Re: Krijimi i nje partie te re me nje program te ri per nje brez te ri
Po ta lexosh me larte e kam thene nismetori i kesaj platforme.Ne kuptimin,askush s'ka dyshime per aftesite profesionale,dashurine atdhetare,altruizmin dhe objektivitetin e rinise se sotme,por nese kjo gje do mendohej vertet praktikisht do te duhej nje njeri me eksperience qe ti fuste ata ne skene.
Bota e politikes quhet bote e ndyre,sepse ne te ekzistojne shume prapaskena,dredhira,hipokrizira dhe kurthe qe patjeter duhen njerez me eksperience ti njohin intrigat e asaj bote.Ai shartimi i Edi Rames dhe I.Kadarese qe thoja une do sherbente vetem si mbrojtes i ketij brezi te ri pikerisht nga kto lloj pislliqesh.Flasim gjithmone praktikisht.Nga ana ideale do ishte shume lehte te krijohej.
Te gjitha subjektet shteterore ne Shqipri jane te krimbura dhe te kalbura nga korrupsioni,mentaliteti i mykur,dhe perspektiva e verber per te ardhmen.Ne nje fare menyre ata kane krijuar nje kenete me uje te ndenjur dhe ngopen me kenaqesira te vogla.Ne Shqipri mungon sensi i punes,sensi i zhvillimit,sensi i arsyes,sensi i pergjegjesise.Ne mund te themi qe mund ti heqim kto gjera.Por per te ndryshuar totalisht do duhej revolucion.Si mund te ishte zgjidhja:
Nje njeri me imazh autoritar,me eksperience,me kredit publik te mjaftueshem duke zgjedhur me te aftet i paraqet elektoratit opcionin me te fresket.Dihet qe 3-4 vitet e para do shihet me skepticizem,por nese devotshmeria dhe vullneti i tyre qe do jene ne balle te asaj pune do jete me i forte se verberia qe e ka matufepsur popullin atehere e ardhmja do flasi vetem ne gjuhen e tyre.
Une njoh shume te rinj te afte dhe te zote,studenta te shkelqyer,me vullnet te tille qe presin hekurin me dhembe.Eshte mekat qe nje vend si yni,me nje potencial kaq te konsiderueshem intelektual dhe moral te perpelitet ne fundin e kazanit evropian me shpresen mos hedhi ndonjeri ndonje kocke nga lart.