asaj familje filluan të integroheshin disi në jetën shoqërore. Në atë kohë, djali i Hazizit, Kastriot Toro, që kishte lindur në vitin 1957 dhe kishte punuar rreth 18 vjet në koperativë, me sakrifica të mëdha mundi që të shkollohej duke mbaruar studimet e larta. Lidhur me këtë, Hazizi dëshmon: "Djali im, Kastrioti, u diplomua si oficer dhe shërbeu në organet e Ministrisë së Rendit, duke u punuar si Shef-Qarkullimi dhe Shef Rendi në qytetin e Peshkopisë. Duke pasur rezultate të larta në punë, ai u dërgua dhe bëri disa specializime jashtë vëndit dhe kur u kthye u emërua me detyrën e Shefit të Komisariatit në rrethet e Mallakastrës dhe të Lushnjes. Në ato qytete ai shërbeu deri në fillimin e vitit 1977 kur filluan trazirat për shkak të rënies së firmave piramidale. Në atë kohë ai pati disa kërcënime nga bandat e armatosura që kishin mbështetjen e disa segmenteve të majta, të cilat i bënë dhe një atentat duke e qëlluar me snajper nga pallatet që ndodheshin përballë Komisariatit të Lushnjes. Kastrioti shpëtoi për mrekulli nga që ishte në një makinë të blinduar dhe pas kësaj ai u detyrua e u largua përfundimsiht nga Shqipëria së bashku me gruan e fëmijët", e mbyll rrëfimin e tij, 82-vjeçari, Haziz Toro, lidhur me persekucionin e familjes së tij, i cili filloi që në vitin 1945 dhe për të, vazhdon ende.
 

jula

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

<img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />

Me e keqja eshte se histori te ketij lloji ka pa fund, me viktima me dhe pa emra.
Do te doja qe disa anetare te AF tu hidhnin nje sy deshmive te tilla dhe te mjaftoheshin me ...nje meditim.
Per me teper shoh se edhe bashhkemoshatare tanet here pas here kacavirren mbi xhama ne perpjekje per te gjetur dicka te mire tek kjo makaber.
Dihet se diktatura enveriste eshte renditur edhe nga historiane e analiste te famshem nder me gjakataret e Europes Lindore, kryesisht nen kenveshtrimin e kontollit policesk ne grade TOTALE(jo i pranishem ne DDR, p.sh.).

Nuk besoj te kete ndonjehere shpagim te mjaftueshem per krimet, nderkohe te mjaftohemi me ndertimin e nje perceptimi te qarte te asaj cka qe...
 

nardi71

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Fillimisht postuar nga Juliana:
[qb] <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />

Me e keqja eshte se histori te ketij lloji ka pa fund, me viktima me dhe pa emra.
Do te doja qe disa anetare te AF tu hidhnin nje sy deshmive te tilla dhe te mjaftoheshin me ...nje meditim.
Per me teper shoh se edhe bashhkemoshatare tanet here pas here kacavirren mbi xhama ne perpjekje per te gjetur dicka te mire tek kjo makaber.
Dihet se diktatura enveriste eshte renditur edhe nga historiane e analiste te famshem nder me gjakataret e Europes Lindore, kryesisht nen kenveshtrimin e kontollit policesk ne grade TOTALE(jo i pranishem ne DDR, p.sh.).

Nuk besoj te kete ndonjehere shpagim te mjaftueshem per krimet, nderkohe te mjaftohemi me ndertimin e nje perceptimi te qarte te asaj cka qe...[/qb]
Pash zotin po te lexosh ne af do kuptosh se jo vetem qe ska per tu kerkuar shpagim por ceshte me e keqja vogelushete e hoxhes kane vendosur ta mbrojne ate derine internet me sponsorizime te hdsh-see luan pobratit e edi rames.ata qe portretet e tij i varen ne zyra qeveritare dhe shiko se cshkruan nje fakir me nje pseudonim qe sia vlen te mbahet mend "rrofte e hoxha shkruan" te tema a eshte themeluar PPSH-JA.Ore na dhemb aq shume koka dhe per zotin nervozohemi kaq shume kur kuptojme qe relitei komunist u harrua kaaq shpejt dhe virtualisht paraqitet nga letyrat qenerore ne pushtet komunist si shpetimtar i shqiperise,sikur tragjedia 50 vjecare ishte fatlumturi dhe se ai qeni qe ishte fanar per barkat me papirus te terrorizmit boteror komunist serviret si mendiendrituri i shqipatrise.
Nuk eehap me a f-ne ne temat politike se terrorizohem nga keto deklarata mjeriane kafsherore komunistoide
 

jula

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Ne rregull, them te mjaftohemi me krimet reale ketu, tjeterkund (ne temat ku vihen re), mund te merremi me gjykime mbi "mbrojtjen virtuale te krimeve".

Nuk dua te perserisim polemika te temave te tjera, se po na vjen koka (dhe stomaku) verdalle.

U kuptuam, besoj.
 

godfather

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

............ <span style="font-style: italic">Godfather, po ti sikur je jashte teme, mor djale</span> .......................... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

kastriot

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Fillimisht postuar nga Juliana:
[qb] &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Me e keqja eshte se histori te ketij lloji ka pa fund, me viktima me dhe pa emra.
........................................
Dihet se diktatura enveriste eshte renditur edhe nga historiane e analiste te famshem nder me gjakataret e Europes Lindore, kryesisht nen kenveshtrimin e kontollit policesk ne grade TOTALE(jo i pranishem ne DDR, p.sh.).

Nuk besoj te kete ndonjehere shpagim te mjaftueshem per krimet, nderkohe te mjaftohemi me ndertimin e nje perceptimi te qarte te asaj cka qe...[/qb]
Qe te mos perseritet ose me mire te mos vazhdoje te jetoje siç po ndodh ne realitet, pavarsisht se me nje platforme tjeter.

Kastriot
 

receli

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Kastrioti, pse nuk shikon mire kur poston foto nga faqet e gazetes?
Edhe here tjera ti tjeter per tjeter ve tekstin me foton.
Sot flet per TOROT e ne Foto nxjerr gjeneral Bakon qe flet per &quot;italanët&quot;.

hap sitë mo i uruar.
 

une_une

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Si arratiseshin keta njerez kur e dinin se ligji ishte i tille se po u arratise familja do e pesonte me shume keq. Keta nuk pyesnin per familjet e tyre e pyetkan per Shqiperine keta ....
..........
 

kastriot

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Fillimisht postuar nga Guri:
[qb]Kastrioti, pse nuk shikon mire kur poston foto nga faqet e gazetes?
Edhe here tjera ti tjeter per tjeter ve tekstin me foton.
Sot flet per TOROT e ne Foto nxjerr gjeneral Bakon qe flet per &quot;italanët&quot;.

hap sitë mo i uruar.[/qb]
O <span style="font-weight: bold">GUR</span> faqet i ndryshon gazeta mbasi eshte e njejta adrese por pa date,psh. faqja 11 e dites se diele ka te njejten adrese me faqen 11 te se premtes qe vjen.

Kastriot
 

kastriot

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Dëshmia e 61-vjeçares Izabela Luli, për historinë tragjike të babait të saj, Gjelosh Lulit, kapitenit të Artilerisë të diplomuar në Torino, i cili u masakrua nga komunistët në 1947

&quot;Ja si ia prenë kokën babait tim, kapiten Gjelosh Lulit&quot;


--------------------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloçi

Me ardhjen e komunistëve në pushtet, babai im, kapiten Gjelosh Luli, qëndroi i fshehur nëpër male duke u strehuar tek miqtë e tij, sa në malësitë e Hotit të përtej kufirit dhe atë të Kastratit këtej kufirit, ku u rrethua dhe ra disa herë në përpjekje me Forcat e Ndjekjes. Aty nga dhjetori i vitit 1947, ai u rrethua në shpellën ku streohej në zonën e Kastratit dhe mbeti i ngrirë në dëborë. Pas shumë kërkimesh kufoma e tij u gjet nga Forcat e Ndjekjes, të cilat ia prenë kokën dhe trupin e tij e lanë mbi dëborë që ta shqyenin kafshët e egra. Më pas kokën e tij ata e morën me vete dhe sollën në Koplik, ku thirrrën disa fshatarë që e kishin njohur atë, për të bërë verifikimin nëse ishte ajo koka e Gjelosh Lulit&quot;.

Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë për: Gazetën&quot;, është 61-vjeçarja Izabela Luli (Mari) e bija e kapitenit të famshëm Gjelosh Lulit, nipit të heroit të Deçiqit, Dedë Gjon Lulit, ish-komandantit të përgjithshëm të Forcave Nacionalistë të Malsisë së Madhe, i cili u masakrua në mnëyrën më barbare nga forcat komuniste në fundin e dhjetorit të vitit 1947. Po kush ishte Gjelosh Luli, cila është e kaluara e tij dhe ku u diplomua ai? Cili ishte aktiviteti i tij gjatë viteve të Monarkisë së Zogut e në periudhën e pushtimit fashist të vëndit dhe përse e masakruaun komunistët kufomën e tij?

Gjeloshi, nipi i Dedë Gjon Lulit
Gjelosh Luli u lind në vitin 1912 të në fshatin Traboin të Malsisë së Madhe, në familjen e patriotit të madh dhe heroit të Luftës së Deçiqit, Dedë Gjon Lulit. Babai i Gjeloshit, Gjokë Luli, ishte kushëri i parë me djalin e Dedë Gjon Lulit, por e e gjithë familja e tyre jetonte bashkë në një kullë atje në fshatin Traboin. Që kur ishte fare i vogël, Gjelosh Lulin, e përkundi në djep, Nora e Hotit, &quot;Heroina e Popullit&quot;, të cilën Dedë Gjon Luli e kishte nusen e djalit. Nga ajo familje e madhe, përveç Dedë Gjon Lulit, kanë qenë tepër të njohur edhe dy djemtë e tij, Kola me Gjergjin, të cilët patën luftuar përkrah babait të tyre. Kola vdiq tepër i ri, pasi u helmua nga serbët në një hotel të Vlorës në vitin 1910, në shenjë hakmarrje ndaj Dedë Gjon Lulit, ndërsa Gjergji mbeti i vrarë në Luftën e Deçiqit, teksa ishte duke ngritur flamurin së bashku më babanë e tij. Përveç këtyre burrave që kanë lënë emër të madh, nga familja e Gjelosh Lulit ka qenë tepër i njohur edhe Luc Nishi, nip i kësaj shtëpie, i cili u vra duke luftuar me armë në dorë në Luftën e Koplikut në vitin 1920. Gjatë asaj beteje të madhe, Luc Nishi i vuri gjoksin topit të artilerisë serbe dhe trupi i tij u bë copa copa. Aty nga viti 1913 kur u bë ndarja e kufijve të Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha dhe fshati Traboin mbeti nën juridiksionin e Malit të Zi, si shumë familje të tjera të atij fshati, edhe familja e Dedë Gjon Lulit u shpërngul që andej dhe erdhi e u vendos në një fushë në afërsi të qytetit të Shkodrës. Edhe sot e kësaj dite ajo fushë afër fshatit Shtoj, njihet me emërin: Hoti i Ri. Që nga ajo kohë e në vazhdim familja e madhe e Dedë Gjon Lulit ka jetuar në atë fshat, kurse shtëpitë e tyre përtej kufirit në Traboin, mbetën të shkreta pa njeri. Në atë familje të madhe që u vendos në Hotin e Ri, jetoi edhe familja e Gjok Lulit, babait të Gjeloshit, i cili kishte gjashtë fëmijë: Pjetrin, Gjeloshin, Rrokun, Nolin, Gjelinën dhe Nocën. Gjatë viteve të Monarkisë së Zogut, familja e Gjok Lulit u respektua dhe u nderua shumë nga regjimi zogist, për arsye se ai ishte nip i heroit të madh, Dedë Gjon Lulit. Nisur nga ky fakt, përveç djalit të madh Pjetrit i cili qëndroi me prindërit e tij në shtëpi, tre djemtë e tjerë të Gjokës, Gjeloshi, Rroku e Noli, përfituan bursa shtetërore nga qeveritë e Monarkisë dhe studjuan në universitetet e akademitë e Italisë. Ndërsa Gjeloshi me Nolin u diplomuan në shkollat dhe akademitë ushtarake, Rroku u diplomua në degën e Ekonomisë në një nga universitetet e Italisë.

Në Akademinë e Torinos
Gjelosh Luli nuk ishte më shumë se shtatë vjeç kur erdhi në qytetin e Shkodrës dhe filloi mësimet e para të shkollës fillore. Pas kësaj ai ndoqi mësimet e gjimnazit klasik pranë Konviktit &quot;Malet Tona&quot; të atij qyteti, ku u dallua si një nga nxënësit më të mirë të asaj shkolle. Lidhur me këtë, e bija e tij, 61-vjeçarja Izabela Luli (Mari) dëshmon: &quot;Pas mbarimit të shkollës së mesme në vitin 1929, babai, Gjelosh Luli, përfitoi një bursë shtetërore nga qeveria zogiste e asaj kohe dhe shkoi për të ndjekur studimet e larta pranë Akademisë Ushtarake të Torinos në Itali. Në atë akademi ai u diplomua me rezultate të shkëlqyera në degën e Artilerisë dhe pas mbarimit të saj bëri edhe një vit tjetër specializim në kursin e Aplikacionit. Në vitin 1934, babai u kthye në Shqipëri dhe u emërua në një nga repartet e Regjimentit të Artilerisë në qytetin e Tiranës ku iu dha edhe grada e togerit. Përveçse profesionit të tij si oficer artilerie ku ai ishte diplomuar me rezultate të larta, babai në atë kohë ishte i dhënë shumë edhe pas shkrimeve publicstike dhe gjuhëve të huaja, duke zotëruar shumë mirë italishten, frëngjishten e gjermanishten. Pasi shërbeu për disa vjet në Regjimentin e Artilerisë në Tiranë, Gjeloshi u transferua pranë familjes së tij në qytetin e Shkodrës, duke u caktuar përsëri në një repart artilerie. Në vitin 1936 teksa babai shërbente si oficer në qytetin e Shkodrës, u martua me nënën tonë. Elenën, e cila ishte bijë e familjes së njohur Mirakaj nga rrethi i Pukës. Në atë kohë që u bë martesa, nëna jonë sapo kishte mbaruar gjimnazin pranë Institutit Femëror &quot;Nana Mbretë-reshë&quot; në qytetin e Tiranës, ku ishte diplomuar me rezultate shumë të larta. Gjatë atyre viteve që babai shërbeu si ushtarak në qytetin e Shkodrës, ku mori dhe gradën e Kapitenit të Parë, ai gjithshtu dha edhe mësim si pedagog i gjuhëve të huaja në gjimnazin klasik të Shkodrës. Që nga ajo kohë babai filloi të botonte vazhdimisht shkrime të ndryshme në shtypin e kohës, e kryesisht në revistën &quot;Hylli i Dritës&quot; të cilën ai e kishte shumë për zemër. Ndërsa babai ishte i dhënë pas shkrimeve publicistike, nëna jonë, Elena, shkruante vazhdimisht poezi të cilat edhe sot pas kaq vitesh, me shumë mundime ne i kemi ruajtur dhe i kemi në shtëpinë tonë. Po kështu që në ato vite, Gjeloshi, kishte shfaqur hapur ndjenjat e tij antikomuniste me anë të shkrimeve të ndryshme që botonte në shtypin e kohës dhe ajo gjë njihej mirë prej të gjithëve në qytetin e Shkodrës&quot;, dëshmon Izabela Luli, lidhur me babanë e saj Gjelosh Lulin, të cilit Mbreti Zog i dha mundësinë e shkollimit në Itali, për arsye se ishte nip i Dedë Gjon Lulit.

Kreu i nacionalistëve të Malsisë së Madhe
Pushtimi i Shqipëria nga Italia fashiste në prillin e vitit 1939, e gjeti kapiten Gjelosh Lulin, si oficer në Regjimentin e Artilerisë të qytetit të Shkodrës. Si shumë ushtarakë të tjerë edhe ai e kundërshtoi pushtimin fashist, por në vitin 1940 kur iu bë thirrje të gjithë ish-ushtarakëve të Monarkisë së Zogut, që të riktheheshin në Ushtrinë Kombëtare, edhe ai u kthye dhe u emërua përsëri në Regjimentin e Artilerisë ku kishte shërbyer vite më parë. Lidhur me veprimtarinë e Gjelosh Lulit gjatë viteve të pushtimit fashist dhe mbarimin e Luftës, e bija e tij. Izabela Luli dëshmon: &quot;Në vitet e para të pushtimit, babai, nuk u përzie fare me punët e politikës por vazhdoi të shërbente siu ushtarak i Artilerisë dhe herë pas here vazhdoi të shkruante shkrime letrare e historike në revistën &quot;Hylli i Dritës&quot;e në ndonjë gazetë tjetër të asaj kohë. Asokohe familja jonë banonte në Lagjen &quot;Badra&quot; të Shkodrës, ku pas motrës së madhe Klarës që kishte lindur në vitin 1938, në vitin 1942, aty u linda dhe unë. Në atë kohë babai ynë njihej si nacionalist i flaktë e antikomunist i vendosur dhe të tillë e kishte edhe rrethin e tij shoqëror, ku përveçse me shumë intelektualë të njohur të qytetit, ai kishte shoqëri e miqësi të ngushtë edhe me oficerët: Mark Gjeka, Mark Mala, Mark Dredha si dhe me Gjon Dostanishtën e Gaspër Palin. Deri aty nga viti 1943, babai mbajti detyrën e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave Ushtarake të gjithë Qarkut të Shkodrës, ndërsa më pas kur filloi konflikti i armatosur midis forcave komuniste dhe atyre nacionaliste, ai doli në mal dhe u zgjodh me detyrën e Komandantit të Forcave Nacionaliste të Malsisë së Madhe. Si komandant i atyre forcave nacionaliste, Gjeloshi, qëndroi maleve me armë në dorë deri në mbarimin e Luftës dhe në nëtorin e vitit 1944, ai së bashku me major Llesh Marashin dhe njerzit që komandonin, shkuan në qyetezën e Koplikut dhe bënë një kuvend me popullin e asaj krahine. Gjatë atij takimi, Gjeloshi mbajti një fjalim ku midis të tjerash iu drejtua të gjithë popullit që ishte atje duke iu thënë: &quot;Lufta ka mbaruar dhe komunistët e kanë fituar atë, prandaj ju shkoni nëpër shtëpiat tuaja, sepse s'kena ma gjak me derdh kot. Ndërsa unë po largohem e do të vazhdoj rrugën që kam nis&quot;. Ky ishte dhe takimi i fundit i babait me malësorët e asaj krahine, sepse më pas ai doli në mal në arrati&quot;, dëshmon Izabela Luli, lidhur me babanë e saj kapiten Gjelosh Lulin, që në atë kohë ishte komandant i Forcave Nacionaliste të Malsisë së Madhe.

Tre vjet i arratisur nëpër male
Që nga nëntori i vitit 1944 kur kapiten Gjelosh Luli u largua nga qyteti i Shkodrës, ai doli në arrati dhe qëndroi i fshehur nëpër male, për të shpëtuar nga hakmarrja e komunistëve të cilët e kishin shpallur atë armik. Lidhur me këtë dhe peripecitë e familjes, pas arratisjes së tij, e bija Izabela dëshmon: &quot;Pas arratisjes së babait, nëna. Elena, me mua dhe motrën Klarën, (që në atë kohë ishim shumë të vogla) nuk patëm fatin të qëndronim shumë në shtëpinë tonë, sepse që në janarin e vitit 1945 ne na internuan në Katër Rrugët e Shijakut. Në momentin që po na nxirrnin nga shtëpia vetëm me rrobat e trupit, motra, Klara, qante me të madhe duke kërkuar një fustan të bukur që ia kishte sjellë babai nga Italia. Në atë kohë njeri nga ushtarët që po kontrollonin shtëpinë, doli në dritare dhe pasi pyeti nënën se kë fustën kërkonte motra, e gjeti dhe ia hodhi atë nga dritarja, e motra pushoi së qari. Në Shijak ne na lanë në një stallë dhe më pas na internuan përsëri në Kalanë e Beratit dhe në qytezën e Kuçovës. Në atë kohë që ne ishim të internuar atje, babai qëndronte i fshehur nëpër male, së bashku me mikun e tij, Major Llesh Marashin. Pas arrestimit të Lleshit, babai qëndroi vetëm me mikun e tij të ngushtë, (probatinin) Marash Dodën nga Kastrati, duke u strehuar ndër miqtë e tij në atë krahinë. Aty nga fundi i vitit 1945, dymbëdhjetë burra të Hotit shkuan në Kastrat dhe morën takim me parinë e asaj krahine, duke iu thënë: &quot;Na e dorzoni kapiten Gjelosh Lulin, se është marre për ne që ai streohet këtu në Kastrat dhe jo në Hot, që është dhe vëndlindja e tij&quot;. Pas kësaj kërkese, paria e Kastratit iu përgjigj burrave të Hotit duke iu thënë: &quot;Po edhe ne me bukë e kemi mbajt Gjelosh Lulin&quot;. Kastratasit nuk pranuan me e dorzu Gjelosh Lulin dhe e mbajtën të strehuar edhe për shumë kohë në atë krahinë. Kur u dha një amnisti nga qeveria komuniste e Tiranës, babai e detyroi probatinin e tij, Marash Dodën, që të dorzohej dhe vetë qëndroi përsëri i fshehur në një shpellë në Kastrat. Nga viti 1945 deri në vitin 1947, atë e strehuan dy familje, nga kushërinjtë e tij matanë kufirit, Mark e Kol Miri, të fisit Dedëvukaj. Ndërsa këtej kufirit ai ka qëndruar i fshehur tek dy vëllezërit, Mark e Lul Gjeloshi. Kur në atë krahinë shkonin forcat të shumta komuniste për kontroll, babanë e kalonin matënë kufirit dhe kur kishte kontrolle andej, ata e sillnin përsëri këtej kufirit. Në vitin 1946, forcat shqiptare të Ndjekjes e rrethuan shtëpinë e Mark e Kol Mirit në Traboin të Malit të Zi, por babai mundi që të shpëtonte dhe iku ndër male. Pas kësaj forcat e Sigurimit e lidhën Kol Mirin këmbë e duar dhe i ndezën dy zjarre anash tij. Ndërsa filloi t'i fryhej mishi i trupit nga flakët e zjarrit, Kola bërtiti që ta zgjidhnin, sepse do t'u tregonte vëndin ku fshihej Gjelosh Luli. Ndërsa Kola bërtiste nga dhimbjet, vëllai i tij, Marku, që ishte i lidhur në një trung lisi aty pranë, i bënte me shenjë që të mos tregonte. Pasi e zgjidhën, Kola i sorollati Forcat e Ndjekjes nëpër male pa ua treguar vëndin ku fshihej Gjelosh Luli dhe ai mundi që të shpëtonte prej tyre, duke u arratisur nga një shtëpi ku ata shkuan për të kaluar natën. Pas kësaj Kola mundi që të arratisej nga Shqipëria, ndërsa të vëllanë e tij, Markun, e burgosën me dënime të gjata. Pas kësaj ngjarje, Gjelosh Luli, iku nga Hoti dhe u strehua në Kastrat, ( i mbajtur në vig nga fshataërt pasi i kishin ngrirë këmbët) ku në dhjetorin e vitit 1947 atë e rrethuan dy herë Forcat e Ndjekjes. Në rrethimin e dytë ai iku nga shpella pa e kapur, por mbeti i ngrirë në dëborë ku dhe e gjetën të vdekur forcat e Sigurimit. Pasi e gjetën në dëborë, ata ia prenë kokën Gjeloshit dhe trupin e tij e lanë aty në dëborë që ta shqyenin kafshët e egra. Kokën e tij ata e sollën në qëndrën e Malsisë së Madhe, në Koplik, dhe aty mblodhën shumë fshatarë që e kishin njohur atë, për të bërë verifikimin, nëse ishte ajo koka e Gjelosh Lulit. Aty nga pranvera e vitit 1948, trupin e tij e gjeti një çoban i atyre anëve, i cili e varrosi dhe vuri një shenjë që të mos e harronte vëndin. Në atë kohë ne na hoqën nga internimi e na kthyen në Shkodër dhe nga ajo gjë ne e morëm me mënd se babanë e kishin vrarë, sepse ishte si rregull që kur vritej një njeri, familjen e tij e kthenin nga internimi. Në Shkodër ne na morën në shtëpinë e tyre, Nora e Hotit me Katrinën, vajzën e Luc Nishit dhe tek ato ne kemi qëndruar gjatë gjithë kohës së regjimit komunist. Por edhe pas vrasjes së babait, fatkeqësitë tona nuk mbaruan, sepse në vitin 1953, arrestuan nënën tonë, Elenën, të cilën e dënuan me dhjetë vjet burg për agjitacion e propagandë. Dënimi i saj erdhi pasi ditën që vdiq Stalini ajo tha: &quot;Shyqur që vdiq ky kriminel, por kur po i vjen rradha këtij tonit&quot;. Deri në vitin 1991, ne nuk e mësuam dot të vërtetën e zhdukjes së babait, sepse për atë thuheshin shumë legjenda dhe çobani që e varrosi trupin e tij pa kokë, nuk ia tregoi asnjeriu deri në shëmbjen e regjimit komunist. Aty nga viti 1991, ai na dërgoi fjalë që të shkonim aty për të marrë eshtrat e babit tonë, por kur shkuam ne, ai kishte një muaj që kishte vdekur. Pas shumë kërkimesh, ne i gjetëm eshtrat e babait pa kokë dhe pas një ceremonie që bëmë në fshatin Kushe, eshtrat e tij i sollëm në varret e Rrmajt të qytetit të Shkodrës ku prehen e dhe sot&quot;, e përfundon rrëfimin e saj Izabela Luli, për babanë e saj, kapitenin e famshëm, Gjelosh Luli, të cilin komunistët e masakruan në mënyrën më barbare, duke i prerë kokën në natën e vitit të ri të vitit 1947.

NGA E DIELA NE &quot;GAZETA SHQIPTARE&quot;

Dosja e plotë gjyqësore e Grupit të Deputetëve

- Publikimin e dosjes së plotë gjyqësore të Grupit të Deputetëve që filloi më datën 4 janar të vitit 1947 në sallën e Kinema &quot;Kosova&quot; në Tiranë, e cila nxirret për herë të parë nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme.
- Kush ishin 24 personat që u nxorrën si të pandehur në atë gjyq dhe cilat ishin funksionet që ata kishin pasur që nga periudha e Monarkisë, gjatë pushtimit fashist të vëndit e deri në ditën që u arrestuan. Cili ishte qëndrimi i tyre gjatë kohës së hetuesisë dhe si u trajtuan ata nga Ministria e Brendshme.
- Përse Shefqet Beja, Dr. Enver Sazani, Sheh Ibrahim Karbunara, Sulo Klosi, Selaudin Toto, Irfan Majuni, Tefik Deliallisi, Salim Kokalari e Sulo Klosi, u konsideruan si krerët e Grupit të Deputetëve dhe cilat ishin lidhejt e tyre me Frontin Demokratik të udhëhequr nga Enver Hoxha
- Kush e kishte financuar Grupin e Deputetëve në veprimtarinë që kishte zhvilluar deri në atë kohë, sa para ishin dhënë dhe si ishin shpërndarë ato nëpër rrethe dhe për të arratisurit politikë që qëndronin nëpër male. Cilat ishin lidhjet e këtij grupi me Abaz Kupin, Mithat Frashërin, Cen Elezin dhe eksponentët e tjerë nacionalistë.
- Kush e hartoi planin për atentatin ndaj Gjeneral-kolonel Enver Hoxhës dhe Koci Xoxes, kush ishte personi që do e realizonte atë gjatë vizitës së tyre në Pezë dhe cila ishte dëshmia që ai dha në sallën e gjyqit. Cilat ishin sabotimet dhe aksionet e tjera që kishte kryer ai grup dhe ata që u kishin dështuar.
- Cilat ishin debatet që u bënë në sallën e gjyqit në mes vetë të pandehurëve dhe prokurorit e trupit gjykues dhe cilat ishin fjalët e tyre të fundit para dhënies së pretencës nga ana e prokurorit. Cilët ishin 17 të pandehurit që u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan, e çfarë dënimesh u dhanë për të tjerët.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Dosja e plotë gjyqësore e Grupit të Deputetëve


--------------------------------------------------------------------------------

- Publikimin e dosjes së plotë gjyqësore të Grupit të Deputetëve që filloi më datën 4 janar të vitit 1947 në sallën e Kinema &quot;Kosova&quot; në Tiranë, e cila nxirret për herë të parë nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme.

- Kush ishin 24 personat që u nxorrën si të pandehur në atë gjyq dhe cilat ishin funksionet që ata kishin pasur që nga periudha e Monarkisë, gjatë pushtimit fashist të vëndit e deri në ditën që u arrestuan. Cili ishte qëndrimi i tyre gjatë kohës së hetuesisë dhe si u trajtuan ata nga Ministria e Brendshme.

- Përse Shefqet Beja, Dr. Enver Sazani, Sheh Ibrahim Karbunara, Sulo Klosi, Selaudin Toto, Irfan Majuni, Tefik Deliallisi, Salim Kokalari e Sulo Klosi, u konsideruan si krerët e Grupit të Deputetëve dhe cilat ishin lidhejt e tyre me Frontin Demokratik të udhëhequr nga Enver Hoxha

- Kush e kishte financuar Grupin e Deputetëve në veprimtarinë që kishte zhvilluar deri në atë kohë, sa para ishin dhënë dhe si ishin shpërndarë ato nëpër rrethe dhe për të arratisurit politikë që qëndronin nëpër male. Cilat ishin lidhjet e këtij grupi me Abaz Kupin, Mithat Frashërin, Cen Elezin dhe eksponentët e tjerë nacionalistë.

- Kush e hartoi planin për atentatin ndaj Gjeneral-kolonel Enver Hoxhës dhe Koci Xoxes, kush ishte personi që do e realizonte atë gjatë vizitës së tyre në Pezë dhe cila ishte dëshmia që ai dha në sallën e gjyqit. Cilat ishin sabotimet dhe aksionet e tjera që kishte kryer ai grup dhe ata që u kishin dështuar.

- Cilat ishin debatet që u bënë në sallën e gjyqit në mes vetë të pandehurëve dhe prokurorit e trupit gjykues dhe cilat ishin fjalët e tyre të fundit para dhënies së pretencës nga ana e prokurorit. Cilët ishin 17 të pandehurit që u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan, e çfarë dënimesh u dhanë për të tjerët.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Krime Enveriste

me vjen shume keq per familjen e ketij zoterise ketu dhe per menyren se si u vra por me sa kuptova une nga shkrimi me lart
pati nje edukim ushtarak ne italine fashiste (as civilet nuk mund te mos ishin fashiste e jo me ushtaraket aq me shume te huaj)
sherbeu fashistet gjate pushtimit
nuk e kuptoj perse e quajne nacionalist!!!!!!!!
 

kastriot

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Për herë të parë &quot;Gazeta&quot; publikon dosjen e gjyqit të Grupit të Deputetëve, i zhvilluar në Tiranë në shtator 1947, ku tre prej tyre u varën në litar dhe 13 u pushkatuan

Dëshmia e Deputetëve: &quot;Enverit do t'i bënte atentat roja i Myslym Pezës&quot;


--------------------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloçi

Në vazhdën e publikimit të dhjetra e dhjetra dokumenteve arkivore dhe dëshmive të ndryshme që &quot;Gazeta Shqiptare&quot; ka vijuar të botojë që prej disa vjetësh në faqet e saj speciale të rubrikës historike, është dhe dossieri i sotëm i cili i përket dosjes gjyqësore, të &quot;Grupit të Deputetëve&quot; që u morën si të pandehur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe u vunë në bangon e të akuzuarëve në fillimin e shtatorit të vitit 1947. Në atë gjyq i cili u zhvillua në Kinema &quot;17 Nëntori&quot; të kryeqytetit nga data katër shtator të vitit 1947 e deri në datën 27 shtator kur u dha edhe pretenca, u gjykuan si të pandehur 24 persona të profesioneve e zanateve të ndryshme. Pjesa më e madhe e tyre ishin intelektualë të cilët ishin diplomuar në universitetet e Perëndimit dhe disa prej tyre si Shefqet Beja, Enver Sazani dhe Sheh Ibrahim Karbunara, ishin deputetë të Paralamentit shqiptar të propozuar si kandidatë të Frontit Demokratik, që udhëhiqej nga Partia Komuniste e kryesuar prej Enver Hoxhës. Përveç këtyre tre personave tepër të njohur si nacionalistë dhe me popullaritet mjaft të madh në të gjithë vëndin dhe që ishin krerët e atij grupi të pandehurish, të njohur si Grupi i Deputetëve, edhe një pjesë e madhe e tyre kishin mbështetur dhe kishin marrë pjesë aktive në Luftën Antifashiste. Po kështu në përbërje të atij grupi kishte dhe intelektualë të tjerë dhe tregtarë të ndryshëm të cilët nuk kishin aderuar në asnjë nga tre forcat politike (Balli Legaliteti dhe Partia Komuniste) gjatë periudhës së Luftës, por që ishin brymosur dhe kishin përqafuar idetë liberal-demokrate të vëndeve Perendimore ku kishin studjuar, duke pasur prirje të theksuara antikomuniste. Procesi gjyqësor i Grupit të Deputetëve i cili filloi me një pomozitet të madh nga ana e propagandës së regjimit komunist, duke vënë në dispocizcion të gjithë arsenalin e saj me radio, gazeta dhe afishe të ngjitura nëpër mure, për nga përmasat e rëndësia e tij ishte procesi i dytë më i madh i zhvilluar deri në atë kohë që nga mbarimi i Luftës. Procesi i parë gjyqësor ishte zhvilluar në marsin e vitit 1945, i njohur si &quot;Gjyqi Special kundër kriminelëve të Luftës&quot; dhe në bankon e të akuzuarëve të atij gjyqi kishin dalë plot 64 persona, ku pjesa më e madhe i tyre kishin mbajtur funksione të larta në të gjitha qeveritë shqiptare që nga ajo e Ismail Qemalit e deri tek ato nën pushtimn gjerman, si deputetë, kryeministra, ministra, prefektë, kryetarë bashkish, ambasadorë, ushtarakë të lartë etj. Ndryshe nga Gjyqi Special i marsit të vitit 1945 ku gjykoheshin si të pandehur të gjithë ata persona të cilët regjimi komunist i Enver Hoxhës i kishte shpallur &quot;armiq e kriminelë lufte&quot; që nga periudha e pushtimit të vëndit, procesi gjyqësor i Grupit të Deputëtëve, që filloi në katër shtatorin e vitit 1947, kishte një ngarkesë akoma më të madhe politike e sociale, e interes të jashtëzakonshëm, pasi aty gjykoheshin një pjesë e atyre personalitëteve që kishin aderuar brenda rradhëve të Frontit Demokratik, që e udhëhiqte Partia Komuniste e cila kishte ardhur në pushtet. Nga dëshmi të ndryshme të marra si nga ana e familjarëve të Grupit të Deputetëve, ashtu dhe nga ish-ushtarakët e Ministrisë së Brendshme të asaj kohe, pothuaj gati të gjithë të pandehurit e atij grupi, gjatë procesit hetimor i janë nënshtruar torturave nga më çnjerzoret në mënyrë që të pranonin akuzat që u ngarkoheshin nga ana e hetuesëve. Ajo gjë shihet qartë edhe nga dosja gjyqësore e atij procesi, ku disa nga të pandehurit gjatë gjykimit të tyre i kanë mohuar ato dëshmi që kanë dhënë gjatë hetuesisë, duke u shprehur me fjalët: &quot;Nuk kemi qenë në gjëndje i kemi firmosur ato&quot;. Përveç atyre dëshmive të mohuara në atë proces gjyqësor, nga ana e të pandehurve të atij procesi ka edhe shumë dëshmi të tjera ku flitet për aktvitetin dhe veprimtarinë e tyre antikomuniste të filluar që nga periudha e Luftës e deri në atë kohë që u arrestuan, ku Sheqet Beja, Enver Sazani, Ibrahim Karbunara, Hysen Shehu, Tefik Deliallisi, Sulo Kloso, Salim Kokalari, Beqir Çela etj, kanë pranuar të gjithë aktivitetin e tyre që synonte rrëzimin e Qeverisë Komuniste të Enver Hoxhës. Po kështu në atë dosje gjyqësore shihet se të pandehurit kanë pranuar edhe lidhjet e bashkëpunimin e tyre me misjonet anglo-amerikane të kryesuara nga Harry Fultz e gjenerali Hoxhson, si dhe lidhjet me eksponentët kryesorë nacionalistë të Ballit e Legalitetit, që ishin në mërgim apo në arrati nëpër male. Përveç shumë dëshmive të bëra nga të pandehurit e atij procesi gjyqësor ku tregohen lidhjet e tyre dhe aktiviteti antikomunist për rrëzimin e regjimit komunist, një nga dëshmitë më interesante në atë gjyq, është ajo e bërë nga Tefik Deliallisi, ku ai tregon për bisedën e bërë në shtëpinë e Ymer Keçit në Tiranë, ku Ymeri i ngarkoi Hamdi Kacolles, (njeriut që shërbente pranë Myslym Pezës) atentatin ndaj Gjeneral-kolonel, Enver Hoxhës e Koci Xoxes, gjatë vizitës që ata do të bënin në Pezë. Ndonëse &quot;Gazeta&quot; disponon të gjithë dosjen e plotë gjyqësore e këtij grupi e cila përbëhet nga 173 faqe të daktilografuara dhe është nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme, vendosëm që të publikojmë vetëm disa nga pjesët kryesore të saj. Botimin e këtyre dokumenteve arkivorë me rëndësi të madhe historike, &quot;Gazeta&quot; e bën me të vetmin qëllim që të njihet e kaluara e këtij populli dhe fytyra e vërtetë e regjimit komunist të Enver Hoxhës me krimet e tij të përbindshme, në mënyrë që ato të mbesin vetëm në kujtesën historike dhe të mos përsëriten më kurrë.

Trupi Gjykues

Kryetar
Major Niko Çeta
Anëtar
Kapiten I
Nexhat Hysejni
Kapiten II
Mustafa Iljazi
Kryesekretari
Aspirant Thoma Rino
Prokuror,
Zv/ Prokuror i
Përgjithshëm
Josif Pashko

Të pandehurit

1. Shefqet Beja
2. Enver Sazani
3. Sheh Ibrahimi
Karbunara
4. Selaudin Toto
5. Irfan Majuni
6. Tefik Deliallisi
7. Hysen Shehu
8. Salim Kokalari
9. Sulo Konjari
10. Ramazan Tabaku
11. Gjovalin Vlashi
12. Rustem Sharra
13. Xhevat Xhafa
14. Rram Marku
15. Beqir Çela
16. Riza Alizoti
17. Sulo Klosi
18. Saggioti Paolo
19. Foto Bala
20. Abdyl Kokoshi
21. Shefki Minarolli
22. Pertef Karagjozi
23. Mehmet Prishtina
24. Agathokli Xhitoni


Aktakuza

Duke formuar një organizatë tradhëtaro-sabotatore, të lidhur me kriminelët e luftës jashtë dhe brenda Shqipërisë dhe të shtyrë e të ndihmuar nga agjentat e imperializmit Anglo-amerikan, kanë kryer akte sabotazhi, spiunazhi, terrorizmi për rrëzimin me forcë të Pushtetit Popullor dhe për sjelljen në fuqi të regjimit shtypës të Ballit e Legalitetit. Mbas kësaj u bë apeli i të pandehurve të cilët u ndodhën të gjithë prezent. U mor identiteti i tyre: 1) Shefqet Beja i biri i Hasimit dhe i Havasë, lindur më 1912, në Durrës dhe banues atje, me profesion tregëtar, i martuar me fëmijë, me arsim fillor i padënuar. 2) Enver Sazani i biri i Hilmiut dhe i Nafijes, vjeç 37, lindur në Himarë dhe banues në Tiranë, i martuar me një fëmijë, me arsim të lartë, me profesion mjek, i padënuar. 3) Shef Ibrahim Karbunara i biri i Rushitit dhe i Hamdijes, vjeç 67, lindur dhe banues në katundin Karbunarë të Lushnjës, me profesion Fetar, mbaruar Medresenë, i martuar me fëmijë, i padënuar. 4) Selaudin Toto i biri i Rizait dhe i Hilvijes, vjeç 34, lindur në katundin Progonat të Kurveleshit e banues në Tiranë, me profesion Profesor, me arsim të lartë, i padënuar. 5) Irfan Majuni i biri i Hiqmetit dhe i Havas, vjeç 36, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, me profesion nënpunës, i martuar me fëmijë, me arsim të mesëm, i padënuar. 6) Tefik Deliallisi i biri i Masarit dhe i Nurijes, vjeç 37, lindur në Shijak dhe banues në Durrës, me profesion Mësues, i martuar me fëmijë, me arsim të mesëm i padënuar. 7) Hysen Shehu i biri i Ibrahimit dhe i Sulltanes, lindur më 1912 në katundin Karbunarë të Lushnjës, i martuar, me 2 vjet gjimnaz, i padënuar. 8) Salim Kokalari i biri i Selimit dhe i Xhevos, vjeç 50, lindur në Gjirokastër dhe banues në Durrës, me profesion Mësues, i martuar me fëmijë, me arsim të mesëm, i dënuar në vitin 1935 politikisht dhe në muajin Shkurt 1946 për kontrabandë floriri. 9) Sulo Konjari i biri i Idrizit dhe i Ballkëzit, vjeç 44 lindur në Gjirokastër dhe banues në Durrës, me profesion Farmacist, i martuar me fëmijë, me arsim fillor i padënuar. 10) Ramazan Tabaku i biri i Hysejnit dhe i Gjyles, vjeç 46, lindur në Tiranë dhe banues në Durrës, me profesion telegrafist, i martuar me fëmijë, me arsim fillor i padënuar. 11) Gjovalin (Gjon) Vlashi i biri i Gjergjit dhe i Rozës, vjeç 34, lindur dhe banues në Durrës, me profesion Avokat, i pamartuar, me arsim të lartë i padënuar. 12) Rustem Sharra i biri i Haxhiut dhe i Nurijes, vjeç 40, lindur dhe banues në Kavajë, me profesion tregëtar, i martuar me fëmijë, me arsim fillor, i padënuar. 13) Xhevat Xhafa i biri i Hasanit dhe i Bakushes, vjeç 34, lindur dhe banues në Kavajë, me profesion Mësues, i martuar me fëmijë, me arsim të mesëm, i padënuar. 14) Rram Marku i biri i Haxhiut dhe i Hatixhes, vjeç 46, nga katundi Shatol i Shijakut, me profesion bujk, i martuar me fëmijë, me arsim fillor, i dënuar në kohën e Zogut me 21 vjet burg, për vrasje. 15) Beqir Çela i biri i Mustafait dhe i Emines, vjeç 34, nga Durrësi, me profesion Mësues, i martuar me fëmijë, me arsim të mesëm i padënuar. 16) Riza Alizoti i biri i Fejziut dhe i Ismihanit, vjeç 37, lindur në Stamboll të Turqisë dhe banues në Kuçovë, me profesion inxhinier, i martuar me fëmijë, me arsim të lartë, i padënuar. 17) Sulo Klosi i biri i Ismailit dhe i Zakijes, vjeç 31, lindur në Klos të Mallakastrës dhe banues në Tiranë; me profesion inxhinier, i martuar me fëmijë, me arsim të lartë, i dënuar në kohën e Zogut politikisht. 18) Paolo Saggiati i biri i Domenicos dhe i Gjinevrës, vjeç 40, lindur në Manutto dhe banues në Gova të Italisë, qëndrues në Kuçovë, me profesion nëpunës industrial, i pamartuar, krye Institutin Industrial, i padënuar, i cili u pyet me anën e përkthyesit Kapiten i I Gafur Korçës. 19) Foto Bala i biri i Dhimitrit dhe i Marisë, vjeç 37, lindur në katundin Vuno të Himarës dhe banues në Korçë, me profesion Profesor, i martuar me fëmijë, me arsim të lartë, i padënuar. 20) Abdyl Kokoshi i biri i Asimit dhe i Meshtanes, vjeç 37, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, me profesion kafexhi, me arsim të lartë (fakultetin e drejtësisë), i martuar me fëmijë, i padënuar. 21) Shefki Minarolli i biri i Refatit dhe i Gjylizarit, vjeç 44, nga Pogradeci, dhe baneus në Elbasan, me profesion Hotelier, i martuar me fëmijë, me arsim fillor, i padënuar. 22) Pertef Karagjozi i biri i Samiut dhe i Bedrijes, vjeç 39, lindur në Gjirokastër dhe banues në Tiranë, me profesion nëpunës, i martuar me fëmijë, me arsim të mesëm, i padënuar. 23) Mehmet Prishtina i biri i Jahjajt dhe i Gjylizarit, lindur më 1926 në Shijak dhe banues në Tiranë, me profesion tregëtar, i pamartuar, me 3 klasë Gjimnaz, i padënuar. 24) Agathokli Xhitoni i biri i Thomait dhe i Athinasë, vjeç 59, lindur dhe banues në Përmet, me profesion Shkrues-publik, i martuar me fëmijë, me arsim të mesëm, i dënuar me 5 vjet burgim për kundravajtje.

Dëshmia e Hysen Shehut
&quot;Mbi këtë merret në pyetje i pandehuri Hysen Shehu, të cilit ju caktua kryesisht si Avokat mbrojtës z. Ilija Kote dhe e pranoi. Ju këndua akt-akuza e Prokurorit dhe tha që e pranon. Mbasi u pyet deklaroi:&quot;Gjatë okupasionit kam qenë nëpunës në arsim. Kam bërë pjesë në grupin nacional-demokrat të deputetëve, i cili kishte për qëllim rrëzimin e pushtetit të sotëm dhe marrjen e tij, në dorë, aktivitetin e kam filluar në muajin shkurt 1945, por qysh në vitin 1944, kur me rastin e Kongresit të Beratit kishin ardhur në Lushnjë disa delegatë, janë mbledhur në shtëpinë time në Karbunarë Shefqet Beja, Ymer Keçi, Muharem Vllamasi. Aty Shefqet Beja tha që në Kongresin e Beratit u kuptua se gjithçka ishte në dorën e Partisë Komuniste, kurse neve mundimi na shkoi kot. Aty tha se në këtë mënyrë kishte biseduar dhe me Gjergj Kokoshin e Suat Asllanin; gjithashtu dhe Ymer Keçi tha që kishte biseduar dhe ai me Gjergji Kokoshin e Suat Asllanin për këtë punë. Këtu u mor vendim që të mblidheshim në Tiranë për të biseduar dhe me shokë të tjerë. Në muajin shkurt 1945 bëmë një mbledhje në shtëpinë e Shefqet Bejës në Tiranë, ku ishin Tefik Deliallisi, Selaudin Toto, Salim Kokalari, Kol Kuqali, Enver Sazani, Kostandin Boshnjaku. Mbledhjen e hapi Shefqet Beja i cili tha që sikundër kishim biseduar dhe më parë dhe me shokët e tjerë, neve duhet të formojmë një organizatë. Unë erdha në këtë mbledhje bashkë me babanë tim Shef Ibrahim Karbunarën me makinën e Frontit që më dërgoi Shefqeti, i cili më lajmëroj se duhet të vija së bashku me babanë. Mbas Shefqetit folën me rradhë Kostandin Boshnjaku, Selaudin Toto, Enver Sazani e Kol Kuqali. Ky i fundit d.m.th. Kol Kuqali, tha se këtë punë duhet t'jua raportojmë dhe anglo-amerikanëve. Kostandin Boshnjaku tha se mendimi i Kolës ishte i mirë. Këtu u vendos që të thirreshin në këtë organizatë dhe Gjergj Kokoshi, Musine Kokalari, Suat Asllani, Cen Elezi dhe Faik Shehu. Shefqeti tha që duhet të organizohemi mirë dhe me ndihmën e anglo-amerikanëve të rrëzonim pushtetin. Këtu u vendos që kjo organizatë të ishte ilegale. Në këtë mbledhje caktuam që rreth formimit të kësaj organizate t'u thoshim gjithë miqve dhe elementëve besnikë që njihnim. Mbledhjen tjetër e bëmë në mars 1945 në shtëpinë e Ymer Keçit, ku ishim ne të parët dhe Salim Kokalari, Gjergj Kokoshi e Sami Çeribashi. Mbledhjen e hapi Shefqet Beja. Këtu foli Kol Kuqali, i cili tha që po ta shifni dhe juve me vend, këtë t'jua raportojmë anglo-amerikanëve.

Në mbledhjen e parë u shtrua që Kol Kuqali me Selaudin Toton të shkonin tek anglo-amerikanët dhe t'jua raportonin; në mbledhjen e tretë këta na raportuan neve rreth kësaj çështje, tue na thënë se anglo-amerikanët e pritën mirë organizimin tonë. Në këtë mbledhje u vendos që të krijoheshin Komitete në të gjitha qendrat e Shqipërisë dhe të bëheshin lidhje me kriminelët e arratisur brenda dhe jashtë Shqipërisë. Lidhjet me kriminelët në Shkodër do t'i bënte Riza Dani, në Korçë Kol Kuqali, në Durrës Tefik Deliallisi, në Dibër Faik Shehu, Irfan Majuni e Selman Ndreu dhe në Gjirokastër Selahudin Totua. Në këtë mbledhje Abdyl Kokoshi përfaqësonte Ballin, i cili kishte marrë letra nga Mithat Frashëri dhe Ali Këlcyra; Sami Çeribashi përfaqësonte një grup nacionalistësh, Gjergj Kokoshi, Suat Asllani dhe Musine Kokalari përfaqësonin Social-Demokraten dhe grupi ynë Naciona-Demokrat. Këtu u vendos të bashkëpunohej ndërmjet grupeve. Natën e kryengritjes e caktuam më 17 Nëntor dhe do të bëhej në Shkodër pasi për atje na kishin thënë anglo-amerikanët, që sa të merrej Shkodra nga kryengritësit, për 3 ditë ata do të zbarkonin. Unë kam marrë nga Shefqet Beja 180 stërlina para hotel Dajtit, letër dhe flori, këto mi dha për disa njerëz të organizatës që ishin ngushtësisht ekonomikisht. Nuk di kush ka marrë tjetër të holla. Mbi pyetjen e prokurorit i pandehuri tha: &quot;U vendos për kryengritje Shkodra se aty kishin kërkuar anglo-amerikanët dhe se atje reaksioni ka qenë më i organizuar. Kur do të sulmohej Shkodra të arratisurit e qarqeve të tjera do të sulmonin dhe ata për t'ju ardhur në ndihmë. Arratisjen e Cen Elezit e mora vesh dhe na erdhi mirë, kurse kur u dorëzuan djemtë e tij nuk na erdhi mirë dhe me këtë rast bëmë një mbledhje, ku u vendos t'ju njoftohej anglo-amerikanëve prej Kol Kuqalit dhe Selaudin Totos...&quot;.

Dëshmia e Tefik Deliallisit
&quot;...Para se të bëhej kryengritja e Shkodrës, u vendos në Komitet që të arratisurit të ktheheshin dhe të bashkoheshin dhe kryenin edhe aksione midis tyre. Kështu nën udhëzimet t'ona, çetat u urdhëruan të bëjnë aksione dhe të kryejnë atentate. Këto udhëzime ne ua jepnim t'arratisurve simbas direktivave që merrnim nga anglo-amerikanët. Mbas mbarimit të mbledhjes, unë shkova në Durrës ku i raportova shokëve mendimet e Komitetit dhe së bashku me Ramazan tabakun, u ngarkuam që të takoheshim me të arratisurit e Krujës dhe të Shijakut. Kështu që Ramazan tabaku, mori 5.000 franga dhe shkoi në Krujë ku u takua me Ibrahim Kupin, ndërsa unë mora 20.000 franga dhe shkova në Shijak ku u takova me t' arratisurit dhe u dhashë të hollat. Në prill 1946 kam biseduar me Hamdi Kacollën, dhe me Ymer Keçin, në shtëpi të Ymerit; Ymeri i tha Hamdi Kacollës, që të largohej nga Gjeneral Myslym Peza, ku ky ndodhej me shërbim e të shkonte në Pezë; qëllimi i Ymerit ishte që Hamdinë, ta dërgonte në Pezë për punë dhe për të bërë atentate kundra Gjeneral Kolonel Enver Hoxhës, dhe Gjeneral Leitnant Koçi Xoxe, në bashkëpunim me njerëzit që do të binte nga Dibra Faik Shehu&quot;.

(vijon të martën
 

kastriot

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Fillimisht postuar nga gene:
[QB] me vjen shume keq per familjen e ketij zoterise ketu dhe per menyren se si u vra por me sa kuptova une nga shkrimi me lart
pati nje edukim ushtarak ne italine fashiste x...&quot;


Kastriot: Or cun, populli ka nje shprehje te urte popullore qe thotese : <span style="font-weight: bold">&quot;Nuk mund te mbulohet as dielli me shoshe dhe as Muti me Shurre&quot;</span> (Administratoret te na falin por populli e ka thene kete gje)


Kastriot
 

kastriot

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Dëshmia e Irfan Majunit në gjyqin e Grupit të Deputetëve: &quot;Në prillin e vitit 1945 bisedova me Salim Kokalarin, Shefqet Bejën e Enver Sazanin për formimin e një partie socialiste&quot;

Deputetët: &quot;Enverin do ta rrëzonim me ndihmën e anglo-amerikanëve&quot;


--------------------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloçi

Në pjesën e parë të këtij shkrimi të botuar në numrin e së dielës, u njohëm me fillimin e procesit gjyqësor të Grupit të Deputetëve, i cili filloi më datën katër shtator të vitit 1947 në Kinema &quot;17 Nëntori&quot; në Tiranë. Trupi gjykues i atrij procesi të bujshëm, përbëhej nga Gjykata e Lartë Ushtarake, me kryetar major Niko Çeta, e anëtarë: kapitenët Nexhat Hyseni dhe Mustafa Iljazi, ndërsa prokuror ishte zv / prokurori i Përgjithshëm, Josif Pashko. Ndër 24 të pandehurit e atij procesi, me fillimin e gjyqit fjala iu dha Hysen Shehut, djalit të Sheh Ibrahim Karbunarës, i cili pohoi se bënte pjesë në &quot;Grupin Nacional-demokrat të Deputëtëve&quot; dhe dëshmoi mbi veprimtarinë e atij grupi që kishte si synim kryesor rrëzimin e qeverisë së Enver Hoxhës. Sipas dëshmisë së Hysen Shehut, koka kryesore e atij grupi ishin Shefqet Beja, Dr. Enver Sazani, Suat Asllani, Selaudin Toto etj, të cilët kishin bërë disa mbledhje në shtëpinë e Ymer Keçit në Tiranë. Pas dëshmisë së Shehut, fjala iu dha Tefik Deliallisit, i cili pohoi se në praninë e tij, Ymer Keçi kishte ngarkuar rojen e Myslym Pezës, Hamdi Kacollën, që t'i bënte atentate Gjeneral-kolonel Enver Hoxhës dhe Koci Xoxes kur ata do të shkonin në Pezë, gjë të cilën Kacollja e pranoi vetë në atë gjyq.

(vijon nga numri i kaluar)

&quot;Neve na kishin premtuar Anglo-amerikanët se po të merrej Shkodra nga kryengritësit, ata do të zbarkonin dhe zbarkimin nuk e bënë se kryengritja dështoi, mbasi nuk u bë në ditën e caktuar. Kurse kur erdhi salim Kokolari nga Tirana, unë kam marrë 15.000 franga, gjithashtu kam marrë të holla dhe nga Ramazan Tabaku, të cilat jua kemi dhënë të arratisurve dhe u thamë se këto janë nga Komiteti i Durrësit. Mustafa Varo-shin e njoh si kundërshtar të Pushtetit dhe neve kemi bërë mbledhje në shtëpinë e tij ku i kemi thënë edhe për Komitetin dhe ai ka zhvilluar propagandë në kavajë dhe Shijak kundër pushtetit&quot;. Sot ditën dhe orën e caktuar Këshilli u formua si më parë, i asistuar nga Kryesekretari Aspirant Thoma Rino, dhe me ndodhjen prezent të Prokurorit Josif Pashko. Të shoqëruar rregullisht u sollën nga burgu të pandehurit dhe duke qenë të lirë u vunë në vendin e posaçëm, kështu filloi gjykimi rregullisht dhe botërisht. U morën në pyetje i pandehuri Irfan Manjuni, ju caktua si avokat mbrojtës z. Fuat Fico, të cilin e pranoi. Ju këndua akt-akuza e Prokurorit dhe e pranoi.

Dëshmia e Irfan Majunit
Mbasi u pyet deklaroi: &quot;Në korrik ose gusht të vitit 1945 duke qenë në shërbim në Ministrinë e Financave kam shkuar në zyrën e Kostandin Boshnjakut të cilin e gjeta me Kol Kuqalin duke biseduar. Unë u kërkova të më falnin se mund të kishin ndonjë punë porse ata më thanë se s'kemi gjë të fshehur, meqënëse unë kisha biseduar para caktohesh me Kol Kuqalin në lidhje me masat e marra nga pushteti. Aty hapëm çështjen e shtetëzimit të automjeteve dhe nuk e gjetëm me vend gjithashtu folëm dhe kundra reformave të tjera të bëra nga Pushteti. Kola tha se këtyre reformave duhet që t'u vihet fre, prandaj duhet të formojmë një organizatë dhe kur unë i thashë se kush do ta formonte ai më tha se organizata është formuar nga Shefqet Beja, Selaudin Toto, Riza Dani, Enver Sazani, Sheh Karabunara, Suat Asllani dhe Gjergj Kokoshi. Kjo organizatë ishte jashtë Frontit d.m.th. kundër Pushtetit dhe për të kundërshtuar reformat. Nga prilli i 1945 kam biseduar për formimin e një partie socialiste me Salim Kokalarin, Shefqet Bejën, dhe Enver Sazanin, ata thanë se Komiteti ishte formuar dhe me hyrjen time, të Faik Shehut, dhe të Riza Danit, ky komitet u kompletua, gjithashtu më thanë se komiteti kishte bërë dhe dy-tre mbledhje. Unë në mbledhjen e komitetit kam marrë pjesë nga fillimi i muajit Shtator 1945. Organizata time kishte për qëllim rrëzimin e pushtetit me violencë dhe me ndihmën e anglo-amerikanëv. Komiteti ka bërë shumë mbledhje. Mbledhjen e parë ku mora pjesë dhe unë e bëmë në shtëpinë e Ymer Keçit, dhe merrnin pjesë gjithë grupi i deputetëve si Kol Kuqali, Shefqet Beja, Sheh Ibrahim Karbunara, Kostandin Boshnjaku, Riza Dani, Selaudin Toto, Faik Shehu, Enver Sazani, unë, Gjergj Kokoshi, Suat Asllani, Sami Qeribashi, Musine Kokalari, Hysen Karbunara, Ymer Keçi dhe Syrja Selfua. Kjo mbledhje u bë para zgjedhjeve dhe e hapi Shefqet Beja i cili si foli kundra reformave të pushtetit tha se qeveria e sotme e shpie vendin drejt komunizmit dhe mbasi sot jemi në pragun e një evenimenti me rëndësi duhet të organizohemi kundra pushtetit. Mbas Shefqet Bejës folëm me radhë Riza Dani, Gjergji Kokoshi, Kol Kuqali, Kostë Boshnjaku e të tjerë. Gjergj Kokoshi tha që neve në zgjedhje duhet të dalim si opozitë e hapur kundra Frontit, mirë po neve nuk e pranuam këtë propozim dhe vendosëm që kandidatët tanë që do të jenë në gjirin e Frontit ti përkrahim kurse kandidatët e Frontit ti luftojmë dhe të propagandojmë për abstenim. Mbështetja tonë ishin tregtarët, bejlerët dhe agallarët, më vonëu lidhëm dhe me të arratisurit. Në këtë mbledhje mora vesh se komiteti i organizatës sonë qe ngritur në Durrës dhe më vonë u ngrit dhe nëpër qendrat e tjera. Pas zgjedhjeve, në fillim të janarit 1945, kemi bërë një mbledhje tjetër, në këtë mbledhje e merrte pjesë i gjithë komiteti inisiator, këtu foli Riza Dani i cili tha se përfundimet e zgjedhjeve nuk patën ndonjë rezultat pozitiv për neve mbasi elementët tanë që filluan janë shumë të pakët; ai na tha se neve në parlament duhet të kundërshtojmë si individë por jo si grup. Mbas Rizait foli Kol Kuqali i cili tha se anglo-amerikanët i kishin thënë se nuk do ti njohin zgjedhjet dhe do të kërkonin ripërsëritjen e tyre. Atëhere neve thamë që në rast se zgjedhjet ripërsëriten do të dalim si opozitë kundër Qeverisë. Lidhjet me anglo-amerikanët komiteti i mbante me anën e Kol Kuqalit, dhe të Selaudin Totos. Këtu vendosëm që të zhvillonin propagandën për të zgjeruar rradhët tona. Vendimet që morrëm u vendos që t'ju njoftohej qarqeve dhe për këtë Shefqet Beja shkoi në Durrës, Riza Dani në Shkodër, Sheh Karbunara në Berat dhe Kol Kuqali në Korçë. Unë mora përsipër të zgjeroj radhët me shoqërinë që kisha në Tiranë. Qëllimi i shkuarjes nëpër qarqe ishte që tu njoftohej se u vendos në qëndror për të ardhur në kontakt dhe për t'u lidhur me të arratisurit u vendos në një mbledhje tjetër më vonë. Kol Kuqali, ka marrë nga anglo-amerikanët 250 Stërlina nga të cilat 100 i mori Riza Dani, 75 Faik Shehu dhe të tjerat i ndau Sheh Karbunara me Kol Kuqalin. Këto të holla ata ua dërguan të arratisurve kriminelë lufte. Në një mbledhje tjetër që bëmë Shefqet Beja, më njoftoi se Tefik Deliallisi dhe Selim Kokalari, kishin rënë në kontakt me të arratisurit e Durrësit, Riza Dani, me të Shkodrës, Sheh Karbunara me Hamit Matjanin dhe Kol Kuqali, me një të quajtur Alarup. Mbasi të arratisurit kishin nevojë dhe kishin kërkuar të holla dhe armë u morëm vesh me misionet anglo-amerikane të cilët na dhanë të holla dhe për armë dhe municion na njoftuan se do të zbarkonin në një vend të bregdetit të Shqipërisë. Në këtë mënyrë njoftuan edhe neve të arratisurit. Shokët më thanë se në mbledhjen që kanë bërë ishte dhe një i huaj (Anglez), porse unë vetë në këtë mbledhje vetë nuk kam qenë. Ata me anglezët kishin biseduar për ndihmat që do të na jepnin. Zgjerimi i organizatës, shtimi i çetave dhe lidhjet e kontaktet me të arratisurit i bëmë mbasi kishim për qëllim që me ndihmën e anglo-amerikanëve të rrëzonin pushtetin. Si vend adapt për lëvizje kundër pushtetit anglo-amerikanët na kishin thënë se ishte Shkodra mbasi ata atje edhe mund të zbarkonin. Kështu neve dmth komiteti qëndror, vendosi që lëvizja të bëhej në Shkodër më dt 15 Tetor 1946. Njëkohësisht u dhanë udhëzime gjithë qarqeve për të vënë të arratisurit në lëvizje. Lëvizja e shkodrës u bë para kohe dhe dështoi pasi forcat qeveritare ishin të shumta dhe të forta. Mbi dështimin e lëvizjes së Shkodrës ju njoftua anglo-amerikanëve me anën e Kol Kuqalit dhe të Selaudin Totos, porse ata na njoftuan që neve nuk duhej që ta humbisnim shpresën dhe të inkurajoheshim porse duhet me vazhdoi të punojmë se ata do të na ndihmonin dhe do të bënin presion karshi qeverisë. Për arratisjen e Cen Elezit na lajmëroi Kol Kuqali dhe Selman Ndreu, në një mbledhje ku ishin të gjithë; kjo neve na pëlqeu mbasi ishte në interesin tonë. Me dështimin e lëvizjes së Shkodrës vendosëm të kufizonim mbledhjet dhe të bënim kontakte individuale duke vazhduar punën, porse në këtë mënyrë u udhëzuan dhe qarqet duke u dhënë që të punonin me kujdes se shpresat për t'ja mbërritur qëllimit i kemi mbasi na ndihmojnë anglo-amerikanët. Në komitetin tonë ka marrë pjesë dy-tre herë Surja Selfua që bënte pjesë në organizatën Ballit. Ai na ka njoftuar se organizata e tyre me anën e Abdyl Kokoshit dhe me ndërmjetësinë e anglo-amerikanëve ishte lidhur me të arratisurit e Italisë si Mithat Frashërin, Ali Këlcyrën e të tjerë. Unë agjitacion bënja me shokët e mi si Skënder Cilkën, Avni Skraparin, e Myzafer Kallanxhinë, të cilëvet u kam treguar ekzistencën dhe qëllimet e organizatës tonë këta aprovonin se unë u thosha mbasi ishin kundra Pushtetit. Nuk di që në komitet të jetë marrë ndonjë vendim për tu bërë vrasje nga të arratisurit, por mund të jetë vendosur kurse unë nuk kam marrë pjesë.

Dëshmia e Salim Kokalarit
I pandehuri Salim Kokalari. &quot;Në komitet është marë vendim për ta bërë atentate kundër personave të Pushtetit tue qenë dhe Irfan Manjuni. Mbështetja jonë kryesore për rrëzimin e Pushtetit ishin anglo-amerikanët të cilët jo vetëm që na ndihmonin porse dhe na shtynin që të punonin sa më shumë duke na premtuar ndihma në të holla, në armë dhe zbarkim gjithashtu e mbështetnim organizatën me elementët tregtarë agallarë dhe bejlerë. Në komitet është folur se ekzistonin grupe sabotatorësh në Kuçovë dhe gjetkë. Reforma dhe shtetëzimet që bënte Pushteti neve nuk na dukeshin të mira mbasi ishin kundra tyre. Këto ishin në interes të popullit por neve mbasi ishim kundra pushtetit ishim dhe kundra tyre. Unë e di që kemi bërë një tradhëti të madhe, porse mbasi ishim kundra qeverisë të cilën e quanim komuniste, ne vepronim. Betimin dhe besimin që më dha populli tue më zgjedhë deputet me veprimtarinë time e tradhëtova&quot;. U pyet avokati mbrojtës i të pandehurit dhe nuk pati gjë për të thënë. Ju kënduan proces-verbalet e hetuesisë dhe i pranoi. Merret në pyetje i pandehuri Rustem Sharra, ju caktua si avokat mbrojtës z. Ilia Kote, të cilin e pranoi.

Dëshmia e Rustem Sharës
Ju këndua aktakuza e Prokurorit dhe e pranoi. Mbasi u pyet deklaroi: &quot;Gjatë okupacionit kam qenë tregëtar lëkurash. Nuk kam bërë pjesë në ndonjë organizatë. Aktivitetin tim kundra Pushtetit e kam filluar në qershor 1945. Unë vija shpesh herë në Tiranë dhe mbasi Shefqet Bejën e kam mik qëndroja në shtëpinë e tij. Një natë Shefqeti më tha se do të ngarkoj me një punë që të lidhesh me Ram Abilin dhe ti japësh pare të cilat do ti jap unë. Unë pranova mbasi e kisha mik; kështu kurse u ktheva në Kavajë u mora vesh me një katundar dhe kërkova të më takonte me Ram Abilin. Katundari më lidhi me të dhe shkova e takova Ramën në një pyll të Kavajës, të cilit i thashë 100 napolona, i thashë se këto pare vinin nga Tirana dhe që sa herë që do ti nevojiten pare të më lajmëronte për t'i dërgue, prandaj i thashë rri rehat. Rama në pyll ishte bashkë me djalën e tij. Me Ramën ndenjta një sahat dhe u ktheva; mandej katundari ndërlidhës vinte rregullisht dhe i dërgonja Ramës herë pas here nga 30-40 napolona, por nuk e di nëse kantundari ja dorëzonte apo i mbante për vehte. Kurse erdha në Tiranë i thashë Shefqet Bejës se isha takuar me Ramën dhe i kisha dhënë pare. Me këtë rast e pyeta Shefqetin që pse i dërgonte pare Ram Abilit, Shefqeti më tha se ka me na u nevojit dikur. Unë Ramës i kam dërguar 600 napolona kurse Shefqeti më ka dhënë 400. Të 200 napolonat e tjera nuk ja kam kërkuar mbasi unë i kam borxh lart nga 2000 napolona. Shefqeti më ka thënë se paret janë të organizatës më vonë unë u bëra anëtar i organizatës. Unë nuk e di që Ram Abili të ketë bërë ndonjë vrasje. Ndihma i kam dërguar Ramës nga ato që më kanë dhënë këta, porse gjë tjetër nuk i kam dhënë. Unë kam rënë viktimë për mik, mbasi as Ministër dhe as deputet nuk do t'u bëjsha. Kur më bisedoj Shefqeti për t'u lidhur me Ram Abilin, kemi qëndruar një natë të gjithë. Në komitetin e Kavajës kam hyrë në korrik të vitit 1945. Shefqeti më kishte thënë në një rast që pse nuk bënë dhe juve në Kavajë një komitet nacionalist dhe unë kurse u ktheva në Kavajë, i thashë Rakip Haxhi Alushit dhe formuam komitete ku unë u caktova arkëtar. Kurse jam takuar me Xhaf Xhafën i tregova për formimin e komitetit dhe që e kishim caktuar dhe atë, ai pranoi. Një herë më ka takuar Xhaf Xhafa dhe më tha që kishte ardhur dikush nga Durrësi dhe na kishin thënë se juve nuk kini bërë kurrgjë prandaj tha Xhafa duhet të mblidhemi; kështu u mblodhëm dhe zgjodhëm si Kryetar Xhaf Xhafën, unë si arkëtar dhe Rakip Haxhi Alushi, Pirro Mineu e Dervish Iba anëtar. Në komitet u vendos që të punonim në popull duke bërë me vete dhe elementë të tjerë, kështu jemi mbledhur vazhdimisht tre katër herë. Unë kam biseduar me katër pesë persona shokë të mi të cilëve u kam folur mbi organizatën larg e larg dhe jo drejt për së drejti. Pare në Kavajë nuk kam mbledhur. Qëllimi i organizatës ishte që të rrëzonte qeverinë. Nuk di të ketë ardhur njeri nga komiteti i Durrësit në Kavajë&quot;. I pandehuri Xhevat Xhafa &quot;Kurse kur kan ardhë nga Durrësi në Kavajë, Shefqet Beja, Tefik Deliallisi, e Salim Kokalari ka qenë dhe Rusto Sharra. I pandehuri Salim Kokalari: &quot;Kur vamë në Kavajë më duket se ishte dhe ky&quot;. Vazhdon i pandehuri Rusto Sharra: &quot;Unë në mbledhje kam marrë pjesë vetëm se dy herë. Për një mbledhje që është bërë më tha Dervish Iba, porse ç'ka ishte biseduar nuk më theksoi gjë. Ai më tha se kjo gjë nuk ishte kurrgjë. Kur u arrestuan Sedajt unë kisha frikë dhe rrinja si lepur i shtrimë. Me këtë rast i pezulluam mbledhjet e komitetit dhe unë as që jam takuar më me ta&quot;. I pandehuri Xhaf Xhafa: &quot;Po takime kemi bërë dhe me këtë&quot;. Vazhdon i pandehuri Rusto Sharra: &quot;Nga organizata jam larguar qysh në Fruer 1946, kurse ata kanë vazhduar punën edhe më vonë. Ramo Abilit i kam dërguar ndihma herë pas here për çdo 15 ditë me anën e katundarit deri sa ai u vra dhe katundari u arratis në Fruer 1946. Puna që unë kam bërë është e dëmshme por se kam rënë viktimë e &quot;. U pyet avokati mbrojtës i të pandehurit nëse kishte gjë për të pyetur dhe tha se nuk kishte. Ju kënduan deponimet e bëra para hetuesisë dhe i pranoi. Vendim: Për vazhdimin e gjykimit audienca shtyhet për në datën e nesërme 12. 9.1947 ora 15 mbas dite.

Kryetar
Major Niko Çeta
Anëtar
Kapiten I
Nexhat Hysejni
Kapiten II
Mustafa Iljazi
Kryesekretari
Aspirant Thoma Rino
Zv/ Prokuror i Përgjithshëm
Josif Pashko


Të pandehurit në gjyqin e Grupit të Deputetëve

1. Shefqet Beja
2. Enver Sazani
3. Sheh Karbunara
4. Selaudin Toto
5. Irfan Majuni
6. Tefik Deliallisi
7. Hysen Shehu
8. Salim Kokalari
9. Sulo Konjari
10. Ramazan Tabaku
11. Gjovalin Vlashi
12. Rustem Sharra
13. Xhevat Xhafa
14. Rram Marku
15. Beqir Çela
16. Riza Alizoti
17. Sulo Klosi
18. Saggioti Paolo
19. Foto Bala
20. Abdyl Kokoshi
21. Shefki Minarolli
22. Pertef Karagjozi
23. Mehmet Prishtina
24. Agathokli Xhitoni

(vijon nesër
 

kastriot

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Dëshmia e dy intelektualëve të famshëm, profesor Foto Balës, ish-shoku i ngushtë i Enver Hoxhës në periudhën që studionin në Francë, dhe inxhinierit italian, Paulo Saggioti

Dëshmia e italianit Paolo Saggioti: &quot;Si e dogjëm rafinerinë në Kuçovë&quot;


--------------------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloçi

Në pjesën e dytë të këtij shkrimi të botuar në numrin e djeshëm, u njohëm me dëshmitë e të pandehurve Irfan Majuni, Salim Kokalari dhe Rrustem Sharra. Sipas dëshmisë së Majunit, (i cili në atë kohë punonte pranë Ministrisë së Financave) ai kishte biseduar me Kol Kuqalin dhe ai i tha se ishte formuar një organizatë që vepronte jashtë rradhëve të Frontit Demokratik, ku bënin pjesë: Shefqet Beja, Dr. Enver Sazani, Sheh Karbunara, Suat Asllani dhe Gjergj Kokoshi. Qëlllimi kryesor i tyre ishte veprimtaria kundër Pushtetit dhe për të kundërshtuar reformat e Qeverisë. Në shtatorin e vitit 1946 ata bënë një mbledhje në shtëpinë e Ymer Keçit, ku u vendos që me ndihmën e anglo-amerikanëve do të rrëzonin me dhunë qeverinë e Enver Hoxhës. Për këtë ata ishin ndihmuar me shuma të mëdha stërlinash nga misioni britanik në Tiranë. Ndërsa i pandehuri Salim Kokalari, dëshmoi se anglo-amerikanët i nxisnin ata që të vepronin sa më shumë kundra Pushtetit duke iu premtuar ndihma në të holla, armatime si dhe zbarkimin e trupave të tyre në bregdetin shqiptar. Po kështu edhe i pandehuri Rrustem Sharra, në dëshminë e tij tregoi se si merrte të holla nga Shefqet Beja në Tiranë dhe ato ia dërgonte me anë të një fshatari, Ram Habilit nga Kavaja i cili ishte arratisur në male.

(vijon nga numri i kaluar)

Dëshmia e Prof. Foto Balës
&quot;...Nga Delvina Doktor Riza Resuli, në Përmet Agathokli Xhitoni, në Konispol Rexhep Plaku, në Sarandë Uran Selfo, në Tepelenë Zenel Shehu. Në 23 Gusht të vitit 1945 kam shkuar në Korçë, atje jam takuar me Heqrem Hadon dhe Doktor Liton, të cilëve u ka folur për komitetin. Me këtë rast Eqeremi më tha se e di dhe kur unë e pyeta nëse kishin dhe ata ndonjë komitet, porse unë nuk vajta. Të pakënaqur me këta elementë: Ligor Cami, Niko Stralla, Thoma Plasa, Stavri Katundi, Aleko Turtulli e të tjerë, por në mënyra indirekte. Në dhjetor të vitit 1945, unë u ktheva në Gjirokastër, në Përmet u takova me Agathli Xhitonin, me të cilin fola për organizatën e Ballit dhe biseduam pakënaqësira rreth masave të marra nga komiteti. Agathokliu më tha se kishte pasur kontakt me disa anglezë që i kishte marrë në shtëpi, porse rreth organizatës nuk kishte biseduar me ta. Ai më tha se nga Gjirokastra kishte vajtur në Përmet një i deleguar, ose Aqifi ose Pertefi, i cili kishte folur mbi organizimin e Ballit dhe i kishte thënë që të lidhesh dhe me elementë greko-finë, mbasi aktiviteti ynë ishte i lidhur me veprimtarinë e tyre. Në Përmet kam biseduar dhe me Hilmi Dokun, i cili ishte inspektor arsimi. Agathokliu më tha se u nevojiteshin disa të holla prandaj donin të kishin dhe një farë ndihme nga ne. Unë i thashë se kur të shkoj në Gjirokastër do të bisedoj me komitetin dhe për çështje të hollash. Në Përmet qëndrova 12 orë dhe fjeta te Agathokliu. Si vajta në Gjirokastër u takova me Isufin të cilin mbasi e pyeta më tha se ishte bërë një mbledhje dhe qe vendosur të sabotoheshin zgjedhjet, porse rezultati ishte negativ. Lidhjet me qëndrorin i mbanin me anën e atyre që shkonin në Tiranë porse më tepër ato i mbante Pertef Isufi, dhe Aqifi. Neve kemi mbledhur nga tregtarët e ndryshëm ndihmë lart nga 2.000 napolona neto, i mblidhte Pertefi dhe Aqifi si gjirokastritë që ishin. Ndihma kanë dhënë tregtarët e mëdhenj si Papavangjeli, Milto Lito, etj. Abdyl Kokoshi na ka dërguar një sasi të holla me anën e Pertef Karagjozit të cilin e kishte porositur se punët venë mirë dhe që të kishim kujdes mbasi së shpejti do të kemi një eveniment që do të na kënaqte të gjithëve. Unë qëllimin e organizatës së Ballit që nuk ishte në interes të popullit e dija por u futa. Në Gjirokastër kam patur një rreth profesorash që bisedonim kundër Pushtetit. Me një mbledhje që është bërë në shtëpinë e kulturës, Hilmi Hysi ka protestuar që të mos pranoheshin punëtorë dhe këtë e ka bërë me qëllim dhe mbasi neve e kishim biseduar më përpara. Xerri bënte jetën në organizatën tonë mbasi ishte i lidhur me Syrja Selfon, kështu që dhe neve për fat të keq kemi bashkëpunuar me organizatën e Vorio-Epirit&quot;. Në pyetjen e Prokurorit i pandehuri tha: &quot;Isufi më ka thënë që Pushteti nuk është toni, mbasi neve na ka shfrytëzuar dhe do të na shfrytëzojë prandaj duhet të punojmë që ta rrëzojmë meqënëse kemi dhe ndihmën e anglo-amerikanëve. Isufi më ka thënë gjithashtu se Abdyl Kokoshi, dhe Uran Filipi, janë elementë aktivë dhe të zot. Të hollat që na dërguan nga Tirana do t'i përdornim për nevojat e organizatës dhe për të ndihmuar familjet e kriminelëve të luftës të arratisur ose të dënuar. Mua m'u ngarkua nga organizata që të sabotoja në mësimet e shkollës dhe këtë kam bërë duke u lidhur me një grup profesorësh dhe disa nxënës që ishin djem beljerësh dhe agallarësh. Unë nuk mund të bëja shumë punë në shkollë mbasi kam parë se djalëria nuk kthehej mbrapa dhe të hynte në tendenca konservatore. Isufi në mbledhje ka thënë se Pushteti nuk është në duart e intelektualëve por në duart e punëtorëve dhe të katundarëve dhe të atyre që nuk kanë dijeni administrative dhe që nuk dijnë ta mbajnë, prandaj neve duhet të organizohemi të punojmë dhe të përpiqemi që të marrim në dorë pushtetin tonë. Punën dhe aktivitetin e popullit për rindërtimin e vendit neve e shikonim por se nuk na interesonte. Isufi më ka thënë se Komiteti Qëndror i Ballit në Tiranë ishte i lidhur dhe me një grup deputetësh dhe më përmendi emrat e Shefqet Bejës, Selaudin Totos dhe të Enver Sazanit. Udhëzimet që na solli Pertef Karagjozi nga të arratisurit e Italisë ishin që të mos aktivizoheshim, por se të organizoheshim dhe të punonim sa më shumë mbasi për së shpejti do të ndërronte gjendja. Milto Litua dëgjonte radio Athinën dhe lajmet na i njoftonte dhe neve. Provokacionet greke neve i pritëm mirë mbasi na interesonte. Në një rast kur ndodheshim unë, Isufi dhe Hilmiu e (?)mbi pretendimet greke dhe kur Hilmiu tha se këta grekët po na bihen në qafë, atëhere Isufi u hodh dhe tha: ç'po na bëjnë grekët më mirë të vinë grekët se sa këta që janë në fuqi sot&quot;. Avokati mbrojtës nuk pati për ti bërë ndonjë pyetje. Ju kënduan deponimet e bëra përpara hetuesisë dhe i pranoi. (Vendim: Për vazhdimin e gjykimit seanca shtyhet për në datën 13.9.1947 ora 15 mbas dite.)

Dëshmia e italianit Paulo Saggioti
U morr në pyetje i pandehuri: Paolo Saggioti, i cili mbasi nuk dinte gjuhën shqipe u pyet me anën e përkthyesit të betuar rregullisht Abdyl Skënderit. Ju caktua si avokat mbrojtës z. Fuat Fico, dhe e pranoi. Ju këndua akt-akuza e Prokurorit dhe e pranoi. Mbasi u pyet deklaroi: &quot;Në Shqipëri kam ardhur në vitin 1931 dhe kam punuar me &quot;Aipën&quot;. Çlirimi i Shqipërisë më gjeti në Kuçovë. Me çlirimin e Shqipërisë neve kemi menduar se Acjenda do të rifillonte punimet lirisht dhe ne do të ktheheshim në Atdhe, mbasi të sistemoheshe Acjenda, neve mendonim ose të ktheheshim në Itali ose të vazhdonim punën me qetësi këtu. Mbas çlirimit të vendosur nga gjermanët në Kuçovë ka ardhur Ministri, porse neve ishim të shqetësuar mbasi kishim mungesa të hollash dhe se mendohej që ushqimet mungonin. Mbasi u sqarua situata neve mendonim që të gjitha ndërmarrjet italiane në Shqipëri të bashkëpunonin me qëllim që të arrihej që secila ndërmarrje të shpëtonte pasurinë e saj. Atje Drejtor ka qenë Taraskoni, si dhe një grup teknikësh italianë. Ne nuk ishim të qetë për arsyen kryesore të mungesës së ushqimit dhe për këtë kemi bërë mbledhje ku kemi vendosur të përpiqemi të mbajmë pozitat e para me ndihmën e jashtme. Këto ndihma konsistonin në ndihmat ushtarake të anglo-amerikanëve të cilët kishin qëllim të zbarkonin në Shqipëri dhe të merrnin Pushtetin. Atëhere inxhinier Taraskoni ka patur lidhje me anglo-amerikanët. Kështu neve mbasi vendosëm në këtë mënyrë Taraskoni shkoi në Berat dhe bisedoi me Misionin Anglez për çështjen dhe për ndihmat eventuale që ata do të na jepnin; që kështu me ndihmën e tyre si të lirohej Kuçova neve do të ndihmonim me karburant trupat që do të zbarkonin. Ai kërkoi gjithashtu prej tyre që të mbrohej pronësia e Aipës në Kuçovë? Këto ishin bisedat kryesore mandaj u bisedua për ndihmën që mund të jepesh punëtorëve të acientave në Shqipëri. Si mbas udhëzimeve që i dhanë anglezët, inxhinier Taraskonit kishte shkaktuar ngadalësimin e punëve sa të jetë e mundur më shumë dhe në prishjen e makinerive, gjithashtu na tha që të bënin propagandë me personelin e atjeshme duke u dhënë se gjendja do të ndryshojë së shpejti kështu që ata të sabotonin. Në Kuçovë ka ardhur Ministri i ekonomisë Shtylla i cili tha se acienda rekuizohet dhe përsa i përket personelit, situata hë për hë mbetet e pandryshuar. Më mbrapa erdhi një komisar që qëndroi për gjithnjë aty. Fjalimi i Ministrit u prit me ftohtësi. Fjalët e tij u konkretizuan nga një Qarkore që na erdhi më mbrapa. Neve kemi biseduar mbi situatën e re të krijuar e cila për neve nuk ishte e kënaqshme. Ministri ka ardhur ndërmjet herës së parë dhe herës së dytë që kemi patur kontakt me anglezët. Mbasi ka ardhur Komisari atje, kanë ardhur dhe disa anglezë me të cilët biseduan po ato të përparshmet rreth situatës së re të krijuar. Anglezët kanë vizituar distilerinë nr.2 që ishte bombarduar dhe djegur nga gjermanët; mandej ata shkuan në distilerinë nr.1. Anglezët, na lanë dhe 150 napolona ar, ata qenë me uniformë ushtarake dhe njëri ishte Kolonel ose Kapiten e tjetri Toger. Neve atyre u dhamë disa informata në lidhje me humbjet dhe zjarret që kemi pasur në Kuçovë si dhe mbi gjendjet e tjera të Kuçovës, të cilët ata do ti dërgonin në Itali&quot;.

Djegia e rafinerisë në Kuçovë
Vazhdon dëshmia e italianit Saggioti: &quot;Neve kemi organizuar personelin italian në mënyrë që të ishin gati gjithashtu kemi formuar dhe grupe nga personeli nënpunës dhe teknik. Komiteti përbëhej nga Taraskon, Kati, unë dhe Don Pietro dhe gjithsecili nga kryetarët e grupeve kryesore ishte ngarkuar të drejtonte grupin përkatës në punët e sabotimit. Neve do të propagandonim në personel për ngadalësimin dhe sabotimin e punimeve dhe të propagandonim kundër Qeverisë. Unë kisha sektorin e prodhimit. Arshiva sekrete më duket se ka kaluar në duart e Dom Pjetrit. Kjo arshivë kishte korrespondencën që mbante vetë inxhinier Taraskoni, dhe që ishin çështje me rëndësi që nuk kishin të bënin me korrespondencën ordinere. Se çfarë përmbante nuk e di. Inxhinier Taraskoni ka ardhur në Tiranë në muajin nëntor 1944 për t'u takuar me Misionin anglez dhe të merrej vesh me kryetarin e aciendave italiane në mënyrë që të kordinoheshin punët dhe të përpiqeshin të shpëtonin acjendat e tyre. Kurse u kthye nga Tirana Taraskoni më tha se kishte lajmëruar anglezët mbi gjitha çka ngjiste në Kuçovë dhe se kishte biseduar me të gjitha drejtorët e acjendave në Shqipëri në mënyrë që të kordinoni punët. Ai është takuar dhe kishte biseduar me Simonçinin e të tjerë, dhe qëllimi i tyre ishte që të bashkëpunoni të gjithë acjendat dhe në mbrojtjen e anglo-amerikanëve të mundoheshin të shpëtonin pasuritë italiane në Shqipëri. Taraskoni nga Tirana pruri 150 napolona ar, të cilat u shpërndanë ndërmjet personelit dhe një pjesë e mbati Taraskoni për nevojat eventuale. Unë mora 25 napolona flori. Më 24 Dhjetor neve kemi marrë vendim që në distilerinë nr.2 të bëhej një sabotim sipas sugjerimeve të anglezëve. Sabotimi do të bëhej në mënyrë që me një anë të vihej zjarri me një anë tjetër të derdhej benzinë kështu që zjarri do të zbriste deri në distileri. Për djegjen neve njoftuam anglezët, të cilët na lajmëruan që të pritnin derisa ata të na njoftonin ditën, të cilën e caktuan nga mesi i janarit dhe na njoftuan me anën e Simonçinit. Në fillim menduam të djegim mbeturinat e karburantit që kishin dalë përjashta dhe kështu zjarri do të arrinte deri në distileri ku do të hapeshin tubat e gazit dhe zjarri do të përhapej. Ky zjarr u vu porse u shua me ndihmën e punëtorëve; të ushtarëve dhe të komisarit i cili shkoi në vend më të shpejtë. Veprimet në përgjithësi kryesisht sipas udhëzimeve të anglezëve porse ky ishte një rast që u paraqit në çast dhe neve vepruam. Në këtë kohë në Kuçovë u arrestua Taraskoni dhe Kati dhe me rastin e arrestimit të tyre neve patëm një trembje të madhe. Më vonë u arrestuan dhe disa të tjerë porse neve e vazhduam aktivitetin tonë. Në kryesi kishim dhe inxhinier Riza Alizotin i cili ka ardhur në Kuçovë në muajin nëntor dhe mori pjesë në grup pas mbas mbërritjes atje. Në grupin tonë bënin pjesë dhe profesori Xyber, Doktor Dakua, e Inxhinier Sulo Klosi&quot;.

Lidhjet e Grupit me Qendrën në Bari
Mbi pyetjen e Prokurorit i pandehuri tha: &quot;Inxhinier Riza Alizotin e futëm në kryesi mbasi ishte rekomanduar nga misioni anglez. Mbas Taraskonit gjithë punën në dorë e mori ai. Inxhinier Alizoti qe kryetar i përgjithshëm në drejtimin e punimeve. Kurse Taraskoni erdhi në Tiranë në muajin nëntor pruri një radio transmetuese, të cilën e kishte marrë nga misioni anglez; me anën e së cilës u vumë në kontakt me Barin. Këtë në fillim e përdorte vetë Taraskoni dhe mandej unë. Radion e kishim vendosur në podrumin e shtëpisë dhe kjo kaloi në dy tre duar si në spital e gjetkë. Me anën e kësaj lidheshim me Barin. Lidhjet me Tiranën i mbante Taraskoni dhe Alizoti. Informatat që neve jepnim me anën e Radios qenë mbi punimet që bëheshin në Kuçovë dhe mbi gjendjen tonë. Ata na lajmëronin se situata në Shqipëri do të ndryshojë në bazë të ndihmave të anglo-amerikanëve dhe që neve të vazhdonim të mbanim lidhje me misionet në Tiranë. Inxhinier Taraskoni si mori radion nga misioni anglez, bëri një letër dhe e dërgoi në ishte e vogël porse punën na e mbaronte. Para se të më binte mua në dorë radioja, Radio- Bari njoftonte orët kur neve do të transmetonim. Radion neve e mbajtëm deri në muajin shtator dhe mandej e shkatërruam mbasi nga Bari na lajmëruan që situata po sqarohet me qënë se është duke u bërë traktati i paqes. Inxhinier Klosi ka ardhur në Kuçovë në muajin Fruer 1945 dhe qysh atëhere ka vazhduar të vijë shpesh herë. Ky ka marrë pjesë në një mbledhje që është bërë në muajin Mars. Puset e ujit ishin caktuar të bëheshin nëpër zona ku nuk kishte fare ujë ose ku kishte pak, me qënë se ky lloj punimi, që përpos të tjerëve kishte dhe qëllim propagandistik, të mos realizohej. Mbas Taraskonit dhe Katit u arrestua kujdestari i shtëpisë dhe një tjetër. Me arrestimin e Taraskonit kanë ardhur në Tiranë dy veta të ngarkuar nga Komiteti që të lajmëronin Simonçinin dhe Gjeneral Piçinin që ndodhej këtu. Me këtë rast anglezët na kanë njoftuar që puna e sabotimeve duhej të vazhdonte si më parë. Lidhjet me misionin anglez i kemi mbajtur deri në muajin shtator të vitit 1945 dhe mandej u lidhëm me misionin amerikan. Tentativat e para me amerikanët i kemi bërë me ndërmjetësinë e Inxhinier Riza Alizotit në muajin korrik dhe Gusht të vitit 1945. Ne lidheshim me Fultzin, me të cilin kishim kontakte verbale inxhinier Alizoti dhe profesor Xyber. Në gusht të vitit 1945 kemi sabotuar në puset e ujit, në distileritë, në rindërtim dhe në sektorët e tjerë&quot;.


Trupi gjykues

Kryetar
Major Niko Çeta
Anëtar
Kapiten I
Nexhat Hysejni
Kapiten II
Mustafa Iljazi
Kryesekretari
Aspirant Thoma Rino
Zv/ Prokuror i Përgjithshëm
Josif Pashko

Të pandehurit në gjyqin e Grupit të Deputetëve

1. Shefqet Beja
2. Enver Sazani
3. Sheh Karbunara
4. Selaudin Toto
5. Irfan Majuni
6. Tefik Deliallisi
7. Hysen Shehu
8. Salim Kokalari
9. Sulo Konjari
10. Ramazan Tabaku
11. Gjovalin Vlashi
12. Rustem Sharra
13. Xhevat Xhafa
14. Rram Marku
15. Beqir Çela
16. Riza Alizoti
17. Sulo Klosi
18. Paolo Saggioti
19. Foto Bala
20. Abdyl Kokoshi
21. Shefki Minarolli
22. Pertef Karagjozi
23. Mehmet Prishtina
24. Agathokli Xhitoni

(vijon nesër)
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Hmm &quot;Krimet e rregjimit komunist&quot;. Mos more. A thua sa ka pasur ndonjehere nje rregjim ne shqiperi qe nuk paska bere krime. Dhe kush flet per persekutimet politike? Ata qe adhurojne Zogun qe per kete pune ishte &quot;artist i merituar&quot; dhe i zhduku kundershtaret e tij edhe atje ne emigrim ku i kishte degdisur.

Por duket se sa shterpe jeni kur kerkoni te kakarisni vetem per ate ane te problemit qe i intereson &quot;llogjikes&quot; suaj nqs hyn ne llogjike.

Por pse nuk flisni e nuk thoni gje per ato mijera jete qe Hoxha shpetoi?? Harruat se aq sa vrau Enveri ne 50 vjet vdisnin ne nje vit ne shqiperi nga malaria, turbekulozi, tifoja etj dhe nga mjerimi i papare. S'keni pse te merrni fjalen time per kete, mjatfon te lexoni Migjenin.
Por ato mijera jete qe shpetoi Enveri nga kanuni apo zakonet mesjetare qe kishin 500 vjet qe vrisnin pa pushim. Po ato mijera jete qe shpetoi kur mbajti rregullin qetesine dhe stabilitetin ne vend, kur ndertoi komb e shtet sovran dhe absolut. Harruat qe mbas 45 serbi dhe greku nuk guxoi te kaloi me kufirin dhe le pastaj te terrorizonte, plackiste e vriste shqiptare sic bente deri vone e vone. Greket e provuan ne 49 por u vrane si minj. Apo keto nuk iu hyn ne sy ju humanisteve te medhenj.

E pra jo gjithcka qe eshte e keqe per ju duhet te jete e keqe per te gjithe. Brockullat tuaja jane totalisht boshe dhe qesharake sidomos kur merr parasysh faktin e pamohueshem se per 5 vjet demokraci ne shqiperi humben jeten po aq shqiptare sa ne 50 vjet diktature. Keta nuk i vrau pushteti drejtpersedrejti me ligje te ashpra por i vrau indirekt kur aplikoi kaosin, anarkine, intolerancen dhe radikalizimin politik. Ah po keto jete shqiptaresh jane te pavlera per ju se ne fakt ishte pikerisht mentaliteti juaj i korruptuar, i degjeneruar, dhe i padisiplinuar i ndertimit te shtetit qe na coi deri ne ate pike sa per pak desh e pame veten ne lufte civile.

Kur ju pra te flisni per krimet e Hoxhes me pare shpalosni meritat dhe aritjet tuaja ne fushen e paqes, mirekuptimit dhe stabilitetit midis shqiptareve. Deri me sot del se nen 50 vitet e Hoxhes kane humbur jeten me pak shqiptare se ne cdo periudhe tjeter te historise se kombit tone. nga ana tjeter realiteti eshte se Hoxha mesoi nga ju se si te terrorizoje dhe eleminoi kundershtaret politike. Krimet tuaja ndaj ish-komunisteve ne fakt kane qene po aq makabre dhe te pameshirshme, por vetem se ato nuk ishin triumfale sepse Hoxha ishte me i forte. Krimet tuaja ndaj Hoxhes e co, krah per krah xhandarit te huaj, i bejne ato te Hoxhes te duken si miza me buallin.

Por keto duhen harruar se keshtu iu behet qejfi juve. Shoqeria shqiptare tashme levizi nga nderimi i heronjve qe luftuan kunder pushtuesit te huaj nen udheheqejn e Hoxhes, tek nderimi i sklleverve dhe te pavlereve qe arritjen me te madhe kishin burgosjen.
Nuk ishte Hoxha qe iu persekutoi zoterinj por vullneti i popullit shqiptar qe Hoxha perfaqesonte. Ishim te gjithe ne qe e brohoritem dhe e duartrokitem ate kur ai denonte armiq dhe qe ishim gati te linim koken per te. Duam, sduam, te mire apo te keqinj ne keta kemi qene. 50 vjet diktature dhe padrejtesi dhe ne shqiperi vetem 3000 vete i rrezistauan kesaj. Ne fakt edhe keta ishin me shume ish-komuniste qe Hoxha i eleminoi se i kercenuan postin se kundershtare te mirefillte te komunizmit. Nje pjese tjeter e mire ishin viktima qe Hoxha i eleminoi se i duhej te bente armiq, por qe ata vete nuk kishin bere asgje kunder tij. Dhe me thoni ju se sa vete e kundershtuan ate vertete mbas 45?? Mesa si une pervec grupit te deputeteve qe verete kerkoi te themeloi nje parti tjeter neshqiperi dhe ndonje perpjekje tjeter aty ketu, shume pak rezistence u pa ndaj atij rregjim.
Por duhet te themi se keto periudha diktetoriale i kane kaluar te gjithe kombet pa perjashtim. Qe te ndertonte dhe te na jepte privilegjin e te qenit komb dhe shtet i pavarur dhe i paterrorizuar nga te tjeret Hoxhes i duhej te eleminonte lirite individuale qe deri atehere na identifikonin me shume si fise sesa si komb. Ky ishte cmimi me i vogel qe shoqeria shqiptare pagoi per te realizuar identitein e saj, eleminoi konfliktet qe tere jeten e vrane dhe e coptuan, si dhe per tu themeluar si komb dhe shtet sovran dhe i pavarur, zot i fateve te vet.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Krime Enveriste

Fillimisht postuar nga kastriot:
[qb]
Fillimisht postuar nga gene:
[QB] me vjen shume keq per familjen e ketij zoterise ketu dhe per menyren se si u vra por me sa kuptova une nga shkrimi me lart
pati nje edukim ushtarak ne italine fashiste x...&quot;


Kastriot: Or cun, populli ka nje shprehje te urte popullore qe thotese : <span style="font-weight: bold">&quot;Nuk mund te mbulohet as dielli me shoshe dhe as Muti me Shurre&quot;</span> (Administratoret te na falin por populli e ka thene kete gje)


Kastriot [/qb]
o kastriot (o cun) nuk e kuptoj c'do te thuash
nqs pranon nje keshille - mos cito popullin vend e pa vend se me sa di une ky popull kete shperblim i ka dhene gjitmone kujt punoi per pushtuesin dhe Hoxha me duket se nuk ka bere dicka qe nje tjeter nuk do bente
a mos Ti do ti jepje nje dekorate se punoi per fashistet?????????????
 

kastriot

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Si nisën debatet ndërmjet të pandehurve në sallën e gjyqit dhe pse i kundërshtoi akuzat sheh Ibrahin Karbunara. Fundi i procesit dhe vendimi i Gjykatës

Debatet mes të pandehurve në gjyqin e Grupit të Deputetëve


--------------------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloçi

Në pjesën e tretë të këtij shkrimi të botuar në numrin e djeshëm, u njohëm me dëshmitë e dy intelektualëve të famshëm, të pandehurve: Profesor Foto Bala dhe inxhinerit italian, Paulo Saggioti. Profesor Bala, i cili kishte qenë shoku i ngushtë i Enver Hoxhës në periudhën kur ata të dy kishin studiuar në Francë, në dëshminë e tij të dhënë para trupit gjykues në sallën e Kinema &quot;17 Nëntori&quot;, tregoi për shtrirjen dhe veprimtarinë e organizatës së Grupit të Deputetëve, në disa nga rrethet e Jugut të vendit, si në Përmet me Agathokli Xhitomin, në Delvinë me Riza Resulin, në Konispol me Rexhep Plakun, në Sarandë me Uran Selfon dhe në Tepelenë me Zenel Shehun. Sipas dëshmisë së prof. Balës, ai kishte shkuar në të gjitha ato rrethe dhe pasi kishte marrë kontakte me intelektualët e ndryshëm që ishin rekrutuar në grupin e tyre, kishte mbledhur dhe shuma të mëdha parash nga tregtarët e ndryshëm si Milto Lito e Qëndro Papavangjeli. Ndërsa inxhinieri italian Palo Saggioti, i cili kishte ardhur në Shqipëri që nga periudha e Monarkisë së Zogut, si specialist i sektorit të Naftës, në dëshminë e tij tregoi të gjitha sabotimet që ai dhe grupi i tij kishin bërë në Kuçovë. Gjithashtu ai dëshmoi mbi lidhjet që kishte pasur me dy inxhinierët shqiptarë: Sulo Klosi dhe Riza Alizoti, si dhe me grupin e inxhinierëve italianë. Nga dëshmitë më të bujshme të Saggiotit, ishte ajo mbi djegien e rafinerisë së naftës në Kuçovë.

(vijon nga numri i kaluar)

Dëshmia e dr. Enver Sazanit
Sot ditën dhe orën e caktuar Këshilli u formua si më parë, i asistuar nga Kryesekretari Aspirant Thoma Rino, dhe me ndodhjen prezent të Prokurorit Josif Pashko. Të shoqëruar rregullisht u sollën nga burgu të pandehurit dhe duke qenë të lirë u vunë në vendin e posaçëm, kështu filloi gjykimi rregullisht dhe botërisht. U morr në pyetje i pandehuri Enver Sazani, ju caktua si avokat mbrojtës z. Spiro Stringa, dhe e pranoi. Ju këndua akt-akuza e Prokurorit dhe tha që e pranon. Mbasi u pyet deklaroi: &quot;Aktivitetin kundër popullit e kam filluar në fund të korrikut 1945. Më përpara kam biseduar me Shefqet Bejën dhe Salim Kokalarin, të cilët më janë shfaqur kundër Pushtetit. Në fillim të vitit 1945 kanë ardhur në shtëpinë time Shefqet Beja, Salim Kokalari, e Sulo Konjari, të cilët më propozuan për të formuar një organizatë kundër Frontit. Këtë aktivitet e kishin filluar qysh në Kongresin e Beratit, porse mua më kanë thënë në korrik të vitit 1945. Kur unë u largova nga ushtria dhe duke qenë ca ditë i sëmurë erdhi Shefqet Beja i cili duke ditur që unë isha dëshpëruar për largimin që më bënë, më tha: ja se çfarë bën pushteti dhe filloi të më flasë kundër tij. Mbledhja e parë ku unë mora pjesë u bë në shtëpinë e Tefik Deliallisit në korrik të vitit 1945, dhe ndoheshin Shefqet Beja, Kol Kuqali, Kosta Boshnjaku, Salim Kokalari, Selaudin Toto, unë, Hysen Shehu dhe Tefik Deliallisi, këtu e mori fjalën Shefqet Beja, i cili tha se Riza Dani ishte lidhur me të arratisurit dhe se të arratisurit kërkonin ndihma; me këtë rast Kol Kuqali tha se anglo-amerikanët na kanë premtuar ndihma porse duhet të organizohemi dhe të zgjerojmë rradhët. Këtu u formua kryesia me kryetar Kostë Boshnjakun, dhe n / kryetar Shefqet Beja e Kol Kuqali, dhe Selaudin Totua sekretar. Mua mu ngarkua të punoja me mjekët dhe me elementë të tjerë që unë kisha mundësi. Qëllimi i krijimit të kësaj organizate ishte që të rrëzonte pushtetin me ndihmën e anglo-amerikanëve dhe ndihmën e të arratisurve. Unë kam marrë pjesë në katër mbledhje. Në muajin tetor jam mbledhur për të diskutuar mbi zjedhjet. Në këtë mbledhje Shefqet Beja tha se Fronti është i fortë prandaj neve kemi dy mundësi, ose të dalim si opozitë jashtë Frontit dhe të kërkoja nga misionet anglo-amerikane që të bëjnë presion pranë Qeverisë që zgjedhjet të lihen të lira, ose të futemi brenda në Front. Për të biseduar me anglo-amerikanët u ngarkuan Selaudin Totua dhe Kol Kuqali. Në mbledhjen që bëmë në muajin Nëntor u vendos që në vendet ku ka kandidatë tonë brenda në Front, këta të përkrahin dhe atje ku nuk ka elementë tonë të propagandojnë që të abstenohej. Në këtë mënyrë u udhëzuan edhe qarqet. Neve duke qenë deputetë kishim si program që çdo çështje të propozuar në parlament ta kundërshtonim dhe ta sabotonim. Me të arratisurit e jashtëm jam lidhur me anën e anglo-amerikanëve dhe me të arratisurit e brendshëm me anën e Faik Shehut, Riza Danit e të tjerëve. Të arratisurve u kemi dërguar dhe ndihma të cilat merreshin nga anglo-amerikanët. Unë di që organizata jonë kishte krijuar komitet në Durrës dhe më vonë dhe në vende të tjera. Kurse është vendosur për kryengritjen e Shkodrës unë kam qenë në Korçë, porse kur u ktheva më thanë që për këtë qe ngarkuar Riza Dani. Lidhjet unë i kam patur me Shefqet Bejën dhe Salim Kokalarin. Në shtëpinë time është bërë vetëm një mbledhje. Nuk është aspak e vërtetë që unë të kem dërguar letra anglo-amerikanëve mbasi komiteti lidhet me ta i bënte me anën e Selaudin Totos dhe Kol Kuqalit.Unë kam patur takime dhe bisedime me doktor Irfan Pustinën, Doktor Fejzi Hoxhën, Irfan Manjunin, Qemal Karagjozin etj me të cilët diskutoja dhe i kritikoja indirekt Pushtetin. Shefqet Beja më ka thënë se Tefik Deliallisi, Sheh Ibrahim Karbunara dhe Riza Dani, kanë sabotuar Reformën Agrare dhe kanë arritur të kërcënojnë drejt për së drejti katundarët. Shefqeti qysh në Berat kishte biseduar me Gjergj Kokoshin, Selaudin Toton, Salim Kokalarin; Kol Kuqalin, e Kostandin Boshnjakun për formimin e organizatës dhe se Shefqet Beja për këtë punë ka shkuar dhe në Karbunarë të Lushnjës që të bisedonte me Sheh Ibrahimin. Unë më parë kam njohur Shefqet Bejën, Selim Kokalarin dhe Selaudin Toton. Komiteti qëndror kishte vendosur që komiteti qarkor i Gjirokastrës të hynte në marrëveshje me grekët. Kol Kuqali dhe Selaudin Totua kanë deklaruar se anglezët u kishin thënë që grekët nuk do t'ju japim gjë nga pretendimet që kanë&quot;. Mbi pyetjen e Prokurorit, i pandehuri tha: &quot;Mbas çdo mbledhje që bënim neve raportonim anglo-amerikanëve. Qëllimin e organizatës e kam kuptuar qysh në mbledhjen e parë, të cilin do t'ja mbërrinim me ndihmën e anglo-amerikanëve dhe në lidhje me të arratisurit e të pakënaqurit. Unë nuk kam treguar ndonjë aktivitet tjetër përveç bisedimeve që bëmë me mjekët. Lidhjet me të arratisurit e Italisë i bënte Shefqet Beja, me anën e anglo-amerikanëve. Në mbledhjet që ka marrë pjesë dhe Syrja Selfua nuk kam qenë&quot;. I pandehuri Hysen Shehu: &quot;Po, Enveri ka marrë pjesë në mbledhje kur ka qenë dhe Syrja Selfua&quot;. I pandehuri Salim Kokalari: &quot;Po edhe ky ka qenë&quot;. Vazhdon i pandehuri Enver Sazani: &quot;Unë dija që sabotohej kudo dhe që kishte grupe sabotatorësh&quot;. Prokurori mori fjalën dhe tha: &quot;I pandehuri do të paraqitet si një anëtar i thjeshtë i organizatës kurse në të vërtetë është një nga inisiatorët e krijimit të organizatës&quot;. Vazhdon i pandehuri Enver Sazani:&quot;Kur u bë kryengritja e Shkodrës unë kam qenë në Korçë dhe kur u ktheva Shefqet Beja më tha se kjo qe vendosur në Qëndror dhe se shkaktar për dështimin e saj bëri Riza Danin, unë nuk e aprovova këtë porse kjo mund të ketë ndodhur dhe pse ajo dështoi; me këtë rast Shefqeti më tha se duhesh bërë mbasi kishim urdhër nga anglo-amerikanët&quot;. U pyet avokati mbrojtës nëse kishte për ti bërë ndonjë pyetje dhe tha se nuk kishte. Ju kënduan deponimet para hetuesisë dhe i pranoi.

Dëshmia e sheh Karbunarës
Merret në pyetje i pandehuri Sheh Karbunara: ju caktua si avokat mbrojtës z. avokat Fuat Fico, të cilin e pranoi. Ju këndua akt-akuza e Prokurorit dhe tha se nuk e pranoi. Mbasi u pyet deklaroi: &quot;Nuk kam qenë anëtar i komitetit qëndror&quot;. I pandehuri Irfan Manjuni: &quot;Po ka qenë anëtar i Komitetit Qëndror&quot;. I pandehuri Sheh Karbunara: &quot;Nuk kam marrë pjesë në mbledhjet e komitetit qëndror&quot;. I pandehuri Tefik Deliallisi&quot; Po Shehu ka marrë pjesë në mbledhjet e komitetit qëndror dy tre herë&quot;. I pandehuri Sheh Karbunara: &quot;Nuk kam krijuar lidhje me të arratisurit&quot;. Prokurori mori fjalën dhe tha: &quot;Para jush z. Gjyqtar ndodhet një nga iniciatorët e grupit kriminal i cili është një kriminel dhe terrorist i vendosur. Ky edhe përpara jush do të fshehë veprimtarinë e tij kriminale dhe sabotatore që ka bërë kundër popullit. Ky është përgjegjës për të gjitha vrasjet që ka bërë krimineli i luftës Hamit Matjani. Ky përpara jush dhe popullit kërkon të mohojë të gjithë veprimtarinë e tij kriminale porse gjyqi i ka faktet përpara dhe duhet të vendosë. Me qëndrimin e tij ky tregon se e urren popullin. Ky me shokët e tij janë përpjekur të krijojnë dhe një herë shtatë prillë e 4 Shkurtë në vendin tonë&quot;. Vazhdon Sheh Karbunara: &quot;Nga të huajt nuk kam marrë të holla&quot;. I pandehuri Enver Sazani: &quot;Shefqeti më ka thënë që ka dërguar të holla Sheh Karbunarës&quot;. Sheh Karbunara: &quot;Nuk di gjë për kryengritjen e Shkodrës por Arif Gjyli më ka thënë që ishin ngritur disa katundarë&quot;. I pandehuri Enver Sazani: &quot;Shefqet Beja më ka thënë se Sheh Karbunara ka kërcënuar katundarët që u jepesh tokë nga Reforma Agrare&quot;. I pandehuri Sheh Karbunara: &quot;Në shtëpinë time nuk është bërë ndonjë mbledhje&quot;. I pandehuri Hysen Shehu: &quot;Po në shtëpinë tonë kemi bërë mbledhje tue qenë dhe babai im&quot;. I pandehuri Sheh Karbunara: &quot;Nuk di se në çfarë vendi janë bërë mbledhjet e komiteti&quot;. Prokurori mori fjalën dhe tha: &quot;Nga të pandehurit e deri tashmë doli në shesh gjithë veprimtaria tradhëtare sabotatore e tyre. Dua të shtoj z. Gjykatës se i pandehuri Sheh Karbunara ka qenë gjithmonë politikan dallaveraxhi dhe është bërë vegël i çdo regjimi në dëm të popullit tonë. Ky është Sheh Ibrahim Karbunara që kini para jush, i cili me vendosmërinë e tij kërkon ta mohojë dhe të fshehë aktivitetin kriminal, me gjithë që ja thanë përpara syve shokët e tij edhe i biri i vet. Këtu u provua se mbledhja e parë për formimin e organizatës tradhtare është bërë në shtëpinë e tij. Gjykata ka fakte të plota dhe mjaft bindëse për fajësinë e tij&quot;.

U pyet avokati mbrojtës i të pandehurit në kishte gjë për të thënë dhe tha se nuk ka gjë për të pyetur.

Dëshmia e prof. Foto Balës
Merret në pyetje i pandehuri Foto Bala. Ju caktua si avokat mbrojtës z. Dhimitër Shkurti të cilin e pranoi. Ju këndua akt-akuza e Prokurorit dhe tha që e pranoi por me pak rezerva përsa i përket pikës së parë. Mbasi u pyet deklaroi: &quot;Gjatë okupacionit kam qenë profesor në Tiranë; në ndonjë organizatë nuk kam marrë pjesë. Çlirimi i Shqipërisë më gjeti në Tiranë. Aktivitetin tim kundër Pushtetit e kam filluar virtualisht në Mars 1945 dhe efektivisht në qershor 1945. I pari që më ka folur këtu në Tiranë ka qenë Abdyl Kokoshi i cili duke përfituar nga pakënaqësia time që kisha nga dënimi i babait dhe nga transferimi im në Gjirokastër, gjeti rastin dhe më tha që nuk duhet të mërzitesh mbasi kjo situatë ka për të ndryshuar për së shpejti, me qenë se neve kemi marrë lajme nga të arratisurit kriminelë lufte që ndodhen në Itali si Mithat Frashëri, Hasan Dosti e të tjerë, të cilët na udhëzojnë të shtojmë radhët e organizatës tonë dhe të organizatave të tjera me qëllim që të rrëzojmë Pushtetin me ndihmën e anglo-amerikanëve. Abdyli më tha që edhe ti si bir i denjë i babait tënd duhet të vish, kurse unë i thashë se nuk vij, ai më tha se po të vish atje do të shohësh njerëz që dhe ti do të çuditesh, porse unë nuk vajta. Mbas ca kohe më takoi përsëri dhe mbasi kishte marrë vesh që unë isha transferuar në Gjirokastër dhe përgatitesha që unë të shkonja më tha se në Gjirokastër të shkosh të marrësh pjesë në komitetin tonë, duke më dhënë dhe një pusullë për Aqif Kashaun. Kur vajta në Gjirokastër u takova me Aqifin i cili më tha se komitetin e kemi formuar dhe përbëhet nga Aqif Kashau, Qëndro Papavangjeli e Sherif Karagjozi, për formimin e të cilit kishin shkuar si të deleguar nga komiteti qëndror i Tiranës Surja Selfua dhe Ivzi Kokalari. Gjatë gjithë kohës unë kam marrë pjesë në katër mbledhje që ka bërë komiteti i Gjirokastrës. Mbledhjen e parë e kemi bërë në fund të Qershorit të vitit 1945, ku ishin Aqifi, Qendro Papavangjeli, Sherf Karagjozi, Isufi dhe të tjerë. Këtu kemi vendosur të bëjmë propagandë në tregtarët e tatuar, ndër agallarë, beljerë dhe në familjet e dënuarve me qëllim që të shtonim radhët e ballit. Në një mbledhje tjetër është vendosur që të ngrihen komitete edhe në N/Prefektura. Plani ynë ishte të propagandonim kundër Pushtetit, të zgjeronim radhët, të provokonim kryengritje dhe me ndihmën e anglo-amerikanëve të rrëzonim pushtetin. Këtu u ndanë punët dhe mori gjithsecili nga një sektor, unë mora përsipër të zhvillonja aktivitet me profesorin Hilmi Hysi, i cili më ka thënë që duhet medoemos të organizohemi, të shtojmë radhët dhe të formojmë n / komitete në n / prefektura. Në n / prefekturat do të shkonin ata që ishin të lirë. Kryetari i komitetit u zgjodh Isuf Hysen Begasi, n / kryetar Hilmi Hysi dhe unë, Aqifi dhe të tjerë anëtarë. Me Hilmi Hysin kam biseduar kur ka ardhur në Gjirokastër dhe më ka thënë se në Tiranë është formuar Komiteti Qëndror me Uan Filipin, Abdyl Kokoshin, Demir Kaliaratin, Surja Selfon, Sulo Klosin, Isuf Hysen Begasin e të tjerë elementë të Ballit. Hilmiu më ka shprehur keqardhjen që u transferua nga Berati në Gjirokastër mbasi në Berat kishte formuar një rreth të njohurish dhe mund të punonte më shumë. Isuf Hysen Begasi, më ka thënë se në Tiranë është formuar Komiteti nga grupet e ndryshme si Balli, social-demokratët, demo-kristianët, legalistët, e grupi i Sami Qeribashit. Mbështetja e organizatës ishte në ndihmën e anglo-amerikanëve dhe me kriminelët e luftës të jashtëm dhe të brendshëm. Isufi kishte lidhje me një kryetar të organizatës vorio-epiriote të quajturin Zerri. Nëpër të gjitha n / prefekturat ishin formuar n / komitetet përveç Kurveleshit. Për të shkuar në n / prefekturat u caktuan Pertef Karagjozi, dhe Aqif Kashau&quot;.

Fundi i procesit gjyqsor
Pas dëshmive të 24 të pandehurve në gjyqin e Grupit të Deputëtëve, ai proces gjyqësor i cili ishte i montuar fund e krye nga Sigurimi i Shtetit, u mbyll në datën 27 shtator 1947, kur dhe u lexua pretenca e vendimi i Gjykatës Ushtarake. Pothuaj të gjitha dëshmitë që u lexuan nga të pandehurit gjatë procesit gjyqësor, ose ishin marrë me anë të dhunës fizike dhe psiqike gjatë hetuesisë, ose ishin shkruar vetë nga Sigurimi dhe hetuesit, e të pandehurit u detyruan që t'i lexonin ato në gjyq. Por gjithashtu duhet thënë se të pandehurit e atij procesi dhe ata që u akuzuan për lidhje me ta, pjesa më e madhe ishin intelektualë të diplomuar në Perëndim dhe me prirje social-demokrate që aspironin për ideale të vërteta demokratike dhe nuk nguronin t'i shprehnin hapur ato ide që binin ndesh me regjimin komunist të dhunës që po vendoste asokohe Enver Hoxha. Në këtë prizëm, ai grup i madh intelektualësh ishte dhe shpresa e të arratisurve politikë që ndodheshin nëpër malet e Shqipërisë, të cilët emrat e tyre ia paraqisnin anglo-amerikanëve, për t'ju treguar se kishin mbështetje të madhe në vënd dhe prisnin zbarkimin e tyre për të rrëzuar qeverinë e komuniste të Tiranës. Me anë të atij procesi të montuar, Enver Hoxha, së pari synonte që të nënshtronte dhe eleminonte opozitën e vërtetë demokratike, dhe së dyti që t'i paraqiste ata para popullit, si armiq që ishim lidhur me kriminelët dhe agjentuarat e huaja. Për të arritur këto synime, Enveri i shkoi deri në fund qëllimit të tij dhe urdhëroi ekzekutimin e 16 të pandehurve të atij procesi dhe dënime të rënda për dhjetra të tjerë nga rrethe të ndryshme, të cilët u akuzuan për lidhje dhe bashkëpunim me Grupin e Deputetëve.

Trupi gjykues

Kryetar
Major Niko Çeta
Anëtar
Kapiten I
Nexhat Hysejni
Kapiten II
Mustafa Iljazi
Kryesekretari
Aspirant Thoma Rino
Zv/ Prokuror i Përgjithshëm
Josif Pashko


Vendimi i gjykatës në 27 shtator 1947 për të pandehurit në gjyqin e Grupit të Deputetëve

1. Shefqet Beja (me varje)
2. Enver Sazani (me vdekje)
3. Sheh Karbunara (me vdekje)
4. Selaudin Toto (me vdekje)
5. Irfan Majuni (me vdekje)
6. Tefik Deliallisi (me vdekje)
7. Hysen Shehu (me vdekje)
8. Salim Kokalari (me vdekje)
9. Sulo Konjari (15 vjet burg)
10. Ramazan Tabaku (me vdekje)
11. Gjovalin Vlashi (burg përjetë)
12. Rustem Sharra (burg përjetë)
13. Xhevat Xhafa (burg përjetë)
14. Rram Marku (burg përjetë)
15. Beqir Çela (me vdekje)
16. Riza Alizoti (me varje)
17. Sulo Klosi (me varje)
18. Paolo Saggioti (me vdekje)
19. Foto Bala (burg përjetë)
20. Abdyl Kokoshi (me vdekje)
21. Shefki Minarolli (burg përjetë)
22. Pertef Karagjozi (me vdekje)
23. Mehmet Prishtina (me vdekje)
24. Agathokli Xhitoni (me vdekje)


PS. O MARTI O TE QIVNJA UDHET, PO LEXO DHE KENAQU O GJAKPIRES ENVERIST.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Krime Enveriste

Fillimisht postuar nga nardi71:
[qb]
Fillimisht postuar nga Juliana:
[qb] &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Me e keqja eshte se histori te ketij lloji ka pa fund, me viktima me dhe pa emra.
Do te doja qe disa anetare te AF tu hidhnin nje sy deshmive te tilla dhe te mjaftoheshin me ...nje meditim.
Per me teper shoh se edhe bashhkemoshatare tanet here pas here kacavirren mbi xhama ne perpjekje per te gjetur dicka te mire tek kjo makaber.
Dihet se diktatura enveriste eshte renditur edhe nga historiane e analiste te famshem nder me gjakataret e Europes Lindore, kryesisht nen kenveshtrimin e kontollit policesk ne grade TOTALE(jo i pranishem ne DDR, p.sh.).

Nuk besoj te kete ndonjehere shpagim te mjaftueshem per krimet, nderkohe te mjaftohemi me ndertimin e nje perceptimi te qarte te asaj cka qe...[/qb]
Pash zotin po te lexosh ne af do kuptosh se jo vetem qe ska per tu kerkuar shpagim por ceshte me e keqja vogelushete e hoxhes kane vendosur ta mbrojne ate derine internet me sponsorizime te hdsh-see luan pobratit e edi rames.ata qe portretet e tij i varen ne zyra qeveritare dhe shiko se cshkruan nje fakir me nje pseudonim qe sia vlen te mbahet mend &quot;rrofte e hoxha shkruan&quot; te tema a eshte themeluar PPSH-JA.Ore na dhemb aq shume koka dhe per zotin nervozohemi kaq shume kur kuptojme qe relitei komunist u harrua kaaq shpejt dhe virtualisht paraqitet nga letyrat qenerore ne pushtet komunist si shpetimtar i shqiperise,sikur tragjedia 50 vjecare ishte fatlumturi dhe se ai qeni qe ishte fanar per barkat me papirus te terrorizmit boteror komunist serviret si mendiendrituri i shqipatrise.
Nuk eehap me a f-ne ne temat politike se terrorizohem nga keto deklarata mjeriane kafsherore komunistoide [/qb]
Kam pershtypjen se realiteti komunist nuk eshte harruar dhe jane shume te pakte ato qe akoma lehin: rrofte hoxha! Por ja qe kjo pakice ka gjetur nje vend te rehatshem ketu ne AF dhe derdellis gjithe kohes, mesa duket e ka te pamundur ne jeten reale te gjeje njeri qe ti degjoje. Temat politike shqipetare jane bere si mbledhja e pleqve komuniste te lagjeve qe te shkeputur nga realiteti akoma enderrojne ne mbledhjet e celulave komuniste apo krijimin e partise komuniste shqipetare sic kane bere ne Worcester, MA, USA. Eh... nje tufte gjytryme qe i mbushin mendjen nipceve te veta se enveri ishte burre me mend se i nxorri nga balta.
Se fundi kam mesuar qe nuk ja vlen te merresh me keto njerez me nje bote kaq te vogle. I pelqen llumi i tyre dhe po aty duan te zhgerryen dhe po si Don Kishoti duan te luftojne me mullinjte e eres qe i duken si armiq. Pffff....
Perceptimi i realitetit eshte shume i rendesishem, por kjo nuk do te thote se te gjithe e kane aftesine e ketij perceptimi.
 
Top