Kosovë, parashikohet pjesëmarrje e ulët në votime
Qarqet perëndimore parashikojnë dalje të ulët në votime, në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 nëntor në Kosovë.
Sipas disa hulumtimeve të ndërkombëtare, të cilave iu referohet e përditshmja Zëri, nëse zgjedhjet lokale do të mbaheshin në fund të muajit shtator, atëherë dalja e votuesve do të ishte nën 40%.

Kjo përqindje do ishte edhe më e ulët se ajo e nëntorit të vitit 2007, kur në zgjedhje, sipas shifrave zyrtare – kishin dalë gjithsej 42% e votuesve.

Sipas këtyre raporteve, tek shumica shqiptare, mbizotëron përshtypja se ndryshimet në skenën politike të vendit nuk mund të ndodhin aq shpejt, përmes votimit, ndërsa te komuniteti serb, i cili ka një numër të konsiderueshëm të votave, sipas të gjitha gjasave, do të fitojë drejtimi i bojkotit të zgjedhjeve.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për votuesit shqiptarë, thuhet se situata edhe mund të ndryshojë në javët e ardhshme, varësisht prej cilësisë së fushatës parazgjedhore të partive të vendit, dhe prej debateve midis kandidatëve kryesorë për postin më të rëndësishëm të kryetarit të komunës.

Lista e votuesve për zgjedhjet komunale të 15 nëntorit (2009) do të mbërrijë numrin prej 1.6 milion qytetarëve më të drejtë vote, që është numri më i lartë prej tetorit të vitit 2000, kur për të parën herë u mbajtën zgjedhjet e lira dhe demokratike në Kosovë.

Në një debat të organizuar të premten në Media Qendrën në Çagllavicë, kryeministri Hashim Thaçi dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, Pieter Feith u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, si një mundësi e mirë për zgjedhur përfaqësuesit e tyre për të qeverisur. /Telegrafi/

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23391. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23391