Kosove, KQZ publikon rezultatet paraprake

Kosove, KQZ publikon rezultatet paraprake

24 ore pas mbylljes se votimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet zyrtare paraprake te zgjedhjeve lokale ne Kosove. Pas nje informacioni te detajuar per te 36 komunat, tani eshte e qarte se me shume se gjysma e tyre, me sakte 20 komuna, do te shkojne ne raundin e dyte per te zgjedhur se cili do te jete kryetari.

Ne shumicen e komunave ku do te zhvillohet balotazhi kryeson ne perqindje votash per kandidat Partia Demokratike e Kosoves. Ajo udheheq ne 13 komuna per balotazh. Ne pjesen tjeter, 7 komuna, konkurohet mes Lidhjes Demokratikete Kosoves dhe Aleances per Ardhmerine e Kosoves.

Kjo do te thote se ne zgjedhjet e 15 nentorit, PDK-ja e kryeministrit Hashim Thaci mban shumicen e komunave ne Kosove.

Partia e kryeministrit Thaci ka mundur te fitoje edhe ne raundin e pare me shume komuna se partite e tjera. PDK ka marre 5 komuna, AAK 4 komuna te vogla, LDK-ja 3, perfshire kryeqytetin Prishtinen, serbet 3 komuna dhe turqit nje komune.

Sipas KQZ kane mbetur edhe disa vota te tjera pa numeruar, por kjo nuk pritet te ndryshoje harten elektorale te krijuar pas votimeve te 15 nentorit.

Kryetarja e KQZ-se perseriti edhe nje here se disa parregullsi te vena re gjate procesit te votimit nuk cenojne standartet e larta te zgjedhjeve lokale ne Kosove./tch/

8XiNdFClDfQ

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26924. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26924

Top