Kosinusi i dashurise

Sweety el

Locus omnem

Tani s`mund ta marrësh me mend se të dua, më shumë se ekuacionet
lineare me dy të panjohura. E dinë të gjithë se për dashurinë tënde
jam në gjendje të zbërthehem në faktor të thjesht. Atëherë pse
zemrën tënde e lë të mbyllur në kllapa dhe bëhesh numër
negativ në rrënjë katrore dhe kështu vlera e dashurisë del
imagjinare.Vazhdimisht po bëj rrotullime rreth boshtit tënd
trigonometrik,ndaj të lutem,më trego emrin e përbashket të
dashurisë sonë,të vuajtjeve të mia që po shkojn drejt
infinitivit.Per ty jam i thyer si integral,duart e mia rrinë të
shtraura si kateda e trekëndëshit këndrejtë. Eja oj teorema ime e
pitagorës e mi shpëto ndjenjat dhe mos u bëj kaq e ngatërruar si
sistemi i mendelejevit.Eja e bëhu hipotenuzë në krahet e mi e
mos lejo që grafikonet e dashurisë sonë të jenë të
ndryshme.Në u plotesoftë kjo dashuri,jeta ime do të jetë në katror
dhe filli i jetës sime do të jetë si kosinus i ri. E po qe se nuk
realizohet ëndrra e shumzimit të dashurive të mia, atëherë vlera
e dashurisë sonë do të jetë baraz me zero, zemra ime do të
pjestohet pamëshirshëm ne njëqind me një. Do të harrohemi
krjtësisht dhe do të fillojë si një sinus i ri.
 

Megg

Carpe Diem
Hah....e madhe kjo Sweety,,,po fizikisht na e thua dot?
Po te jap ca ndihma eksperimenti i Toricielit,Enet komunikuese,
Procesi Izobarik,Izohorik,Izotermik,rrezatim termik,percjellshmeri dashurie*,,,,he mee se i di ti te tjrat ;)
 

Sweety el

Locus omnem
Hah....e madhe kjo Sweety,,,po fizikisht na e thua dot?
Po te jap ca ndihma eksperimenti i Toricielit,Enet komunikuese,
Procesi Izobarik,Izohorik,Izotermik,rrezatim termik,percjellshmeri dashurie*,,,,he mee se i di ti te tjrat ;)
vetem matematike di fizike sdi....
 

Sweety el

Locus omnem
Ty po te drejtohem,vajze moj syzeze
me do a sme do,kjo eshte hipoteze

Pamja jote e embel,porsi teoreme
kur te shoh perpara,sikur zgjidh probleme

Ti je elegante si ekuacion
mesi yt i holle posi ypsilon

Supet delikate,pika infenksioni
qafa si cilinder,koka si trung koni


Hunda si segment,posi rreze drite,
veshet simetrike,balli si orbite.

Buzet si elips,mjekra si kupole,
syte si dy vatra,vetull parabole.

C`mi ke ndare aq bukur floket si spirale,
o tu thafte dora si me simetrale.

Rreze rezatojne syte e tu te qeta,
njeri reze alfa,tjetri reze beta.

Per ty psheretimat qe dalin rethore,
hapen vale-vale si rathe bashkqendrore.

Une e ti nje thyese lidhur ne nje bosht,
ti numerusi siper,une emerusi poshte.

Po ste bera jeten diell si pranvera
c`vite me jane taksur mi shumezofte zerua.

Dashurise per ty mos ti shuhet vapa,
cdo fjale qe te thuash do ta fus ne kllapa.

Dhe oh si do te rritet me hapa ritmike,
sot fuqi katrore,mot fuqi kubike.

Bukuria jote,eshte bukuri pa limit,
mi hallakati mendet, gjer ne infinit.

Me trete formule,me shkrive te gjalle,
si nje copez akull ne plus njeqind shkalle,

Folme shpirti im,shpirt ne maximum,
se pa ty skam gjume as ne minimum......)dikush nga klasa XI-F_HASAN TAHSINI)
 

gangsterja

Primus registratum
Ndodh qe ndonjehere e ngaterrojme eksperimentin,dmth.shumezojme cosin.gabim me nje shifer tjeter dhe atehere na shkon ushtrimi kot.
 
Top