
Kombëtarja Shqiptare Sipas Të Gjitha Gjasave Do Të Luaj Vetëm Një Miqësore Në Datat E Lira Të Nëntorit. Kuqezinjtë Do Të Udhëtojnë Në Prishtinë Për T’u Përballur Me Kosovën.
Kosovë-Shqipëri Pritet Të Luhet Më 17 Nëntor, Pas Kërkesës Së Bërë Nga Federata E Futbollit Të Kosovës pas triumfit të kuqezinjve në Armeni. Kjo ndeshje do të kthehet në një festë të madhe të të gjithë shqiptarëve pas kualifikimit historik në Europianin e Francës.
Fillimisht u përfolën edhe përballje miqësore me Poloninë dhe Kroacinë, ndërsa Finlanda nuk ka preferuar të udhëtojë drejt Shqipërisë, duke bërë që bisedimet të shkojnë drejt bllokimit.
Ndërkohë, në miqësoren e Prishtinës Kombëtarja do të ketë shumë risi, mes të cilëve edhe Milot Rashica e Rey Manaj, të cilët aktivizohen me Vitessen, respektivisht Interin.