Korrupsioni, kjo bishë degraduese

Korrupsioni, kjo bishë degraduese

Shumë shpesh debatuesit këtu në AF përmendin korrupsionin si një nga shkaqet e prapambetjes së Shqipërisë. Shkaqet e korrupsionit i vishen popullit shqiptar por në periudha të ndryshme duke filluar qysh nga koha e pushtimit turk për të kaluar tek Mbretëria, komunizmi e për të arritur kulmin sot në ditët e "demokracisë".
Kjo e fundit është pika e vetme ku shumica e shqiptarëve bien dakort dhe kjo ndofta ngaqë po e jetojmë vetë, ndofta ngaqë është më e hapur...!

Unë po flas për kohën kur kam jetuar vetë.
Më kujtohet që shitësat, ushqimore, bulmet, mish/peshk, fruta/perime, etj. të gjithë ruanin nën banak ushqime të cilat i shisnin më pas me çmime të larta. Riparim-shërbimet kanë qenë një tjetër burim "korrupsioni" ku puntori merrte para në dorë. Përveç kësaj, puntorët në shumicën e rasteve punonin edhe privat me materialet e shtetit. Kalojmë nëpër uzina, fabrika ku për tu futur në punë duhet ta kishe mirë me shefin/shefen e kuadrit dhe kjo presupozonte ose para në dorë ose ndonjë dhuratë të mirë. Për të marrë një autorizim për televizor, lavatriçe apo frigorifer shuma e paguar disa herë kapte edhe çmimin e mallit për tu blerë. Ata që duhet të dilnin jasht shtetit jepnin goxha për tu "zgjedhur" si njerëz të besuar të Partisë (kujtoni skeçin e Zef Dedës). Po e mbyll me kooperativat ku një punonte dhe 10 drejtonin dhe vidhnin.

Pra sipas jush cila është arsyea që sot korrupsioni është kaq i lartë, trashëgimia, varfëria postkomuniste apo thjesht një grup njerëzish të pandershëm të quajtur qeveri të cilët janë nxitësuit më të mëdhenj të këtij fenomeni?
 

Renea88

Primus registratum
Re: Korrupsioni, kjo bishë degraduese

shko tek Shqiperia dhe lexo temen time : ky i duhet shqiperise
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Korrupsioni, kjo bishë degraduese

Nuk më duket se i përgjigjet temës Renea /pf/images/graemlins/wink.gif . Ajo që thua ti është një zgjidhje por pa studiuar hollësisht shkaqet :shrug: .
 
Top