Konsumatorët me borxhe milionëshe ndaj PTK-së

Konsumatorët me borxhe milionëshe ndaj PTK-së

PTK1.jpg

Borxhi i konsumatorëve të Telekomit të Kosovës kap shumën mbi 34 milionë euro, borxh që është evidentuar sipas sistemit të faturimit të datës 1 shtator 2009 dhe grumbulluar prej vitit 2000.

Në shumën e lartpërmendur janë përfshirë edhe borxhet e UNMIK-ut ndaj PTK-së.

Kjo gjendje, jo vetëm që rëndon buxhetin e PTK-së, por është tregues i gjendjes së mjerë juridike në Gjyqësorin e Kosovës dhe gjendjen alarmante në gjykatat kosovare me një numër tepër të madh të lëndëve të pazgjidhura.

Postë Telekomunikacionin e Kosovës (PTK), përmes këtyre fakteve pasqyron qartazi. problemin e madh që ka me Gjyqësorin e Kosovës.

Që nga periudha e pasluftës e deri më tani Departamenti Legal ka ngritur gjithsejtë 320 padi për kompensim dëmi, të cilin dëm PTK-së ia kanë shkaktuar personat e
pandërgjegjshëm në vlerë të përgjithshme prej 93.580,04 euro, ndërsa janë realizuar 22 lëndë dhe janë inkasuar gjithsejtë 9.956,10 euro.

Po ashtu janë nxjerrë edhe 101 aktgjykime për të cilat, pas plotfuqishmërisë së tyre, duhet ushtruar propozim-përmbarimet. Në total kanë mbetur pa u kryer edhe 197 lëndë. Gjithashtu, borxhet e këqija janë në rritje në krahasim me periudhën e vitit të kaluar për 66 për qind.

Ndërkaq, për VALA-n, numri total i propozim përmbarimeve/paditë e VALA-s nëpër gjykata janë 1318. Vlera e përgjithshme e borxheve është mbi 2 milionë euro. Nga ana tjetër VALA tashmë ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm dhe kanë filluar procedurat për inkasimin e borxheve të këqija.

Në bazë të të dhënave nga njësia VALA deri më tani Departamenti Legal i saj ka dorëzuar rreth 20 mijë kërkesa për padi në gjykatë, përveç kësaj ka filluar negocimi me borxhlinjtë.

Paditë e Telekomit të Kosovës

Për Telekomin e Kosovës, numri total i propozim-përmbarimeve që nga viti 2000 e deri në fund të muajit gusht 2009 është: 55051 lëndë në vlerë prej 13.158.845,61 euro (borxhi total), prej të cilave janë realizuar gjithsejtë 13640 lëndë në vlerë prej 1.897.775,86 euro të inkasuara.

Duke respektuar vendimet e Menaxhmentit Ekzekutiv, shërbimet përkatëse të Telekomit të Kosovës, kanë lidhur kontrata për të paguar borxhet me këste.

Gjatë vitit 2008 janë lidhur gjithsejtë 986 kontrata në vlerë prej 191.479,17 euro, kurse gjatë këtij viti (deri në fund të gushtit 2009) janë lidhur gjithsejtë 487 kontrata për të paguar borxhet me këste, në vlerë prej 87,887,28 euro.

Numri i lëndëve të realizuara mund të jetë edhe më i madh, mirëpo për shkak të vonesave të informatave kthyese nga gjykatat dhe bankat, PTK ka
raportuar vetëm për ato lëndë për të cilat posedon informata të sakta nga gjykatat, bankat dhe nga shërbimet përkatëse të PTK-së, se ato janë realizuar, përkatësisht ku parapaguesit i kanë kryer obligimet e tyre ndaj PTK.Sh.a.

Gjykatat lidhur me paditë tona kanë nxjerrë edhe mbi 1000 aktgjykime aprovuese për të cilat tani duhet zhvilluar procedura e ekzekutimit të tyre. Po ashtu në procedurë janë afërsisht edhe 1000 lëndë, për të cilat pritet që gjykatat të nxjerrin vendimet përkatëse.

Duke mbledhur lëndët e realizuara, përkatësisht ato për të cilat PTK posedon aktgjykime si dhe ato të cilat janë në procedurë (për të cilat gjykatat kanë caktuar shqyrtimet), rezulton se numri i përgjithshëm i lëndëve të kryera është 15640 prej 55051 padi gjithsejtë.

Rruga për të dalë nga ky mjerim juridik i Gjyqësorit të Kosovës do të ishte ngritja e efikasitetit në punë, zgjidhja në mënyrë dinamike e lëndëve të pazgjidhura, përndryshe te qytetarët, te Kompanitë dhe institucionet tjera ngjallet edhe më tej shqetësimi dhe mosbesimi në gjyqësor.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1115. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1115

Top