Krerët shqiptarë dhe kosovarë nisen për në SHBA
Presidenti Sejdiu dhe ministri i Jashtëm Hyseni u nisën sot për në SHBA, ku do të takohen me kryetarë e përfaqësues shtetesh të ndryshme, në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të KB, me qëllim të lobimit për sigurimit e njohjeve të reja për Kosovën.…

Gjatë kohës së zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të kemi takime të shumta me presidentë, apo udhëheqës shtetesh. Synimi ynë themelor është që të takojmë udhëheqësit e vendeve që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës deri tash, me qëllim që të japim informacionet shtesë për zhvillimet tona dhe përkushtimin që kemi dhe që të shpejtohet edhe procesi i njohjes nga këto vende, ka deklaruar Presidenti i Republikës së Kosovës, sot para nisjes për SHBA.

Presidenti Sejdiu nuk ka komentuar deklaratat e udhëheqësve serbë lidhur me këtë vizitë dhe as për mundësinë e vazhdimit të bisedimeve, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Unë nuk dëshiroj të komentoj idetë e tyre. Ata deri tash dhe gjithmonë janë përpjekur të pengojnë njohjen e vendit tonë. Për ne është me rëndësi të bëjmë punën tonë si duhet, tha presidenti Sejdiu.

Absolutisht nuk ka asnjë ide që të shkohet në bisedime të sërishme me Serbinë. Ne mund të bisedojmë me ta si dy vende sovrane, për temat që janë në interes të bashkëpunimit të dy vendeve, të dy popujve dhe për asgjë tjetër, theksoi presidenti Sejdiu.

Gjatë kësaj vizite presidenti Sejdiu do të jetë i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni. Së bashku me Presidentin Sejdiu për në SHBA ka udhëtuar edhe zonja e parë e Kosovës, Nezafete Sejdiu. Vizita e zonjës Sejdiu bëhet me ftesën e bashkëshortes së Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, zonjës Ban Son-Taek, për të marrë pjesë në Takimin e dytë qendror vjetor të Kombeve të Bashkuara për autizmin.

Berisha e Meta në samitin e OKB-së në Nju Jork

Kryeministri Sali Berisha u nis sot për një vizitë në SHBA, ku në krye të një delegacioni, do të marrë pjesë në sesionin e 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Zv.kryeministri Meta është nisur dje, drejt Nju Jorkut. Zyra e Berishës njofton, se në axhendën e kësaj vizite, kryeministri parashikon një përshëndetje në Milenium Çellënxh Korporejshën dhe pjesmarrje, në samitin mbi ndryshimet klimaterike. Berisha do të jetë referuesi kryesor në samitin Global Kreativ Lidership., por do të mbajë edhe një fjalim në sesionin e 64-ët të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22686. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22686