Kosova qan me lot për BARDHYL AJETIN

redhat

Primus registratum
Kosova qan me lot për BARDHYL AJETIN

Në Milano të Italisë vdiq gazetari Bardhyl Ajeti

Milano, 27 qershor - Të shtunën në një stital në Milano të Italisë vdiq Bardhyl Ajeti, gazetar i "Bota sot". Bardhyl Ajeti në një atentat më 3 qershor ishte plagosur rëndë nga persona ende të panjohur në afërsi të fshatit Bresalc të Gjilanit. Plumbi që i kaloi tej për tej në kokë kishte dëmtuar rëndë pjesët e trurit duke e vënë atë në gjendje kome që nga momenti kur ishte plagosur.

Në shtëpinë e të ndjerit në Gjilan që nga dita e shtune miq, shokë e dashamirë po shkojnë për t'i ngushëlluar të afërmit.



Kohë më parë policia kishte ndaluar një të dyshuar për sulmin kundër Bardhyl Ajetit, por ai është liruar në mungesë provash.

Ky është gazetari i dytë i vrarë i "Bota sot". Në vitin 2OO1 në një atentat ende të padriçuar është vrarë Bekim Kastrati.

QIK-u
__________________
 

redhat

Primus registratum
Re: Kosova qan me lot për BARDHYL AJETIN

"Lidhja Shqiptare e Prizrenit" me seli në Nju Jork (ShBA)

Mesazh ngushellimi drejtuar familjes Ajeti, Popullit të Kosovës, Stafit të "Botës Sot" dhe Presidentit të Kosovës



Lidhja Shqiptare e Prizrenit
Albanian League of Prizren
Kryesia me Qender ne Nju Jork
ShBA
Tel./Fax. 203-531-0464
Tel./Fax. 914-776-5524
tendl@optonline.net
Mesazh ngushellimi drejtuar:
Familjes se te ndjerit Bardhyl Ajeti Kosove
Popullit liridashes te Kosoves
Stafit te gazetes Kombetare “Bota Sot”
Presidentit te Kosoves Dr. Ibrahim Rugova

Lidhja Shqiptare e Prizrenit (Albanian League of Prizren) me Qender ne ShBA, qysh nga casti i plagosjes rende te gazetarit profesionist Bardhyl Ajeti, atdhetarit dhe aktivistit te palodhur te ceshtjes se Kosoves, Fjales se Lire per Perparim te popullit shqiptar, kemi ndjekur me shqetesim te madh ecurine e luftes (gjendje kome) me vdekjen te te ndjerit ne nje spital ne Milano (Itali), e cila per fat te keq sot me dt. 26 Qershor 2005 e shkeputi nga jeta, Fjalen e Lirise se gazetarit kurajoz per te thene gjithmone te verteten.

Dora e zeze kriminale, mundi te shkepuse fizikisht njeriun e perkushtuar te popullit, gazetarin e paharruar Bardhyl Ajeti, por kurresesi ecjen perpara te Fjales se Lire, Perparimit dhe Pavaresise se Kosoves.

Kryesia e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, denon ashper krimin e organizuar nga forcat e errta, qe nuk ia duan te miren Kosoves, personat pergjegjes te dhunes fizike me arme, qe i mori jeten te riut Bardhyl Ajetit. Gjithashtu ne denojme aktet e krimeve te perseritura qe ne momentin e fitimit te lirise se enderruar te Kosoves, Shtypit atje, gazetareve dhe korrespodenteve te gazetes kombetare “Bota Sot”.

Forcat e errta, qe kerkojne te risjellin vitet e zymta te ish – kolonizatoreve serbe, metodat e formes komuniste, nuk ia kane arritur dhe serish nuk do te mund te pengojne te verteten te dale ne driten e diellit; nuk do te mund te pengojne ecjen perpara drejt Pavaresise se sigurte te popullit liridashes e perparimtar te Kosoves; nuk do te mund t’ia mbyllin asnjehere gojen gazetareve trima, me vizione te pastra atdhetare.

Ne te mbledhur sot ne kete dite pikellimi te thelle te humbjes se jetes te gazetarit Bardhyl Ajeti, i percjellim ngushellimet e sinqerta familjes se te ndjerit Ajeti,ibashkeatdhetareve tane ne Kosove, Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, duke ndare pikellimin bashke me ju dhe njekohsisht duke u dhene force e kurajo per te qendruar burrerisht, ashtu sikurse e tregoi me jeten dhe vepren e tij gazetari patriot Bardhyl Ajeti.

Ne kerkojme nga organet e Rendit Publik ne Kosove, Drejtesia dhe vete populli i Kosoves, qe te bejne perpjekje maksimale per te gjetur dhe per ti vene ne banken e te akuzuarve autoret e krimeve te perseritura e te paramenduara ndaj Shtypit dhe Lirise se popullit.

Ndal Dhunes, kesaj dore mizore; Ndal akteve barbare te vrasjeve me paramendim, qe kerkojne te prishin imazhin e lirise se fituar me mund e gjak te paster shqiptari.

Kryesia e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit
Me Qender ne Nju Jork

Sekretari i Pergjithshem
Tome Mrijaj

Nju Jork, 26/06/2005
 

redhat

Primus registratum
Re: Kosova qan me lot për BARDHYL AJETIN

...."Fëmijët e mi e ndjejnë mungesën time kur largohem për ditë e javë të tëra, por unë e di se sa e ndjejnë mungesën e prindërve të vrarë e të zhdukur qindra e mijëra fëmijë të mbetur jetimë në Kosovë, e kam borxh të mbroj dinjitetin e prindërve të tyre, që ata të mos tregohen me gisht nga rrugaçët stalinistë, nga mafia e majtë politike e Kosovës....""

(Kolonel Tahir Zemaj)
 

redhat

Primus registratum
Re: Kosova qan me lot për BARDHYL AJETIN

Reagime me rastin e vdekjes së gazetarit Bardhyl Ajeti

Prishtinë, 28 qershor - Kryetari i PSHDK së, akademik Mark Krasniqi,
në emër të tij personal dhe të Partisë që e drejton i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së ndjerit Bardhyl Ajeti. "Bardhyli ynë i dashur nuk do të jetë më në mesin tonë por, ai do të gjallërojë përgjithmonë në kujtesën si njeri me vyrtyte të larta morale, intelektuale dhe atdhetare dhe rrugën e tij do ta ndjekin kolegët e tij të punës dhe shtresat e ndershme të intelegjencisë shqiptare", theksohet në ngushëllimet e PSHDK-së.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),
me shqetësim mori lajmin për vdekjen e gazetarit Bardhyl Ajeti, gjatë kurimit në Milano të Italisë, pas plagosjes së rëndë që në fillim të këtij muaji e pësoi nga një atentat ndaj tij, thuhet në një reagim të kësaj partie.
AAK ndan dhimbjen me ta dhe ua përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes Ajeti, miqve, të afërmve dhe të gjithë kolegëve të Bardhylit dhe njëherësh dënon ashpër krimin ndaj gazetarit Ajeti dhe kërkon nga organet e rendit dhe të drejtësisë që t'i ndërmarrin të gjitha masat për kapjen e akterëve të këtij krimi dhe që t?i nxjerrin ata sa më parë para drejtësisë.

Ndërkaq në një reagim të Degës së LDK-së në Gjilan
thuhet se vdekja e gazetarit dhe kolumnistit të kombëtares "Bota sot" Bardhyl Ajeti ka shkaktuar pezm, shqetësim dhe pikëllim në Degën ë LDK të Gjilanit dhe gjithë strukturën e saj shtrirëse në terren. "I ndjeri Bardhyl Ajeti ishte ndër të rinjtë e paktë me një guxim të madh qytetar i cili pa hezitim, shkroi dhe u përpoq të ndikojë te organet e rendit dhe të drejtësisë për të luftuar dhunën dhe krimin e organizuar".
Dega e LDK së të Gjilanit ndan dhembjen dhe konsideratën e thellë me familjen Ajeti nga Gjilani si dhe me të përditshmen "Bota sot".


"Lajmin për vdekjen e Bardhyl Ajetit e morëm me pikëllim të thellë, me pikëllimin i cili shpresave dhe lutjeve tona për shërim të gazetarit të pazakonshëm u dha fund. Familjes së Bardhylit i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe i kujtojmë se jemi me dhembjen e tyre",
thuhet në reagimin e Degës së LDK-së në Nju Jork.


"Bardhyli, kolumnisti i shquar i kombëtares 'Bota sot' u godit nga dora e krimit gjashtë vite pas çlirimit të Kosovës, pas gjashtë vitesh përpjekjeje për të ndërtuar demokracinë kombëtare dhe shtetin e pavarur të Kosovës, të cilit Bardhyli me aq dashuri e respeskt, me guxim të pazakonshëm e përkushtim të rrallë i dhuroi energjinë e tij pa kursyer asgjë",
thuhet më tutje në këtë reagim dhe krahas ngushëllimeve dhe dhembjes
shprehet indinjata e thellë dhe kërkesën që organet përgjegjëse të drejtësisë të vënë para drejtësisë aktorët e krimit.
 

redhat

Primus registratum
Re: Kosova qan me lot për BARDHYL AJETIN

KOSOVA QAN ME LOT PER BARDHYL AJETIN

Kosova ka pritur me lot dhimbjesh dhe pikellimi tragjedine e humbjes se birit te saj te dashur, gazetarit te saj me te talentuar, redaktorit kolumnist te gazetes Kombetare "Bota Sot," Bardhyl Ajeti.

Nuk ka mbetur zemer Shqiptare ne Kosove dhe ne mbare Shqiperine pa derdhur lot per birin e shquar qe I doli zot Kosoves, qe I doli zot te vertetes se Kosoves me trimeri dhe guxim te pa-shoq, duke u bere Hero I fjales se lire, dhe mendimit te lire Shqiptar.

Prej shpirtit te Kosoves, prej cdo shpirti Shqiptar del mallkimi I fuqishem I Zotit per ata qe e shenderruar Kosoven e ketyre viteve ne nje shesh pikellimi per vrasjen e burrave te saj me te mire, njerezeve te saj me te shquar dhe me trime, lisave me vigane, maleve me te pa-epur.

Radhes se tyre tani iu shtohet edhe Bardhyl Ajeti, gazetar qe levroi me guxim, pasion e mjeshteri fjalen e lire, gazetarine e lire, duke e mbrojtur Kosoven nga dukurite negative te importuara nga vendi fqinj verior dhe nga mafiet e vendeve te tjera fqinje te Kosoves.



Emri I Bardhyl Ajetit do te jete I shkruar me germa te arta perjete ne zemren e Kosoves, ne zemrat e te gjithe Shqiptareve. Emri I tij do te jete I shkruar me permendore zemrash Shqiptare perjetesisht mbi token e Kosoves, ne te njejten lartesi dhe me te njejten krenari si Alpet Shqiptare.

Kosova dhe mbare Shqiperia per jete te jeterve do ta mbajne ne mendje per te mos e harruar kurren e kurres birin e kombit, qe e dha jeten per ta mbrojtur Kososven dhe kombin nga armiqte e ligj, qe moren stafeten ne dore prej pushtetit gjakatar, per te mos e lene Kosoven qe ta gezoj lirine, per te mos e lene Kosoven qe ta arrij pavaresine, per te mos e lene Shqiptarine qe te shoh dite te mira.

Kosova qan me lot, Kosova renkon, Kosova gjemon per tragjedine dhe gjemen qe ia derguan perseri ne dere vrastaret, ata qe nuk I kursejne bijte me te mire te Kosoves, ata qe duan te kositin burrat me te shquar te Kosoves, ne nje gjenocid te pa-shembullt politik, per ta bere te pa-mundur cdo konkurence politike, per ta shenderruar ne ligj terrorin politik, vrasjet politike, krimin politik.

Bardhyl Ajeti do te jete shembull trimeri dhe guximi per fjalen e lire dhe mendimin e lire ne Kosove dhe mbare Shqiperine. Bardhyl Ajeti nuk do te pushoj kurre se jetuari ne zemrat e mbare lexuesve te gazetes Kombetare "Bota Sot," ne zemren e adhuruesve te se drejtes dhe te vertetes Shqiptare, ne zemrat e mbare Shqiptareve ne Kosove, ne mbare Shqiperine dhe kudo ndodhen neper bote.

Ne shekuj te shekujve, Kosova dhe mbare Shqiperia do te jene krenare per bije te tille, qe I kane lindur, qe I kane dhene qumshtin e nenes, qe I kane rritur per t'iu dale ne zot ne ditet me te veshtira.

I paharrushem ne jete te jeterve do te mbetet BARDHYL AJETI, e pa-harrueshme do te jete jeta dhe vepra madheshtore, e pa-shoqe dhe e pa-shembullt e Bardhyl Ajetit.

Lotet, dhimbja, pikellimi nuk do te shterrojne kurre per birin e shquar te Kosoves, dhe te Kombit Shqiptar, redaktorin kolumnist te gazetes Kombetare "Bota Sot," BARDHYL AJETIN e pa-vdekshem!

Editorial i "Bota Sot"
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Kosova qan me lot për BARDHYL AJETIN

Bardhyli u vra nga majtistet kosovare,si edhe shume gazetare/deputete/ushtarake/ te tjere!
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Kosova qan me lot për BARDHYL AJETIN

sa qesharak qe koke o jaran !!!!!!
Po qysh i vuhet titulli keshtu ore ??!!!!
Kosova nuk qan per shpiuna e shkaut e per djem te keqi si ky far bardhyli ky shpiert shitur ka qen nji rrenacak nji genjeshtar i mashe dhe nji njeri qe me se shumti i urren ishe luftaret e UÇK-se
por ky u vra per lek me fajde e ky e ka meritue meu vra si tredhtar e jo siq u vra per gjera te ndyta dheu i kosoves nuk do ta duron ne mbrendesi ket ndytesir .
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Kosova qan me lot për BARDHYL AJETIN

oden e prish ai qe din e nuk flet dhe ai qe nuk din e flet
...ti i perket rastit te dyte....

Bardhi vdiq per te verteten dhe per nje Kosov pa mafioze!
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Kosova qan me lot për BARDHYL AJETIN

Jo orosheeeeee jo bardhyl faqeziu vdiq per pare lek te pista qe u fut ne borq dei ne fyt orosheeeeeeee
2 dit pa u vra borba danas ( bota sot)ku punonte e qiti prej pune sepse sherri i keti bardhylit per rrenat e ti qe i bublikonte ne ket gazet u gjobit hiq me pak se 130.000 euro orosheeeee ket mus e dish ti e din te tjeret orosheeeeeeeeeeeeee
 

redhat

Primus registratum
Re: Kosova qan me lot për BARDHYL AJETIN

.......
Cfar zbulon kjo vrasje?
.......
Se ne Kosove nuk ka ardhur ende LIRIA..
Barbaret Serbe jan zevendesuar nga nje rrjet i persosur kanibalesh te llojit 97.
Ata jan kudo ne Kosove e Shqiperi.
Ata vrasin dhe kan aq forc sa tu mbyllin gojen gjith kombit.


.........
Kjo Heshtje eshte me e rende se vrasja e vet Bardhylit..
.........


Heroi Bardhyl nuk na meson te Heshtim..
.........
(Brari)
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Kosova qan me lot për BARDHYL AJETIN

O "plis",gazeta Bota Sot nuk u gjobit nga shkrimet e Bardhit,por ngaqe kishte guximin te denonconte mafiozet e lidhur me nderkombetaret!

Shkrimet e Bardhit vazhdojne te botohen ende ne kete gazete!
Sa ju keni ngjare komunisteve te Shqipnise te tipit Nano! :confused:
 

bonii

Primus registratum
Re: Kosova qan me lot për BARDHYL AJETIN

O orosh pse bre vella nuk mundohesh te mendosh dicka pozitive po vetem vella vrasese a e din qe nga njerezet sikur ti kemi vujt dhe do vuajm..Ne Kosove se pari nuk ka majtista apo djathtista por partit e krahut te luftes dhe partit demokratike te krahut te paraluftes .ketu ska te bej dicka majt apo djatht...keto emra i kan fut pikerisht ata qe ja futen shqiperis ne 97 per ta perqar popullin..Ja ta spjegoj pak me gjeresisht..
Ate qe para luftes qe shpallen republik Kosoven u munduan ne menyre paqesore ta pavarsojn Kosoven por deshtuan kur erdhen keta me kapela dhe me kallash qe ia futen serbit nboth(3 her ne dit..para dhe pas buke)..ather dicka ndryshoi erdhi nato dhe ja jemi ketu ku jemi..ehh tash ata politkanj te vjeter punojn ne menyre demokratike dhe evropiane(nuk jam kunder saj aspak)mirepo harrojn te kaluaren e aferm bile as qe do ta kujtojn,kurse ana tjeter hidherohet ngase kan dhen shpirtin per at tok dhe te harrohen aq shpejt nuk ben--e ketu fillojn grindjet===E JO MAJT DJATHT APO KOMUNIST BALLIST apo ku ta di une-ato i shpifin perqaresit vetem...sa i perket te ndjerit nuk jam per vrasjen e asnje shqiptari mirepo sa e di une disa shkrime te tij kan bere te burgosen disa ushtar te UCK-se ..nuk po di se cka i hyri ne rruge veprimtaria e UCK-se ..pastaj hengri plumbin..Zoti e bekoft edhe at edhe ato familje qe kan mbet pa burrin e tyre qe eshte denuar me burgim per shkrime te Bardhylit//

Amin
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Kosova qan me lot për BARDHYL AJETIN

Si mor spaska?
Kosova ka ec ne te njajten rruge si Shqipnija qysh ne luften e dyte botnore:me vrasje/eliminime/masakrime/vjedhje/soiunlleqe etj etj.
Krahu i majte ne Kosove ka ekzistu gjithmone!
asht po i njejti krah qe don ta pervetsoje luften e UCK !
Krahu i majte tash mbas luftes ka monopolin edhe konkurrenca asht shum e forte,edhe keta majtistet kosovar si gjith komunistet e botes,i zgjidhin gjanat me gryke te pushkes!
 

bonii

Primus registratum
Re: Kosova qan me lot për BARDHYL AJETIN

hahahaha vet thua qe e zgjıdhnın punen me gryk te pushkes **kryesorja eshte me zgjedh ma qa shtetrrethimin nga serbi--apo eshte me mire me ia thith atij qe nga 1912..lere se spaske lidhje...
Po te ishte UCK-ja majtiste do mbante yllin e jo shqiponjen ..serbet kan qen komunist dhe ne luftuam kunder tyre per Demokraci e jo komunizm..meso pastaj fol...UCK-ja eshte dhe ka qen ushtri kombtare shqiptare pa prapavij politike...
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Kosova qan me lot për BARDHYL AJETIN

Yllin komunist e kane ne zemer ata!
Tani nuk asht koha e pushkes,por e zgjuarsise dhe e bashkimit!
 

redhat

Primus registratum
Re: Kosova qan me lot për BARDHYL AJETIN

Fillimisht postuar nga Black_Eagle:
[QB] ...Ne Kosove se pari nuk ka majtista apo djathtista por partit e krahut te luftes dhe partit demokratike te krahut te paraluftes .
gabim
Black Eagle,gabim....Leri ti se cka flasin Thaqi me Jakupin!Perpos atyre qe e quajne vehten PARTI te dalura NGA LUFTA ,askush tjeter nuk e nxjerr kete marri nga goja!
Se pari:
Te gjithe kane luftue(aludoj ne luftetaret e liris,pa dallim partije,lideri,hamami...)

E dyta:
Aq sa ka luftetare ne partin e PDK-se qe ka luftue per Kosoven,aq ka edhe ne partin e LDK-se!(po llogarite FARKUN)

Keshtu qe,kjo parti e vetqujtun `e dalun nga lufta`anashkalon gjakun e deshmoreve duke i URZURPUE te vdekunit se paskan pas luftue per Thaqin,per Halitin e Jakupin,jo per Kosoven.

Shkojne deri ne ekstremitet ku edhe fam.Jasharaj e bene te vehten !!!

ketu ska te bej dicka majt apo djatht...
kaaa,kaaa...
Ate qe para luftes qe shpallen republik Kosoven u munduan ne menyre paqesore ta pavarsojn Kosoven por deshtuan kur erdhen keta me kapela dhe me kallash qe ia futen serbit nboth(3 her ne dit..para dhe pas buke)..ather dicka ndryshoi erdhi nato dhe ja jemi ketu ku jemi..ehh tash ata politkanj te vjeter punojn ne menyre demokratike dhe evropiane(nuk jam kunder saj aspak)mirepo harrojn te kaluaren e aferm bile as qe do ta kujtojn,kurse ana tjeter hidherohet ngase kan dhen shpirtin per at tok dhe te harrohen aq shpejt nuk ben--e ketu fillojn grindjet===
Fole bukur,deri diku,
por ty te vyen vetem pak te informohesh me me shume gjera e te kompletohesh,se na qenke djalosh i zgjuar!

Ndegjo shoki,
sikur te mos kishte lind nena nje z.Rugove ne kohen me te duhun ai peshoi rinin e Kosoves,e ndaloi nje masaker edhe me te madhe se sa qe ke pare e ndegjuar ne Bosnje!
Jo vetem z.Rugova,por shume e shume shqiptare e atdhedashes te tjere,sikur mos te kishin veprue me menquri decenie te tera,sot nuk do te thirrje as ti as une KOSOVE!

Thaqistat mundohen te alarmojne se ASKUSH nuk paska bo `gja prej gjaje`per lirin e Kosoves deri sa erdhe keta `heronje`!
Lere o mik,shko pyt pak ne Rogner hotelin e Tiranes,e informohesh me mire,besoj.

Perndryshe,
nese je vetem pak intelektual
verej gjerat nga nje kandveshtrim tjeter
dhe analizo...
pyte vehten,si do te reagonte nje intelektual ne kete apo ate rast?
Afroja afer thaqit edhe krahasoj gjerat pakez..........


Leri ti kallashat pasha bacen,se mos t kishte qene NATO,(ti bie shkurt)une edhe ti nuk do flisnim ketu ku jemi!


sa i perket te ndjerit nuk jam per vrasjen e asnje shqiptari mirepo sa e di une disa shkrime te tij kan bere te burgosen disa ushtar te UCK-se ..nuk po di se cka i hyri ne rruge veprimtaria e UCK-se ..pastaj hengri plumbin..Zoti e bekoft edhe at edhe ato familje qe kan mbet pa burrin e tyre qe eshte denuar me burgim per shkrime te Bardhylit
Ku paske ndegjue ti lum djali se per nje artikull na qenka burgos filan fisteki????

/pf/images/graemlins/blush.gif


Une nuk kam ndegjue kurr nji gja t`tille!

Jo pse UNE nuk kam ndegjue e po ta mohoj kete thanje,mirepo ASNJE gjykat ne bote nuk e akuzon dike duke u deshmue ne nje artikull te cfardo gazete cofte!
Pra,kjo bie ne uje,se Bardhyli na paska qene shkaktar i bukrgut te shqiptareve te UÇK-se!!!

Çfar idiotizmi!
 

redhat

Primus registratum
Re: Kosova qan me lot për BARDHYL AJETIN

Te nderuar botues te gazetes "Bota Sot"

Sapo lexova lajmin e hidhur per vdekjen e gazetarit tuaj,te ndjerin BARDHYL AJETI dhe u trondita shume.


Eshte nje ngjarje tragjike dhe makabre,
te vdes njeriu brenda vendit te vet.

O njerez,
ne fakt ju nuk jini njerez, qe ngrini dore kunder gazetareve, medias, njerezve publike, jini te denuar dhe shpejt drejtesia do te gjykoje mbi veprat tuaja makabre.

Njerezit e medias jane njerezit me pak te paguar, (po flas per gazetat e komunitetit) por me shume te paguar me jeten e tyre, prandaj ju njerezit e vertete, qe keni lindur prej barkut te nenave, ngrihuni dhe mos lini qe te na poshterojne, kucedrat dhe perbindeshat.

Le te bashkohemi per te miren e kombit dhe mos t'i trembim me gjak, te verteten e fjales dhe penen e fuqishme te mjaft gazetareve.

I rente dheu lehte, dhe ngushellime familjes se tij.

Zemra jone copetohet kur nga pema qe sapo krijojme, bien pertoke njerez te pafajshem.

O Zot fali, se nuk dine c'ka bajne!
Perulem me respekt,


K.Z
& Q.Z New York
 

bonii

Primus registratum
Re: Kosova qan me lot për BARDHYL AJETIN

redhat hmmm i fort qenke edhe ti por fatkeqesisht fanatik...Me spari une sjam njeri qe mund te ma pushtoj zemren ndonj politikan ose ideologji prandaj Thaqi e pallavrat nuk minteresojn un flas me fakte dhe ashtu qysh e shoh e jo si e ndegjoi edhe zemra qysh me thot...

Rredhat-shiqo: Ti nuk beson mirepo ndodhin disa gjera neper bote qe i shohum me sy dhe nuk deshirojm te besojm..por ne qofte se i STUDION ato `sikur un mundesh edhe mos me qen student` do ti kupton me mire gjithcka cka po ndodh rreth nesh...qe nje shembull me te vogel Amerika sulmoi Irakun ,Nje shtet demokratik nje shtet Kapitalist nje super fuqi botrore sulmoi nje shtet dhe ja `GJITH BOTA E PERKRAHU` keq apo mire <-- kete askush se mendoi..askush nuk e din qe mbi 20 000 vet me se shumti gra e fmij vdiqen nga helmi i bombes atje..jo eshte me e keqja gjithkush e di por ZDO TA PRANOJ se ka perball Ameriken..Kjo ka qen e njejt me komunistet te gjithe e kan dite qe eshte diktatur por e kan pranuar at sikur te jet babai i tyre se i ka shku koka..deri ketu ke kuptuar dicka ndoshta... E tash te kthehemi ne Kosove, Cka mendon ti edhe po te doje populli ne Kosove Thaqi do kishte mundur te fitoj shumicen e votave??!-Pse kur mori Thaqi pushtetin pas luftes`1 vjet UCK ndor e pat` askush sishte kunder perveq Nderkombtarve edhe brigadat e FARKUT rrjedhen ne nje ushtri gati te gjitha..??Cka mendon ti pse u zgjodh kryetar ne Afganistan Karzai dhe jo lideri ushtarak afgan?? ose ne Irak ku shumicen e popullsise e kan pas Shit dhe Sunit por kryetar u zgjodh kurdi -Barzani??-Zoti Rugova iu nevojitet nderkombtarve dhe e ze karrigen``ti ket tash nuk e kupton me von``,ne Kosove nuk ka demokraci ate vetem e kan imponuar te populli per ti pervjel duart drejt asimilimit apo kolonizimit,ne Afganistan nuk erdhi demokracia veq ia hapen shamit grave per me i nxan per vete`po e them bukvalisht ti e kupton ndoshta`,e lere me Irakun qe lamsh u bo...Eja pak me afer edhe kqyre Bosnjen shokii atje 300 000 vet kan vdek heeejj shpirt kan dhan ma keq se kafsha aty, e cka kan fitu Krahinen e Sarajeves``ama kalin un ta jap bishtin se ti ski samar``,edhe at fal Izzet Begoviqit qe deri diku e mbajti ushtrin..Shko pak ma lart shiqo Kroacin shteti qe do hy ne Evrope ne vitin 2009..Dje ai shtet se bashku me Tuxhmanin i masakronin popullin por Tuxhmani u shpall hero edhe perkunder nderkombtareve,formoi shtetin,forcoi ushtrin 2 vjet pa buk ndejten duke bler tanke edhe pastaj i hyri ekonomis e mbajti shtetin me kryelartesi deri sa vdic nuk i shkoi nga mbrapa Petersenit apo me shti femrat me vrapu per nje foto me Petersenin hahaahh a nonen bre kerkund sjemi pasha zotin ..dhe sot dihet nje nder shtetet me te pasura ne evrope..O vlla ti je piun i shahut dora eshte lart edhe ty te luan kah te duash deri sa te qon perball mbretit e ai ose ta hjek koken menjeher ose ta fut permas per shum vite --`Piramidat ne Shqiperi..` ti me qen Rugova shkon te mbreti shum kollaj,por me qen dikush qe kundershton,refuzon,mbron kombin e vet prap shkon te mbreti se fuqia lart eshte shum ee madhe por pak me ngadal se merzitet dora tu lu me ty..`Vietnam 1960 etat`..u merzit amerika e iku e jo qe nuk mundi...

* * *
Tash ne jemi me sy te mbyllur edhe presim cka do te na thon Nderkombtaret,Nato ose Unmiku leje ti Rugoven qe mbledh gur per ofis e belbzon apo Thaqin qe zdi me dhen pergjigje si duhet veq gjeneralizon gjerat ata skan azgj ne dore...problemi eshte te ne...Thaqin mundesh me sha per politik mirepo per kontribut nuk e pranoj `Zmija` i kan than atij ende eshte i denuar me 20 vjet burg ..kur kan shku me arrestu at nuk kan shku me 2 apo 3 polic por me tanke tash fal unmikut edhe natos qe kan ardh ti e un po lujm sikur me fmiun me to ajo eshte at qe e duan nderkombtaret ``UCK su seljaki``po thojn njerezit ne Kosove sot...apo Ramushi ose Fatmir Limaj..7 kodra serbi iu ka dridh sikur Tuxhmanit serbet...Hej a e din pse ende e mbajm Skenderbeun si Hero dhe skemi tjeter?? A mos ndoshta skemi tjeter histori veq historin para 500 vjetve jo por ia kemi vu Emrat BALLIST -KOMUNIST edhe kan mbet shkollat pa portrete...
Gjat luftes ne Kosove askush smund te thote qe Rugova ka pas ndonje ndikim e ke pa me syt e tu ka qen duke pir kafe me millosheviqin ska pas koh me i ndal masakrat qe the ti ,ktu e ke gabim..Rugova punoi ne at te veten po smundi edhe une kam votu per Rugoven para luftes por aq puna e tij..E thirri Shiraku dhe i tha te vazhdoi politiken se neve na ke nga mbrapa pas luftes edhe ai u kthye prap se perndryshe tash do ishte tu zen peshqi ne Lumbardh...ta spjegoi ket ma gjer njeher.
* * *
Sa per burgosjet--gazetari vetem nuk shkruan por edhe deshmon--vure gishtin pak ne kok edhe do ta kuptosh ket shum me mir
`Ishalla nuk vdes askush dhe nuk mbesin familjet jetim`..une Botes Sot nuk i jap ngushllime per te ndjerin se nuk e meriton por gjith kombit shqiptar....mallkuar qofshin ata qe e kan ber..
do e vazhdoi heren tjeter edhe pak ka me shkru...
 

redhat

Primus registratum
Re: Kosova qan me lot për BARDHYL AJETIN

Black

Tu paskan perzi ty figurat e animueme me "zmija"a paja potaka,po hapi syt,kfillu pak e shih (nese don)ku jeton e si duket realiteti!
I ke te perzieme ato informata jo afganistani,jo shamija,jo terta-merta,e lidhje nuk paske me kry.

Perndryshe,lum Kosova qe e ka nje Rugove,nje Ramushm,nje Dac,qe ka shume e shume te tjere qe jane vertet shqiptar e luftojne per te drejten,per te miren e kombit.

Bardhyli ishte njeri prej tyre.
Respekt

dhe me qan zemra,me qan...

Deri kur i drejtohet plumbi ati qe ngrit zanin kunder krimit dhe korrupcionit?
 

redhat

Primus registratum
Re: Kosova qan me lot për BARDHYL AJETIN

Sot në orën nëntë në Kosovë mbërrin kufoma e gazetarit të kombtarës "Bota Sot" Bardhyl Ajetit. Varrimi i të ndjerit Bardhyl Ajetit bëhet sot në orën 13 në varrezat e qytetit të gjilanit.


I lehtë i qoftë dheu i Kosovës Bardhyl Ajetit.



:mad:
 
Top