Re: Albtelekomi ju rikthehet turqve
AMERIKANET DUAN ALBTELECOM-in
Letra e plotë drejtuar Berishës
Shkëlqesisë së Tij, dr.Sali Berisha
Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Selia e Këshillit të Ministrave
Tiranë, Shqipëri
4 mars, 2007
I nderuar z.Kryeministër,
Në emër të Presidentit Jupiter dhe unë vetë, dëshirojmë t‘ju përcjellim urimet tona më të mira për gjendjen e mirë dhe të vazhdueshme të shëndetit tuaj dhe për shumë suksese në shërbim të popullit të madh shqiptar.
Pas disa hetimeve profesionale dhe të plota mbi shitjen e Albtelecom nga qeveria e mëparshme, ne dëshirojmë të shprehim interesin tonë në ndjekjen e kësaj mundësie, e cila, ne besojmë se i shërben interesave më të mira të “US Carey International” dhe interesave kombëtare të popullit shqiptar. Ne jemi në dijeni se pas ardhjes tuaj në pushtet në 2005, Qeveria juaj vuri seriozisht në pikëpyetje vërtetësinë e shitjes së Albtelecom ndaj një pale turke për arsyet e mëposhtme: a) mungesa e një tenderi / ofertë standarde procedurale / ligjore nga ana e qeverisë së mëparshme për të tërhequr / ftuar palët e interesuara; b) mungesa e përvojës profesionale të kërkuar / të nevojshme në fushën e telekomunikacionit nga pala turke së cilës iu dha marrëveshja. Edhe pse rezultatet e auditimit të fundit të marrëveshjes së mësipërme nuk janë bërë akoma publike, ne shpresojmë se adutitorët që qeveria juaj ka caktuar për këtë qellim, kanë adresuar / zbuluar, ndërmjet dështimeve të tjera të rëndësishme, parregullsitë serioze të përmendura në pikat
(a) dhe (b).
Përkundrejt kësaj situate, ne jemi të interesuar të bëjmë një ofertë në vlerën e më shumë se 300M Euro. Sipas kësaj oferte, ne jemi të gatshëm të kryejmë menjëherë një pagesë me lekë në dorë (cash) prej 130M euro, shteti do të mbajë 25% dhe ndërmarrja publike do të vendoset më pas në bursë në Nju Jork ose Londër. Vlera e vetëm pjesës prej 25% mund të jetë më e madhe se oferta origjinale prej 120M euro e ofruar nga pala turke. Në tregjet e bursave publike, sipas praktikave të caktuara, vlera e kompanisë përcaktohet duke shumëzuar 15 deri në 20 herë fitmet, kështu që nëse Albtelecom kishte 40M fitime, vlera e ndërmarrjes do të ishte ndërmjet 600M (15x) dhe 800M (20x) milion euro. Kjo do të thotë se pasi qeveria shqiptare të marrë 130M euro pagesë me lekë në dorë nga “US Carey International Ltd”, interesi i pjesës së mbetur prej 25% mund të vlejë edhe 150-200 milion euro më shumë, gjë e cila do ta bëjë vlerën e ofertës sonë më shumë se 300M Euro. Kjo ofertë, sipas praktikave të përcaktuara ndërkombëtare, do t`i nënshtrohet një analizë kërkimi (due diligence).
Për më tepër, krahas aspekteve të tjera profesionalisht fitimprurëse, oferta jonë përfshin dy elementë më të rëndësishëm të cilat nuk ishin marrë parasysh nga Qeveria e mëparshme e Shqipërisë, si: a) Marrëveshja e sigurisë për mbrojtjes e GDP-së dhe informacionit të Telekomit të shtetasve shqiptarë. Duhet theksuar së në këtë aspekt, dhe përvoja e ka provuar, shitja ose privatizimi i një ndërmarrje shtetërore si Albtelecom, pa një marrëveshje sigurie sikurse përmendet në pikën a) më lartë, mund të paraqesë rreziqe të rënda sigurie për GDP-në dhe mbrojtjen e informacionit të Telekomit të shtetasve shqiptarë; b) investime të nevojshme / periodike për përditësimin dhe modernizimin e sistemeve të Albtelecom, në mënyrë që ato të jenë më të përballueshme dhe më pranë njerëzve, dhe për të krijuar një sistem Telekomi shqiptaro-amerikan të nivelit të lartë me të cilin të gjithë shqiptarët mund të krenohen.
Ndërkohë që ndryshe nga oferta e mangët e palës turke, oferta jonë është në përputhje të plotë me normat profesionale dhe ndërkombëtare dhe standardet e privatizimit të ndërmarrjeve të tilla shtetërore si dhe të Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU), ju lutem të na njoftoni nëse qeveria juaj është e gatshme për të konsideruar ofertën tonë si një propozim të ri dhe më të mirë për shitjen e Albtelecom, në mënyrë që ne të vazhdojmë për të ndërmarrë të gjitha hapat e tjera të nevojshme për këtë qëllim.
Me respekt,
John Dolan
Kryetar