admin
Administrator
Rrjeti është i hapur për të gjithë dhe ne duam të shohim se çfarë ndodh kur përdoruesit më të interesuar për lojëra bëhen krijues të lojërave dhe kur zhvilluesit e lojërave krijojnë për të gjithë njerëzit në internet.
Mozilla ka ndihmuar teknologjinë pioniere që kanë vendosur rrjetin si një platformë serioze për shpërndarjen dhe zhvillimin e lojërave. WebGL, Emscripten, asm.js dhe Web Audio API janë vetëm disa nga ato teknologji që sigurojnë që rrjeti ofron platformën më të mirë dhe më të plotë për lojëra.
Për të treguar këto teknologji, ne po kërkojmë për krijues lojërash që të na tregojnë gjenialitetin e tyre kreativ. Fuqia e rrjetit si një platformë lojërash dhe mjete si Goo Create përçojnë mesazhin se ky konkurs është i hapur për një rang të gjerë njerëzish, nga ata që nuk kanë krijuar asnjëherë asnjë lojë, te ata që dinë të programojnë pak e deri te programuesit më të aftësuar të lojërave dhe koduesit e JavaScript.
Për të krijuar lojërat tuaja, ju do të përdorni platformën Goo që konsiston në një Goo Engine, një program për të krijuar lojëra 3D me JavaScript i ndërtuar plotësisht në WebGL/HTML5, dhe Goo Create, një program për editim vizual që ekzekutohet në programe të tjera. Më poshtë është linku ku mund të shikoni një video si mund të krijoni një skenë interaktive me Goo Create:
Zgjidhni një nga kategoritë e mëposhtme ku ndiheni më mirë:
Gjykatës do të jenë përfaqësues nga Rovio (kompania që ka krijuar Angry Birds), Mozilla dhe Goo Technologies. Fituesi do të zgjidhet më 17 janar 2014.
Kategoria e parë, për skena interaktive më e mirë për amatorë është kategoria më e mirë për entuziastë të teknologjisë dhe artistë. Duhet të krijoni një skenë loje në Goo Create duke përdorur vetëm ndërtimin e objekteve primitive. Kjo kategori është më shumë për personat që kanë pak ose fare eksperiencë në krijim lojërash. Gjykatësit këtu kërkojnë kreativitet në ndriçim, audio, krijim të sfondit dhe origjinalitet të personazhit.
Kategoria e dytë është për lojën më të mirë për desktop dhe është kategoria për koduesit kreativë. Pjesëmarrësit këtu duhet të krijojnë një nivel të madh loje për përdoruesit e një desktopi duke përdorur Goo Create dhe duke e kombinuar me Goo Engine JavaScript API. Gjykatësit këtu do të vlerësojnë për origjinalitetin në dizanjin vizual, në ndërveprimin audio dhe gjithashtu edhe demostrimi i mjeshtërisë teknike në teknologjitë e rrjetit të hapur dhe për mënyrën se si do të mbahen të mbërthyer në lojë lojtarët.
Kategoria e tretë, loja më e mirë për telefona, është specifikisht për koduesit kreativë. Në këtë kategori duhet krijuar një nivel i veçantë loje për rrjet në telefon duke përdorur Goo Create në kombinim me Goo Engine JavaScript API. Vlerësimi është akoma më i madh nëse lojërat janë për shumë platforma dhe që punojnë edhe në desktop. Gjykatësit këtu kërkojnë për origjinalitet në dizanjin virtual, audio dhe ndërveprim e gjithasshtu edhe mjeshtëri teknike në teknologjitë e rrjetit të hapur dhe sa e mban loja të mbërthyer lojtarin.
Për këtë konkurs duhet të regjistroheni. Data e fundit për regjistrime është 14 janari. Regjistrimi kryhet duke dërguar linkun e lojës së përfunduar në mozgoocreate@mozilla.com.
Për t’u regjistruar dhe për të marrë një paketë fillimi shkoni këtu:
http://create.gootechnologies.com/mozilla-xmas-contest
Për më shumë detaje, shkoni këtu: http://gooengine.tumblr.com/post/69076624934/mozgoocreate
Për rregullat e konkursit shkoni këtu: https://wiki.mozilla.org/Game_Creator_Challenge_-Contest_Terms_and_Conditions
Burim: https://blog.mozilla.org/blog/2013/12/05/unleash-the-game-creator-in-you-by-entering-our-holiday-gaming-competition/
Artikulli i plote...

- Skena interaktive më e mirë për amatorë
- Loja më e mirë për desktop
- Loja më e mirë për telefon