Korrupsioni, arrest shtëpie për tre mjekë dhe dy infermiere
Tre mjekë dhe dy infermierë janë dërguar për ndjekje penale nën akuzën e korrupsionit, ndërkohë që gjykata ka vendosur për ta masën “arrest shtëpie”. Gjykata e Tiranës mori dje vendimin për të vënë në arrest shtëpie tre mjekët dhe dy infermierët e maternitetit “Koço Glozheni” në kryeqytet. Bluzat e bardha akuzohen për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa ishin nën hetim nga policia prej 8-muajsh. Në arrest shtëpie janë vënë Petrit Rexhepi, Dritan Xhangolli, Hyra Reçi, Nilka Ferhati dhe Lefter Mano.

Burimet zyrtare të policisë së Tiranës bënë të ditur se dje specialistët e Seksionit Kundër Korrupsionit pranë Policisë së Tiranës, në sajë të një hetimi intensiv 8-mujor, i realizuar me teknika speciale të hetimit, në bashkëpunim me njësinë “Task Forcë”, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë përfunduar me sukses operacionin policor të koduar “Trashëgimtari”. Gjatë këtij operacioni u ekzekutuan vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, për caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” për pesë persona. Sipas të dhënave policore, një ndër personat e proceduar penalisht është Petrit Ferik Rexhepi, 56 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i paproceduar, me profesion mjek dhe i punësuar gjinekolog, i cili është njëkohësisht edhe shefi i Klinikës Obstetrike, pranë qendrës spitalore gjinekologjike “Koço Glozheni”. Gjithashtu, masa “arrest shtëpie” është dhënë edhe për Dritan Lutfi Xhangollin, 38 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i padënuar, me profesion dhe i punësuar mjek reanimator pranë qendrës spitalore gjinekologjike “Koço Glozheni”. Ndërsa i treti në radhën e mjekëve që është dërguar për ndjekje penale është Lefter Pando Mano, 53 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me profesion anestezist dhe i punësuar në të njëjtën qendër.

Ndërkaq, veç tre mjekëve, gjykata ka vendosur të njëjtën masë sigurie edhe për dy infermiere-mami. “Hyre Brahim Reçi, 54 vjeçe, lindur në Pukë e banuese në Tiranë, me profesion dhe e punësuar infermiere-mami, dhe Nilka Hasan Perhati, 57 vjeçe, lindur e banuese në Tiranë, me profesion dhe e punësuar infermiere-mami, do të ndiqen penalisht me arrest shtëpie”, deklaroi zyrtarisht Drejtoria e Policisë së Tiranës. Të sipërcituarit dyshohen se për këtë periudhë 8-mujore hetimi kanë përfituar në mënyrë të paligjshme shuma të konsiderueshme parash, kundrejt ofrimit të shërbimit mjekësor në lindje normale dhe lindje me operacion për disa shtetase. Procedimi penal në ngarkim të tyre filloi mbi bazën e disa kallëzimeve të kryera nga disa paciente, të cilat kanë deklaruar se stafi mjekësor i lartpërmendur ka përfituar prej tyre një shumë të konsiderueshme parash, për ofrimin e shërbimeve mjekësore të mësipërme.

Pas regjistrimit të denoncimeve, grupi hetimor kishte marrë një vendim gjykate për përgjimin e pesë personave dhe gjatë verifikimeve ka rezultuar se ata kishin dy tarifa për nënat shtatzëna. Sipas të dhënave hetimore, për lindjet normale ata merrnin 30 mijë lekë, ndërsa për lindjet me operacion merrnin 50 mijë lekë. Këtë veprim e kanë kryer disa herë, në kohën që ishin në përgjim nga ana e policisë, ndërkohë që janë regjistruar edhe disa kallëzime nga disa shtetase, të cilat kanë pretenduar se u janë marrë para nga mjekët. Nga specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik-Financiar u ekzekutuan vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, ndërkohë që disa mjekë të tjerë janë nën hetim. Vendimet e gjykatës për ndalimin e tyre u ekzekutuan në banesa dhe në ambientet ku ata ishin të punësuar.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23148. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23148