Kongres i jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë Socialiste

Kongres i jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë Socialiste

ps_prape_157901241.jpg
Socialistet mbledhin sot Kongresin e Jashtezakonshem i cili pritet te shoqerohet me debate te shumta, fale kundershtive qe nje pjese e zyrtareve te larte kane ndaj kryesocialistit Rama. Dje nje pjese e tyre, rreth 40  ish-ministra,  deputetë, dhe ish- pushtetare vendore , nepermjet nje letre te hapur kërkuan mos-rikandidimin e Edi Rames për postin e kryetarit.
Nderkaq Korca pershendet kandidaturen e Ben Blushit dhe Arben Malajt ndersa socialistet e Kucoves here fajesojne Erjon Bracen per humbjen dhe here shprehen pro Edi Rames per kryetar. Shpetim Gjika e cileson Kastriot Islamin kryekriminel te zgjedhjeve, ndersa ky i fundit i kthehet me akuzat e tipit i korruptuar dhe shites votash. Andis Harasani kraheson Edi Ramen me Enver Hoxhen. Ish- kryetarja e Komisionit te Zgjedhjeve Zamira Caka i kerkon doreheqjen zevendesuesit te saj, Genci Gjoncajt si i punesuar ne Bashkine e Tiranes dhe i paafte te menxhoje nje proces zgjedhor te paanshem.
Akuzat jane pa fund brenda socialisteve qe po shfryjne komplekset dhe ndrydhjen e 4 viteve te kaluara kur Edi Rama ka qene ne krye te Partise.
Edhe vete kreu i mazhorances Sali Berisha ka ndalur akuzat ditet e fundit, per tu fokusuar ne punet e nje qeverie pa opozite. Delegatet e kongresit te Partise Socialiste do te diskutojne edhe mbi pergjegjesine e secilit prej udheheqesve te tyre ne humbjen e zgjedhjeve locale. Eshte nje mekat qe ne kete pjese te kongresit nuk do te lejohen kamerat.
Është vendosur që 5 muaj më parë se kryetari i PS do të jetë Edi Rama, por të paktën procedura të bëhet e lirë dhe e ndershme shprehet Soli.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21822. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21822
 
Top