Re: Kosova - Serbia - Shqiperia!
Beogradi shpreson te ndarja e Kosovës. Plani qeveritar "B" i Serbisë
Koordinatorja në qeverinë serbe, Sanda Rashkoviç Iviç, tregon lëvizjet për të zvogëluar humbjet
Qeveria e Serbisë mbështet zyrtarisht idenë për mos ndryshimin e kufijve të Kosovës, por njerëz të saj, dhe jo vetëm ata, kohët e fundit në prapaskenë kanë lajmëruar idenë e të ashtuquajturit "korrigjim i kufijve", ose "përshtatje e kufijve" mes Kosovës e Serbisë. Edhe disa ekspertë perëndimorë për Ballkanin, muajt e fundit kanë folur, se do të ishte më e drejtë, që të mos bëhej injorimi i Serbisë, që ajo të humbte popullaritetin. Ideja për ndarjen e Kosovës, ose siç po thuhet kohët e fundit, ideja për "korrektimin e kufijve", edhe pse nuk mbështetet hapur, qartë, e me zë, mund të lexohet si nëntekst i tekstit zyrtar të qeverisë serbe, e jo vetëm i saj, për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Opsioni zyrtar qeveritar serb, mbetet insistimi në autonominë thelbësore të Kosovës, domethënë në mosndryshimin e kufijve dhe tërësisë së Serbisë, edhe pas propozimit të Ahtisaarit, sipas të cilit e gjithë Kosova merr cilësitë e shtetësisë, tha shefja e Qendrës Koordinuese për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Sanda Rashkoviç Iviç: "Teza për ndarjen e Kosovës tani është e pranishme te njerëzit që nuk kanë lidhje me qeverinë, Kuvendin dhe ekipin e bisedimeve. Kjo do të thotë se ekipi i bisedimeve ka marrë mandat për të mbrojtur mosndryshimin e kufijve dhe të tërësisë tokësore të vendit. Ne do të vazhdojmë t‘i mbrojmë këto. Do të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja. Dëshira jonë është që Kosova të mbetet në kufijtë e Serbisë". Duket se është emblematike fjalia e Sanda Rashkoviç Iviçit: "Do të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja"! E pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Serbia gjendet para dilemës: ose të ruajë një pjesë të Kosovës, ose ta humbë të gjithë Kosovën, zonja Rashkoviç Iviç tha: "Ky është problem për të cilin nuk mund të vendosë një njeri, apo një ekip. Ky është problem për të cilin duhet të vendosë shteti. Nëse, nuk ka referendum, atëherë të paktën të shprehet parlamenti, si përfaqësues i popullit". Ish- shefi i diplomacisë së Serbisë e Malit të Zi, Goran Svilanoviç, nuk e përjashton mundësinë që Beogradi të mbështesë atë që mendohet në qarqet rreth Presidentit e Kryeministrit, pas dhe jashtë retorikës zyrtare - domethënë korrektimin e kufijve, çfarë në fakt është emër tjetër për ndarjen e Kosovës. Por kjo ide është e vonuar. "Nga njëra anë, flitet më zë se Serbia nuk mendon për ndarjen, sepse nuk mendon se Kosova do të jetë e pavarur, por që çon në atë që flitet me gjysmë zëri se, nëse Kosova bëhet e pavarur, Beogradi ka një ide tjetër. Mua më duket se Beogradi duhet të bisedonte për këtë shumë kohë më parë, dhe në këtë mënyrë, të merrte pjesë në bisedime. Nuk jam i sigurt nëse ky propozim përfundimtar i Beogradit është në kohë, apo është i vonuar.