Re: Kontributi i Azem Hajdarit apo.....
Interesante, Te shikosh nje figure historike sic eshte Azem Hajdari nuk eshte aq e lehte sidomos sot. Ne shqiptaret te veriut jugut qenderes lindjes e perendimit, emigrante, te kosoves, te maqedonise e te camerise, kemi patur gjithmone nje problem me veleresimin e figurave, pasi per ne nuk egziston mesa shoh edhe ne kete diskutim vija e mesme. Ne histori nuk ka vetem periudha te arta dhe shume te ndritshme, por edhe renie e degradim. Fakti eshte se ka vajtur deria tay sa nje pjese e figurave tona historike i kane marre te tjeret dhe ne nga qe kemi qene te ndare e percare, i kemi lene te bejen si te duan (rasti i rralle qe vepruam pergjithesisht ne nje mendje qe ai i Nene terzes) Per ne personat qe meparamendim apo rastesish kane perfunduar ne faqet e historise. Ose jane engjej ose djaj... Eshte e kote te thuash qe Azem Hajdari ishte pishtare i demokracise, pasi te pakten me sa e njoh, nuk eshte se i ka shtrenguar doren, por ka qene dikur deputet i zones time dhe ne takim elektoral e kam degjuar, te pakten ne menyren se si fliste apo se si e beri ate fushate, nuk kishte ndonje gje demokratike. E megjithate ai e meriton titulli pishtare i shembjes se diktatures, ai Arben Broci, Edi Rama, Ilir Meta, shume te tjere mijera te tjere ishin te paret qe ngriten doren kunder diktatures. Vetem se te gjithe u perdoren nga ata qe vazhdojne edhe sot te jene lidere te shqiperise, Si Berisha e Nano. Te thuash sot qe azem hajdari kishte gjynahe, nuk eshte as shpikje as e re, por njeriut ne jete i numerohen te gjitha. Nje veleresim te figures se tij do mund te behej pas ndoshta 100 vjetesh. Nje gje eshte e sigurte ai eshte pjese e historise dhe historia nuk eshte gjithmone e bardhe dhe e zeze, ashtu si ai nuk ishte vetem i zi dhe vetem i bardhe. Pjesa e diskutim krahinor dhe imoral, do me duhet tiu a le. Veç kisha nje porosi te vogel, per ate "tironsin den baba den", qe po na tregonte se cfare bejne konviktoret nga jugu e veriu ne tirane..... ruajna zot nese tironsit do te ishin si puna jote. Sa per ate qe bejne njerezia, u hyn ne xhep atyre dhe jo ty...ndersa per te gjithe, boll e ndyet shqiperine duke share njeri tjetrin, qe pasi te bejne nje xhiro ketej nga anet tona ndonje gazetare i huaj, te shkruaj qe shqiperi ishte e ndare me oxhaqe, si ne kohen e qemoti. Une njoh njerez si nga veriu dhe nga jugu se kam jetuar ne konvikt, kam njohur sarandiotin dhe shkodranin dhe kam ndare buken me te dy (vete jam nga shiperia e mesme). Nese dikush do te shante shokun tim nga shkodra duke i thene malok apo ate nga jugu duke i thene ku di une cfare iu siguroj se do ta kishte shume gabim. Nese sot veriu eshte me pak i zhvilluar ekonomikisht per shkak te mungese se parave,kjo sdo te thote qe eshte malok. Ai qe fillon dhe thote te tilla gjera, aq me keq kur behet fjale ne nje diskutim politik (le qe politikisht eshte i mbaruar), por nuk arrin te shohe pertej hundes se tij. Dhe ndoshta eshte i paafte te mendoje, per te mos thene injorant, paragjykime te tilla raciste nuk pranohen me as mes kombeve te ndryshme e jo me brenda nje kombi... Pershendetje te gjitheve