Hektor12
Locus omnem
Është arritje e madhe e kohës liberale fakti që më në fund shoqëria shqiptare ka hyrë në etapën moderne kur ka filluar të bëhet realitet kuintesenca filozofike e lirisë, se “Njerëzit më tepër kanë përfitim kur i lejojnë secilit të jetojë si i duket atij më mirë se sa ta shtrëngojnë të jetojë ashtu si i duket më mirë të tjerëve”. (Xhon S. Mill, “Ese mbi lirinë”). Një nga treguesit e kësaj mënyre jetese individualiste është shpërfaqja e fortë e ndjenjës së konfortimit, si esencë e jetës së sotme sociale dhe individuale. Nuk ka nevojë shumë për shpjegime terminologjike të përmbajtjes së termit “konfortismus” dhe formave të shfaqjes dhe mënyrave të sublimimit të kësaj ndjenje. Një nga shpjegimet e qarta sociologjike është bërë me kohë dhe fare saktë, nga sociologu gjerman Verner Sombart (1863-1941)
Padyshim, duke parë raportet e reja të njeriut me mirëqenien në shoqërinë tonë, shumë herë kam shkruar për ndikimet kontroversale të konsumizmit dhe konfortizmit, si forca sociale që ndikojnë dukshëm në transformimin gradual të shoqërisë tonë në “shoqëri qejfi” dhe “jetë të spektakli”. Sepse është e padiskutueshme që në thelb të jetës së njerëzve, është e fortë ndjenja e konfortizmit, si dëshirë pasionale dhe tregues i realizimit të kënaqësive thelbësore dhe sipërfaqësore të natyrës së njeriut. Dëshira për konfortizëm, që tashmë është bërë kuintesencë e filozofisë së njeriut modern, ka jo vetëm anët e mira por dhe problemet e veta. Në sociologjinë moderne kur analizohet kjo ndjenjë njerëzore, sociologët e konsiderojnë përgjithësisht konsumizmin dhe konfortizmin si “ndjenja pasive” të njeriut të kohës moderne. Sepse, ato janë bërë të tilla që të pengojnë të kuptosh të vërtetën se tjetër është ndjenja e konfortizmit si qëllim në vetvete dhe tjetër ndjenja e kënaqësisë së njeriut. E cila jo në cdo rast është produkt i lidhur vetëm me konfortizmin.
Në se do ta vlerësojmë këtë dukuri në kushtet e realitetit tonë social, mund të themi pa frikë, se konfortizmi është një ndjenjë periferike, që imponon njeriun të çmojë vetëm anën materiale të gjërave, kurse kënaqësia ka një substrat të thellë emocionues dhe shpirtëror, që jo gjithnjë buron nga konfortizmi dhe konsumi material. Në kohën tonë në shoqërinë shqiptare ka shumë abuzime me ndjenjën e konsumizmit dhe konfortizmit.
Kjo është arsyeja pse sociologët e qytetërimit të sotëm, mendojnë se kur abuzon materialisht me jetën, ajo varfërohet. Për pasojë shfaqet fenomeni i mos vlerësimit të jetës në tërësinë e saj, por vetëm i vështruar si akt i thjeshtë i kënaqësive materiale.
Padyshim, koha e moderne ka sjellë akoma më shumë argumente që vërtetojnë, se lakmia për konsum, para, qejf, konfortizëm janë bërë pjesë me rëndësi të natyrës njerëzore. Nuk mund të mohojmë realitetin që tregon se shoqëria shqiptare duke u bërë liberale dhe e bazuar në parimet e ekonomisë së tregut të lire, do të kishte si bashkëshoqërues krijimin dhe përshtatjen e saj të detyruar me “njeriun ekonomik”. Kuptimi i ndjenjës së kënaqësisë, niveli i dimensionit dhe përmbajtja e saj, janë të kondicionuar nga faktorë të zhvillimeve sociale dhe kohore. Koha liberale, mundësitë ekonomike diverse, shijet pluraliste, mënyrat e ndryshme të realizimit të konfortizmit dhe kënaqësisë, sot në shoqërinë shqiptare e kanë larguar tërësisht konceptin e vjetër, sipas të cilit “kënaqësia, në kuptimin e pranuar ka nevojë për ligje dhe organizim, të paktën po aq sa puna. (Herbert Spencer, “Njeriu kundër shtetit”, f 47)
Debati për nivelin e zgjeruar të konfortizmit dhe domosdoshmërinë e zgjerimit të kënaqësisë njerëzore, nuk është i hapur vetëm në kohën modern. Kjo temë ka qenë gjithnjë, në çdo kohë e diskutueshme dhe e debatueshme. Por një formë dhe përmbajtje të re ka marrë ajo nën ndikimin e koncepteve të pragmatizmit dhe utilitarizmit. Në fakt gjithnjë ka qenë shqetësimi për të bërë dallimin e duhur të kësaj ndjenje humane, e cila sipas filozofit britanik Xhon Stjuart Mill, nuk duhet të bëhet shkak për të ulur nivelin e qenies njerëzore, as arsye që të reduktohet niveli i kësaj kënaqësie “me ato të derrave”. Në cdo kohë është e nevojshme që kënaqësia materiale duhet të dallohet nga ndjenja e lumturisë njerëzore.
Mbetet me vlerë ideja e Platonit, i cili me shumë mprehtësi e ndante realitetin në dy mbretëri, në mbretërinë e përjetshme të mendimit dhe shpirtit të pastër dhe në mbretërinë e fundit të dëshirave trupore. Kjo do të thotë se kënaqësia dhe konfortizmi, është vetëm ndjenjë njerëzore, por ajo nuk është e barabartë me deformimin që ka marrë duke krijuar një kategori njerëzish, që kanë të vetmen kënaqësi që të merren me konsum dhe punë të kota qejfi. Njerëzit që kufirin e kënaqësisë dhe ndjenjën e konfortizmit e kanë deri tek konsumi material, janë njerëz që nuk kanë mundësi që të shkojnë në jetën e tyre më larg se kufijtë e konsumizmit. Sipas Sokrati ata janë njerëz që “nuk shohin kurrë të vërtetën që ndodhet mbi ta”, sepse nuk kanë qënë kurrë të freskuar nga esenca e realitetit dhe as nuk kanë shijuar kënaqësinë e pastër të cilën nuk mund ta perceptojnë. Sipas tij, “Gjithmonë ata shohin poshtë, me kokat e ulura drejt tavolinës. Majmen ashtu si bagëtitë, bërtasin, kullosin dhe çiftohen. …Jetojnë me ëndrrat boshe dhe iluzionet e kënaqësisë së vërtetë”. (B. Jill Carroll, “Dialogu i qytetërimeve”, f 50)
Gracka e kënaqësive kalimtare dhe qëllimi konsumistik i jetës, janë tipare që e kanë zgjeruar spektrin e përhapjes së ekzistencës së njeriut vanitoz. Shoqëria moderne është bërë e tillë, nga që konfortizmi social është epidemi që e ka transformuar shoqërinë dhe njeriun në skutat e “vallzimit të pakontrollueshëm” të jetës nën ritmin e ideologjisë së kënaqësisë dhe konsumit material. Ai po tenton të bëhet oportunist për të arritur gjithçka materiale që i duhet apo që është e tepërt, që e konsumon apo e konservon si qëllim në vetvete. Sociologët mendojnë se këto ndjenja të deformuara të kënaqësisë dhe konfortizmit, janë bërë shumë të forta dhe pengesë në betejën e njerëzve për t’u ngritur në nivelin e duhur dhe për t’u quajtur me plot gojën “njeri”.
Padyshim në këtë transformim të ndjenjës së konfortizmit ka një shumicë gjerash të mira, që e kanë humanizuar sjelljen dhe natyrën njerëzore, ashtu siç ka edhe ndikime deformuese dhe shkatërruese të saj. Në rikonceptimin e përmasave dhe formave të shumta të kënaqësisë dhe konfortizmit, në shoqërinë e sotme shqiptare kanë ndikuar edhe format e reja, mënyrat diverse të shoqërizimit të njerëzve si pasojë e ndikimeve të modernitetit qytetar. Në këto kushte ndjenja e konfortizmit ka marrë zgjerim, sepse është zgjeruar tendenca e njeriut mondan, e atij që ka dëshirë që një pjesë të kohës ta kalojë duke u argëtuar, që pëlqen të kalojë kohën në sallonet e luksit, klubet, kafenetë, etj.
Me sa duket zgjerimi dhe perfeksionimi i këtyre formave të shoqërizimit, i ka dhënë spunto të madhe nevojës së rikonceptimit të vendit që ka ndjenja e konfortizmit, në mënyrën si e organizon jetën e vet njeriu. Një pjesë gjithnjë e më e madhe e njerëzve kanë ose dëshira konsumi të forta, kërkesa estetike kalimtare, që i realizojnë pa qëllime të veçanta, thjesht sepse ndodhen në rrjedhat e jetës moderne. Ideja se njeriu ka nevojë për “luks privat”, i cili në të kaluarën ka qenë një mollë e ndaluar, privilegj selektiv për disa, tani është bërë pjesë përbërëse thelbësore e njeriut konsumistik dhe kuintesencë e ndjenjës së zgjeruar të konfortizmit. Sepse shoqëria shqiptare ka hyrë në fazën e zhvillimit kur konfortizmi nuk është dëshirë dhe kërkesë këmbëngulëse individuale, por mbi të gjitha ajo shfaqet si ideologji sunduese e kohës moderne. Mirëqenia, konsumi, konfortizmi dhe zgjerimi i përmasave të luksit privat, janë komponentët përbërës së kësaj ideologjie, e cila ka robëruar njeriun, e ka bërë instrument të vendosur në funksion të tyre. Ekuacioni midis njeriut dhe konsumit, qytetarit dhe konfortizmit është kthyer mbrapsht deri në dilemën që nuk merret vesh: njeriu konsumon për të jetuar apo jeton për konfortizëm dhe konsum?
Dëshira e njeriut që të jetojë sa më mirë dhe ta përjetojë jetën sa më thellë, është shumë pozitive dhe humane. Nuk ka vend në kohën e sotme për asketizëm dhe heqje të vullnetshme nga kënaqësisë. Kjo është arsyeja që njeriu, sipas idesë së filozofit Montenj, “Duhet t’i mbajë fort me thonj e me dhëmbë kënaqësitë e jetës, sepse vitet na i heqin duarsh njëri pas tjetrit”. (Fernando Savater, “Bisedë me tim bir”, f 124-125) Por ideja se lumturia e njeriut është ekuivalente vetëm me konfortizmin tij, është një koncept i deformuar, semplist dhe me pasoja sociale për qytetërimin tonë.
Natyrisht do të ish absurditet të shikoje vetëm njërën anë të konfortizmit, atë që është e keqe dhe që bëhet e keqe sociale për shoqërinë, apo të mendosh se mirëqenia, konsumizmi dhe konfortizmi janë shkak që “organizmi social dobësohet, lodhet dhe nis të kalbëzohet”. Është në logjikën “perëndimorizimit të jetës” në Shqipëri, por dhe e përhapjes së standarteve të “qytetërimit të qejfit” dhe jetës paqësore, që njerëzit të mendojnë me koncepte konfortiste (Konfortismus) Megjithatë ajo që bie në sy, është perceptimi i deformuar i ndjenjës së konfortizmit, të cilën koha e sotme e ka reduktuar në nevojën për “mirëqenie fizike ballafaqimit individualist, pa kurrfarë objektivi shpirtëror”. ( I. Buruma, A. Margalit, “Oksidentalizmi”, f 52-53)
Për të qenë të vërtetë dhe analog me realitetin, është e nevojshme të themi se megjithëse kushtet e konfortizmit të jetës rriten edhe pse sasitë e konsumit material zgjerohen, në shoqërinë tonë ka një situatë shpirtërore që shpesh duket “gri”. Kjo është arsyeja që të detyron të besosh, se nuk është plotësimi i dëshirave konsumistike dhe realizimi pasiv i ndjenjës së konfortizmit, mënyra që të bën të jetosh i lumtur. Kjo është arsyeja që shumë boshllëqe me natyrë shpirtërore, në shoqëri dhe jetën e individit nuk mund të mbushen me mjetete materiale dhe duke u bërë “rob” i mentalitetit konsumist dhe konfortist. Zgjerimi i iluzioneve që vijnë nga konfortizmi, ka krijuar njeriun vanitoz, i cili i ndodhur në “boshllëk ekzistencial”, mendon dhe përpiqet që ta mbushë jetën me “kultin e konfortit”, duke u bërë shpesh herë dependent, që jeton në vartësi të tekave të konsumit, seksit, drogës. Këto janë rreziqe të mëdha par shoqërinë tonë…