Konkurs FOTOJE

Megg

Carpe Diem
Pershendete miq te forumit.
Pas ca kohesh qe u ktheva ne forum , mendoj se duhet ti japim nje volum temave te ndryshme qe ndodhen ketu dhe ta bejme me te kendshme pjesmarrjen e te gjitheve.
Me sezonin veror besoj secili prej nesh ka shkrepur aparatin per te kapur nje moment a person qe na eshte dukur interesant.
Zhvillimi i nje konkursi Me nje fotografi qe perfaqeson secilin prej anetareve eshte ajo qe e ben cdo shkrepje me me vlere kurajuese.
Le te postoje secili nje foto me te cilen do te perfaqesohet bashke me frazen qe e pershkruan ate ose jep kuptim kendveshtrimit me te cilin ne e shohim foton tone .
pas grumbullimit te nje numri te caktuar te fotove do i kerkohet administratorit te albforumit qe konkursi te marre permasa me te medha ne rrjet .
Faleminderit !
 

Artin

Papirus rex
Edhe unë mendoj që mund të organizojmë një konkurs fotografie. Këtu jemi nja 4-5 anëtarë aktivë dhe besoj që mund ta zhvillojmë një konkurs të tillë, por kjo kërkon angazhim të moderatorëve. Me sa kam parë, stafi i këtushëm mban "qyçet" në xhep, e kohën e kalon në forume të tjera. Nëse nuk ju pëlqen ky forum, dorëzoni "qyçet" , mos e mbani forumin të bllokuar...
 
Top