Konsumatori shqiptar dhe gruri

Djep

Forumium maestatis
Konsumatori shqiptar dhe gruri

Po punoj per nje lende menazhimi ne shkolle, dhe kam nevoje te bej nje “market analysis” persa i perket grurit (dhe ne vecanti miellit, si nenprodukt direkt i tij) – ne tregun shqiptar.
Po shkruaj ne kete forum me shpresen se dikush qe merr vesh nga ekonomia shqiptare mund te me jape disa te dhena qe kane te bejne me nevojen e tregut shqiptar per grurin (dhe miellin ne vecanti – duke qene se shumica derrmuese e grurit qe ne korrim bluhet per tu bere miell).

Kerkoj te dhena si psh:

Sa eshte sasia e miellit qe kerkon konsumatori shqiptar ne nje vit
Cila eshte nevoja per kete produkt per fryme, ne vit
Sa eshte madhesia e tregut vendas, per kete produkt
Nga kjo sasi, c’sasi importohet dhe c’sasi sigurohet ne vend
Cilet jane importuesit (kompanite qe na e tregtojne) kryesore te ketij produkti ne Shqiperi
Cilet jane prodhuesit kryesore te ketij produkti ne Shqiperi (nese ka ndonje kompani te mireorganizuar per kete fushe)
Sa eshte cmimi I tregut vendas per nje ton miell
Cilat jane barrierat doganore (tariffs and quotas) qe aplikon ministria perkatese per kete produkt
A na intereson si shtet ta marrim lenden e pare si grure dhe pastaj ta bluajme ne vend, apo thjesht importojme miell

Nqs ndonjeri ka njohuri rreth ketyre pyetjeve ti mia apo ndonje faqeje web qe ka informacion rreth tyre, do t’I isha mirenjohes nqs do te me informonte.

Falemnderit
 

Anana

Primus registratum
Re: Konsumatori shqiptar dhe gruri

Me kaq informacion sa dashke ti i bie te hapesh biznes gruri vete ose qe ta hapi biznesin profesori jot me djersen tende.

Une sdi te pergjigjem po ma do mendja INSTAT mund te kete te tilla te dhena ose ndonje institucion tjeter tregtar, ndoshta dhome a tregtise?

Pac fat.
 
Top