Re: Krijimi i nje partie te re me nje program te ri per nje brez te ri
Fillimisht postuar nga gene:
- dhe me e rendesishmja menyra e drejtimit strategjik - do kete nje kryetar karizmatik qe drejton gjithcka apo nje kryetar teknik qe eshte dhelper e drejton ne fitore, apo nje grup drejtuesish me nje koordinator moderator me rotacion duke lene komunikimin te gjithin ne dore te organeve te specializuara
(mendoj se kjo e fundit eshte me koerente me mendime moderimi e largpamesie)
megjithese nje kordinator moderator do te ishte me ideali nga keta qe ke permendur me siper, kam pershtypjen qe do te ishte me e veshtira per t'u arritur per disa arsye:
1. jo te gjithe njerezit kane aftesi drejtuese. ndonese ata mund te ishin nje pjese e domosdoshme e grupit drejtues, ata nuk do te merrnin dot rolin e drejtuesit kryesor.
2. nderrimi i shpeshte i drejtuesit mund te shkaktonte qe ata te mos arrinin te perfundonin asnje nga objektivat fillestare.
3. mund te krijonte nje fare pasigurie tek anetaret e tjere.
drejtuesi qe une kam ne mendje eshte me teper i tipit transformues me karakteristikat e meposhtme:
*shikon vazhdimisht te ardhmen per mundesi te reja.
*ndryshues te kontekstit (ndryshojne kornizen e te menduarit per te tjeret qe ata te shohin ato qe nuk i kane pare me perpara)
*mbajne pergjegjesi perpara organizates per vizionin dhe misionin e saj.
*krijojne aftesi te tjera organizuese jo thjesht kompetenca.
*gjithmone deshirojne qe organizata te jete unike dhe e jashtezakonshme.
*jo thjesht heronj te frontit te pare, por punetore te devotshem ne prapaskene duke punuar me njerezit e duhur, qellimet dhe proceset e duhura ne organizate.
*te frymezoje te tjeret te japin potencialin e tyre per te arritur qellimet e organizates (paksa karizmatik).