Konkurs Fotosh: Ketu Jetoj Une

Konkurs Fotosh: Ketu Jetoj Une

Klubi i Tiranës organizon konkurs fotografie me temën:

“Këtu jetoj unë”

• Si e shikoni ju lagjen tuaj, qyteti ku jetojmë?
• Cilat janë gjërat që do të ishit krenar t’ia tregonit të gjithëve ?
• Cilat janë gjërat e bukura, të shëmtuara, nostalgjike, groteske, qesharake, absurde dhe pa lënë mënjanë gjërat tërheqëse që ju mendoni se duhen fotografuar në qytetin tonë.
Janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë ata që dëshirojnë të shprehin diçka për ambjentin ku jetojnë dhe qytetin e tyre.

Për fotot më të mira do të shpërndahen çmime!

Çmimi i I ---- 100 euro
Çmimi i II ---- 50 euro
Çmimi i III ---- 25 euro
Datat e konkursit janë:

16 maj– 30 maj Dorëzimi i fotografive
30 maj – 2 qershor Përzgjedhja e fotove
3 qershor Ekspozitë e hapur tek Parku Rinia

Për të marrë pjesë në këtë konkurs duhet plotësoni këto kritere:

• Pjesëmarrësit nuk duhet të jetë më shumë se 25 vjeç
• Pjesëmarrësit nuk duhet të dorëzojnë më shumë se 3 foto të shoqëruara me 2-3 fjali shpjeguese për fotografi dhe informacion kontakti të aplikuesit.
• Pranohen vetëm foto dixhitale me rezolucion të lartë.
• Formati i dorëzimit mund të bëhet dorazi me CD ose USB pranë zyrave të MJAFTIT në adresën: Rruga e Elbasanit, Nr, 71, Tiranë. Ose ato mund t’i dergoni me postë elektronike në adresën: ketu.jetoj.une@gmail.com

Klubi i Tiranës
 

pippo

Primus registratum
Re: Konkurs Fotosh: Ketu Jetoj Une

... 100 euro ........... me mire e kishit bere pa çmime ....
 
Re: Konkurs Fotosh: Ketu Jetoj Une

100 euro nuk eshte cmim insultues duke pasur parasysh qe ketej nga une njerezit jane gati te paguajne "fees" vec te marrin pjese ne aktivitete te tilla. Shume ide e mire Amelie, postojeni tek ballina e AF, aty ku vendosen lajmet.
 

Ema

Goddes
Re: Konkurs Fotosh: Ketu Jetoj Une

Hm,dakrod me Nelken /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
Mund ta veme ballore /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

pippo

Primus registratum
Re: Konkurs Fotosh: Ketu Jetoj Une

.... idealist ju .... e kisha tek leket se me sa shoh eshte e vetmja gje qe ofrojne kur shume mire mund te kishin ofruar shume e shume lloj gjerash te tjera ....... nese kerkohet cilesi duhet te ofrosh, se pastaj i bie qe te paraqesin punet ata qe bojne foto tek 15 katshi .... po ju ndoshta nuk ju intereson permbajtja ... mjafton te behet ... te dali ku te dali
 
Re: Konkurs Fotosh: Ketu Jetoj Une

Ne fakt ti me duket se ke idene fare se ku do te dalesh. Sepse ne fillim deklarove qe shuma e cmimit ishte e vogel, tani thua qe mund te ishin ofruar SHUME gjera te tjera pa permendur as nje te vetme si shembull, e pastaj hidhesh prape tek fakti qe u dashka paguar per te pasur cilesi.

Ka vend per te gjithe, kjo eshte ekspozite/konkurs e/i sponsorizuar nga nje shoqate e vogel qe besoj ka per qellim kryesor sensibilizimin e qytetareve dhe mundesimin qe ata te shprehin fjalen e tyre. Ata te talentuarit fare qe nuk ngrihen as nga krevati pa $500 ora mund te marrin pjese ne aktivitete te tjera si tek MArubi. Per artistet e rinj e per ata qe e kane hobby fotografine etj kjo eshte nje mundesi shume e mire te ekspozojne artin e tyre. Te gjithe e dime sa te pakta keto mundesi jane ne Shqiperi.

Ne fakt nuk e kuptoj pse kanalizojme energjite tek pabesia e serbeve :D, kur aktivitet tona (sado cope te jene) kane nevoje per promovim.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Konkurs Fotosh: Ketu Jetoj Une

uhmmm e vetmja gje qe nuk me entuziazmoi shume ishte fakti qe kerkojne foto me rezolucjon te larte ne raport me çmimin e pare qe eshte simbolik. me pelqen ideja ne vetvete, por kam pare goxha foto te arrira edhe me aparate familjare kur i thojn. ndoshta e kane bere qe mos mbyten nga fotot e shumta por prap...
 

Hellena

Primus registratum
Re: Konkurs Fotosh: Ketu Jetoj Une

Ne baze te cfare kriteresh zgjidhen keto fotot ?

Pershembull a merret parasysh kompozicioni (fotoja ka nje qender interesi te forte dhe tregon nje histori ),kontrasti/ngjyrat (perdorimi i tyre ne drite apo erresire )
apo kreativiteti (nese esh portretizuar ne menyre unike ) , detajet/pixels, fokusi (sa e qarte eshte )
impakti i pergjithshem sa terheq ... finishing/nese ngjyrat qe kan zgjedhur komplimentojne foton .. ...ndonje koment/reflektim .. gjera te tilla me nje fjale ...
 

pippo

Primus registratum
Re: Konkurs Fotosh: Ketu Jetoj Une

E he pabesi .... nese ty nuk te pelqejne kritikat athere eshte problemi jote, nese kritikat merren parasysh e ne te ardhmen ndoshta do te ofrohet diçka me shume ,per mendimin tim vjen zhvillimi, edhe pse eshte per nje publik jo professional nuk kuptoj pse nuk duhet paraqitur nje program konursi professional [ nese ty kjo paraqitja ketu te duket professionale.... per mua eshte diçka e bere shpejt e shpejt dhe e pa menduar mire ... nejse ndoshta jam i pa bese po kjo nuk eshte gje e re per mua /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif[faithless]....
Sa per idete ka sa te duash mjafton te ofrosh diçka qe nje i ri aty nuk mund te kete mundesi personale, ne se do shembuj sa te duash .... Libra fotografik, libra mbi fotografine , viste i arkivave mbi fotografine ne Tirane ( ne se ka ), praktika, kontak me fotograf te njohur ne Tirane e ide qe mund edhe te kushtojne pak ka se te duash [mjafton deshira edhe pak fantasi]
 

Sirena

Primus registratum
Re: Konkurs Fotosh: Ketu Jetoj Une

Aty tek limiti i moshes na a paskan prishur nje cike qejfin...
 
Top