Kosovë, Kuvendi ratifikon marrëveshjen e kufirit me Maqedoninë
PRISHTINE- Kuvendi i Kosovës ratifikoi Marrëveshjen për demarkacion fizik të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë me 81 vota pro, 3 kundër dhe 2 abstenime. Votimi u zhvillua me dorë në një seancë të re të jashtëzakonshme pas seancës së parë që u mbajt po sot.

Kosovë, dështon votimi për marrëveshjen e kufirit

PRISHTINË- Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot në një seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar dhe ratifikuar marrëveshjen për demarkacion të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë.

Në një deklaratë të Qeverisë së Kosovës thuhet se “kjo marrëveshje rikonfirmon subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe forcon pozitën e saj lidhur me procesin e legjitimitetit të shpalljes së pavarësisë, që do të mbahet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Pas votimit të parë, Kuvendi nuk e ratifikoi marrëveshjen për demarkacionin e kufirit mes Kosovës e Maqedonisë, të miratuar mbrëmë nga qeveritë në Prishtinë dhe Shkup.

Kuvendi nuk arriti të mbledhë 80 votat e nevojshme për të ratifikuar marrëveshjen, meqë pro votuan 67 deputetë, 7 ishin kundër, ndërsa 9 abstenuan.

Aktualisht po mbahet një takim mes kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe shefave të grupeve parlamentare.

Pritet që seanca e Kuvendit të vazhdojë sërish pas këtij takimi. /rtk/rel/telegrafi/

Feith: Marrëveshja për demarkacionin, hap historik

PRISHTINË- “Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë për demarkacionin e plotë dhe përfundimtar të kufirit të tyre të përbashkët është hap historik, i cili e përmirëson stabilitetin rajonal”- ka thënë Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith.

“Përgëzoj qeverinë e Kosovës dhe atë të Maqedonisë për marrëveshjen për demarkacionin e kufirit. Në cilësinë e PCN-së në Kosovë dua të përgëzoj kryeministrin Hashim Thaçi për rolin e tij të rëndësishëm në këtë proces. Ata e kanë përfunduar punën e tyre në kuadër të Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin (PGJS)”, u shpreh Feith.

Sipas tij, marrëveshja paraqet një arritje historike, e cila do të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

Qeveria e Kosoves ka nënshkruar dje ne mbrëmje marrëveshjen ndërshtetërore për demarkacionin e kufirit me Maqedoninë.

“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në zbatim të procesit të paraparë në Nenin 3 të Aneksit VIII të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, të datës 26 mars 2007 për Demarkacionin fizik të kufirit, qeveria e Republikës së Kosovës ka nënshkruar sot Marrëveshjen Ndërshtetërore me Republikën e Maqedonisë për Demarkacionin fizik të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë”, njoftoi qeveria mbrëmë me anë të një deklarate.

Në deklaratë thuhet se “kjo marrëveshje rikonfirmon subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe forcon pozitën e Republikës së Kosovës lidhur me procesin e legjitimitetit të shpalljes së pavarësisë, që do të mbahet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

“Për më tepër, kjo marrëveshje është në shërbim të thellimit të bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal dhe e shpejton rrugën e Kosovës në procesin e integrimeve euro-atlantike”, përfundon deklarata.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24206. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24206