Kosova do të aplikojë për kredi nga FMN-ja
Në fund të vitit Kosova do të aplikojë në programin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për financim të kërkesave buxhetore. Kështu ka pohuar ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, të shtunën në Stamboll, ku po merr pjesë në takimin vjetor të Fondit dhe Bankës Botërore.

Ai ka bërë të ditur se aplikimi do të deponohet pas vizitës së stafit të FMN-së në fund të muajit tetor dhe ka kërkuar nga Fondi dhe Banka Botërore që të jenë më fleksibilë ndaj Kosovës në programet për financim, derisa Qeveria e Kosovës po përgatitet të aplikojë për kredi në këto institucione. Ndërkaq, zyrtarët e FMN-së kanë premtuar se Kosova do ta ketë mbështetjen e këtij institucioni në reformimin e politikave makroekonomike, si parakusht për përfitimin e asistencës financiare.

Drejtori i FMN-së për Evropë, Marek Belka, ka premtuar se Kosova do ta ketë mbështetjen e këtij institucioni si vend më specifik në Evropën Juglindore. Ai ka thënë se bashkë me Bankën Botërore janë duke parë mundësitë për ti ndihmuar Kosovës edhe në forma të tjera, pa përmendur nëse do të jetë kjo ndihmë financiare apo asistencë teknike.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23556. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23556