korrupsioni - sa faj ke ti?

komino

Valoris scriptorum
korrupsioni - sa faj ke ti?

lexova kete ne site te MJAFT dhe mendova te perseris pyetjen ketu

Mjaft politikave të papërgjegjshme dhe korrupsionit politik

A të përfaqëson ty deputeti të cilin ke zgjedhur? Nqs jo, kë duhet të përfaqësojë një deputet? Si duhet ai/ajo të dijë se cilat politika duhet të përkrahi?

Nga një studim i kryer në vitin 2001*3 Shqipëria kishte nivelin më të lartë të presionit mbi publikun nga zyrtarët publik, në krahasim me Bosnje Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Maqedoninë, Rumaninë dhe Jugosllavinë. Na vjen keq, po qytetarët duhet të ushtronin presion mbi zyrtarët publikë për të na përfaqësuar në detyrat e tyre politike, dhe jo e kundërta.


Mashtrimi, korrupsioni politik, gënjeshtra, jondershëmria dhe vjedhja nuk kanë vend në qeverinë Shqiptare. Por cilët qytetarë po u tërheqin vëmendjen këtyre keqbërësve? A ke kontaktuar ndonjëherë deputetin e zonës tënde, ministrin ose ndonjë zyrtar të tjerë publik rreth rolit të tyre në qeveri? A u ke parashtruar ndonjëherë kërkesa të tilla që bien në kundërshtim me interesat e tyre personalë? Në qoftë se jo, atëhere ti je po aq fajtor për dështimet sistematike të demokracisë shqiptare sa janë edhe politikanët që e bëjnë Shqipërinë vendin më të korruptuar në Evropë!!! Është koha për çdo qytetar të thotë Mjaft! dhe të vënë zyrtarët e tyre publikë përgjegjës (përfshihu që të mësosh se çfarë mund të bësh).

marre nga www.mjaft.org
 

babi

Primus registratum
Re: korrupsioni - sa faj ke ti?

Gene,

sondazh per llogari te faqes se MJAFT e ke kete?

Me sa di une ti jeton jashte - por per ne qe jetojme ketu ato qe kerkon jane pak si kodra mbas bregut - me fal po a e mendon dot sa e mundur eshte te shkoj une te takoj deputetin e zones?

Me lehte eshte te takoj ndonje deputet te jashtem.

Nuk ekzistojne te tilla koncepte ketu dhe te besh perpjekje te tilla, eshte si te luftosh me mullinjte e eres - por ne kemi aq shume mullinj sa nuk dime nga ta fillojme.

Sa per pyetjen sa pjese kam une ne kete korrupsion? 1/sa miljone eshte Shqiperia.
Jap fjalen qe nuk do korruptohem asnjehere derisa larg qofte me bie rasti te behem deputete.

booki.gif
 

DFV

Primus registratum
Re: korrupsioni - sa faj ke ti?

Gene, jam plotesisht dakorte me problemet qe shkruan ne postimin me larte.
Mendoj se nuk eshte vetem faji i politikes, politikanve dhe deputetve per nivelin marramendes
qe ka arritur kurrupsioni ne Shqiperi, por ne rradhe te pare eshte i shoqerise se kalbur, popullit shqiptare qe e ka per mburrje te drejtohet nga individ si psh Fatos Nano e Sali Berisha e tje. te cilet te mbeshtetur fuqimishte
nga shumica e popullit nuk e kane fare per qeder
ta vjedhin ,ta vrasin e ta varferojne nga dita ne dite dhe se fundi te duartrokiten nga vet te varferit.
Pra ky popull e meriton plotesishte te drejtohet
nga keta qafire te pa meshirshem.
Po ajo qe eshte me e forta, sepse keto mendime i kane edhe shume shqipare qe jetojne ne Amerike,
eshte se njerzit thone se nuk e ka fajin as Nano me Berishen, as Emin Gjana me Gramoz Rucin as Spartak Ngjela me Namik Doklen e kompani, por fajn e ka Amerika dhe Vendet e BE qe sjellin ndihma sa per te kaluar nje nate me buke.
E pra per mendimin tim, sa te jete ne kete nivel ky popull kjo shoqeri shqiptare, Shqiperia kurre nuk do te bej hajr!!!!
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: korrupsioni - sa faj ke ti?

Biznesmenët pagatorë të udhëtimeve të Fatos Nanos

Nga Mero Baze

Kryeministri Fatos Nano shoqërohet në udhëtimin e tij drejt SHBA nga një grup biznesmenësh shqiptarë në krye të të cilëve është Kryetari i Dhomës së Tregtisë Luan Bregasi. E kthyer tashmë në një traditë thuajse shqiptare, një eskortë biznesmenësh shoqërojnë udhëtimet e kryeministrit, edhe kur ai shkon me protokoll zyrtar për vizita zyrtare dypalëshe, edhe kur shkon në takime shumëpalëshe edhe kur shkon në ceremoni, madje edhe kur shkon për problemet e testikulës së majtë në ndonjë spital të Stambollit. Kjo eskortë biznesmenësh, me ndryshime të vogla, po e shoqëron Nanon edhe në udhëtimin drejt SHBA-së. Në të vërtetë vizita e tij drejt SHBA-së është e tillë që nuk pranon jo biznesmenë, por as ndonjë zyrtar tjetër të qeverisë nga pas, pasi është thjesht një ceremoni ku zoti Nano është ftuar për shkak të të qenit kryeministër i Shqipërisë. Ai as nuk ka kujt t'ia prezantojë biznesmenët që merr pas, as ata nuk kanë çfarë të përfitojnë nga takimet e zotit Nano në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë. I vetmi arsyetim për udhëtimin e tyre, është që ata të paguajnë faturat e shpenzimeve private të Fatos Nanos në SHBA dhe sidomos të zakonit të tij të pandryshuar për të vizituar kazinonë e "Atlantic City". Për më tepër është absurde udhëtimi bashkë me të, i drejtuesve të Dhomës së Tregtisë së Shqipërisë dhe një eskorte biznesmenësh, të cilët komprometojnë prapavijën e biznesit të tyre, duke u gjendur në vendin e paduhur dhe me njeriun e paduhur.

Problem tjetër që krijon kjo eskortë e panevojshme biznesmenësh është imazhi i kryeministrit te zyrtarët amerikanë dhe ata që ndjekin vizitën e tij. Për të është e pakuptueshme që kryeministri të marrë nga pas pagatorë privatë, që janë një soj biznesmenësh oborri, që paguajnë faturat e tij dhe përfitojnë nga politika e tij në Shqipëri. Nëse don t'u mbushësh mendjen zyrtarëve amerikanë për nivelin e korrupsionit ekonomik në Shqipëri dhe lidhjet e Kryeministrit me këtë korrupsion, e ke të lehtë nëse shikon historinë e ngritjes dhe lulëzimit të bizneseve që shoqërojnë Fatos Nanon. Është e kuptueshme që zotin Nano ta ndiqnin pas gazetarë, të varur e të pavarur, por është e pakuptueshme që në këtë udhëtim atë ta shoqëronin biznesmenë, të cilët nuk kanë për të zhvilluar asnjë takim dhe nuk kanë për të nënshkruar asnjë kontratë në SHBA. Fatos Nano shkon në SHBA në një takim ceremonial me rastin e 55 vjetorit të NATO-së dhe biznesmenët që e shoqërojnë nuk bëjnë dëm se paguajnë faturat e Fatos Nanos, por se nxijnë më tej imazhin e Shqipërisë, si një vend ku kryeministri mban pas një eskortë pagatorësh për qejfet e oborrit.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: korrupsioni - sa faj ke ti?

Fillimisht postuar nga FOLAGA CHE BATTE:
[qb] Gene,

... ato qe kerkon jane pak si kodra mbas bregut - me fal po a e mendon dot sa e mundur eshte te shkoj une te takoj deputetin e zones?

Me lehte eshte te takoj ndonje deputet te jashtem.

... [/qb]
a ke provuar ndonjehere?

kjo ishte pyetja

eshte e kote t'i veme fajin koncepteve te gabuara pasi pikerisht apo po vihen ne dukje dhe perpiqen te luftohen sadopak ne kete teme. <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />

une
NUK KAM PROVUAR NDONJEHERE TE BEJ KETE

se shpejti do te provoj
ka ndonjeri deshire te provojme se bashku kete rruge?
besoj se jo
gjithsecili mund edhe t'a beje vete
thumbsup.gif
 

crazy

Primus registratum
Re: korrupsioni - sa faj ke ti?

gene ti e the mire qe politikanet shqiptare i ushtrojne frike popullit,mos harro se shqiperia ka dale nga nje diktature komuniste e ne ato vite po te mos i bindeshe asaj cfare thoshte enveri e ramizi ishe direkt ne burg.duke qene se eshte jetuar me nje frike te tille eshte veshtire qe te mos na ushtrojne presion politikanet e ata e bejne kete se e dine kete frike te popullit shqiptar.vertete u bene vite qe komunizmi ka rene por pjesa me e madhe e rinise shqiptare jeton jashte vendit(si une e ti e shume te tjere) e ata qe kane mbetur jane ata qe kane jetuar me komunizmin dhe me ate frike e nuk kane kurajo te kundershtojne.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: korrupsioni - sa faj ke ti?

ndnjhere edhe nje leter e thejshte drejtuar nje deputeti mund te jet enje mjet prsioni

Cfare keni bere kete vit zoti perfaqesuesi yne ne kuvend?????
Cfare keni bere kete vit ne emer tone zoti perfaqesues????
Cfare kemi bere ne nepermjet jush zoti perfaqesuesi yne???
 

SPORTELISTI

Primus registratum
Re: korrupsioni - sa faj ke ti?

Une do te thoja se korrupsioni po na i bluan kockat te gjitheve edhe neve qe jemi jashte.por do te thoja se pervec faktit te te kerkuarit llogari ndaj ndonje deputeti,po vetes i kemi kerkuar ndonjehere llogari.
po shpjegohem.
pse kur shkojme tek doktorri(dhe per fat te mire ka akoma nga ata qe nuk kerkojne para)nuk leme gje pa bere per ti futur ndonje leke ne xhep?
pse kur na ndalon polici me makine per te mos paguar gjoben i futim 5000 lekeshin ,po ne xhep?
pse kur shkojme per te marre ndonje certifikate ne vend qe te presim rradhen i futim 2000lekeshin punonjeses se gjendies civile?
me duket se disa i kemi mesuar vete e pastaj cirremi per korrupsionin ne shqiperi.keto jane disa arsye banale,ato per te cilat shqetesohet qytetari i thjeshte sa per korrupsionin ne shtresat e larta te politikes me duket se akoma edhe per shume kohe do vemi perpara keshtu.
smash.gif
smash.gif
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: korrupsioni - sa faj ke ti?

Pas emisioneve te fundit te &quot;Fiks fare&quot; per skandalin e autoshkollave, kam nje pergjigje per kete pyetje: <span style="font-weight: bold">...shume faj...!</span>

Tani autoshkolla eshte biznes dhe operon ne nje mjedis shume konkurrencial.

Ti vjen tek une dhe si shqiptar-i-paduruar-qe-je dhe si-shqiptar-qe-pelqen-zgjidhjet-gjysmake-afatshkurtra kerkon nje patente per kusheririn qe ke ne greqi, qe ai te filloje pune si shofer...

Une, si parimore qe jam te them: nuk eshte e mundur, eshte veprim i kundraligjshem, dhe te percjell...

Ti si shqiptar-kembengules-qe-e-nxjerr-qimen-nga-qulli shkon tek autoshkolla perbri. Ai, duke e njohur mire popullin shqiptar, ne plan-biznesin e tij, ka parashikuar &quot;to cater&quot; jo vetem per sherbimet formale por edhe per ato jo-formale, keshtu qe ai me gjithe rrjetin e vet, ta ofron ty kete sherbim kundrejt pageses qe ti i jep... Jo vetem kaq por ti si shqiptar-i-kenaqur u tregon te gjitheve se ku ishte ky vendi qe te mbaron pune dhe ka te ngjare qe shoku jot te shkoje direkt atje per te bere dallaverin tjeter te radhes, duke harruar qe patenta qe nxjerr me kete menyre eshte nje &quot;license to kill or get killed&quot;...

Ne perfundim te vitit ne bejme bilancin: une kam patur 1000 kursante qe kane paguar 27,000 leke secili dhe dal me humbje. Konkurrenti im ka patur 1000 kursante qe kane paguar 27,000 leke secili + 100 dallaveraxhi qe kane paguar 60,000 leke secili dhe del me fitim.

Çfare alternativash kam une?

1. Ta mbyll biznesin dhe te shkoj ne shtepi.
2. Te ngre çmimin dhe te dal nga tregu pasi nuk jam me kompetitiv.
3. Te ofroj edhe une sherbimet si te tjeret.

Ne ekonomi funksionon ligji i kerkese ofertes. Perderisa ekziston kerkesa, do te gjendet gjithmone dikush qe do te ofroje produktin/sherbimin.

Si perfundim, ta luftojme korrupsionin, mbase nuk kemi gje ne dore ndersa pushtetareve tane nuk u leverdis...

Ama ne e kemi ne dore te mos e ushqejme, te mos krijojme kerkese per kete sherbim... ky eshte faji jone.
 
Top