Konfirmohet Ferrari 458 Italia Spider

Albforumi

Primus registratum
Konfirmohet Ferrari 458 Italia Spider

ferrari-458-italia-spider-300x187.jpg
Nga Italia vijnë lajme se Ferrari do të fillojë prodhimin e një versioni kabriolet të modelit të tyre më të fundit.

Një artikull në Quattroroute.it citon drejtorin e Ferrari Luca Cordero di Montezemolo, duke thënë se Ferrari 458 Italia Spider do të mund të paraqitet në treg gjatë viteve të ardhshme. “Dërgesat e 458 Italia do të fillojnë në gjysmën e dytë të muajit Janar”, – tha Montezemolo.

“Ne gjithashtu kemi planifikuar një version Spider, por jo për një periudhë afatshkurtër”. Formalisht i paraqitur për herë të parë të Frankfurt, Ferrari 458 Italia është zëvendësim i F430.

Motori më e fundit sjellë pothuajse 570 kuaj fuqi dhe deri në 540 Nm moment rrotullues në 4.5 litërshin V8. Vozitësit do të jenë në gjendje të kontrollojnë atë fuqi përmes një ndërruesi me shtatë shpejtësi dhe fraksion të dyfishtë. Falë kësaj vetura do të jetë në gjendje të arrijë start prej 0-100 km/h për më pak se 3.4 sekonda dhe një shpejtësi maksimale prej 325 km/h.

Çmimet për Ferrari 458 Italia pritet të jenë përafërsisht rreth shumës 197.000 euro.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=770. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=770

Top