Re: Kontratat skandaloze te Albtelekomit
Gazeta Shqiptare
Albtelekom, vëllai i drejtorit shet kartat e AMC
Ilirian Kuko edhe në konflikt interesi
Geri Kuko, vëllai i drejtorit aktual të Albtelekom, Ilirian Kuko, është një nga pronarët e 5 firmave që kanë ekskluzivitetin e shitjes së kartave me parapagim të kompanisë AMC. Për shkak të lidhjeve familjare ky është një konflikt i hapur interesi, i cili ka lindur që në momentin kur Ilirian Kuko është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Albtelekom. Burime nga shumë drejtime, edhe pranë sipërmarrjeve të zotit Kuko kanë konfirmuar këtë konflikt interesi, i cili është duke u diskutuar për t’u hetuar edhe nga komisioni parlamentar për Albtelekom, i ngritur rishtas nga Kuvendi. Por emri i vëllait të drejtorit të Albtelekom nuk është hera e parë që del, ai është përmendur që në nëntor të vitit 2005 nga një tjetër Geri. Shqiptaro-amerikani Geri Kokalari gjatë një interviste dhënë për mediat shqiptare ka përmendur dyshimin e tij në lidhje me emërimin e drejtorit të përgjithshëm të Albtelekom dhe faktin se vëllai i tij Geri Kuko kishte lidhje biznesi me bashkëshorten e ish-kryeministrit Nano.
Konflikti i interesave
Në një kohë kur flitet hapur për marrdhënien mes Albtelekom dhe AMC që ka krijuar tarifat më të larta në rajon për telefoninë celulare, zbulohet një konflikt i hapur interesi. Një familjar i Drejtorit të Përgjithëm të Albtelekom ka lidhje binezi me AMC. Biznesi i tij lidhet me shitjen e kartave rimbushëse AlbaKart. Geri Kuko është pronari dhe drejtuesi i një prej 5 firmave që tregëtojnë këto karta. Kontrata e parë me AMC është bërë nga një tjetër biznesmen, i cili më pas ka pajtuar 5 distributorë një prej të cilëve bëhet i mundur shpërndarja dhe tregëtimi i të gjitha kartave rimbushëse të kompanisë se telefonisë celulare AMC. Çdo veprim për rritjen sa më të madhe të fitimeve të kësaj kompanie rrit direkt edhe të ardhurat financiare për familjarët e drejtorit të përgjithshëm të Albtelekom. Kjo çështje pritet të zbardhet më tej edhe nga komisioni hetimor parlamentar i cili pritet që të thërasë edhe drejtorin e Përgjithshëm të Albtelekom për të gjitha akuzat që atij i janë bërë.
Paralajmërimi i Kokalarit
Në nëntor të 2005, shqiptaro-amerikani, njeriu që deri para zgjedhjeve të 3 korrikut ishte bërë këshilltari më i afërt i kryeministrit paralajmëroi duke thënë se nëse nuk do kihet kujdes do të ripërsëriten gabimet që çuan në rrëzimin e Fatos Nanos. Dhe ai në intervistën e dhënë në nëntor të 2005 kishte parasysh emërimet që ishin bërë në drejtimin e ministrisë së Transporteve dhe në krye të Albtelekom. Me ironi ai deklaronte në atë kohë “kjo është një çështje tjetër shqetësuese në të cilën shpresoj të mos jetë përzier e bija e Berishës”. Ajo që Kokalari diskutonte ishte eksperienca e Kukos në drejtimin e një firmë që ofron një sërë shërbimesh telekomunikacioni “dhe me aq sa di; ai s’e ka këtë eksperiencë. Gjërat ngatërrohen më tej kur mëson që Ilirian Kuka është vëllai i Geri Kuka i cili përflitet se është një ortak tregtie me Xhoana Nanon”. Kokalari kërkonte që “pyetjet e ngritura mbi lidhjet dhe eksperiencën e z. Ilirian Kuka duhet të hetohen nga z. Berisha nga dhe z. Basha përndryshe ata do të përfundojnë në të njëjtat veprime që sollën rënien e Fatos Nanos”.