A
Anxhela Çikopano
Guest
Shqiptari ndonjë ditë do vjedhë diellin dhe kur t'ia gjejë Interpoli në shtëpi do thotë: "Po çar ke mo vlla, ma ka lon baba, e ka ble me dor' n'Kuran".
Hajdutëria është "state of being" ndër shqiptarë, ratifikuar në të gjitha format e mundshme në shekuj. Ka filluar herët fare, që kur Batoja ishte pirati më me nam i detrave, pastaj me dhëndurët e rinj, që nuk merrnin dot nuse pa çuar bagëti të vjedhura dhe tani është përhapur në çdo fushë. Natyrisht fillon me qeverisjen si maja e kupolës, ku po nuk dite të vjedhësh, nuk të mbajnë nëpër këmbë, se jo vetëm që nuk je dora e tyre, po u prish edhe punë! Pastaj vazhdon me studimet akademike, ku për "citime" gjen faqe të tëra librash copy+paste alla-"Lufta dhe paqja" (kush e ka lexuar ma kujton mundin e shënimeve "në fund të faqes"); vazhdon me artikuj gazetash që ose i marrin nga blogjet shqip, ose pa ua bërë syri tërr u fusin nga një të përkthyer nga bota; me koncepte veprash artistike, them koncepte se emisionet e vjedhura me kaseta VHS i ka praktikuar Vera me kohë e me vakt (si t'ia bëjë tani që duhet të harxhojë lekë me blerje formati, sa trapa këta të jashtimit, ë, filluan t'i pantentojnë idetë, pffff!). Pastaj zbret tek biznesi që hap komshiu (u qyqja, paska ky 100 klientë në ditë, s'po ia merrkam unë 50, pse me, ça di t'bëj ky që s'e bëkam dot unë!) dhe e keqja e kësaj çështjes së komshiut është se lagjet kanë 32 parukeri dhe 46 farmaci, të gjitha NJËSOJ.
Në brezin e ri hajdutlliku është modifikuar me stil dhe janë shtuar me kuintalë "kopjacët". Kopjacët më të egër së fundmi janë ata të administratës së re shtetërore. Militantët me shkolla (mundësisht të mbaruara jashtë me lekët tona, që mami ose babi i ka vjedhur me tendera ose pa tendera në pozicione të privilegjuara në administrata më të hershme, po meqenëse nuk janë bërë kurrë hetime, tani i ka pastruar e i ka bërë xham), po thosha, miliantët me shkolla kanë hall të madh: ja ku janë me zotimin e një Shqipërie të re, përballë një kreu, që natyra i ka falur krijimtarinë. Bo bo! Hall i madh, më mirë kur e ke shefin pak trap, të paktën nuk ka kut të ta masë punën, përveçse me bilance pozitive shifrash, po këtij si i bëhet... punë dreqi!
E nisën me yxhym, por kur erdhën në gjëra konkrete... filloi të ndihet ngado një kompleks masiv për të qenë "krijues", i cili shpaloset në ministri që sillen si OJQ me projekte populiste "kreative", me dalje publike "të dukemi bukur" nëpër Facebook, me qendra hipster-pseudo-intelektualo-liberalo-artistike (dhe një Zot e di pse) komuniste (komunstlliku ishte përparimtar në vitet '30, po sot...), me ide prej "ajri", që bravo i qoftë kujt i kap i pari (me "kap" nënkupto "vjedh") e shumë e shumë të tjera, që ma hapin barkun përditë me shkëlqimin "bashkëkohor", të një hajdutërie që buron nga shterpëria. Siç thoshte Tesla, nuk kam hallin se vidhen idetë, kam hallin se po jetoj më mes një brezi të ri futja kot, që po bën sikur "krijon" në mënyrë bashkëkohore e vazhdon të trashëgojë genin e hajdutllikut! Dhe siç thotë Tesla në foton më poshtë, kujt i djeg, le ta mbajë!
Ndërkohë, blogun dhe aktivitetet e Tiranës mund t'i ndiqni edhe tek TiranaXXL http://tiranaxxl.com/
Continue reading...