Kosovë, heshtje zgjedhore
Në Kosovë ka hyrë në fuqi heshtja parazgjedhore dhe partitë politike kanë përfunduar me tubimet e tyre. Zgjedhjet për pushtetin vendor mbahen nesër, të dielën dhe ato janë vlerësuar tepër të rëndësishme për shtetin e Kosovës.

Gjatë fushatës për pushtetin lokal, subjektet politik premtuan se do të zhvillojnë komunat e Kosovës, duke realizuar projekte për zhvillimin e ekonomisë, infrastrukturës, dhe projekte tjera që do të ndikojnë direkt në ngritjen e standardit të jetesës së qytetarëve.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se rreth 40 parti politike do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të Kosovës.

Autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare u kanë bërë thirrje pjesëtarëve të komunitetit serb që të marrin pjesë në këto zgjedhjet dhe të zgjedhin udhëheqësit e tyre të ligjshëm në zonat e banuara prej tyre. Por, udhëheqësit e serbëve të Kosovës janë të ndarë në qëndrimet e tyre.

Zgjedhjet e sivjetshme lokale janë zgjedhjet e para që organizohen nga institucionet e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, ndaj është vlerësuar se është tepër e rëndësishme që ato të përgatiten si duhet dhe të përmbyllen sipas standardeve më të larta demokratike.

Policia e Kosovës njoftoi se në ditën e zgjedhjeve komunale, më 15 nëntor, do të angazhohen më shumë se 5 mijë policë, në mënyrë që të sigurohet një proces normal dhe zgjedhje të lira për të gjithë qytetarët.

Policia thotë se është kujdesur edhe për planifikimin dhe sigurimin e materialit sensitiv zgjedhor, duke përfshirë këtu edhe fletëvotimet.

Presidenti Fatmir Sejdiu u është drejtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke kërkuar prej tyre të dalin në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit në mënyrë masive, dhe të përcaktojnë vetë se kush do t’iu prijë në qytetet e tyre gjatë katër vjetëve të ardhshëm.

“Dua t’ju falënderoj për kulturën dhe qytetarinë që keni treguar gjatë një muaji sa zgjati fushata e parë parazgjedhore që pas shpalljes së pavarësisë së vendit. Po kështu, ju shpreh mirënjohjen time edhe partive politike dhe kandidatëve të pavarur për kryetarë dhe të këshilltarë komunalë, të cilët zhvilluan një garë dinamike dhe korrekte. Ndonjë incident sporadik që ka ndodhur ditëve të fundit assesi nuk e zbeh përshtypjen e mirë që është krijuar tashmë për ecurinë e deritanishme të kësaj fushate”, thuhet në mesazhin e presidentit Sejdiu.

Zgjedhjet lokale të 15 nëntorit – sipas kreut të Shtetit – janë një test i madh i demokracisë për të gjithë ne, “ndaj ju thërras sërish që këtë të diel, në mënyrë masive, të dilni në vendvotime dhe të përcaktoni vetë se kush do t’ju prijë në qytetet tuaja gjatë katër vjetëve të ardhshëm”.

Mosdalja në zgjedhje, sipas presidentit Sejdiu, automatikisht na e heq të drejtën e kërkimit të llogaridhënies nga ata që do të marrin mandatin për të qeverisur komunat tona, andaj ai i ftoi qytetarët të marrin pjesë aktive në këtë proces të rëndësishëm dhe me anë të votës së lirë të japin kontribut të drejtpërdrejtë për mënyrën dhe cilësinë e qeverisjes në komunën e tyre.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26683. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26683