Kompani në të cilën punëtorët nuk duhet të punojnë

Kompani në të cilën punëtorët nuk duhet të punojnë

Kompani.jpg
Kompania franceze National Power Packs e cila merret me prodhimin e baterive që gjysmë viti paguan rregullisht pesë punëtorët e saj të cilët nuk bëjnë absolutisht asgjë.

Që prej qershorit të këtij viti pesë të punësuar të ndërmarrjes National Power Packsnga qyteti Pontarlier në lindje të Francës kanë marrë njoftimin nga shefi i tyre se tërë fabrika e tyre do të zhvendoset në Rotterdam të Holandës dhe se prodhimi i baterive do të ndërpritet.

Mirëpo, përveç njoftimit për ndërprerjen e punës, asgjë tjetër nuk ka ndodhur. Makinat kanë mbetur në vendet e tyre, askush nuk është larguar nga puna, e pagesat u vijnë me rregull.

E punësuara Carmen Girard pranon se tërë ditën e kalon duke humbur kohën: Më së pari i kontrollojmë e-mailat, më pas shohim televizor, luajmë lojëra të ndryshme”.

“Aktualisht jam duke punuar në një kompani fantazmë, në 440 metra katrorë të cilat nuk shfrytëzohen”, ka shtuar ajo.

Pos disa e-mailave nga shefi i cili i ka njoftuar se kompania do të zhvendoset në Holandë, ai nuk jep shenja jete dhe nuk u përgjigjet thirrjeve.

Të punësuarit e habitur kanë kontaktuar përfaqësuesit e sindikatës për të kuptuar se cili është statusi i tyre ligjor, e kanë marrë përgjigje se nëse ata fillojnë të lypin punë tjetër kjo do të kuptohet si kërkesë vullnetare për largim të punës dhe me këtë do të humbin beneficionet e mundshme./telegrafi

Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=495. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=495

Top