Re: kosova vazhdon te arabizohet
Temes i pershtatej titull po ''Vatikanizohet''!
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Katedralja e "Nënë Terezës"-shenjë shtetësie apo shenjë hipokrizie?
(Reagim ndaj letrës së hapur të intelektualëve me
titullin: Katedralja e "Nënë Terezës"- shenjë shtetësie", dërguar
krerëve të institucioneve Kosovës, botuar në gazetën "Koha Ditore"
me 9 nëntor 2006, faqe: 10, si edhe në disa gazeta të tjera në Kosovë
dhe Shqipëri.)
Në fillim të muajit nëntor 2006, tridhjetë e dy (32)
intelektualë nga të gjitha trojet shqiptare i dërguan një letër të
hapur krerëve të institucioneve të Kosovës:
Presidendit të Kosovës: Prof. dr. Fatmir Sejdiu
Kryetarit të Parlamentit të Kosovës: Kolë M. Berisha
Kryeministrit të Kosovës: Agim Çeku
Letra e tyre fillon me këto fjalë: "Bëhen dy vjet kur u vu gurthemeli
i katedrales "Nëna Tereze" në Prishtinë…"
Kur bëhen dy vjet? Kjo në letër nuk është shënuar, ndoshta e kanë
harruar!? Prandaj, këtu është e nevojshme për t'iu rikujtuar se:
Gurthemeli i katedrales katolike u vu ditën e premte, në
mesditë, me 26 gusht 2005, në zemër të Prishtinës, në hapësirën e
gjimnazit "Xhevdet Doda". Pra, dy vjet bëhen në mesditën e datës 26
gusht 2007…A keni kalendar ore intelektualë "trushpërlarë"…?!
Kur u vu gurthemeli i katedrales katolike në Prishtinë,
gurthemelit të katedrales katolike i mungonte leja e ndërtimit…
Përmes një komunikate për shtyp, lëshuar me 26 gusht 2005,
zyrtarët komunal të Prishtinës vënien e gurthemelit të katedralës e
kanë cilësuar: " të nxituar, sepse nuk janë plotësuar procedurat
administrative dhe nuk janë plotësuar obligimet…"
Me gjithë këtë, vënien e gurthemelit të Katedrales katolike
e ka bërë ish-kryetari i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova (1944-2006), i
cili, ndër të tjera, pat thënë:
"Ne jemi të bindur se ndërtimi i Katedrales "Nëna Terezë" do
të jetë simbol i bashkimit, i tolerancës dhe i mirëkuptimit…"
A ishte e rregullt vënia e gurthemelit të Katedrales nga ana e e
ish-kryetarit Rugova, pa leje ndërtimi? A mund të jetë Katedralja
katolike simbol i bashkimit, kur nuk muarr pjesë asnjëri prej
përfaqësuesve të bashkësive të tjera fetare, madje as përfaqësues të
Kishës Ortodokse, të cilën Don Lush Gjergji shpesh e quan kishë
motër?! Nuk muarrën pjesë asnjëri prej përfaqësuesve të partive të
opozitës…! Pra, aty ku nuk marrin pjesë as vëllezërit, as motrat, a
mund të quhet, a mund të jetë katedralja simbol i bashkimit? Kjo
ndodhi vitin e kaluar, 26 gusht 2005, ngjarja është e filmuar e
shënuar, kurrë s'ka pët t'u harruar…!
Sot, nëntor 2006, a është e drejt të quhet prej këtyre
intelektualëve Katedralja e "Nënë Terezës"- shenjë shtetësie? A
qëndron kjo? Jo! Po, çka tregon kjo?
Kjo tregon papjekurinë fetare, kjo dëshmon hipokrizinë e tyre
ashiqare…Papjekuria fetare, siç shoshte Kant-i (1724-1824), është jo
vetëm më e dëmshmja, por edhe më e pandershmja nga të gjitha…
Ç'është Katedralja ?
Në një fjalor amerikan të gjuhës angleze për
katedralen shkruan:
"Kishë zyrtare e një peshkopi, çdo kishë e madhe."
(New Webster's Dictionery of the English Language, faqe:
81.
Botuar në New York-Chicago, 1975)
Kurse në Fjalorin e Shqipes së Sotme shkruan:
"Kisha kryesore në një qytet, ku ushtron veprimtarinë e
vet një peshkop".
(Fjalor i Shqipes së Sotme, faqe: 556. Botuar në Tiranë, 2002.
Pra, sipas këtyre fjalorëve, katedrale do të
thotë: "Kishë kryesore, zyrtare, në një qytet, ku e ushtron
veprimtarin e vet një peshkop."
Këto shpjegime për katedralen janë fjalë të nxjerra
nga fjalorët që janë libra njerëzorë, të cilat mund të kuptohen dhe
të peshohen. Por, siç thoshte dijetarja besimtare Madleine Debrel,
fjalët e librave njerëzorë mund të kuptohen e të peshohen; por është
Fjala e Zotit që na peshon ne. Në mes të Fjalës së Zotit, Fjalës
Hyjnore, dhe vullnetit tonë duhet të ndërtohet një ujdi jetësore.
Vënia e gurthemelit të Katedrales pa leje, pa ujdi
njerëzore e jetësore, pa vullnetin e shumicës së popullsisë, mendoj
se kjo tregon e dëshmon se "kadedralistët" nuk nisen nga motivet e
pastra fetare, por për qëllime të tjera, vetëm për t'iu përshtatur
botës perëndimore, kurrsesi nga besimi i brendshëm fetar. Si
dëshmohet kjo?
Në letrën e hapur të intelektualëve dërguar krerëve të
institucioneve të Kosovës, ndër të tjera, shkruan:
"Ditë më parë kardinali i shquar amerikan, Shkëlqesia
Mecarrick, pjesmarrës edhe me rastin e gurthemelit, ktheu të shohë se
deri ku kishin arritur punët. Zhgënjimi i tij ishte i madh…
Në letrën dërguar romakëve, Shën Pali shkruan:
"Po ju përbej me mëshirën e Zotit, o vëllezër. Mos iu
pështatuni parimeve të botës, shndërrojeni e ripërtërini mendjen
tuaj, në mënyrë që të dalloni vullnetin e Zotit: ç'është e mirë,
çfarë i pëlqen Atij…!
(Bibla, Romakëve, 12:1-2.)
Në letrën e e hapur të intelektualëve, ndër të tjera,
shkruan:
"Fatkeqësisht, koha ikën e premtimi ynë has në resistenca
të ndryshme, që dëmtojnë imazhin para botës…"
Kush janë këta intelektualë që s'e kanë hallin e
katedrales, as të shtetësisë, të Kosovës, por e kanë hallin e botës?
Nënshkruesit e letrës së hapur janë:
1. Haxhi Bede Reshat Bardhi, ( të cilit ja kanë shkruar
titullin gabimisht Bede, në vend se Dede, Kryegjyshi botëror i
bektashinve), që dëshmon sa të papjekur janë, sa e dije e besim kanë,
sa hipokritë janë…!)
2. Dritëro Agolli
3. Fatos Arapi
4. Ali Aliu
5. Alfred Uçi
6. Ismail Kadare
7. Enver Gjerqeku
8. Nexhmije Pagarusha
9. Pandeli Çino
10. Fatos Kongoli
11. Ali Podrimja
12. Avni Spahiu
13. Tonin Çobani
14. Rexheb Ferri
15. Don Nikë Ukgjini
16. Bashkim Kyçyku
17. Mimoza Ahmeti
18. Sadik Bejko
19. Moikom Zeqo
20. Lazër Stani
21. Arian Leka
22. Luan Mulliqi
23. Gjelosh Gjokaj
24. Din Mehmeti
25. Xhevahir Spahiu
25. Visar Zhiti
26. Kimi Mehmeti
27. Bardhyl Londo
28. Kiço Londo
29. Gëzim Hajdin Aga,
30. Beqë Cufaj
31. Ali Salaj
32. Pano Taçi
Letra e hapur e këtyre 32 intelektualëve dërguar
krerëve të institucioneve të Kosovës me titull "Katedralja e "Nënë
Terezës"- shenjë shtetësie", në të vërtetë, mendoj, se, është shenjë
hipokrizie. Pse? Sepse intelektualët e lartëshënuar disa janë të
manupuluar, disa janë nxituar, disa janë të nxitur jo nga ndjenjat e
pastra të Dashurisë ndaj Zotit, me mendje, me zemër, me shpirt, por
vetëm për t'iu përshtatur botës, kinse për t'u miqësuar me të, kundër
vetvetes…!
Feja është faktor përcaktues për jetë a vdekje, si
individ apo si shoqëri, ajo përfshin gjërat më themelore: rregullin,
kuptimin dhe domethënien e jetës.
Intelektualët e lartëshënuar dhe bashkmendimtarët
duhet të ripërtërijnë mendjen, duhet të kenë parasysh Shkrimin e
Shenjtë, Biblën, e cila urdhëron e thotë:
"Njerëz të pabesë! A nuk e dini se miqësia me botën është
armiqësi me Hyun? Kushdo, prandaj, që do të jetë mik me botën,
shndërrohet në armik me Zotin."
(Bibla, Letra e Jakobit, 4.)
Kosova jonë e dashur, Kosova jonë e shkretë, në
duar të kujt ka mbetë, ka nevojë për Zotin, jo të armiqësohet me Të…
(Autori është studiues i religjioneve.)