Korcë, prindërit kërkojnë zhvarrosjen e të birit

Korcë, prindërit kërkojnë zhvarrosjen e të birit

Ngjarja e shkurtit 2008 rikthehet në vëmendjen e opinionit publik, pasi prindërit kanë vendosur të flasin duke mos pranuar versionin e vetvrasjej, teksa kërkojne zhvarrosjen e 17-vjecarit. Kërkojnë rihapjen e cështjes në gjykatë, pasi 17 vjecari Mikel Ajce nuk u vetevra, por vrasja e tij u sajua e tillë nga drejtuesit e shkollës. Kjo është deklarata e fundit e prindërve të adoleshentit që u gjet i varur në një pemë në Devoll të Korcës. Ngjarja e rëndë e shkrutit 2008 rikthehet në vëmendjen e opinionit publik, pasi prindërit kanë vendosur të flasin duke kërkuar madje zhvarrosjen e 17-vjecarit. Sipas tyre, i riu është varrosur me shenja dhune në trup, në pjesën e poshtme të tij, deri në heqjen e organeve gjenitale. </p>


I thashë doktorit në morg që djali nuk ka shenja të litarit në qafë, ai nuk mu përgjigj. E pyeti dikush tjetër pse kishte një goditje në fund të barkut, në anën e djathtë dhe doktori tha se i kishte zorrët e prishura. Duam vetëm të vërtetën thonë prindërit.</p>


Vjollca dhe Halim Ajce, prindërit e Mikelit deklarojnë se ai u vra në mënyrë makabre pas dhunës së ushtruar ndaj tij dhe më pas drejtori i shkollës bashkë me persona të tjerë sajuan vetëvrasjen, duke bërë gati dhe një letër lamtumire, e cila nuk mbërriti kurrë në duart e tyre. Kërkoj zhvarrosjen e djalit për të parë se goditjen në fund të barkut dhe ti bëhet ekspertiza. Vdekja e djalit ka ardhur nga goditjet. Djali në varrezë është pa organe gjenitale, tregon e ëma e Mikelit.</p>


Ndërkohë gjykata e ka mbylur cështjen për mungesë provash duke ruajtur versionin e vetvrasjes, e cila hidhet poshtë nga prindërit e Mikelit. Vjollca dhe Halim Ajce kërkojnë rihapjen e cështjes në gjykatë duke kërkuar me forcë zbardhjen e vdekjes së 17 vjecarit./news24/</p>
IEx9XTSSQ_A

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25645. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25645
 
Top