BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi
Njëra ndër këngëtaret nga familja Ramosaj, Beatrix Ramosaj, është shumë krenare për emrin që mban. Ajo para dy dite ka lansuar këngën e saj ‘Qysh ki qef’ dhe në klipin e saj ajo ka hedhur disa pamje të mbretëreshës së Holandës, emrin e së cilës e mban me shumë dashuri
Këngëtarja bukuroshe Beatrix Ramosaj është shumë krenare që mban emrin e mbretëreshës së Holandës. Këtë gjë këngëtarja e ka konfirmuar përmes një fotografie të hedhur në llogarinë e saj në rrjetin social ‘Facebook’. “Jam krenare që mbaj një emër Mbretëreshe!” kishte shkruar këngëtarja.
Madje, Beatrix ka vënë disa pamje të kësaj mbretëreshe në videoklipin e fundit të saj, që e ka lansuar para dy ditësh. “Disa pamje te Mbretëreshës së Holandës Beatrix në New York (1959) i kam vendosur në videoklipin tim me të ri #QyshKiQef Jam krenare që mbaj një emër mbretëreshe!” ka thënë ajo në këtë rrjet. Madje, Ramosaj ka falënderuar nënën e saj e cila ja ka vënë emrin e mbretëreshës. Beatrix për klipin e kësaj kënge ka punuar me produksioni ‘Pro Video’.
Teksti është shkruar nga Gjiko kurse melodinë e ka bërë Seven Saraqi me ‘beat’ të Lirian Luro Kaqi. Pas lansimit të klipit në kanalin ‘Youtube’ kënga është pëlqyer mjaft shumë dhe vetëm pak ditë pas publikimit ka kaluar mbi 17 mijë klikime. Se kënga është duke u pëlqyer shumë e vërteton fakti se këngëtarja po merr shumë komente pozitive nga ndjekësit e saj në ‘Twitter’ dhe gjithë miqtë e saj në ‘Facebook’. Në këtë klip këngëtarja ka ardhur me një pamje të re. Ajo është bërë flokëkuqe dhe ky ndryshim i saj i flokëve paraqet anën e zjarrtë të këngëtares Ramosaj.