Korrupsioni i larte "djeg" Shqiperine.

DFV

Primus registratum
Korrupsioni i larte "djeg" Shqiperine.

Marrdheniet e mira politike USA- Shqiperi nuk kane mjaftuar qe bordi i organizates "Llogaria e sfidave te mijevjecarit" ta perfshije vendin tone ne 16 vendet qe do perfitojne nga llogaria nje miljard dollare per vitin 2004.
Sipas te dhenave qe jep vet MCC (Komisjoni i sfidave te mijevjecarit)
Shqiperia qendron mbrapa 16-es ne shume kategori
mbi te cilat eshte bere renditja.
Por mbi te gjitha Shqiperia eshte djegur per edhe kesaj rradhe per shkak te korrupsionit te larte qe egziston ne vendin tone.
Sipas rregullores se hartuar e miratuar nga MCC, nje vend do te pranohej te ndihmohej financiarishte ne se ai qendron mbi mesataren
e kanditateve te tjere ne te pakten gjysmen e treguesve te seciles prej kategorive.
-qeverisje me drejtesi.
-Investim ne popull.
-Liria ekonomike.
-Korrupsioni.
Sidoqofte kjo ishte dhurata qe qeverit poste komuniste (Nano-Berisha) i dhane dhe vazhdojne ti japin popullit te shume vuajtur shqiptare.
 

DFV

Primus registratum
Re: Korrupsioni i larte "djeg" Shqiperine.

Ne nje nga artikujt e gazetes "shekulli" shkruar nga Koco Dano, faj per perjashtimin e Shqiperise
nga 16 vendet qe perfitojne nga llotaria amerkane 1 mijeljard dollar i vihet qeverise amerikane e cila sipas autorit nuk ka marr parasysh perkrahjen qe Shqiperia i ka dhene USA sidomos ne luften e Irakut.
Autori i shkrimit thote se qeveria amerikane ka renduar me shume popuulin shqiptare se sa qeverin Nano.
Cili eshte mendimi i juaj?
Qeveria amerikane ka vepruar drejte duke e perjashtuar Shqiperine nga kjo llotari duke patur parasysh korrupsionin e larte qe egziston ne qeverin Nano?
Apo ka vepruar gabim, duke patur parasysh se ne kete raste paret do shkonin ne permirsimin e jeteses se popullit?
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Korrupsioni i larte "djeg" Shqiperine.

Mazhoranca socialiste ka dhene brenda pak oresh, 3 aresye te ndryshme, qe sipas saj, ishin shkaku se perse Shqiperi nuk perfitoi nga ndihma prej 1 miliard USD e SHBA, ne kuader te Fondit per Sfidat e Mijevjecarit, akorduar per vendet me te varfera ne bote. Sekretari i marredhenieve me Jashte te PS, Maqo Lakrori tha se kjo erdhi per shkak te standarteve shume me te larta qe vendi yne kishte ne raport me 16 nga 63 vendet qe u kualifikuan. Nano deklaroi ne KPD se shkaku i vetem ishte GDP jone e larte prej 1900 USD per fryme
eek.gif
, ne raport me perfituesit, ndersa ministri i Financave Arben Malaj tha dje ne Konferencen per Strategjine Kombetare per Zhvillimin e ekonomise, se kjo erdhi per shkak te deficitit tone buxhetor.

Por, sipas deklarates se Presidentit Bush dhe Sekretarit Amerikan te Shtetit Kolin Pauell qe kryeson Bordin e Drejtoreve te Koorporates se Sfidave te Milleniumit, kriteret ishin: Politikat e shendosha ekonomike, politike dhe sociale qe kane ndjekur vendet aplikuese, mes te cilave bente pjese edhe Shqiperia. Per kete u shqyrtua perparimi i shteteve kandidate ne fusha te tilla si qeverisja e drejte dhe nxitja e lirise ekonomike. Ndersa "Zeri i Amerikes" vecoi gjate analizes se skualifikimit tone nga e drejta e perfitimit te 60- 70 milione USD, kritikat e shumta ne drejtim te qeverise shqiptare, per nivelin e larte te korrupsionit.

Pas kesaj, lind pyetja se kush thote te verteten ne kete rast Nano, Malaj, Lakrori apo administrate Amerikane? Pavaresisht se Kryeministri tha per kete ceshtje, se "kjo nuk do te thote se nuk i njohim apo i anashkalojme problemet", 3 deklaratat krejt te ndryshme per nje aresye te vetme te skualifikimit te Shqiperise nga fondi 1 miliarde USD, flet per te kunderten. Nje simtome e rende kjo e semundjes sone te vjeter te "politikes se strucit", e cila sic duket, sa vjen dhe po thellohet ne menyren e qeverisjes aktuale te Shqiperise. Nje sinjal i qarte, se nuk pritet ndonje ndryshim ne ritmin e reformave ne fushat politike, ekonomike dhe sociale te vendit, ne menyre qe te mos mbetemi serish jashte sfidave dhe perfitimeve te integrimit.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Korrupsioni i larte "djeg" Shqiperine.

Meqenese Fotiadh Nano ja u fut shqiptareve sa krahu dhe ata e durojne se jane mesuar, kjo nuk vlen per te tjere.

Amerikanet nuk kane rene aq poshte, sa te nisin para ne kontot e halabakut dhe te ish-prostitutes.
(Se gjith bota e di se parate qe vine per shqiptaret,shkojne per qefet e qorrit dhe te kurves)

Ate dite kur nje lake i Negjmije Hoxhes tju haje parate per budallenj cifutave amerikan, ate dite do plasi harakiri masiv para "Shtepise Bardhe" me thika te pamprehta restoranti. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

DFV

Primus registratum
Re: Korrupsioni i larte "djeg" Shqiperine.

Per mendimin tim , ketu qendron forte nje fakte,
qeveria amerikane nuk eshte cmendur ti hedh
70-80 miljon dollar ne rruge se i do qejfi Nanos
dhe qeveritarve te tij hajdut(tani kjo qeveria Nano me duket si ajo banda e Ali Babes me 40 hajdut).
Nje fakte tjeter eshte se megjithe perkrahjen brenda mundesive qe qeveria po ben ndaj USA si ne luften e Irakut dhe ne Afganistan, megjithe akordimin ne te gjitha drejtimet e politikes shqiptare me ate amerikane, perseri Bushi dhe Paull nuk mund ti falnin Nanos ato pare te cilat
ai dhe qeveria e tij dyshohen se mund ti perdorin si pare xhepi per te forcuar pushtetin e tyre te paras.
E kush mund ta besoj me Nanon? Tani ika dale boja fare njelloj me ate doktor adhamudhin.
Ne hale vafshin!
 

bona

Primus registratum
Re: Korrupsioni i larte "djeg" Shqiperine.

s'kane nevoje per pare nano me shoke , ja si behen paret: Gazeta “Ta Nea” boton një raport konfidencial të Ambasadës Greke në Tiranë për trafikun e organeve të fëmijëve

Trafiku i organeve, klinika në Shqipëri dhe Greqi

“Më ‘98 u vranë fëmijë të jetimores së Tiranës. Organet janë çuar në Itali me valixhe diplomatike”

Shekulli

TIRANË- Rishfaqen në “skenë” klinikat famëkeqe të organeve njerëzore, edhe pse autoritetet shqiptare e kanë mohuar njëzëri ekzistencën e tyre. Pas alarmit të përhapur nga Komisioneri i Jashtëm i BE, Kris Paten, është gazeta greke “Ta Nea”, ajo që ka botuar një raport konfidencial të Ambasadës Greke në Tiranë, ku konfirmohet ekzistenca e tre klinikave të transplantit të organeve, në Fier, në Durrës dhe në Selanik. Sipas këtij raporti, viktima të këtij trafiku të frikshëm janë fëmijët e jetimores së Tiranës, por edhe ata me të meta mendore. Rrjeti që merrej me trafikun e organeve të fëmijëve shqiptarë përbëhet nga mjekë grekë, italianë dhe shqiptarë, të cilët po hetohen nga organet gjyqësore të Selanikut. Sipas raportit të botuar në “Ta Nea”, hetimet kanë filluar pasi Ambasada Greke në Tiranë i ka dërguar një raport konfidencial qeverisë helene.
Trafiku
Sipas raportit të mësipërm, hetimet janë kryer nga policia shqiptare dhe italiane, të cilat i kanë kërkuar autoriteteve greke hetime për këtë çështje. Viktima të trafikut të organeve janë të miturit e jetimores së Tiranës dhe fëmijët me të meta mendore. Trafiku i organeve të fëmijëve ka filluar që në vitin 1994 dhe organizohej në tre klinika transplanti, në atë të Durrësit, të Fierit dhe në një qytet të Greqisë. Raporti që gjendet në duart e hetuesve grekë, sipas “Ta Nea”-s është përpiluar nga organet policore shqiptare dhe italiane. Ndërkaq, drejtësisë greke i kërkohet që të hetojë dhe dënojë personat e implikuar në këtë trafik çnjerëzor. Në raport përmendet emri i një mjeku grek, i njohur si “doktor Frankenshtain”, i cili në të shkuarën është dënuar për birësime të paligjshme nga jetimoret.
“Ta Nea” e cila citon raportin thotë se ndërmjetësit “peshkonin” më së shumti fëmijë me të meta mendore të familjeve të varfra shqiptare. Këta fëmijë dërgoheshin ilegalisht në Greqi, nëpërmjet doganës së Kapshticës apo kufirit greko-maqedonas.
Jetimët e Tiranës
Siç cilësohet në raport, fëmijët e jetimores së Tiranës “furnizonin” më së shumti klinikat çnjerëzore. Kështu, në vitin 1998 u vranë shumë fëmijë për trafik organesh, ndërkohë që prindërit e tyre i kanë gjetur arkivolet bosh, kur i kanë hapur. Raporti citon edhe raste kur trupat e të miturve janë gjetur nëpër arkivole, por në to dalloheshin dukshëm shenjat e ndërhyrjeve kirurgjikale. Kreu i këtij rrjeti cilësohet një mjek italian, i cili kishte lidhje të ngushta me mjekët shqiptarë që përfshihen në këtë histori si dhe me ata grekë. Mjeku italian cilësohet si tepër i fuqishëm për lidhjet e tij me ish-diplomatë dhe ish-anëtarë të qeverisë shqiptare. Në raportin që Ambasada Greke në Tiranë i ka përcjellë qeverisë helene thuhet se kanë qënë pikërisht njerëzit me pushtet ata që transferonin organet nga Shqipëria në Itali, nëpërmjet valixheve diplomatike. Këta të fundit u shpëtonin kontrolleve doganore,edhe pse kishin me vete çantat me azot, brenda së cilave ndodheshin organet e fëmijëve shqiptarë.
Hetimet
Reagimet e autoriteteve shqiptare të drejtësisë për ekzistencën e klinikave të transplantit kontestohen nga raporti i përfaqësuesve të Ambasadës Greke në Tiranë, i cili i cituar nga gazeta greke thotë se hetimet për këtë rrjet çnjerëzor trafiku janë kryer në Shqipëri dhe në Itali. “Raporti i Ambasadës Greke në Tiranë përfshin informacionet që mblodhën nga organet hetimore shqiptare dhe italiane, pa u vënë ende në lëvizje proceset gjyqësore kundër personave që emërtohen, ndërsa duhet të bëhen edhe hetimet e nevojshme në Greqi”,-thuhet në gazetën “Ta Nea”. Ndërkaq, hetimet e tanishme janë përqendruar në një klinikë të Selanikut, ku implikohen si të përfshirë në trafikun e organeve të fëmijëve shqiptarë 8 mjekë grekë.


12/05/2004
KATEGORIA: Kronikë nga Tirana
 

korcare o ic fare

Primus registratum
Re: Korrupsioni i larte "djeg" Shqiperine.

Kryetari I PD-së Sali Berisha akuzon kryeministrin Nano dhe Drejtorin e përgjithshëm të KESH Andis Harasanin si shkaktarë të bllokimit të komisionit hetimor parlamentar. Në senancën e djeshme plenare të Kuvendit shefi I opozitës deklaroi se ky komsion bllokohet nga ata që akuzohen në mënyrë të drejtpërdrejtë për vjedhjet dyqindmilionëshe në korporatën elektroenergjitike shqiptare.

"Këto ditë konkludoi punën komisioni hetimor parlamentar I Albtelekom-it dhe vetëm në jo më shumë se 60 % të investigimit ka konkluduar 103 milionë dollarë vjedhje dhe shpërdorime. Një komision tjetër hetimor ai I KESH është bllokuar tërësisht sepse aty nuk janë 100 milionë vjedhje, por dyqint e ca milionë të vjedhura, të shpërdoruara",-deklaroi Berisha. Sipas tij është drejtori I KESH Andis Harasani aii që bën presion dhe që u paguan Allushëve e stërallushëve për të bllokuar komisionin. Kryetari I PD-së tha se Andi Keshi bën ligjin sepse cdo muaji I dorëzon valixhen me para kryekleptokratit Nano. Për ta konkretizuar këtë veprimtari të paligjëshme të drejtorit të KESH, Berisha solli shembullin e mospranimit të ekspertëve të zgjedhur nga opozita.

"A ka shtet në botë, a ka parlamentar në botë, a ka qytetar në botë që nuk pranon vendimin e formës së pretë të një gjykate. Kushtetua dhe ligjet e vendit njohin gjykatën e Apelit si instancën e vendimeve të formës së prerë, kurse ju nuk pranoni Ymer Ballën sepse është I aftë ti nxjerrë dhëmbë e dhëmballë vjedhjeve, korrupsionit, babëzisë së Fatos Nanos dhe Andi Keshit e të ndonjë tjetri përreth tyre në këtë institucion. Ju nuk pranoni ekspertin tjetër me llogjikën absurde se na paska firmosur 30 tendera. Nëqoftëse është kështu dhe ka qenë korrekte,pse nuk e pranoni. Nëqoftëse ajo s;ka qenë korrekte pse nuk I coni tenderat e saj në prokurori? Kush mund të gjykojë më mirë për tenderat se sa ato që janë marrë me tenderat? Andi Keshi ka frikë të tmerrshme sepse ajo ia di të gjitha vjedhjet që ka bërë ky monstër e korrupsionit që zhyt Shqipërinë në terr dhe errësirë, që derdh për të vjedhur me padronin e tij cdo ditë 300 mije EURO energji, që hap portat, që s’merr masa fare për sigurinë teknike",-deklaroi Berisha. Sipas tij, kjo gjendje është produkt tipik I babëzisë qeveritare që vihet kundër dhe bllokon komisionin hetimor parlamengar për fajin e vetëm se paguan me paratë e vjedhura deputetët e PS për të bllokuar komisionin.
 

korcare o ic fare

Primus registratum
Re: Korrupsioni i larte "djeg" Shqiperine.

Opozita kërkoi dje që Kuvendi të miratonte një Rezolutë me anën e së cilës të dënohet dhuna dhe represioni shtetëtor ndaj shtypit. Në fillim të senacës së djeshme plenare të Kuvendit kryetari I Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se vjedhja dhe shpërdorimi i parave të taksapaguesve shqiptarë nga Fatos Nano dhe klika e tij përbën një krim të shëmtuar të këtij njeriu të pakorigjueshëm, i cili nuk ka interes tjetër mbi tokë përveç interesave të tij vetjake.

Duke denoncuar me forcë vendimin absurd të Gjykatës së Tiranës ndaj deputetit dhe botuesit të "Koha Jonë" Nikollë Lesi shefi I opozitës tha se faji I vetëm I tij qëndron tek denoncimi I vjedhjeve kolektive të Fatos Nanos dhe ministrave të tij.

"Ku qëndron faji I shtypit nëqoftëse ai boton një vendim I cili është publik, I ciloi është I detyrueshëm të botohet? Ku qëndron faji I shtypit nëqoftëse ai denoncon një vendim-simbol të babëzisë të papërmbajtur të një kryekleptokrati që s’ka asnjë llojë interesi përvec interesave të tij",-deklaroi Berisha.

I sapo kthyer nga takimi I Luçernës shefi I opozitës tha se ndërkombëtarët kanë krijuar përshtypjen më negativë për Shqipërinë dhe qeverinë e saj.

"Konkluzioni I Luçernës ishte fatal. Rasti I dënimit të botuesit lesi si dhe parada e fërst lejdit që u zhvillua para kryeministrisë janë për ndërkombëtarët prova më e qartë se Fatos Nano s’ka asnjë interes tjetër ky përvec interesave të veta dhe të rrethit të tij",-deklaroi Berisha.

Pasi I akuzoi kretët e mazhorancës për shndrrimin e tyre në një specie të shpërfytyruar, Berisha tha se "Shqipëria është në një udhëkryq, e dënuara e Europës për shkak të një grushti kleptokratësh që mbrojnë nga mëngjezi në darkë paratë që u vjedhin taktapaguesve shqiptarë".

Për faktin se seanca për Shqipërinë në takimin e Luçernës u mbyll me konkluzionin se nuk ka shpresë Shqipëria për integrim në Europë (konkluzion me të cilin u njohën dhe përfaqësuesit e mazhorancës në këtë takim ministri Marko bello dhe ish kryeministri Meta), kryetari I PD-së ftoi dje në Kuvend të gjithë ata që mendojnë se kanë minimumin apo minigramine fundit të respektit dhe të dashurisë për këtë vend që të reflektojnë dhe të mos bëhen avoketër të verbër të kryeklpektokarit Fatos Nano.

Kjo edhe për faktin se ky konkluzion nuk vjen nga opozita, nuk vinte nge vendet fqinje, por vinte nga përfaqësuesi I komisionit Europian në këtë takim.

"Në një kohë kur Raporti I BE denoncon paditë që Fatos nano bën njëra pas tjetrit ndaj shtypit dhe në moment kur diskutohet për Shqipërinë vjen gjoba 20 milionëshe ndaj gazetarit më të pavarur të vendit për fajin e vetëm se botoi vendimin që me firmë të kleprokratit për të vjedhë paratë e taksapaguesve.

Në një kohë kur raporti I KE shtron me dhjetra e dhjetra detyra para vendit, kryekleptokrati zhyt vendin në një krizë të turpshme të denjë vetëm për të",-deklaroi berisha.

Kryetari I PD-së shprehu gjithashtu vendosmërinë e opozitës për të mos e lënë Shqipërinë në këtë gjendje ku e ka katandisur fatos Nano dhe klika e tij.

"Ne nuk do ta lëmë Shqipërinë kështu sic doni ju. Jo dhe jo. Nëqoftëse dikush konkludon me të drejtë se nuk ka shpresë për Shqipërinë, ne do ta bëjmë Shqiopërinë të ketë shpresë",-deklaroi Berisha. Kundër dhunës dhe represionit shtetëror ndaj shtypit u shprehën edhe deputetë të tjerë të opozitës. Nënkryetarja demokrate e Kuvendit Jozefina topalli solli në vëmendjen e parlamentarëve disa rekomandime të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës ku dënohen paditë penale dhe gjobat që aplikon kryeeministri Nano dhe qeveria e tij ndaj medias,por kryeparlamentari socialist Pëllumbi, në vend të konsiderimit të tyre I ndërpreu fjalën zëvendëses së tij,rast ky I paprecedent në historinë e parlamentarizmit.
 

qorri26

Primus registratum
Re: Korrupsioni i larte "djeg" Shqiperine.

fatos nano mbetet mjeshter si politikan. ne momentin qe ti mendon se e zure ,te rreshqet dhe vetem kur ta shohesh ne anen tjeter te bregut.
sikur te bashkohej kurajoja dhe vendosmeria e berishes me zgjuarsine diabolike te nanos ky vend do ishte nje zvicer e vogel ne ballkan.

po a gjenden dy shqipetare ne nje mendje thoni ju?????????????????????????
 

DFV

Primus registratum
Re: Korrupsioni i larte "djeg" Shqiperine.

Nuk e kuptoj se si mund te thuhen fjale te mira per keto dy plehera te politikes shqiptare, si mund te flitet se bashkimi i tyre mund te bente nje Shqiperi si Zvicren?
Po a nuk jene pikerisht ata te dy(Berisha dhe Nano) qe per 14 vjetet e fundit kane bere cfare u ka dashur qejfi
me Shqiperin dhe popullin shqiptare.
Mendimi im eshte se te pakten ata te dy duhet te jene politikanet me pak te votuar ne zgjedhjet e ardheshme.
Ne se ndodh e kunderta - hallall vuajtjet, varferin, papunesine , erresiren, te ftohtin,urin,
analfabetizmin,helmimet, vetvrasjet,etjen, pisllekun, korrupsionin,emigracionin e pa fund,
rruget me gropa e shume te tjera.
 
Top