Krahasim: Big Brother Albania & Shpija e Kosovës

Një logo e big brother

Kur dëgjova se do fillojë një reallity show edhe në Kosovë, përshtypjet e para të miat ishin shumë të mira. Isha i entuziazmuar. Prisja një show interesant, të zjarrtë, tërheqës, që të mban afër TV-së etj.

Erdhi dita e parë e reality show-it të parë në Kosovë. Isha shumë i interesuar për të parë se ku gjindemi në krahasim me BigBrother Albania(sa do doja që të mos ishim ndaras dhe të mos e bëja këtë krahasim). Prisja shumë nga ky show, dhe jo vetëm unë, por shumë Shqiptar të Kosovës.

Që nga dita e parë jam zhgënjyer tejmase. Së pari grafika apo imazhi ishte i nivelit shumë të ulët (i një tipi që një show i tillë, e aq më pak publiku – nuk e meriton). Pastaj prezantuesi, sipas mendimit tim ishte tejet në nivel të dobët, dhe shpesh ngecte e humbiste. Banorët mu dukën interesant, por megjithatë shumica e tyre ishin të rinjë e të papërvojë.

Megjithkëtë, vendosa që sa herë të kem kohë të i përcjell përmbledhjet që shfaqeshin në televizion. Ajo që kam vërejtur është mungesa e ideve të reja. Në Shpinë e Kosovës prisja diç më ndryshe se BigBrother Albania, por shumica(të mos themi të gjitha) e ideve ishin të njejta me BigBrother Albania.

Pastaj, me kalimin e kohës edhe banorët “e treguan veten”. Nuk shihje ndonjë debat interesant, prekeshin lehtë, ishin thjesht shumë të dobët. Aty shihje debate shumë të dobëta, dhe në shumicën e kohës dëgjoje: “Mshele gojën”, “Shuj”, “Ku di ti”, e të tilla. Kulmi u arrit kur u shtynë vajza me djemë. Si fëmijë të klasës së parë. Me këtë kam qeshur tejmase, dhe kam vendosur të mos e shikoj më.

Më vonë më ra edhe njëherë të shikoj një përmbledhje ditore, dhe pashë një banor që shante në shtëpi, fliste fjalë që nuk i kanë hije një njeriu etj. Dhe reagimi i “zotit të shtëpisë” ishte shumë i dobët dhe i vonë. Aq më pak, kur përsëri banorin e njejtë e rikthyen në shtëpi.

Pas gjithë kësaj(e shumë gjërave tjera që nuk i kam përmendur), “nuk më zinte gjumi” në pritjen e Big Brother. Kur erdhi dita ime(fillimi i Big Brother pra) isha thjesht i mahnitur. Si nga organizimi, idetë e reja, grafika(që të kënaqte sytë) e shumë e shumë gjëra tjera, isha i mahnitur. Kështu arrita disi “ta harroj shpifësinë” që më ofronte shpija e Kosovës.

Konkluzion
Mendoj se Shpija e Kosovës nuk është dashur të fillonte fare, duke ditur mundësitë tona për një Reality Show të tillë. Organizatorët nuk do humbisnin asgjë nëse do shtynin për një afat (qoftë të gjatë apo të shkurtër) fillimin e ktij show. Nuk kam asgjë kundër askujt, thjesht mendoj se shteti i Kosovës ka nevojë akoma që të thith përvoj, e pastaj të filloj me projekte të tilla, që ndikojnë shumë në popullatën në përgjithsi.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.eshqiperia.com/?p=1129