Kongresi i Manastirit - rruga drejt bashkimit komb

"Dr.Dituria"

Primus registratum
Kongresi i Manastirit - rruga drejt bashkimit komb

Kongresi i Manastirit - rruga drejt bashkimit kombëtar

22 Nentor 2007

Veprimtaria kombëtare, ose më konkretisht, ajo kulturo-arsimore dhe gjithë proçeset që shkojnë në favor të çështjes kombëtare kanë patur momente kur janë lartësuar, kanë qenë të çmuara dhe të domosdoshme për kohën dhe rrethanat ku edhe ishin të krijuara ose të inicuara, dhe, ka patur momente kur kanë patur rrënie, rrënie jo nga vet koha, por zhdukje me qëllim për të humbur ose ndaluar realizimin e idealeve.
Në periudhën para 1908, dimë se në çfarë kushte kanë punur atdhetarët tanë, sidomos ata që merej me aktivitete letrare ose kulturore. Duke marrë parasysh se territori shqiptar ka qenë i ndarë në 4 vilajete, ai i Kosovës, i Shkodrës, Janinës dhe i Manastirit, secili vilajet ka patur nga ndonjë ose nga pak më shum figura me të cilët ne sot mburremi dhe do të mburremi edhe më tepër sikur ta dimë saktësisht mënyrën të veprimitarisë së tyre. Dua të them, që të gjithë në mënyr të vet kanë punuar duke iu përshtatur kushteve dhe rrethanave. Atdhetarët e Shkodrës e përdornin alfabetin e “Agimit”, gjithashtu edhe ata të Kosovës ose gegët me një fjal shërbeheshin me alfabetin e lartpërmendur. Toskët ose banorët të vilajeteve dy që na mbetën shërbeheshin me atë latin dhe ai i Samiut ose i “Stambollit”.



Ishte vështirësi për botuesit të librave, sepse ishte rëndë për t’u gjetur shtypshkronjë e cila i përmban këto germa, përveç ajo e alfabetit latin, për të cilin alfabet ka patur shtypshkronja në tërë Evropën. Dallimi që ka ekzistuar ndërmjet alfabeteve të ndryshme e bëri që të sillet vendim për krijimin e një alfabeti, një për të gjithë dhe i pranishëm nga të gjithë. Fjala vjen, kur erdhi momenti që të tre alfabetet të bashkohen në një, sepse, sipas planit të Kongresit, duhej që të formohej një alfabet, një kombinim nga ata që ekzistonin dhe alfabetet ekzistues të liren mënjanë, kjo solli pra edhe mosmarëveshjet ndërmjet përfaqësuesve ose themeluesve të alfabeteve në fjalë, sepse secili e mbronte të vetin. Ka qen tepër vështirë që të sillej vendim i cili do t’ia plotësonte dëshirat të gjithëve. Edhe vet themeluesit të alfabeteve të ndryshëm nuk ishin më faj që pa bashkëpunim krijonjin vepra individuale, sepse të rihej dhe të pritej kaq kohë d.m.th. deri më 1908-ën ishte mëkat dhe dobësi e madhe për letërsinë shqipe, sepse, rrethanat ishin të tilla që ishte patjetër për të botuar libra dhe punime të ngjajshme. Ishte medoemos, sepse gjuha nuk përparonte, shkolla nuk ecte përpara, punimet nuk do të kishin vlerën e tyre pa një alfabet të vetëm. Ky pra ishte hapi i parë drejt bashkimit etnik duke parë nga një aspekt.
Nëse vazhdohej në këtë mënyrë dhe të mos ish krijuar një alfabet i ri si që ishte ose si që është ky i Manastirit ose alfabeti i “Bashkimit”, a vall sot ne shqiptarët do të ishim në këtë gjendje? Është realitet kur themi se alfabeti ne bashkoi. (na bashkoi si komb e jo teritorialisht) Në atë periudhë ishte rëndë dhe e palogjikshme që një njeri të mund të paramendojë se çfar mund të ndodhte me botën shqiptare sot, ose mbas 100 vjetëve. Ose kemi patur fat që u soll vendim për përdorim të alfabetit latin, ose ata të cilët e përmbanin kishin patur vizione të zhvilluara dhe burrërisht qendruan prapa interesave mbarkombëtare. Me vetë themelimin të Alfabetit të Manastirit, shqiptarët treguan se janë popull i civilizuar, po i afrohen botës së qytetërimit, një alfabet i njësuar ishte fillimi i letërsisë mbarë shqiptare.
Duke lexuar mjaft vepra dhe fejtone lidhur me këtë temë, si nga autori Reshat Nexhipi, Tomor Osmani, etj., konstatova se meritat më të mëdha për bashkimin të tre alfabeteve pa tjetër që i ka patur dhe i ka klubi “Bashkimi”, por ai që e nxiti edhe më tepër punën del se është Gjergj Fishta. Kjo vërehet kur ai paraqitet në foltore dhe drejtohet para të gjithëve me fjalët: “S’kam ardhur që të mbroj asnjë alfabet, por, të mbroj një alfabet të përbashkët”. Me fjalët e tij, tregoi që nuk kish ardhur për të përçarë por për të bashkuar. Dhe ai që e kuptoi dhe që e ndjeu vlerën të këtyre fjalë sma mer mendja që se ka përmbajtur një alfabet të përbashkët. Nuk ishte gjë e rastit kur një nga të pranishimit, fjala vjen, kleriku musliman Ibrahim Efendiu del në foltore dhe me lot në sy e përqafon Gjergj Fishtën duke e kuptuar rëndësinë të fjalëve të tij.
Por, kishte të tillë që e mbronin të veten, dhe ishte e logjikshme që ta mbrojnë, sepse, ende nuk kuptonin se çfar do të fitohet me alfabetin latin, ndërsa këta që ishin organizator, ose ideologëve që iu kujtua nuk mundnin të shprehen haptas për shkak të prezentës të mjaft “jabanxhinjëve”, si që ishte valiu i Manastirit, etj.
Rymat sundonin rreptë duke i mbrojtur alfabetet vendase. Përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë për të zgjidhur çështjen e një alfabeti të vetëm u dendësuan shumë. Por, në mënyrë direkte ose indirekte u pajtuan pothuajse të gjithë dhe fund i fundit, shqiptari kur është në pyetje interesi kombëtar nuk e kursen as veten. Shkurt, vendosmëria e delagatëve, synimi kah perëndimi i intelektualëve shqiptar ishte aq i fuqishëm sa që si dilte për ball as propaganda greke, sllave dhe as ajo turke. Dhe në fund delegatët nuk u dëshpëruan, përkundrazi atë zgjidhje që i dha Kongresi i Manastirit, mësimin e alfabetit të shqipes, e konsideronin si një fitore të madhe që arriti që t’i bashkoj shqiptarët dhe kështu t’u japë një shtyllë të fuqishme gjuhës dhe shkollës. Bashkim i Gegërisë dhe Toskërisë. Theksova pra më sipër ce ka patur edhe momente të rënies, këto ishin pra ato momente të rënies, diçka që e ke kriuar vet, me sakrifica të mëdha, duke menduar se ajo është e vërteta, duhet në një moment ta hedhësh ose ta lësh prapa në histori. Politika e armikut e cila i pergjente tepër asaj “përça dhe sundo” u zhduk nga atdhetarët të cilët pa rezervë dhan kontribut për bashkimin e popullit.
Pra, ka patur metëvërtet momente të rënda të papërshkruara, dhe mos themi edhe njëher se çfar bën shqiptari kur është në pyetje interesei kombëtar. Tani do të këthehem prapa. Çfar do të ndodhte me shqiptarët nëse Kongresi mbaronte pa efekt? Çfar mendimi do të kishte për ne bota sot nëse e përdornin alfabetin arab, ose Amerika dhe Evropa, të jem më i qartë? A vall nuk e përforcojmë tezën për lashtësinë e gjuhës shqipe me përdorimin e alfabetit latin, e cila tezë është vërtetuar në institutin e gjuhëve në Zvicër, ku në mënyrë figurative në formë të një druri, gjuha shqipe e ka vendin ose e mban vendin e rrënjës? Dhe më në fund thjesht të them, a vall do të egzistonim si komb?
Kongresi i Manastirit nuk e përqëndroi vëmendjen vetëm në problemin e zgjidhjes së alfabetit të të gjuhës, por edhe në çështje të rëndësishme politike. U vendos që të shpallej si klub qendror klubi “Bashkimi“ i Manastirit, ngase luajti një rol të rëndësishëm për shkrimin dhe shkollën shqipe, i shërbeu ngritjes së ndërgjegjes kombëtare të popullit shqiptar dhe unitetit të tij. Kongresi i Manastirit, me atë që e bëri, që krioi një alfabet të ri, jo vetëm që u mundësoi shqiptarëve të ken një alfabet të përbashkët, por njer për çdo her u krye problemi rreth shqiptarizmit anemban botës. Një komb, një gjuhë, një abece. Abece manastirase e cila ndriti historinë dhe ne gjeneratave të rea nai hoqi atë problem nga koka, rreth asaj çështje është kryer puna, na mbetet vetëm që ta kryejmë edhe një akt, për të cilën rilindasit tanë të bekuar ose nuk patën kohë ose nuk mundën, sidoqoftë ne na mbeti, dhe nuk duhet theksuar, duke menduar se e dinë të gjithë se për çfar bëhet fjalë, gjë që e mundon çdo shqiptar të Ballkanit dhe të diasporës. Tani un prap do ta ndëroj temën, ajo nuk është e ndëruar por do të shkoj disa vjet më pas, në Luftërat Botërore. Paramendoni sikur gjith shqiptarët t’i bashkoheshin çetave të Xhem Hasës, ose Ballistëve trima, a vall sot nuk do të kryhej problemi rreth asaj që duhet ne ta bëjmë?
“Një komb, një gjuhë, një flamur, një abece, një.....”
Të fundit, të pambaruarën, i lë lexuesit ta gjejnë.

Kryetar i Shoqatës Shqiptare-Dora, Manastir
Afrim Selimi

Paraqet,Sabri Selmani
Kiel-Gjermani
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Kongresi i Manastirit - rruga drejt bashkimit komb

Manastiri na kujton dy ngjarje,te kunderta me njera tjetren:eleminimi i me se 500 kapedaneve shqiptare nga turqit,dhe krijimi i abece-se shqipe.
 

demir

Primus registratum
Re: Kongresi i Manastirit - rruga drejt bashkimit komb

mire e ka oroshi turqve e italianeve asgte me ia shker...y rracen se na kane masakru me qindra vite
 

Al-Punk

Still here
Re: Kongresi i Manastirit - rruga drejt bashkimit komb

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body">Një obelisk kushtuar Kongresit të Manastirit
Tërhequr më 15 Nentor 2008
Një obelisk shkronjash, 4 metra i lartë dhe një metër i gjerë, është monumenti më i fundit që i është shtuar qytetit të Korçës. Vepra e një skulptori korçar, që është vendosur te kodrat e qytetit, ka ardhur me rastin e ngjarjes historike të Kongresit të Manastirit, pikërisht në vendin ku delegatët do të mblidheshin për unifikimin e alfabetit shqip. Obelisku i realizuar nga skulptori Vasillaq Kolevica, është një vepër arti, që i ka munguar kodrës prej vitesh, pas dëmtimit të obeliskut të dikurshëm, që përkujtonte mitingun e madh të shkronjave. Ai është vendosur në kodrën e Shën Dëllisë, mbi qytet, gjatë një ceremonie që ka risjellë edhe një miting me nxënës të shkollave dhe arsimtarë, si për t‘u rikthyer 100 vjet më pas në histori, atje ku u zhvillua mitingu i madh i shkronjave. Vepra, që është bërë pjesë e aktivitetit "Ditët e ABC-së", është zbuluar në orët e para të mëngjesit, në prani të arsimtarëve të shumtë, nxënësve, por edhe aktorëve, që kanë interpretuar pjesë të poezive të para shqipe. Mitingu i madh i këtij aktiviteti të zhvilluar enkas me rastin e përvjetorit të Kongresit të Manastirit në kodrën e qytetit të Korçës është kryer pikërisht atje ku, rreth 100 vjet më parë, u mbajt mitingu i germave shqipe. Për të ringritur obeliskun e munguar në vendin ku ka qenë më parë, është zgjedhur dita historike, pasi delegatët e Korçës përshëndetën dhe dhanë kontributin e tyre në këtë kongres. Në kodrën e Shën Dëllisë, në vitin 1910, 12 mijë delegatë nga zona e Korçës dhe Shqipëria e jugut zhvilluan edhe mitingun e parë të shkronjave shqipe. Obelisku që ka qenë simbol i ditës historike të këtij mitingu në Korçë është risjellë në të njëjtin vend nga ku dolën edhe 6 delegatët e Korçës, të cilët dhanë kontributin e tyre në Kongresin e Manastirit. Mbi obeliskun 4 metra të lartë janë gdhendur tre shkronjat e para të alfabetit shqip. Aktivitetet kanë vijuar me një kumtesë shkencore në ambientet e universitetit, ndërsa 4 delegatë të Kongresit të Manastirit janë dekoruar pas vdekjes me medalje të artë për veprimtari të shquar në çështjen e njësimit të alfabetit të gjuhës shqipe dhe të mësimit të saj në shkolla dhe si delegatë të Korçës në këtë kongres. Ka qenë senati i universitetit që ka vlerësuar pas vdekjes katër delegatët Gligor Cilka, Sami Pojani, Thoma Avrami dhe Mihal Grameno. </div></div>

Me behet qejfi qe kane filluar te vendosen objekte kulturore neper Shqiperi. Deri disa kohe me pare kishim ngelur me 3-4 heronj ne gjithe Shqiperine, disa objekte te tilla edhe i spostonim pasi nuk na i shkonin per cast historise se castit.
 
Top