korrupsioni - sa faj ke ti?
lexova kete ne site te MJAFT dhe mendova te perseris pyetjen ketu
Mjaft politikave të papërgjegjshme dhe korrupsionit politik
A të përfaqëson ty deputeti të cilin ke zgjedhur? Nqs jo, kë duhet të përfaqësojë një deputet? Si duhet ai/ajo të dijë se cilat politika duhet të përkrahi?
Nga një studim i kryer në vitin 2001*3 Shqipëria kishte nivelin më të lartë të presionit mbi publikun nga zyrtarët publik, në krahasim me Bosnje Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Maqedoninë, Rumaninë dhe Jugosllavinë. Na vjen keq, po qytetarët duhet të ushtronin presion mbi zyrtarët publikë për të na përfaqësuar në detyrat e tyre politike, dhe jo e kundërta.
Mashtrimi, korrupsioni politik, gënjeshtra, jondershëmria dhe vjedhja nuk kanë vend në qeverinë Shqiptare. Por cilët qytetarë po u tërheqin vëmendjen këtyre keqbërësve? A ke kontaktuar ndonjëherë deputetin e zonës tënde, ministrin ose ndonjë zyrtar të tjerë publik rreth rolit të tyre në qeveri? A u ke parashtruar ndonjëherë kërkesa të tilla që bien në kundërshtim me interesat e tyre personalë? Në qoftë se jo, atëhere ti je po aq fajtor për dështimet sistematike të demokracisë shqiptare sa janë edhe politikanët që e bëjnë Shqipërinë vendin më të korruptuar në Evropë!!! Është koha për çdo qytetar të thotë Mjaft! dhe të vënë zyrtarët e tyre publikë përgjegjës (përfshihu që të mësosh se çfarë mund të bësh).
marre nga www.mjaft.org