Krijoni tabela të shkëlqyera online, pa Exel

Krijoni tabela të shkëlqyera online, pa Exel

Tableat-Online.jpg

Një vegël e thjeshtë për grafikë për biznesin bazuar në Web, heq plotësisht bezdinë nga krijimi dhe ndarja e tabelave.

Numrat mund të jenë mënyra se si bizneset mbajnë rezultatet, por paraqit një raport të ngarkuar me rreshta kolonash e me të dhëna të papërpunuara dhe kolegët shpejt do të manifestojnë atë që quhet sindroma SBX, apo “Sytë më Bëjnë Xixa”. Kam parë se si në dhomën e mbledhjeve një SBX, i ka bërë të gjithë të shtrembërojnë fytyrën, shpesh. Pra, kur kam ndërmend të prezantoj diçka para një grupi, përpiqem të jem me i kuptueshëm, me informacion të qartë dhe me grafikë të thjeshtë.

Natyrisht që nuk jemi të gjithë ekspertë në Excel dhe nganjëherë tiparet e komplikuara të një aplikacioni të pengojnë rrugën, kur thjesht përpiqesh të krijosh një prezantim vizual të të dhënave komplekse që ke para. Me qëllimin e vetëm të vizualizimit, mjete si LogiXML, VizLytics (vizlytics.com), mundësojnë të anashkaloni matematikën dhe të merreni vetëm me krijimin e prezantimeve të bukura.

VizLytics është një shërbim falas, aktualisht në beta, që ju lejon të krijoni dhe grafikë, që mund ti ndani me kolegët. Të dhënat mund të kthehen e përkthehen nga të gjitha anët, duke i ndarë me të tjerët për ti ndihmuar të gjithë për të marrë vendimet më të mira të biznesit.

Regjistrimi për një llogari është i lehtë dhe falas. Të dhënat shembull ju lejojnë të vini VizLytics në provë për të parë atë që ka për të ofruar. Mund të bëni grafikë kolonash dhe rrethorë, apo lista numerike; mund të rregulloni faqosjen dhe të shfaqni ose fshihni kolonat.

Ndryshe nga Microsoft Excel, VizLytics nuk ju ndihmon të krijoni apo organizoni të dhënat e papërpunuara. Në vend të kësaj, mund të importoni të dhënat nga një dokument Excel, Google worksheet, një dokument CSV, ose një shërbim i Salesforce.com. Pas importit të të dhënave, mund të krijoni stilin grafik të doni. Më pëlqen mënyra se si VizLytics lejon drag and drop, stile të ndryshme, grafikë me linja dhe kolona, për të parë se si duken. Nëse nuk dëshironi të shfaqni gjithë të dhënat, zgjidhni vetëm kolonat që ju duhen.

Pasi të jeni të kënaqur me rezultatet, mund të ftoni të tjerët me e-mail për të parë grafikët dhe të shtoni komente të ndryshme. Në të ardhmen VizLytics do të lejojë importin e të dhënave nga burime të tjera, të tilla si QuickBooks. Një version me pagesë i shërbimit, i planifikuar të fillojë më vonë gjatë këtij viti, do të shtojë përkrahjen për grupet e punës.

Grafikët e VizLytics mund të jenë shumë të thjeshtë për disa përdorues. Nëse një tabelë nuk përmbush nevojat tuaja, mund të jetë më mirë ta lini fare dhe të rifilloni me një format tjetër. Mund të provoni, për shembull, një grafik me linja apo me kolona.

Një linjë shërbimi që kam parë më parë, EditGrid (find.pcworld.com/62309), ofron më shumë opsione tabelash dhe grafikësh. EditGrid është një zgjedhje e fortë, veçanërisht në qoftë se doni të paraqisni të dhënat financiare nga shërbime të tjera, si listat e aksioneve dhe shkëmbimin e monedhave të huaja. EditGrid mbështet të dhëna nga vende të tilla, si Google Charts, Reuters, Yahoo Finance, etj.

Një nga mënyrat më të mira për të përgatitur grafika më të mira është të kuptosh se çka shkon apo nuk shkon në një tabelë. Një grafik rrethor që nuk shkon deri në 100%, apo shtrembërimet e panevojshme të krijuara nga efektet 3D dhe listat e copëtuara të rezultateve, janë disa nga elementët vizualë që duhet të shmanget. Mund të mos jeni një magjistar grafikësh, por prapë mund të krijoni grafikë të mirë, që i ndihmojnë njerëzit të kuptojnë rezultatet numerike.
Në kohët që po jetojmë, paraqitja më e mirë vizuale e të dhënave mund të ndihmojë në marrjen e vendimeve më të mira të biznesit.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1238. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1238

Top