Krijimtaria e Harapit

Bubrrece

Primus registratum
Re: Krijimtaria e Harapit

Hahahahahahahahahahahah

bukur orosho...

nji fjal me ta than me takt
un ty s'ti kam sha mustakt
vec kam than mustakt te rrnoshin
por si burrat e oroshit

e cka ban Tushi me Betin
ata punt i kan ner vedi
un nuk du me ba shamat
me t'merzit more mustak gjat
Tushi t'kapin gjith ke te don
se bubrreces si bahet von
me bidon do t'dal te shkami
e me i ra kush t'vin i pari
kshtu pra ruju ti Orosh
ce mos t'bish me kry ne kosh
kuj bidoni mos ti dalt
leven shpejt un kam me kap
me leva e me huj
tash po bahet shum rremuje
ska me marr vesht cili a kushi
ska randsi vec te pshtojn Tushi
se un Tushit i dal zot
jam shkodrane koc i fort
nuk me ban mu syni verk
askerkush s'munet mem prek

Keshtu pra Orosh burrnia
dhe un di ca asht Trrimnia
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Krijimtaria e Harapit

Bubrecaaaaaaaaa /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif ,
mos m'ban me u marr "seriozisht" me ty,
se ti ha njata dy sy, /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Bubrrece

Primus registratum
Re: Krijimtaria e Harapit

Hahahahahaha... :wink:

rrespekt kam orosh per ty
po mas ma shkel ti njenin sy
rri ti urt mos t'xan belaja
po na bajn me fjal Dynjaja...

:wave:
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Krijimtaria e Harapit

Bube i lumi un per ty
plus edhe shum t'faleminers
po mos m'ja luj kuj ata sy :eek:
mi ke si lulja e pranvers
paske ardh ti mu me m'pshtu
se Oroshi asht ba nervoz
venin taman ja ke kallxu
e ke ba konserv fut n'kavanoz /pf/images/graemlins/wink.gif
tash e mrapa s'kam ma frik
e po i dal ballhapt gjithkuj
sa t'kem ty un n'amerik
per njeri t'gjall s'po ta rruj :thumbsup:
ky po don me m'prish me vajza
se ku e ka hallin nuk e di
si thu t'ja blejm na nja dy strajca
t'mushna plot me lojna per fmi
po i blejm na edhe i pushk
se i ka hyp delli me ngreh gisht
plus po i blejm edhe nji mushk :idea:
e ta pushkatojn nen bisht
veç mos ti bajn rikoshet
se po na ban tanve helaq
po plas gjaku posht e perpjet
ma zi se me ken n'Iraq
po e myllim pozitivisht
pa pa anrra me gisht e bisht
tanve ju ju lumt tastiera
mirupashim n'shkrime t'tjera :wave:
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Krijimtaria e Harapit

Moj bubrrec moj ujke e vjeter,
se dynjaja s'po ka pun tjeter,
vec me marr ne goj miletin,
(sic e bani me Tushin e Betin) /pf/images/graemlins/laugh.gif
me t'than t'drejten,me t'than tamam,
tana vajzat ,ktu, motra i kam /pf/images/graemlins/wink.gif
vec me ty ndryshon pak puna,
t'kam taku nji her ka Buna,
qysh at dit nuk munem ma,
syt prej teje un me i nda,
s'mhahet buka,nuk m'merr gjumi,
tuj t'mendu rri un i lumi,
oh i lumi un per ty,
nuk mun t'rri pa t'pa me sy,
por "e xanun" ke qellue,
e po druj,nuk po m'do mue,
vec po rri un ne merak,
a po t'don ai,fort a pak?
se te ishte kjo per mue,
un ty fort,them,do te due, /pf/images/graemlins/laugh.gif .

Desha me ju than dicka,deshiroj qe mos ti merrni per keq bejtet e mija ,sepse nuk i baj per me ofendu asken,na nuk e njohim njani tjetrin,kshtuqe nuk duhet me ndodh asnji keqkuptim,bejtja ket bukuri ka,me e trash pak muhabetin pa ofendime te teperta,kur ta teproj me thoni.
Me respekt Oroshi :wave:
 

vlera

Primus registratum
Re: Krijimtaria e Harapit

Nder nje hije tek nje lis i vjeter
aty rri Orosh skifteri
PO pret ciken tek kroi me ardhe
me bidone uje me marre

po kendon Oroshi ne ate zabel
çu be çika thote qe spo vjen
shume djali na eshte hidherue
ka marre xehrin me u xehrue.

Keq merak djali u ba
spo din hallet si i ka
prit sivjet e prit ne mot
po me shkojnen ditet thote kot e me kot

Ka nis dita po largohe
e po bie terr i zi
ik Oroshi ty te marrte e liga
dalngadal shko ti ne shpi. :shrug:
 

Bubrrece

Primus registratum
Re: Krijimtaria e Harapit

Ty orosh Shitofte zana
me at za ti si bilbil
kangen tane po ma ka ana
po t’vjen era karajfil

ti te shkami tu m’prit mu
ke fillu me u mendu
ca u ba kja ku ka shku
A thu mos me ka tradhtu :confused:

Nuk jam bije e asi soji
Me t’lan ty me prit te kroni
po I coj une fjal Betit
Me t’qu ty te bregu I detit
e merzine pak me ta hek
Me t’diftu buba s’ka dek
po me tushin a vonu
kamturqisht tu bisedu :wub:

lumja un per tushin tem
ce n’forum e kam taku
shpejt e kam privatizu
Un ate e ai mu.

ju djelmocat e Oroshit
kojshi krejt me do prej shoshit
S'ju njeh kush per njerz te kqi
T’njoftun jeni per mendcuri
Po ashtu dhe per burrni
kto dy fjal po ti kallxoj
e ma shum spo te vonoj

Tjeta tuj ku do ce t’jeni
Ju pershendes nga kjo largsi
Kam deshire te gjith mire t’jeni
n'vecanti kta shokt e mi…. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

vlera

Primus registratum
Re: Krijimtaria e Harapit

Bubrreces larg ne Amerkine

Moj bubrrece mori lul
çike e mire valla me kulture
tej oqeanit po bubrron
fjale te bukura po na çon /pf/images/graemlins/smile.gif

Mori çike moj sokoloshe
me detyra na ke ngjesh
udherrefyese m'ke ba mu
rrugen Oroshit me ja diftue /pf/images/graemlins/wink.gif

Ti mua fjale me ke cu
Oroshin ne cak me ta pru
:idea: ne nje pako une do e mshel
gjer n'Amerike me ta perciell :smash:

Moj Bubrrece moj fisnike
ja ke nis me aneksime
gjerat shoqerore me i privatizu :eek:
ne demokraci ke perparu

Moj Bubrrece mori bub
thu se Tushin e ke okupu
a te bani hic rezistence?
a te pranoje me deshire t'vete? :devil:

Moj Bubrrece syrin kur pe mshel
djemte e Af i çove peshe
vendi vend so tuj i zan
thone bubrrecja vec mu me don :lol:

Moj bubrrece moj selvi
shume te fala te baj ty
ja kalofsh nje dite te mbare
per shakat ma baj hallall. :wave:
 

Bubrrece

Primus registratum
Re: Krijimtaria e Harapit

Ti hallallin e ke ne xhep
Se ty bejta tka lezet
T’ban me qesh pa pas nermend
Ato fjal nuk di ku i gjen

Njat Oroshin bukurosh
Pshtille mir e fute n’kosh
Amanet shterngoje mire
Ce mas t’bijn prej ndojnje bire
Me t’vertet asht prej oroshit
E kta s’dalin shpejt prej koshit
Por ca di mos ndodh ndojsen
Mas perleshet me ndoj qen
Kutis mbyllja ti kapakt :smash:
Me kujdes mos t’xesh mustakt
Mos t’bertasi prej gazepi
se po thote me cburrnoj Beti

Tushi hic ska rrezistu
Vec tha bube me pshto ti mu
E un shpejt bana sevape :angel:
Pshtova tushin pa e kap grate
Se ku hallin e ka pas
S’di as vet smka than ma gjat

Kam mendu itu me veti
Vajz e mir je ti moj Beti
E me Tushin kombinoni
A thua n’darsem tash na ftoni?

N’kjoftese e bjen ajo vale
Me Oroshin vijm cale cale
Vala detit kur po vjen
Pa Oroshin mos me len
N’darsem Tushit na me shku
Me kendu, me kcy e mu terbu :rockband:

:wave: pershendetje edhe i her
tanve mar der per der
shkruni bejta mos ngurroni
edhe ju si une bubrroni.
:tipsy:
 

vlera

Primus registratum
Re: Krijimtaria e Harapit

Ev po baj spo them kukuu
me dul nafaka me u martu!!!!! /pf/images/graemlins/laugh.gif
me te vertete ti po buberron
kombinime po krijon
ev Bubrrece mori molle
shume e punte po t'shkojkan per dore
kjo puna e krushkes me diplomaci
mendo e hape nje agjenci /pf/images/graemlins/wink.gif
Dasmen neve kur do e bejme
te gjithe ne dasem do i ftojme :rockband:
nje burrece nje milingon
nje hardhuce e nje shqiponje
s'do harrojme as lepurin pertac
e bresheken e "shpejt"
se keshtu do kete shume lezet
Gjithe me rend kena me i ftue
se lam kend na me u hidherue
Vec ti Oroshit mblidhja bet :smash:
se ai si shume flete
se i shkon atij me zanat
nga ahangu kalon ne proklamat :lol:
e ja nis me politike
smerret vesh a ka muzike :confused:
e ja nis e diskuton
dasmen ne parlament e transferon :eek:
Por moj Bubrrece na po lujna
se keshtu hic nuk o puna
e kjo pune moj moter i bjen
peshku n'deti tigani n'zjerme
se Une me Tushin jemi larg
njani ku len dielli tjetri ku praron. :shrug:
 

Bubrrece

Primus registratum
Re: Krijimtaria e Harapit

Kam ankesa per Harapin
ka hap temen ne forum
shpejt e nisi ai vrapin
e na tjert tu u ba shkrum

o Harap ti pash njat bes
banu njeri e ban kthes
shkruj do rreshta ti per ne
na difto noj gja te re
per ket tem spo t'bjen nermend
shkon e shkrun ti tjeter vend. :cry:
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Krijimtaria e Harapit

Nuk po du me i hi shum thell,
mbasi menja mu m'asht kthjell,
kam ranu Tushin me fjal,
(nuk po du,un,tash me i dal),
nuk kam pas un gja me hile,
po t'baj be, sa t'dush,me kile,
vec kam dasht me ba hajgare,
gratis tana,jo me pare,
keqkuptohet kajher shakaja,
kur ndermjet nderhyn sevdaja,
un sja marr jo kurr per keq,
se dhe Tushi mu m'shau per dreq,
tuj m'permen mu gomarica,
gomarica,po,e prapanica, /pf/images/graemlins/laugh.gif
Por po i lam kto fjal,si thue?
vlla i jemi ti tuj qellue,
s'na u lejote as me u martue,
n'Qitap t'Leks ka ken e shkrue.

Tash po kthehem ka Buba jeme,
(tham e jemja,por fort po drue)
qe ajo nuk po m'do mue,
po m'qon mu der te njaj kroni,
(ku nji koh pat plas bidoni)
por me pi ,mu,uj s'po m'jep,
e po m'len mu per gazep,
jo se s'don me "shku" me mue, /pf/images/graemlins/wink.gif
por po don me m'provokue,
e po thot ajo me vedi:
seriozisht-e ka i shkreti?
Oroshjan asht,ske qa i thue
vec s'po di ma me menue,
n'koh te sodit asht shum e vshtir,
per me has naj djal te mir
Kshtu menote,Buba,e jemja,
rrit ne shtat si filcigenja, :wub:
tuj ju njit ajo m'nji koder,
ku Mullaga,krushk i pare,
po e priste me kal t'bardhe,
qe ja kishte dhan Oroshi,
ble,diku,anej ka Shoshi,
Po bertet Buba,me vedi:
a po m'duket,a po m'bajn syt, :eek:
njat Oroshin kam per ta myt,
si mor-m'qon mu ai nji shtaz,
duke pas ,ai, bash per rraz,
Limuzinen e Xheksonit,
tash po i bi n'nji far bidonit,
mos t'me prekun sa e zeza e thonit,
kshtu Bubrreca ish jedhnue,
nji djal arit,Oroshjani,kish qellue:
pasha buken mori Bubrrec,
Limuzina nuk din me ec,
prandaj t'pruna nji kal t'bardh,
mos ta ket askush n'mahall,
Merr Bubrreca edhe gzohet,
n'qaf t'Oroshit edhe lshohet,
tuj ja ngulun sdi sa dham,
ohh kuku,kuku moj nan :wub:
(prej lezetit,e jo kjametit) /pf/images/graemlins/wink.gif
po shef Tushi,habitet Beti,
ksaj i tham un,Tush,dashni
njani rrxue ,tjetri permbi . /pf/images/graemlins/laugh.gif
Puth Oroshi,puth Bubrreca,
tuj u rrukullis si keca,
e s'jau nite per asken,
njani vrap e tjetri ren,
der sa djelli mori n'thue,
jan lshu posht,e nis me shkue,
se qa bane,e tek bane,
me diftu mu nuk ma kane,
po ja la un Bubes n'dor,
buzt e saj si lule bor,
mos difto ti Bub n'detaja,
po na prishet krejt dynjaja, /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Krijimtaria e Harapit

I pata than Orosh burrnis
leni nji an punt e trimnis
e kqyri pak edhe ato t'dashnis
besa Tush tha boll mir po thu :thumbsup:
se edhe koha asht tuj m'kalu
edhe pak tash m'bin kta dy tre dham
per tjert pare tash kam me dhan
e nade ça heku me u çu n'kam /pf/images/graemlins/frown.gif
po njat fjalor tha a ma jep hua
n'bot se dita per ça e ka /pf/images/graemlins/frown.gif
kur qyre tash se ku po m'del
me te Bubes mendt po ja merr
Me Betinen ka pas frik
ka than t'provoj un n'Amerik
si perfunim ka than dashnis
me Buben jam tuj ja nis
Ehh mor Orosh mor djal Oroshit
paske ken kokrra e kodoshit
ke than kur t'kapen dy vet
ka me fitu nji i tret
po s'ke faj ti faj kam un :smash:
ça mu desht me t'shti n'ket pun

si thu t'merrna na vesh ner vedi
pa na ni Bubja as Beti /pf/images/graemlins/wink.gif
e t'diskutojm na n'vazhdim
se as ishtu s'po ka kuptim
se po dal si sorra e la Fontenit
qe kishte hyp n'meje t'gemit
edhe dhelpna kur ju afru
i tha a je burr qe ja nis me knu
e copa e djathit pa vonu
drejt e n'goj t'dhelpnes ka shku
Njajo Beti s'asht sjell mir
m'ka lan vetem n'koht t'vshtir
N'Amerik Bubja ka nigju
e ka ardh turr mu me m'nimu
po s'ka pas faj se s'ka dit gja
ka pas me la e me shpla
po un dihet e kam fal
se mrapa boll trimnesh ka dal /pf/images/graemlins/laugh.gif :wave:
 

Bubrrece

Primus registratum
Re: Krijimtaria e Harapit

Ka ardh Tushi tu shpejtu
bejten shpejt ka peropunu
Betit kangen me ja kendu
e mu shpins mka ra me i hu.

kti Oroshit ne menyre shoqnore
po i bi ne qaf du me i ra n'ore
N'ore tane orosh djali
mem xan tushi zhele m'bani

Syve fort po mi lakmon :wink:
m'tha je krejt si napolon
napoloni i vogel krejt
ba me dasht ty t'hjedh perpjet

Ndihm Orosh se kam ra ngusht
tushit bjeri per mu grusht
mos ngurro ti ban gajret
t'dyve n'qaf ai tesh na pret
e ka thiken sa gazepi
kuku nan u ba kjameti :cry:
 

vlera

Primus registratum
Re: Krijimtaria e Harapit

Jan mbledh burrat mor ne sokak
don me lidhe ata nje traktat :eek:
bajne kuvend si axhami
te shko mendja mos jane fmije
Por neve jemi si dukat
Ooooo sa shpejt ua bejme MAT. :rockband:
Jane mbledh burrat mor e kane lidhe besen
e kane nenshkrue edhe marreveshjen
ne Bruksel punen kane fillu
njani tjetrin ata me ndihmu
Por moj Bubrrece ne me shkathtesi
Do tua bejme tete me dy :devil:
C'ke Bubrrece moj qe po qan
nuk po e len veren me dal
Mbahu moj e mos ke frike
se ke motren Shote Galice
une ty do te dal zot
mos te te shkoj mundi kot :smash:
n'dac me force, n'dac me grushta
n'dac me fjale e n'dac me shputa :thumbsup:
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Krijimtaria e Harapit

Po e baj nji bejte n'txet :rockband:
per ekipin ton komtar
qe kampionat europian grek
i mujtu tuj na ba krenar :wub:
ju tha avash ju ma kadal
se na s'jena portugal
e n'mos pritoshi pak mu nal :lol:
mor ju beth**zit e Greqis
i kryminister na keni ble
po pasha emrin e perenis
ktu penoheni qe keni le
ishin mledh i madh e i vogel
prej Sarandet e n'Mitrovic
prej Shkupit e deri n'Shkoder
a kishte grek ne qe na grric :tipsy:
hajt prej zemret ju uroj
gjithmon ishtu un t'ju shikoj
/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Bubrrece

Primus registratum
Re: Krijimtaria e Harapit

Tushi keka shend e ver
i ka ardh fitorja n'der
hidhet kcen e fort bertet
se shqipnia u ba mret
me kry n'thes i futi grekt
:wave:
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Krijimtaria e Harapit

Dje,kur dola anej ka Buna,
pash un Buben me bidona,
edhe me do shoqe tjera,
qe shendritnin si pranvera,
qe po shkoshin ka burimi,
(ku,diku,ish msheh njaj trimi),
njaj Oroshi sy skifteri,
qe prej Bubes gjumi i treti,
e po rrin,ai,mbas njaj pishet,
po shef Buben,rreze dritet,
tek kalon me shoqe tjera,
shend e ver porsi pranvera,
qe po shkoshin drejt ka kroni
(ku dikur pat vlu bidoni) /pf/images/graemlins/laugh.gif
shef Oroshi e spo ngihet,
Bubs qerpiku nuk po i dridhet,
vec po i thot Oros dy fjal:
ti Orosh,ktu,pse ke dal?
Ktu kam dal moj zana e malit,
me t'i pa njata dy sy,
e me t'than se un pa ty,
jo,nuk munem me jetue,
mbasi kshtu per mu asht shkrue,
o po m'thu,ti mu,se m'don,
o mbjer kres,mu,me bidon,
fisi jon se ka zakon,
me hjek dor na prej nji vajzet,
qe i ngjan nji shtojzavallet,
e,qe tham,le ke ti per mue,
(apo mora un kot n'thue)
e me m'dasht,s'po m'do ti mue,
por dy fjal du me ti than:
ti me mue,qa don me ba,
edhe durimi,tham,kufi ka,
du un ty me te pushtue,
e manej pertok me t'rrxue,
du un ty gjithkund me t'prek,
teshat trupit, me ti hjek,
e me t'puth un pa ja da,
me t'puth buz,me t'puth do gjana,
mbasi desh,je,si t'ka ba nana,
me ti puth njata dy sy,
he i lumi un per ty,
e me t'puth un pa ja da,
prej te kamt e deri n'hava,
me ti puth njata dy molla /pf/images/graemlins/wink.gif
me t'puth ,po,vetllat e holla,
me ta puth edhe njat qaf,
qe ma ke porsi gjiraf,
buzt e tuja,lang qershijet,
veni n'ven mu nuk po mrrihet,
pa i puth,e pa i har n'dham,
tuj fillu te njata kam,
tuj ba pun un me do dham,
dham celiku m'kan qellue,
ban Bubrreca,ooohhh kukue.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Krijimtaria e Harapit

Besa Bub,un fort po drue,
a thu shum e kam teprue?
tuj perdor do fjal dashnijet,
tuj ken un nji far maraklijet,
e tuj m'dal ti n'anderr mu,
tham qe fort e kam tepru,
e po thu ti ved me vedi:
ky Oroshi,cfar mileti?
si me m'than,ai,mu kto fjal?
besa keq ka per ti dal :mad:

Vec po t'tham moj sokolesh,
ma ke qu ti zemren pesh,
nuk po du me ba hajgare,
po ta tham un ashiqare, /pf/images/graemlins/laugh.gif
eh moj Bub,moj Buba jeme,
ma ke marr ti zemren teme,
zemren teme ti ma more,
qysh kur t'pash un dor per dore,
me do shoqe ka livadhi,
bash atje ku rrzohet mali,
bash atje ku fryhet kroni,
(ku dikur pat plas bidoni) /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

vlera

Primus registratum
Re: Krijimtaria e Harapit

Mor Orosh mos be manipulime
mos e ve Buben ne dyshime
ja the qarte e me "pak"(shume) fjale
dashurine tende te zjarrte :thumbsup:
por mos u tut more burre /pf/images/graemlins/laugh.gif
se keshtu nuk behen punte
te gjitha mire ti je ka thane
vendi vend asaj ska me ju zane
Ajo ty sdo te gjykoj
nga gezimi nis te fluturosh
se ajo ty do te adhuroj
ne Amerike pret qe ta vizitosh. :rockband:
Por nuk e di me Tushin ca u ba
nuk po i nihet ma ai za /pf/images/graemlins/frown.gif
mos ka pune me marue
a mos eshte ende tuj festue /pf/images/graemlins/wink.gif
mos ka dal ai per gjah
a mos eshte tuj lu shah
ska mbet tjeter vec lajm me i cu :shrug:
me ardhe bejte per me shkru. :smash:
 
Top