Kompozitorët: Ku ta gjejmë stimulin për të krijuar?
Gjendja e kompozicionit të muzikës klasike në Shqipëri. Buxhetet e Ministrisë në nivelin zero dhe e drejta e autorit që nuk njihet.

Sa krijohet dhe përse nuk guxohet me vepra skenike dhe koncertale? Infrastruktura vullnetare për muzikën e re shqiptare. Flasin Peçi, Qerimi, Kraja, Çekiçi.

Ka pak ditë që në Akademinë e Arteve ka nisur festivali “Ditët e Muzikës së re Shqiptare”, këtë vit edicioni i 16-të i tij.

Në këtë edicion, shoqata “Muzika e Re Shqiptare”, organizatore e festivalit, solli 10 premiera të kompozitorëve shqiptarë. Publiku dëgjoi krijime të Thoma Gaqit, Aleksandër Peçit, Endri Sinës, Nestor Krajës, Shpëtim Kushtës, Kozma Larës, Fatos Qerimit, Hajg Zacharianit, Dorian Çenes, Vaso Toles etj. Sipas drejtorit artistik, Nestor Kraja, Festivali shërben si një tribunë e hapur e krijimtarisë së autorëve shqiptarë, nuk është një konkurs dhe nuk ka një kontroll paraprak të veprave. “Hapja e tij në vitin 1992 ishte shumë e nevojshme pas boshllëkut muzikor që u krijua me rënien e regjimit.

Pas viteve ‘90, dyert u hapën dhe pati krijime, por infrastruktura mungonte. E vetmja infrastrukturë ishin organizimet vullnetare të disa grupeve të mbedhura në shoqata, të cilat filluan aktivitetin. Një nga këto, ishte edhe shoqata “Muzika e re Shqiptare”,- tregon Kraja.

Por, aktivitete të tilla si “Ditët e Muzikës së re Shqiptare” janë të pakta në Tiranë. Programet e koncerteve me muzikë dhome janë të mbushura me emra autorësh të huaj, po ashtu edhe koncertet simfonike dhe ato operistike.

Për këtë situatë biseduam me 4 kompozitorë, të cilët tregojnë për gjendjen e sotme të krijimeve shqiptare, krahasuar me dy dekadat e fundit, gjithashtu për kushtet në të cilat punon një kompozitor sot.

Të gjitha përgjigjet e tyre të çojnë drejt një rezultanteje: Nuk ka një fond të përcaktuar nga institucionet e Kulturës për krijuesin e veprës, për ta stimuluar atë dhe për ta vënë në gjendje pune. Nuk ka asnjë porosi nga institucionet kulturore, të cilat mjaftohen me autorët e huaj.

Kompozitorët shqiptarë nuk mund të jetojnë me krijimin e tyre, pasi në Shqipëri nuk njihet e drejta e autorit. Po çfarë idesh japin ata për problemet e krijimit të muzikës klasike? Flasin për “Shekullin” kompozitorët Aleksandër Peçi, Fatos Qerimi, Nestor Kraja dhe Ajet Çekiçi.

Nestor Kraja, Kompozitor
Drejtor Artistik i Festivalit “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare”

Si është gjendja e krijimeve muzikore sot, krahasuar me kohën kur u hap edhe ky festival?

Sasia e veprave që prodhohet sot nga kompozitorët shqiptarë është akoma shumë më e vogël. Kjo për faktin se akoma nuk po i jepet rëndësia që duhet artit muzikor shqiptar. Po të bëjmë një krahasim me skenat evropiane, do të shikojmë që aty ka një prurje të konsiderueshme të veprave kombëtare, në të gjitha gjinitë, ndërkohë që në Shqipëri akoma ne po lëvrojmë gjini deri te muzika e dhomës dhe sivjet me një sukses dhe me një sforco të madhe, po shkojmë deri te veprat e orkestrave të harqeve.

Mungojnë veprat skenike, mungojnë veprat koncertale. Megjithëse jemi duke bërë përpjekje individuale për ta ndryshuar këtë gjendje, mungesat nuk janë pak.

Përse krijimi ka rënë në këtë apati?

Ka shumë pak vëmendje nga shteti për të krijuar një reformë të tërë në fushën e artit dhe për të patur arritje të rëndësishme.

A mund të jetojë një kompozitor shqiptar vetëm me krijimin?

Ky është i vetmi festival që përpiqet të paguajë veprat, të paguajë atë mund të krijuesit, i cili kërkon ditë të tëra të konsolidojë mendimin e tij, ditë të tëra ta materializojë veprën, ditë të tëra ta vërë në jetë veprën dhe një staf i tërë që duhet t’ia ekzekutojë. Mungon infrastruktura që stimulon artin muzikor, rregullat dhe ligjet që shteti duhet të vendosë për ta stimuluar artin.

Të gjitha orkestrat simfonike në Evropë kanë kompozitorë rezidentë, ne s’kemi. Të gjitha orkestrat simfonike kanë të drejtë të porosisin vepra, ne nuk e kemi. Nuk ka fonde krijimtarie për kompozitorët.

Aleksandër Peçi, kompozitor Kryetar i Shoqatës “Aelfior”

Cila është gjendja e kompozicionit sot?

Që kompozicioni të zhvillohet e që krijimtaria muzikore të ushqejë me gjak të ri muzikën, grupi i interesit, pra kompozitorët kërkojnë një politikë e strategji krejt tjetër në shpërndarjen e fondeve publike. Sot për sot kompozicioni zë vetëm 0.5 % në fondin e projekteve të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Në RadioTelevionin Shqiptar kompozicioni zë 0,0 % dhe në TOB 0,0 %, 0,0 % në Akademinë e Arteve 0,0 % ne Lice 0,0 %. Nëse kompozicionin, të cilin unë do ta quaja kordoni kërthizor që ushqen muzikën me gjak, insitucionalisht e kanë lënë në nivelet e 0.0%”, atëherë përpjekja që bëjnë kompozitorët në Shqipëri për të zhvilluar vetveten dhe kompozicionin është e jashtëzakonshme. Ministria e Kulturës akordoi para disa vjetësh çmimet “Muza”, të cilat u hoqën. Përse? Këtu nuk flas për veten, por në përgjithësi për komunitetin e kompozitorëve.

Ku ta gjejnë stimulin? Si ka mundësi që as Teatri i Operës dhe as Radio – Televizioni Shqiptar nuk e kanë në statut të paguajnë krijimtarinë? Si ka mundësi që në buxhetet e Teatrit të Operës dhe të të tjerave nuk ka fonde për të paguar të drejtën e autorit? Si ka mundësi që për 25 vjet s’ka një premierë serioze Baleti Kombëtar?

Janë harxhuar në Ministrinë e Kulturës rreth 40 miliardë lekë dhe ende Shqipëria është pa një balet serioz e kontemporan kombëtar. Ka ardhur momenti emergjent që Identiteti Kombëtar dhe integrimi të jetë drita jeshile për Ministrinë e Kulturës dhe gjithë institucionet e tjera artistike.

Fondet publike, fondi i projekteve, kërkon një strategji krejt tjetër. Unë do t’ju jap vetëm një shifër që shteti shqiptar dhe Ministria e Kulturës të kuptojnë se ç’bën fqinji ynë, Maqedonia, për kulturën.Vetëm “Ohri Festival” ka një buxhet prej 500 mijë eurosh, kjo sa gjysma e gjithë fondit të projekteve të Ministrisë sonë. Por edhe sikur të katërfishohet buxheti për kulturën, është ende pak për atë ringritje që ka nevojë kultura kombëtare.

Kompozitori sot has shumë vështirësi, e në mënyrë të veçantë të rinjtë, sepse në institucionet kombëtare nuk bëhet një politikë kombëtare. Për ta pasur më të qartë i lutem gazetës të bëjë një sondazh në institucionet artistike.

Shihni në përqindje faturën që shpenzohet për artin shqiptar, shihni faturën tjetër për vlera të trashëgimisë botërore. Shihni faturën sa harxhon bordi i projekteve në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për të interpretuar e stërinterpretuar vlera, ku asgjë e re nuk krijohet dhe shihni sa harxhohet për krijimtarinë shqiptare!

Pra, një muzikant nuk jeton dot me krijimin e tij?

Kush ia dha atij të drejtën e autorit? Një shembull: Një televizion privat ka përdorur rregullisht një këngë timen, “Në shtëpinë tonë”. Megjithëse jam ankuar te drejtuesit, duke i kujtuar që duhet të më paguajnë të drejtën e autorit, ata jo vetëm nuk më paguajnë, por as më kërkojnë ndjesë që e kanë transmetuar “Në shtëpinë tonë” çdo mëngjes, para emisionit të gatimit për disa muaj rrjesht.

Po gazetarët janë të parët që atë çka na e jep Kushtetuta dhe ligji, të drejtën pasurore të veprës sonë, të na e mbrojnë dhe jo ta shkelin, ata të parët me këmbë, si rasti flagrant i Babaramos ka me mijëra raste të tjera. Dhe në të drejtat themelore që ka vënë kusht Evropa është dhe e drejta e autorit.

Kjo është edhe arsyeja që krijohet pak?

Megjithë këto vështirësi, përsëri krijohet dhe jo pak. Kompozitorët janë në proçes dhe vitet e fundit radhët janë shtuar edhe me kompozitorë të rinj.

Nëse unë do t’ju them një shifër që asnjëherë Shqipëria nuk ka pasur brenda 3 – 4 vjetësh, 530 tituj partiturash të botuara, këtë duhet ta konsideroni një rekord të vërtetë. Kur, për 50 vjet në sistemin e parë, kishte jo më shumë se 15 – 20 tituj të botuar, Pra “Aelfior Editions” sjell për herë të parë termin “Letërsi muzikore e botuar”, e cila është pasuri e shkollave, Akademisë.

Fatos Qerimi, kompozitor, klarinetist

Si është gjendja e krijimeve muzikore krahasuar me të shkuarën?

Ka qenë një periudhë që kompozitorët shqiptarë kanë shkruar vepra shumë më serioze në drejtimin e kërkimit. Vitet ‘93 – ‘95 ishin vite shumë të mira dhe kishte një auditor të plotë të muzikës, ku ndihej edhe një farë konkurrence midis kompozitorëve. Gjithashtu, edhe midis organizatorëve pati një mirëkuptim për të gjetur se cilat do të ishin rrugët e muzikës së re dhe cili do të ishte drejtimi i saj.

Po tani?

Kjo lloj muzike që interpretohet në “Ditët e Muzikës së Shqiptare” dhe ky festival i duhet patjetër Tiranës. Dhe kjo muzikë të jetë jo vetëm në një festival, por edhe në të gjitha institucionet tona artistike.

Jo Akademia e Arteve, sepse ajo lëvron mënyrën e interpretimit kontemporan, por institucione të rëndësishme si Radio – Televizoni Shqiptar, apo Teatri i Operës, kanë nevojë të kenë vepra të kompozitorëve shqiptarë, të cilat të jenë në axhendën e sezoneve koncertore, ose operistike që zhvillohen këtu. Kjo për mua është mangësi e madhe.

Ka vite që institucionet nuk porosisin një kompozitor për të shkruar një vepër. Këtu ka kompozitorë shumë të mirë, të cilët jetojnë me kompozicionin, siç është Shpëtim Kushta, Aleksandër Peçi e të tjerë.

Ky kompozitor, për të cilin flisni, nuk mund të jetojë në Tiranë. Një kompozitor që jeton me krijimin e tij është diku në Evropë, ku i njihet e drejta e autorit. Një shpërblim shumë i mirë që i rimburson punën.

Ajet Çekiçi, kompozitor

Cila është gjendja e krijimit sot?

Brezat që mbarojnë kompozicion në Akademinë e Arteve marrin drejtime të tjera sepse nuk kanë mundësinë ekonomike për të shkruar muzikë serioze. Nuk kanë stimulim për t’u vënë në pozitë pune. Këtu nuk ka porosi për të shkruar dhe nuk të njihet as e drejta e autorit, siç ndodh jashtë.

Atëherë, ç’të shtyn të krijosh?

Vetëm pasioni. Është një dëshirë vetjake për të mbijetuar në aspektin profesional, duke marrë pjesë në konkurset e pakta që zhvillohen, ose në ndonjë festival siç është “Ditët e muzikës së re shqiptare”. Personalisht, jam duke krijuar individualitetin tim, pasi e shoh që ajo që kam krijuar para pesë vitesh nuk ndryshon shumë nga pjesët që po krijoj tani.

Cila mund të jetë zgjidhja?

Janë strukturat shtetërore që duhet të mendojnë për këtë. Duhet të na mbështesin që të na njihet e drejta e autorit.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25112. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25112