Konferenca Gjyqësore, fraksione në sistemin gjyqësor
Reagon KLD-ja dhe Shoqata e Gjyqtarëve: Jemi kundër kooperativave. Mbledhja sipas ligjit

Sokol Çobo

Sistemi gjyqësor në Shqipëri është përfshirë në një debat të gjerë në lidhje me ligjin e Konferencës Gjyqësore, ku KLD-ja dhe Gjykata e Lartë kanë mendime të kundërta. Megjithëse palët kanë hartuar disa kërkesa për Ministrinë e Drejtësisë që të kalojë sa më parë këtë projektligj në qeveri dhe të mbledhin të gjithë gjyqtarët për të vendosur për fatin e Konferencës Gjyqësore, KLD-ja dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve rreshtohen kundër Gjykatës së Lartë dhe Unionit të Gjyqtarëve në Shqipëri. Palët ende nuk kanë gjetur një rrugë të drejtë ligjore, nga e cila do të dilnin me propozime përkatëse. Këshilli i Lartë i Drejtësisë paralajmëron se mbledhja pa ligj e Konferencës Gjyqësore rrezikon të fusë në kolaps sistemin gjyqësor në Shqipëri. Në një prononcim për gazetën “Shqip”, nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, deklaron se është kundër çdolloj mbledhjeje të konferencës pa kalimin më parë të projektligjit, pasi vendimet që mund të merren janë antikushtetuese. E të njëjtit mendim është edhe kryetarja e Shoqatës së Gjyqtarëve, Manjola Bejleri.

Kërkesat për ministrinë
Dy ditë më parë, kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj, ka mbledhur në një tryezë të rrumbullakët konsultative, kryetarët e gjykatave të Republikës së Shqipërisë, shoqatat e gjyqtarëve dhe organizatat ndërkombëtare që operojnë në vendin tonë në sistemin e drejtësisë. Në qendër të diskutimeve ishte projektligji i Konferencës Gjyqësore Kombëtare të paraqitur nga Ministria e Drejtësisë. Gjatë këtij takimi u diskutua dhe u hodhën mendime mbi problemet dhe shqetësimet që janë aktualisht në fokus të sistemit gjyqësor shqiptar. Në përfundim të mbledhjes u ra dakord që tre gjyqtarët, Klodian Rado, Gjin Gjoni dhe Gerd Hoxha të hartonin deklaratën. Vetëm dje arritën që të dilnin në disa kërkesa dhe rekomandime. “Nga takimi i përbashkët u arrit në katër përfundime. Pika e parë ishte një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë për të pasqyruar në draftin përfundimtar në mënyrë të detajuar, të gjitha rekomandimet e bëra nga trupa gjyqësore në tërësi, shoqatat e gjyqtarëve dhe misionit ndërkombëtar EURALIUS, në lidhje me projektligjin. Në pikën e dytë i kërkohet Ministrisë së Drejtësisë që në kohën më të shkurtër të përshtatshme, ky projektligj me rregullimet e bëra, të kërkuara më sipër, ti dërgohet Këshillit të Ministrave e më pas Kuvendit të Shqipërisë, për miratim. Në pikën e tretë, u kërkojmë të gjitha forcave politike që të shprehin vullnetin dhe të marrin përsipër përgjegjësitë ligjore dhe kushtetuese për arritjen me konsensus dhe në kohë rekord për kalimin e këtij projektligji, i cili do të bëjë të mundur mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë në tërësi dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë në veçanti. Nga kjo tryezë e rrumbullakët, në unanimitet u vendos që paralelisht me procesin ligjvënës trupa gjyqësore të vetadministrohet në mënyrë të pavarur, duke thirrur në një takim të gjithë gjyqtaret e Republikës së Shqipërisë datë 05.12.2009″, thuhet në deklaratën e Gjykatës së Lartë.

Reagimet
Pas njoftimit të Gjykatës së Lartë, ku përcaktohet se në datën pesë dhjetor do të mblidhen të gjithë gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë për të vendosur për fatin e Konferencës Gjyqësore, ka reaguar KLD-ja. Në një prononcim për gazetën, nënkryetari i KLD-së deklaron se “ne mbështesin projektligjin e Ministrisë së Drejtësisë dhe kërkojmë që projektligji të kalojë të gjitha fazat, pasi nuk mund të digjen etapat”. Ai thotë se në asnjë rast, një proces zgjedhor nga Konferenca Gjyqësore nuk mund të jetë kushtetues. Pasi ligji në fjalë është shpallur antikushtetues dhe e ka detyruar Kuvendin të hartojë një ligj të ri. “Një mbledhje e konferencës pa një ligj përkatës delegjitimon vendimin që do të marrë dhe si rrjedhojë zgjedhjet janë antikushtetuese”, thotë Spahiu, duke shtuar se vetëm me një kontestim, do të pezullohej procesi dhe do të fuste në kolaps të gjithë sistemin gjyqësor. Ai shton se nuk ka asnjë ngut për të emëruar anëtarët e rinj të KLD-së, pasi ligji për KLD-në garanton stabilitetin. Në nenin 7 të këtij ligji thuhet se “mandati i anëtarit të KLD-së mbaron kur zgjidhet tjetri”. Pra, sipas Spahiut, kjo është një garanci për një proces të drejtë dhe ligjor.(shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26313. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26313