Krim ndaj pishave shekullore ne Korce

Asklipio

Primus registratum
Krim ndaj pishave shekullore ne Korce

Naten zhduken me sharre, 300 pisha njeshekullore
E Premte, 07 Korrik 2006
KORCE - Zhduken 300 pisha 100 vjecare, duke u prere gjate oreve te nates, ne nje nga parqet me te bukur dhe te vjeter te Korces. Parku i Sanatoriumit historik te Korces, tashme nuk ekziston me. Pemet shtatlarta te tij, jane prere nga druvaret e nje firme ndertimi. Historia e pazakonte, vjen nga bashkia e qytetit, e cila ka nxjerre bashke me lejen e ndertimit te nje shtepie trekateshe dhe ate te prerjes me pare, te kurores se mbetur te qytetit. Robert Damo, kryetari i bashkise se ketij qyteti, eshte iniciatori i cili ka urdheruar me ane te nje vendimi, rrafshimin e mbi 300 pishave rreth 100 vjecare, per t’u ngritur nje vile, e nje urbanisteje ne bashki.

Parku i Sanatoriumit ne Korce eshte me fame ne te gjithe Shqiperine, per mikroklimen e tij te vecante, e cila u ka sherbyer per 85 vjet me radhe te semureve te shumte qe jane kuruar aty. Ndersa ka qene dhe i pari, i ngritur me te parin spital per te semuret me tuberkuloz te asaj kohe dhe me probleme serioze ne mushkeri.

‘Masakra’ ekologjike ka ndodhur para nderteses se Divizionit te Korces, qe dikur ka qene godina e ish Liceut Francez dhe para Sanatoriumit. Ne oret e vona te nates duke gdhire dita e djeshme, punetoret dhe mjetet e firmes “Sllavi”, kane prere pishat historike, nderkohe qe firma ka punuar ne favor te urbanistes prane bashkise se Korces, Zhaneta Lubonja. KRRT-ja e bashkise se Korces me vendimin e dates 22 qershor 2006, pra vetem te pak diteve me pare ka miratuar ndertimin e nje vile trekateshe, prone e punonjeses se lartpermendur, njekohesisht anetare e KRRT-se. Nderkohe qe me pas Damo, ka urdheruar dhe prerjen e pishave shtatlarta qe “pengonin” ndertimin e viles. Per kete, nga pronarja eshte paguar nje shume prej 1.2 milion lekesh te vjetra ne bashki, shume e cila do te perdoret nga njesia vendore e Korces, per te mbjelle pisha te tjera.

Institucioni i prefektit nga ana e tij, gjate siglimit te kesaj lejeje ndertimi, ka kerkuar qe per prerjen e pishave, bashkia t’i drejtohet ndermarrjes Pyjore. Prefektja e Korces Elfrida Zefi ne nje prononcim dje per gazeten “Korrieri”, eshte shprehur se institucioni i saj eshte kunder prerjes se pishave dhe ndaj per kete vendim te nxituar duhet te veproje tashme ligji. ‘Skandali’ i prerjes se 300 rrenje pishave, nje nga mrekullite tashme te zhdukura ne Korce, ka alarmuar qytetaret. Nderkohe zona dikur e gjelberuar e Sanatoriumit, eshte shnderruar nga nje vend me ajer te paster dhe mikroklime te rralle ne Korce, ne vendin, ku te semuret nga mushkerite nuk do te mundin dot te kurohen per t’u sheruar. I.Vreto





____________________

Ky eshte mjerim i shqiperise ,.Nga nje lavire qe eshte me lavire se ato qe dalin ne rruge kriminalizohet ne menyre te pakthyeshme natyra shqiptar.

Pthuu moj kurve e perdale te vrafte zoti e ngelshe rrugve si e cmendur e te qellofshin njerezit me gure /pf/images/graemlins/madie.gif /pf/images/graemlins/madie.gif /pf/images/graemlins/madie.gif

Ketu ku jetoj po te presesh nje peme 100 vjecare shkon ne burge 100 vjet>kjo lavirja jone me kete qe beri do shkonte gjithe fisi i saja me nga 100 vjet secili ne burg /pf/images/graemlins/smash.gif
 

virginia

Primus registratum
Re: Krim ndaj pishave shekullore ne Korce

Cfaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaareee

Kam kujtimet me te bukura ne ato vende. mengjeseve kur benim gjimnastiken ishte i vendmi vend ku mund te rrije disa minuta nen fresk dhe te merrje fryme lirisht ( 1 maji pati te njejtin fat para disa viteve)

E tmereshme, asnje logjike nuk kerkon te hyje ne funksion tani. Dhe nje here mund te vertetohet

ka qene nje nder spitalet me te permendur ne shqiperi dhe jo vetem per korcaret. me vjen per te qare.

Ligjin e ben Maliqi, kete e kemi mesuar prej kohesh. Por c ti besh kur nuk kthen dot me asgje mbrapa.

Mallkimet me te medha per ate kurven
 

antip

Primus registratum
Re: Krim ndaj pishave shekullore ne Korce

Turp!
Si nuk del ndonje tja fusi ballit atyre ndyresirave...!
Felliqesira te korruptuara...
 
Top