Kompleksi grek i Berishes

Kompleksi grek i Berishes

Kompleksi grek i Berishës
>
>
> Ilir Babaramo
>
> Në shtypin afër të majtës prej kohësh është krijuar
> një klishe: Berisha, nacionalist i pandreqshëm që
> përkeqëson marrëdhëniet me Greqinë. Ana tjetër e
> medaljes: gazetat e djathta në Shqipëri e kanë
sulmuar
> Paskal Milon si "vegël të Athinës". Më këto dy
> parafabrikate janë ndërtuar dhjetëra fjalime në
> Parlament dhe janë shkruar qindra komente.
> Anulimi i vizitës së ministrit grek të Mbrojtjes
> risolli dhe një herë në qendër të vëmendjes
> kompleksitetin e marrëdhënieve shqiptaro-greke. Prej
> shumë vitesh Athina ka kërkuar ndërtimin e një
varreze
> për ushtarët e saj, që u vranë në luginën e Vjosës
> gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo kërkesë herë
është
> refuzuar dhe herë është mbajtur pezull nga qeveritë
e
> mëparshme shqiptare. Arsyet e shtyrjes dhe refuzimit
i
> shpjegoi qartë ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo.
> Ndërkohë, dy ministra të kabinetit "Berisha" bënë të
> ditur se varreza do të ndërtohet. Madje, shefi i
> diplomacisë, Besnik Mustafaj, saktësoi se nuk do
ketë
> një, por tre memoriale të shpërndara në Jugun e
> Shqipërisë, në Këlcyrë, Bularat dhe Korçë.
> Në mesin e vitit 2006 duket absurde të komentosh
nëse
> duhen ndërtuar apo jo varreza ushtarësh të Luftës së
> Dytë Botërore. Por anulimi dy herë rresht i vizitës

> ministrit grek të Mbrojtjes ka pikërisht këtë shkak.
> Argumenti për ndërtimin e varrezës është ai i
> precedentit. Në territorin shqiptar janë ndërtuar
> përkujtimore për ushtarë francezë të vrarë në Korçë
> gjatë Luftës së Parë. Në kodrat e liqenit artificial
> ne Tiranë është një tjetër varrezë, ajo që përkujton
> ushtarët britanikë të rënë gjatë Luftës së Dytë
> Botërore. Në një rrethanë të tillë nuk ka përse të
> bllokohet ndërtimi i memorialeve që përkujtojnë
grekët
> e vrarë në territorin shqiptar. Ata që paraqesin
këto
> pretendime harrojnë të vërtetën e thjeshtë
historike.
> Në gjithë historinë e ekzistencës së shqiptarëve
> Franca dhe Britania e Madhe nuk kanë pasur
pretendime
> territoriale ndaj Shqipërisë. Ndërsa invazionet e
> herëpashershme të ushtrisë greke kanë vënë në rrezik
> ekzistencën e shtetit shqiptar gjatë gjithë gjysmës

> parë të shekullit XX. Eshtë e vërtetë që të rënët në
> luginën e Vjosës janë viktima të luftës italo-greke
> dhe në rastin më të mirë mund të konsiderohen
> antifashistë, që duhen nderuar. Por motivi nuk është
> ky. Ish-ministri i Jashtëm, historiani, Paskal Milo,
u
> shpreh në një intervistë për "Vizion Plus" se Greqia
> ende nuk ka pranuar të kryejë të gjitha aktet e të
> drejtës ndërkombëtare që i japin fund ligjit të
> gjendjes së luftës dhe mbi të gjitha: pretendimet
> territoriale për të ashtuquajturin Vorio Epir.
> Në qershorin e vitit 2000, përmes një note zyrtare
> ambasada shqiptare i kërkoi shpjegime Ministrisë së
> Jashtme greke nëse është ende në fuqi ligji i
Gjendjes
> së Luftës. Përgjigja zyrtare ishte. "Po". Për gati
dy
> dekada, që nga koha e rivendosjes së marrëdhënieve
> diplomatike, Athina ka refuzuar të nënshkruajë
> marrëveshjen për riparimin e shenjave të kufirit dhe
> piramidave. Një veprim i tillë bie ndesh me
traktatin
> e miqësisë të nënshkruar në pranverën e vitit 1996.
> Lëvizjet diplomatike të Greqisë kanë synuar gjatë
> gjithë kësaj periudhe të lënë të mjegullt
pretendimet
> territoriale që kanë pasur në të gjitha konferencat
> ndërkombëtare, ku janë përcaktuar kufijtë e
Ballkanit.
> Rivendikimi territorial është shoqëruar dhe me
masakra
> të kryera nga ushtria greke ndaj popullsisë civile
> shqiptare. Këto masakra janë kryer pikërisht në atë
> hapësirë ku do të ndërtohen mauzoletë. Varrezat
pritet
> të shtrihen që nga Korça deri në Gjirokastër. Kushdo
> mund t'i komentojë si piramida kufiri të Vorio
Epirit.
> Provokimi është i qartë.
> Prej disa dekadash, dy popujt e kanë lënë pas këtë

> shkuar tragjike. Ashtu si dhe Franca me Gjermaninë.
> Por në axhendën e bisedimeve të presidentit francez
me
> kancelarin gjerman është e paimagjinueshme të ketë
> qoftë dhe një nuancë fare të vogël se kujt i përket
> Alzas-Lorrena.
> Eshtë absurde që në vitin 2006 të bësh diplomaci me
> varre. Kjo duhet te ishte përgjigja e qeverisë
> shqiptare. Por Berisha duket se vuan nga kompleksi

> ka ndaj Greqisë. Beson se 9 vjet më parë e rrëzoi
nga
> pushteti lobi grek në SHBA.
> Për këtë arsye është i gatshëm të pranojë çdo
kërkesë
> që i vjen nga Athina. Eshtë i gatshëm të paguajë çdo
> çmim, mjafton të mos ta akuzojnë si nacionalist që
> duhet larguar nga pushteti. Athina duket se po
abuzon
> me këtë kompleks të Berishës. Tek e fundit, fqinjët
> tanë të Jugut duhet të jenë të kënaqur me
ekspansionin
> e ekonomisë greke në Shqipëri. Energjia, sistemi
> financiar, telekomunikacioni, tre kolonat mbi të
cilat
> ngrihet ekonomia e një vendi, janë thuajse nën
> kontrollin e plotë helen. Dhe lideri i fundit
komunist
> në Ballkan, Ramiz Alia, që në vitin 1989 e kishte
> kuptuar se "imperializmi tashmë nuk lufton për
> territore, por për tregje". Pikërisht për këtë arsye
> historia e varrezave duket absurde. Lugina e Vjosës
> është pushtuar nga valët e AMC. Nafta që përdoret
aty
> vjen nga kompani greke.
> Banorët i vendosin kursimet në banka greke, ndërsa
me
> punën e rëndë të tyre në emigracion kanë ndikuar në
> rritjen e shpejtë të GDP greke. Për këtë arsye, nëse
> duhet dhënë ndonjë kryq i Shën Gjergjit për mbrojtje
> të interesave helene në Shqipëri, më parë se çdo
> tetari të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore,
medalja
> i takon mikut tim Oktapodhas, drejtorit të
> Përgjithshëm të AMC. Kjo kompani siguron qindra
> milionë dollarë fitim në vit, të cilët përdoren si
> oksigjen për "gjyshen e saj të sëmurë", kompaninë
> publike greke OTE, e cila shpëtoi nga falimentimi
> pikërisht për shkak të kapitaleve që injekton nga
> Shqipëria.
 
Top