Kompjuteri ynë

S.Trupi

Primus registratum
Kompjuteri ynë

Kompjuteri ynë

Që ti rrin mbi tavolinë,
u shenjtëroftë CPU i Yt,
ardhtë ndezja Jote,
u bëftë Output,
si në monitor ashtu edhe mbi printer,
fletët e shtypura të përditshme jepnai sot;
dhe falna gabimet ortografike,
sikurse edhe ne ua falim programuesve te sistemit;
dhe mos na ler në ngasje te kopjeve te vjedhura,
po shpëtona nga sistemi pengues per kopjim të softwarit
Sepse e Jotja është Memorja, Matherboardi
Si dhe blokimi i sistemit operativ
Tash dhe ne amshim
Enter!!!


Birra ime

Që je në gotë,
u shenjtëroftë tharmi yt,
ardhtë trullosja ime,
u bëftë dëshira jote,
si në restorante ashtu edhe ne diskoteka,
Promilet tona na i jep neve sot ;
dhe falna borxhet tona,
sikurse edhe ne ua falim broxhlinjeve tanë;
dhe mos na dërgo në bare qumshti,
Po na jep forcë të pijmë akoma
Sepse e Jotja është etja
Dalldisja dhe euforia
Gëzuar!!!
 
Top