Korçë, dy persona grabisin me armë një kazino

Korçë, dy persona grabisin me armë një kazino

Policia ka ngritur dy pista hetimi. Dyshime edhe mbi dy punonjësit e lojërave të fatit</p>


Dy persona të maskuar dhe me armë kanë grabitur një kazino në qendër të qytetit të Korçës. Ngjarja ndodhi në orët e drekës së ditës së djeshme, kur dy persona ende të panjohur kanë hyrë në ambientet e brendshme të një kazinoje, që ndodhet përgjatë bulevardit “Republika”, në ndërtesën e Shtëpisë së Ushtarakëve në Korçë dhe pasi u kanë drejtuar armët punonjësve të kazinosë, kërkuan të gjitha paratë e xhiros. Administratori i kazinosë ka lajmëruar menjëherë policinë, sapo grabitësit u larguan bashkë me paratë e xhiros. Policia bëri të ditur se ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje dhe po heton në dy pista. Një prej tyre është ajo që dyshohet se dy grabitësit kanë mbajtur nën vëzhgim kazinonë për shumë orë dhe pasi janë siguruar se të gjithë klientët janë larguar, ata ndërhynë për të vënë në zbatim planin e grabitjes. Ky dyshim ka lindur, pasi ata në momentin që kanë hyrë në ambientet e lokalit të lojërave të fatit ndodhej vetëm administratori dhe roja i sigurisë, ndërsa gjithë të tjerët ishin larguar. Nga ana tjetër, policia dyshon se vjedhja e kazinosë mund të jetë realizuar edhe nga vetë punonjësit. Sipas policisë, dëshmitë e punonjësve kanë qenë kontradiktore dhe jo sqaruese dhe kjo ka sjellë dyshimet mbi ta. Mësohet se dy autorët kanë marrë një shumë prej 2.7 milionë lekësh të vjetra dhe më pas u larguan, duke u shpëtuar prangave të policisë. (shqip)</p>
I5gcBrZSFBE

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/aktualitet/korce-dy-persona-grabisin-me-arme-nje-kazino.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/aktualitet/korce-dy-persona-grabisin-me-arme-nje-kazino.html
 
Top