KOMUNIKATË

  • Thread starter Levizja Zgjohu
  • Data e fillimit
L

Levizja Zgjohu

Guest
Lëvizja Qytetare ZGJOHU! përshëndet vendimin e sotëm të këshillit të Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian për të miratuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Shqipërisë, vend ky që meriton ditë më parë të fitojë edhe statusin e vendit kandidat për t’iu bashkangjitur familjes Evropiane. ZGJOHU! përgëzon autoritetet në Tiranë për përkushtimin e tyre në përmbushjen e kritereve të përshkruara në udhërëfyesin e Bashkimit Evropian për heqjen e vizave.



ZGJOHU! gjithashtu apelon deri te liderët politik shqiptar që të vendosin themelet e një dialogu të mirëfilltë politik dhe të kontribuojnë në përshpejtimin e reformave dhe luftimin e korupcionit në mënyrë që Shqipëria të fitojë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian sa më parë.



Njëkohësisht, ZGJOHU! apelon deri te të gjithë qytetarët e Shqipërisë që mos të përsërisin gabimet e qytetarëve të Maqedonisë, të cilët ranë pre e manipulimeve të disa agjencioneve turistike që premtonin mundësinë e azilit në vendet perendimore. Liberalizimi i vizave mundëson vetëm lëvizjen e lirë dhe në asnjë mënyrë mundësi për punësim, azil ose studim në vendet e Bashkimit Evropian



Lëvizja ZGJOHU! fton autoritet Evropiane në Bruksel që të përshpejtojnë proçesin e liberalizimit të vizave edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët janë të vetmit në rajon që mbetën jashtë valës së heqjes së vizave. Kosova është faktor stabiliteti në Ballkan dhe vendi më i përkushtuar në rajon për partneritet me BE. Me këtë hap, autoritetet e Bashkimit Evropian do të dëshmojnë përkushtimin e tyre për integrimin e tërësishëm të Ballkanit veriperendimor në BE. Kjo është mënyra më e mirë për stabilitet të qëndrueshem, zhvillim ekonomik dhq fqinjësi të mirë në Ballkan. ZGJOHU! vihet në dispozicion për bashkëpunim me autoritetet e Kosovës në realizimin e udhërëfyesit për liberalizimin e vizave.



Me respekt,

Lëvizja Qytetare ZGJOHU

!www.zgjohu.org

info@zgjohu.org

Tel.Fax: 02/ 2636 240 – 045/ 584 883

Shkup, Prishtinë, Tiranë
 
Top